Ditën e Pavarësisë Archives - Albeu.com

Presidenti Volodymyr Zelensky mban fjalim në Ditën e Pavarësisë: Ukraina do të luftojë derisa të arrihet një paqe e drejtë
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në një fjalim drejtuar kombit me rastin e Ditës së Pavarësisë, deklaroi se Ukraina do të vazhdojë luftën për liri deri në arritjen e një paqeje të drejtë.

“Na duhet një paqe e drejtë, një paqe ku e ardhmja jonë të vendoset vetëm prej nesh”, tha Zelensky, duke theksuar se Ukraina do të kundërpërgjigjet ndaj Rusisë “derisa thirrjet tona për paqe të dëgjohen”.

Ai shtoi: “Ukraina ende nuk ka fituar, por sigurisht nuk ka humbur”.

Deklaratat e tij erdhën pas njoftimeve nga Moska se Ukraina kishte sulmuar me dron objekte të energjisë në Rusi, duke shkaktuar një zjarr në termocentralin bërthamor në rajonin e Kurskut.

Sipas autoriteteve ruse, zjarri u shua shpejt, pa lëndime, ndërsa një transformator u dëmtua, por nivelet e radiacionit mbetën normale.

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) njoftoi se ishte në dijeni të incidentit dhe ritheksoi thirrjen që të gjitha palët të tregojnë përmbajtje maksimale rreth objekteve bërthamore.

Ndërkohë, në Kiev u zhvilluan ceremonitë për Ditën e Pavarësisë, në përkujtim të shpalljes së pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991.

Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, mori pjesë në aktivitetet zyrtare dhe u shpreh se vendi i tij “do të qëndrojë gjithmonë krah për krah me Ukrainën”. Ai premtoi dërgesa me dronë, municione dhe mjete të blinduara me vlerë mbi 1 miliard dollarë kanadezë, që pritet të mbërrijnë në Ukrainë që në shtator.

The post Presidenti Volodymyr Zelensky mban fjalim në Ditën e Pavarësisë: Ukraina do të luftojë derisa të arrihet një paqe e drejtë appeared first on Albeu.com.

Kosova shënon Ditën e Pavarësisë
Kosova shënon sot 17-vjetorin e pavarësisë së saj, të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008. Një sërë organizimesh  nga mbledhja festive e Qeverisë së vendit, deri te parakalimi i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës  priten gjatë ditës, për nder të këtij përvjetori.

Kosova është e sapodalë nga një proces zgjedhor dhe është në pritje të formimit të institucioneve të reja.

Fituese në zgjedhjet e 9 shkurtit, doli Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit aktual, Albin Kurti, por pa siguruar shumicën e nevojshme prej 61 deputetësh për ta formuar qeverinë e vetme.

Një ditë më herët, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se ka pranuar një mesazh urimi për përvjetorin e pavarësisë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Aty thuhet se Trump e “përgëzon popullin e Kosovës për rrugëtimin drejt pavarësisë” dhe vë në pah “qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë që e kanë shoqëruar këtë proces”.

“Lidhjet midis popujve tanë janë të forta dhe me padurim presim që t’i zgjerojmë ato – veçanërisht përmes rritjes së mundësive për investime – me qëllim që të sjellim më shumë prosperitet për të dyja vendet tona”, thuhet mes tjerash në letër.

Qeveria e Kurtit, viteve të fundit, është kritikuar nga zyrtarët amerikanë, për shkak të disa hapave të cilësuar si të pakoordinuar kundrejt komunitetit serb.

Autoritetet e Kosovës, përveç tjerash, kanë hequr nga përdorimi dinarin serb dhe kanë mbyllur shumicën e institucioneve të Serbisë, prej të cilave serbët kanë marrë shërbime të ndryshme.

Qeveria i ka justifikuar këto veprime si shtrirje të autoritetit të saj dhe në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e vendit.

Por, për shkak të tyre, edhe Bashkimi Evropian ka ndërmarrë disa masa ndëshkuese kundër Kosovës, duke i pezulluar disa fonde dhe takime të nivelit të lartë.

Shtatëmbëdhjetëvjetori i pavarësisë e gjen Kosovën si shtet të njohur nga rreth 117 vende të botës.

Vendi është pjesë e disa organizatave ndërkombëtare, si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Komiteti Olimpik, Federata Evropiane e Futbollit dhe Federata Botërore e Futbollit.

Por, nuk është ende në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës etj.

The post Kosova shënon Ditën e Pavarësisë appeared first on Albeu.com.

Meta uron nga burgu Ditën e Pavarësisë: Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar
Ditën e sotme, përmes një postimi në rrjetet sociale, presidenti i PL-së, Ilir Meta, ka uruar nga burgu festën e pavarësisë.

Meta shkruan se kremtimi i 112-vjetorit të Pavarësisë, na fton të gjithëve të bashkohemi për të mbrojtur lirinë, vlerat dhe integritetin terriorial kundër çdo kolonizatori të vjetër apo të ri.

Postimi i Metës:

“Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar!

Urime të gjithë shqiptarëve kudo janë 28 Nëntorin e Gjergj Kastrioti Skënderbeut, Ismail Qemalit, Isa Boletinit dhe Adem Jasharit!

Kremtimi i 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë na fton të gjithëve të bashkohemi në mbrojtje të idealit të Lirisë, vlerave, identitetit dhe çështjes kombëtare, të Sovranitetit dhe integritetit territorial kundër çdo pushtuesi dhe kolonizatori të vjetër apo të ri, në mënyrë që Flamuri Kuqezi me shqiponjën dykrenare, simboli ynë i shenjtë dhe përbashkues, të valvitet krenar në këto troje, i pastër dhe i pacënuar, njësoj si gjaku i derdhur për të, nga bijat dhe bijtë më të mirë të kombit.

Të dëshmojmë vendosmërinë e palëkundur, mençurinë dhe patriotizmin më të lartë për mbrojtjen e këtyre idealeve e vlerave, si dhe në përmbushjen pa vonesë të aspiratës popullore dhe misionit të nisur në 28 nëntor 1912, nga Ismail Bej Vlora dhe gjithë etërit e Pavarësisë, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.

Zoti e bekoftë Flamurin Kombëtar!

Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që ata ndodhen!”, shkruan Meta.

The post Meta uron nga burgu Ditën e Pavarësisë: Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar appeared first on Albeu.com.