ditën e 59 Archives - Albeu.com

Protesta antiqeveritare hyn sot në ditën e 59-të, qytetarët thirrje Ramës: Jep dorëheqjen!
Protesta antiqeveritare hyn sot në ditën e saj të 59-të, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar se tubimet do të vijojnë edhe këtë të martë, duke këmbëngulur se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e kërkesës së tyre për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Dita e 58-të e protestës u karakterizua nga një sërë tubimesh dhe marshimesh në pika të ndryshme të Tiranës. Qytetarët nisën protestën që në orët e mëngjesit para Kuvendit, ku kundërshtuan zhvillimin e seancës plenare.

Zona përreth Parlamentit u rrethua nga forca të shumta policie, ndërsa gjatë përpjekjeve të protestuesve për t’iu afruar godinës pati tensione me efektivët. Gjatë protestës disa persona u shoqëruan nga Policia.

Pas incidenteve para Kuvendit, protestuesit marshuan drejt Komisariatit nr. 1, ku kërkuan lirimin e personave të shoqëruar dhe kundërshtuan ndërhyrjen e forcave të rendit gjatë tubimit.

Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes, protesta u zhvendos përpara godinës së Kryeministrisë, ku qytetarët mbajtën fjalime dhe shprehën kundërshtimin ndaj qeverisë.

Gjatë tubimit u hodhën kritika edhe ndaj platformës “Besa”, të prezantuar së fundmi nga kryeministri Edi Rama, të cilën protestuesit e cilësuan si të pamjaftueshme për t’iu përgjigjur kërkesave të tyre.

Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit zhvilluan marshimin e përnatshëm në rrugët e kryeqytetit, duke përsëritur thirrjet “Rama ik!”, “Dorëheqje!”, “Shqipëri e re” dhe “Revolucion”.

Marshimi u zhvillua pa incidente.

Organizatorët deklaruan se protesta tashmë ka një objektiv të vetëm, largimin e kryeministrit Edi Rama dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira, ndërsa theksuan se mobilizimi do të vazhdojë çdo ditë deri në realizimin e këtij qëllimi.

Edhe sot, në ditën e 59-të të protestës, pritet që qytetarët të mblidhen sërish në Tiranë, duke vijuar aksionin e tyre të përditshëm kundër qeverisë.

The post Protesta antiqeveritare hyn sot në ditën e 59-të, qytetarët thirrje Ramës: Jep dorëheqjen! appeared first on Albeu.com.