dita rinise Archives - Albeu.com

Dita ndërkombëtare e rinisë, Zhupa: Në Shqipëri, pjesa më vitale e shoqërisë po largohet
Në ditën ndërkombëtare të rinisë, deputetja Ina Zhupa si kryetare e Komisionit të Edukimit, përgjegjës për çështjet rinore nxjerr problematikat kryesore që has rinia sot nga ku edhe buron dëshira për tu larguar dhe largimet masive.

Arsimi i dështuar, mungesa e mundësive për punësime dinjitoze, mungesa e aktivitete social-kulturore me qytete që janë kthyer në fjetore, mungesa e shëndetësisë cilësore janë disa nga arsyet që sipas saj të rinjtë ose janë larguar ose ëndërrojnë të largohen.

Postimi i plotë:

PD do ta ketë rininë në qendër të programit të saj dhe në qendër të angazhimit” për ti dhuruar një të ardhme të begatë në Shqipëri

Rinia, me ëndrrën për tu larguar dhe me numrat më të larta të largimeve nga Shqipëria.

Sot në ditën ndërkombëtare të rinisë, duhet të kujtojmë se motori i ndryshimit që kishin dhe kanë nevojë shqiptarët janë vetëm të rinjtë.

Fatkeqësisht falë politikave të dështuara të qeverisë, të rinjtë, pjesa më vitale e shoqërisë janë larguar nga vendi ëndërrojnë të largohen.

Arsimi është i shkatërruar, renditemi të fundit në PISA për mendimin krijues, renditemi me rënien më të madhe në shkencë, lexim dhe matematikë.

Punësimi ngelet një mundësi vetëm e patronazhistëve në administratë sepse janë shkatërruar gjithë mundësitë për biznese rinore, apo për investime të huaja që hapin vende pune dinjitoze.

Shumica e qyteteve dhe fshatrave janë kthyer në fjetore, ku nuk gjen dot asnjë mundësi kulturore, rinore, zhvilluese si i ri apo e re.

Paratë për shëndetin e tyre apo të prindërve të tyre shkojnë te koncesionet korruptive dhe rrallë herë mund të kenë fatin të gjejnë shërbimin e duhur pa kosto personale.

Ne, Partia Demokratike, kemi detyrimin dhe angazhimin që rinia të jetë në ballë të ndryshimit dhe në qendër të programit dhe përfaqësimit në zgjedhje.

Rinia shqiptare meriton një të ardhme të begatë, meriton arsim cilësor, punësim, shëndetësi, argëtim dhe jetesë dinjitoze. Vetëm atëherë ëndrra e tyre do jetë një jetë e lumtur në Shqipëri, ndryshe do të numërojmë miqtë, shokët, familjarët që largohen çdo javë.

The post Dita ndërkombëtare e rinisë, Zhupa: Në Shqipëri, pjesa më vitale e shoqërisë po largohet appeared first on Albeu.com.