dita nderkombetare e te drejtave te njeriut Archives - Albeu.com

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, Begaj: Duhet të ndërtojmë një shoqëri më të mirë e të paqtë
Ditën e sotme, presidenti i Republikës, Bajram Begaj, iu drejtua në mënyrë të veçantë të rinjve në mesazhin për Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Presidenti Begaj, i fton ata të marrin një rol aktiv në përpjekjet për respektimin e të drejtave dhe të dinjitetit njerëzor, për një të ardhme më të mirë.

Sot, më 10 dhjetor, mbushen 76 vite nga shpallja e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, të cilën Presidenti i Republikës e konsideron si udhërrëfyese dhe frymëzuese për avancimin e të drejtave dhe lirive njerëzore.

Presidenti Begaj, e cilëson festimin e kësaj dite si moment reflektimi, ndërsa i bën thirrje shoqërisë shqiptare për gjithëpërfshirje.

“Secili nga ne, duke dhënë kontributin e tij, mund të luajë një rol thelbësor në respektimin e të drejtave dhe lirive themelore”, – shprehet presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Mesazh i plotë:

“10 Dhjetori, Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, shërben si reflektim mbi qasjen tonë ndaj parimeve dhe të drejtave themelore të qytetarëve.

Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, që u aprovua dhe u shpall më 10 dhjetor 1948, njohu të drejtat dhe liritë themelore për çdo qenie njerëzore, pa dallim race, ngjyre, gjinie, gjuhe, feje, origjinë kombëtare ose sociale, opinioni politik, pasurie ose kushte të tjera.

Deklarata shërben si një udhërrëfyese për kombet dhe shtetet anëtare.

Secili nga ne, duke dhënë kontributin e tij, mund të luajë një rol thelbësor në respektimin e të drejtave dhe lirive themelore.

Por, në këtë ditë, unë ftoj veçanërisht të rinjtë të jenë mbajtësit dhe përcjellësit e saj, duke çmuar çdo të drejtë që gëzojmë si qenie njerëzore, nisur me respektin e tjetrit, pranimin e njerëzve ashtu siç janë.

Duke respektuar, mbështetur e reklamuar të drejtat njerëzore, ju, të dashur të rinj, do të ndërtoni një shoqëri më të mirë e më të paqtë”.

The post Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, Begaj: Duhet të ndërtojmë një shoqëri më të mirë e të paqtë appeared first on Albeu.com.

Dita ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, Presidenti Begaj: Të gjithë kemi përgjegjësi për t’i garantaur dhe mbrojtur ato
Sot, 10 dhjetor, bota përkujton Ditën Kombëtare të Dejave të Njeriut, ku përfaqësues me prejardhje të ndryshme kulturore në mbarë botën hartuan deklaratën universale.

Me rastin e kësaj ditë të rëndësishme për njerëzimin, presidenti Bajram Begaj ka publikuar një postim në Facebook, në të cilin thekson përgjegjësinë që çdo njeri ka për të garantuar dhe mbrojtur të drejtat e çdo qenieje njerëzore.

Begaj thotë se shqiptarët e njohin mirë se çfarë është gjuha e urrejtjes, e diskriminimit dhe e dhunës, prandaj ai apelon që gjithsecili të ndjehet i detyruar për respektimin e të drejtave të të gjithë njerëzve, pa dallim të gjinisë, racës, fesë, bindjes politike, orientimit seksual, prejardhjes kombëtare apo sociale, statusit shoqëror apo çdo statusi tjetër.

Postimi i plotë

“Ndërsa Bota pas fitores së antifashizmit mbi fashizmin dhe të popujve mbi tiraninë vuante ende prej dhimbjeve të plagëve të Luftës së Dytë Botërore, më 10 dhjetor të vitit 1948, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli Deklaratën Universale pёr të Drejtat e Njeriut.

OKB i dha botës jo thjesht e vetëm një dokument parimesh, por mbi të gjitha idealin e përbashkёt, të cilin duhet ta mbërrijnë të gjithë popujt dhe të gjitha kombet. Njohja e dinjitetit të lindur, të të drejtave të barabarta dhe të patjetërsueshme të të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore është themel i lirisë, drejtësisë dhe paqes në botë.

Duke e përkujtuar sot Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, ne sjellim në vëmendjen e gjithkujt faktin se sa luftë është dashur, sa shumë përpjekje dhe privime janë lypur dhe se sa jetë njerëzore janë sakrifikuar për të mbërritur deri tek Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, e cila është dokumenti i parë ndërkombëtar, nga i cili rrjedh detyrimi për respektimin e dinjitetit të lindur dhe barazisë për çdo njeri, nga ku buron edhe e drejta e jetës, lirisë, sigurisë personale dhe barazisë para ligjit.

Megjithatë, miliona njerëz në botë, sot nuk i gëzojnë të drejtat universale për shkak të një sëre pabarazish dhe padrejtësish të sistemeve politike, për shkak të luftërave, të gjuhës së urrejtjes, diskriminimit, dhunës dhe mungesës së tolerancës ndaj dallimeve.

Ne shqiptarët e dimë mirë se çfarë është gjuha e urrejtjes, e diskriminimit dhe e dhunës, prandaj apelojmë me forcë, me qëllim që gjithësecili të ndjehet i detyruar për respektimin e të drejtave të të gjithë njerëzve, pa dallim të gjinisë, racës, fesë, bindjes politike, orientimit seksual, prejardhjes kombëtare apo sociale, statusit shoqëror apo çdo statusi tjetër. Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, është ndërkaq edhe një ditë kujtese dhe mesazhi që të gjithë kemi përgjegjësi për të garantuar dhe mbrojtur të drejtat e çdo qenie njerëzore.

Sepse çështja e të drejtave të njeriut nuk mund të jetë çështje e nje dite dhe as vetëm e një apo e disa institucioneve. Ajo është dhe mbetet çështje e gjithë shoqërisë, sepse siç ka thënë shqiptarja më e madhe në botë, e shenjta Nënë Tereza:

“Të Drejtat e Njeriut nuk janë një privilegj i dhënë nga qeveria, ato janë të drejtat e çdo qenie njerëzore nga virtytet e njerëzimit të tij”.

Më 10 dhjetor të vitit 1948, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara nxori dhe shpalli Deklaratën Universale pёr të Drejtat e Njeriut, tekstin e plotë të së cilës po e botojmë më poshtë. Pas këtij akti historik, Asambleja ftoi të gjitha shtetet anëtare që ta shpallin tekstin e Deklaratës dhe të përpiqen që të përhapet, të paraqitet, të lexohet dhe të shpjegohet sidomos në shkolla dhe institucione të tjera edukative të të gjitha vendeve dhe shteteve pa marrë parasysh statusin e tyre politik.

Teksti zyrtar i Deklaratës është në gjashtë gjuhë zyrtare të Kombeve të Bashkuara: angleze, frënge, kineze, ruse, spanjolle dhe arabe./

The post Dita ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, Presidenti Begaj: Të gjithë kemi përgjegjësi për t’i garantaur dhe mbrojtur ato appeared first on Albeu.com.

Ambasadori gjerman: Shtetet demokratike kanë nevojë për një opozitë të fortë
Ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf, ka dhënë një mesazh në  Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.

Zingraf shkruan se nevojitet një shtet i qëndrueshëm që të drejtat e njeriut të respektohen, ndërsa thekson se shtetet demokratike kanë nevojë dhe për një shoqëri të hapur dhe një opozitë të fortë.

“Të drejtat e njeriut janë universale dhe të panegociueshme. Ne angazhohemi për t‘i mbrojtur këto të drejta në mbarë botën. Kjo është një përgjegjësi, e cila del nga kapitulli i errët i historisë gjermane. Kjo përgjegjësi është sot një pjesë e vetëkuptueshme e politikës sonë të jashtme. Që të drejtat e njeriut të mund të garantohen për të gjithë, nevojitet një shtet i qëndrueshëm, një kornizë politike që respekton llogaridhënien ndaj qytetareve dhe qytetarëve të saj, vepron me transparencë si dhe mbron të drejtat e tyre.

Për këtë arsye ne angazhohemi bashkërisht me partnerët tanë evropianë, brenda dhe jashtë Bashkimit Evropian, për strukturat demokratike dhe luftën kundër korrupsionit. Por shtetet demokratike kanë nevojë dhe për një shoqëri të hapur dhe një opozitë të fortë si korrigjues. Prandaj ne jemi duke monitoruar me vëmendje situatën aktuale. Është e rëndësishme që të gjitha partitë të përfshihen në mënyrë konstruktive në punën parlamentare dhe të punojnë për zgjidhjen e problemeve paqësisht dhe brenda kuadrit të strukturave ligjore”, thotë Zingraf./albeu.com

The post Ambasadori gjerman: Shtetet demokratike kanë nevojë për një opozitë të fortë appeared first on Albeu.com.