dita nderkombetare e gruas Archives - Albeu.com

Dita Ndërkombëtare e Gruas, protesta dhe thirrje për barazi në gjithë Evropën
Turma njerëzish u mblodhën në rrugë anembanë Evropës për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas me kërkesa për t’i dhënë fund pabarazisë dhe dhunës me bazë gjinore.

Gratë protestuan kundër dhunës, për akses më të mirë në kujdesin shëndetësor specifik për gjininë, paga të barabarta dhe çështje të tjera në të cilat ato thonë se nuk marrin të njëjtin trajtim si burrat, shkruan euronews.

E njohur zyrtarisht nga Kombet e Bashkuara në vitin 1977, Dita Ndërkombëtare e Gruas përkujtohet në mënyra dhe shkallë të ndryshme në vende të ndryshme anembanë botës.

Viti 2026 do të shënojë 115-vjetorin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Tema e këtij viti është “Jep për të fituar”, me fokus në mbledhjen e fondeve për organizatat e përqendruara në çështjet e grave.

Gratë në mbarë botën mbajnë 64% të të drejtave ligjore që kanë burrat, sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara.

Dita Ndërkombëtare e Gruas është një festë globale — dhe një thirrje për veprim — e shënuar nga demonstrata, kryesisht të grave, në të gjithë botën, duke filluar nga protestat luftarake deri te vrapimet bamirëse.

Disa festojnë arritjet ekonomike, sociale dhe politike të grave, ndërsa të tjera u bëjnë thirrje qeverive të garantojnë paga të barabarta, akses në kujdes shëndetësor, drejtësi për viktimat e dhunës me bazë gjinore dhe arsim për vajzat.

The post Dita Ndërkombëtare e Gruas, protesta dhe thirrje për barazi në gjithë Evropën appeared first on Albeu.com.

Sot 8 Marsi/ Dita Ndërkombëtare e Gruas, si lindi kjo ditë?
Sot të gjitha gratë në mbarë botën, festojnë “8 Marsin”, Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Historia dhe kuptimi i një përvjetori të themeluar në vitin 1921, që na fton të reflektojmë për rolin e femrës në shoqëri dhe për çështjet kritike që ende ekzistojnë

Por, si lindi kjo ditë?

8 Marsi është data kur në të gjithë botën festohet Dita Ndërkombëtare e Gruas, e cila nuk është një ditë e feminizmit ekstrem, por momenti kur të gjithë jemi të ftuar të reflektojmë për çështje që lidhen me botën femërore, mbi arritjet e mëdha çështje sociale dhe politike që lidhen me mundësi të barabarta dhe hapat e ardhshëm që duhen ndërmarrë për të kapërcyer boshllëqet që ekzistojnë ende.

Nën sytë e njerëzimit vazhdon lufta ndaj të gjitha diskriminimeve dhe dhunës ndaj gruas. Në të gjithë botën gratë vazhdojnë të ngrenë zërin e protestës për të luftuar kundër shkeljeve të shpeshta të së drejtës për të qenë të sigurta e për të qenë të lira në zgjedhjet e tyre.

Disavantazhet profesionale dhe ekonomike janë disa çështjet për të cilat gratë në të gjithë botën vazhdojnë të luftojnë. Edhe pse është e vërtetë që janë bërë shumë hapa përpara, veçanërisht në vendet Perëndimore, është gjithashtu po kaq e vërtetë që rruga drejt barazisë gjinore dhe emancipimit social është ende e gjatë.

DITA NDËRKOMBËTARE E GRUAS – Ishte Konferenca e Dytë e Grave Komuniste, e mbajtur në Moskë në vitin 1921, e cila zgjodhi datën 8 Mars, duke miratuar institucionalizimin e një dite të vetme për festimet dhe unifikimin e festimeve, që deri në atë në moment kur ato filluan, zhvilloheshin në kombe të ndryshme në data të ndryshme.

Arsyet për të cilat u zgjodh 8 Marsi për Ditën e Gruas janë të shumta: Konferenca moskovite kishte referencë të qartë një demonstrim të vitit 1917 që u zhvillua në Shën Petërburg dhe që pa gratë e qytetit në vijën e parë të frontit përballë carizmit me thirrjet “Bukë dhe paqe”.

Disa ditë më vonë, Cari i Rusisë abdikoi dhe data mbeti në librat e historisë për të treguar fillimin e Revolucionit të Shkurtit 1917. Më pas, u identifikuan episodet e tjera simbolike që lidhen me datën e 8 Marsit, më pak të lidhura politikisht, dhe më pranë botës kulturore të Perëndimit: disa gjurmë zgjedhin një fakt dramatik, i cili ndodhi në vitin 1857 në Shtetet e Bashkuara, kur një grup punëtoresh humbën jetën në një zjarr në fabrikën ku punonin, ku ishin bllokuar nga punëdhësi i tyre, për të mos i lejuar ato të merrnin pjesë në një grevë.

Ky episod shpesh ngatërrohet me një tjetër rast, i cili ndodhi në një situatë të ngjashme në Nju-Jork më 8 mars 1911, ku zjarri në një fabrikë të prodhimit të këmishave u mori jetën 134 grave. Në dritën e studimeve më të fundit, vërtetësia historike e shumë prej këtyre episodeve është vënë në dyshim, por vlera simbolike e ngjarjeve shkon përtej saktësisë së lajmit.

Festimi i Ditës së Gruas në Europë fillon para Konferencës së Moskës: ajo daton që nga viti 1910, kur në Kopenhagë të Danimarkës, Konferenca Ndërkombëtare e Grave Socialiste themeloi Zyrën e Informacionit të Grave Socialiste me qëllimin e deklaruar për t’u dhënë të drejtën grave për të votuar dhe, në përgjithësi, trajtim të barabartë në lidhje me burrat, duke ndjekur shembullin e Shteteve të Bashkuara, të cilat kishin krijuar një Ditë të Gruas qysh në vitin 1908.

DITA E GRUAS – Në Italinë fqinje festimet e para në lidhje me Ditën e Gruas datojnë që nga viti 1922. Pas një ndërprerjeje në vitet e regjimit fashist, festimi rifilloi gjatë Luftës së Dytë Botërore, në veçanti me rastin e luftës çlirimtare, në formën e mobilizimit kundër luftës dhe për të drejtat e grave. Kështu, grupet e mbrojtjes së grave u formuan të lidhura me Komitetin Nacionalçlirimtar, nga i cili u formua më pas UDI (Unione delle Donne Italiane – Unioni i Grave Italiane). Më 1946 UDI organizoi 8 Marsin e parë në Italinë e çliruar, duke propozuar ta bënte atë një ditë për njohjen e të drejtave sociale dhe politike të grave.

SIMBOLET – E para dhe menjëherë e lidhur me 8 Marsin është mimoza. Kjo lule e bukur e verdhë u shfaq si një simbol i festës që në vitin 1946. Ideja u atribuohet tri ish-partizaneve dhe politikaneve: Teresa Noce, Rita Montagnana dhe Teresa Mattei, të cilat u orientuan në njërën nga lulet e sezonit, që kishin çelur në fillim të marsit. Mimoza ka lule erëmira, është relativisht e lirë dhe për këtë arsye përballohet nga të gjithë, si dhe ofron një pamje tërheqëse dhe festive. Ngjyra e verdhë, përveç shprehjes së gjallërisë dhe energjisë, përfaqëson kalimin nga vdekja në jetë: mimoza është kështu një metaforë e përsosur për të kujtuar gratë që luftuan me kosto jetën e tyre për barazi dhe të drejta.

TË DREJTAT E GRAVE – Dita Ndërkombëtare e Gruas vjen si një ditë e cila kujton jo vetëm arritjet shoqërore, ekonomike dhe politike të saj, por është gjithashtu një moment për të reflektuar dhe ndërgjegjësuar për zonat në hije që akoma poshtërojnë dhe diskriminojnë popullatën femërore në të gjithë botën. Në mënyrë ideale, 8 Marsi shoqërohet me një datë tjetër simbolike, 25 Nëntorin, në të cilën festohet Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, e themeluar si datë në dhjetor 1999.

The post Sot 8 Marsi/ Dita Ndërkombëtare e Gruas, si lindi kjo ditë? appeared first on Albeu.com.

Nënat dhe vajzat palestineze përballen me vuajtje të paimagjinueshme në Gaza edhe në Ditën Ndërkombëtare të Gruas
Fushata vdekjeprurëse ushtarake e Izraelit në Gaza që nga sulmet e 7 tetorit të udhëhequr nga Hamasi e ka ekspozuar të  gjithë popullsinë  prej më shumë se 2.2 milionë njerëzve ndaj urisë, etjes dhe sëmundjeve. Veçanërisht të prekur janëfëmijët e gratë, teksa këta të fundit përballen me sfida në gjetjen e ushqimit, produkteve sanitare dhe kujdesit për maternitet.

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Ministria e Shëndetësisë në Gaza lëshoi ​​një deklaratë duke theksuar vuajtjet e nënave dhe vajzave në rrip. Sulmet izraelite në Gaza kanë vrarë të paktën 9,000 gra, sipas ministrisë. Mesatarisht, 63 gra vriten në ditë, raportoi të  premten Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRWA) .

Sipas raportit të UNRWA:

-Sulmet e Izraelit në Gaza kanë vrarë mesatarisht 37 nëna në ditë.

-Më shumë se 690,000 gra dhe vajza me menstruacione nuk kanë privatësi dhe kanë akses të kufizuar në produktet sanitare.

-Vetëm 24% e zonave të strehimit të vlerësuara kanë dushe të ndara për burra dhe gra.

-Gati 9 në 10 gra e kanë më të vështirë të aksesojnë ushqimin sesa burrat.

-Në Gaza ka rreth 50 mijë gra shtatzëna, shumë prej të cilave janë në rrezik të kequshqyerjes.

The post Nënat dhe vajzat palestineze përballen me vuajtje të paimagjinueshme në Gaza edhe në Ditën Ndërkombëtare të Gruas appeared first on Albeu.com.

Çfarë duhet të dimë për 8 marsin? Disa fakte interesante
Çfarë është Dita Ndërkombëtare e Gruas? E keni vënë re të shënuar edhe në kalendar, megjithëse nuk na duhen ditë pushimi të përcaktuara në kalendar për të festuar forcën dhe kurajën e grave, sepse ato janë aq të jashtëzakonshme sa duhet të festojnë çdo ditë, por është mirë që ekziston kjo ditë për të vlerësuar punën e tyre dhe për të theksuar barazinë gjinore.

Zhvillimi i grave që nga Dita e parë Ndërkombëtare e Gruas në vitin 1908 deri sot është mbresëlënës. Gjithçka filloi kur 15,000 gra të mrekullueshme marshuan në rrugët e New York-ut atë vit, duke kërkuar më pak orë pune, rrogë më të mirë dhe të drejtën e votës.

Sot, jo vetëm që gratë janë duke votuar, por gjithashtu ka pasur zgjedhje për presidenten e parë grua. Edhe pse është dashur një shekull që të arrihet deri këtu, ndryshimi nuk ndodh brenda ditës. Prandaj, për të falenderuar ato 15,000 gra që marshuan atë ditë, merrni pak kohë për të kuptuar se çfarë nënkupton kjo festë me të vërtetë.

Nuk festohej gjithmonë në 8 Mars

Në fillim Dita Ndërkombëtare e Gruas nuk festohej në ditën e 8 Marsit, por në 28 Shkurt. Më vonë, në vitin 1913-1914, gratë në Rusi e festuan Ditën Ndërkombëtare të Gruas të dielën e fundit të Shkurtit. Që atëherë, kjo festë është transferuar në 8 Mars.

Kuptimi i kësaj dite ka evoluar

Filloi si një protestë masive nga gratë që kërkonin kushte më të mira pune, rrogë më të mirë dhe të drejtën e votës. Por, që atëherë, kjo ditë ka evoluar deri në theksimin e progresit të gruas, në betejën e vazhdueshme për barazi gjinore dhe në ditën që shfaq problemet që prekin drejtpërdrejt gratë.

Është një festë zyrtare në mbi 25 vende

Dita ndërkombëtare e gruas njihet në mbi 27 vende, duke përfshirë Kinën, Vietnamin, Ugandën, Afganistanin, Kubën dhe Rusinë.

Filloi si një ditë dhe tani festohet për gjithë muajin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës tani përdorin të gjithë muajin Mars për të festuar gratë e gjithë historisë. E meritojnë totalisht apo jo?

Hilary Clinton ndihmoi që kjo ditë të rifitonte rëndësinë e saj

Përpara se Clinton të fillonte fushatën e saj presidenciale, ajo nxorri projektin “100 Eomen Initiative: Empowering Women and Girls Through International Exchanges” në vitin 2011, si një mënyrë për të festuar ditën e grave në mbarë botën.

Google i adhuron femrat

Sigurohuni që të kontrolloni faqen kryesore të Google-it në 8 Mars, sepse ka disa vite rresht që i nderon gratë në këtë ditë me një mesazh apo logo të veçantë.

Nuk festohet vetëm nga gratë

Ish-presidenti Obama ishte përgjegjësi i krijimit të muajit Mars si Muaji i Gruas në Histori, duke filluar nga viti 2011. Edhe pse kjo ditë u krijua nga gratë për gratë, nderohet çdo vit nga gjithnjë e më shumë burra të cilët e kutpojnë rëndësinë e barazisë gjinore. Sa më shumë aq më mirë!

Mund të veproni

Ka shumë mënyra se si mund të jeni pjesë e Ditës Ndërkombëtare të Gruas edhe këtë vit. Mund të ndërmerrni veprime dhe të vazhdoni betejën paqësore për të pasur gjithmonë të drejta të barabarta.

The post Çfarë duhet të dimë për 8 marsin? Disa fakte interesante appeared first on Albeu.com.