DIta e Europes Archives - Albeu.com

Sillet si ambasador i Ramës/ Berisha: Gonzato ka transmetuar trillime për opozitën në Bruksel, sikur ne nuk jemi për integrimin
Në Ditën e Europës, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, kreu i PD-së, Sali Berisha, ka shpërthyer në akuza ndaj kreut të delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato.

Berisha e ka quajtur Gonzaton si “ambasadorin e Edi Ramës”, pasi sipas tij, ka transmetuar informacione të pavërteta në Bruksel.

“Sa i përket ambasadorit aktual, unë kam shprehur: ky sillet si të ishte ambasadori i Ramës, pasi ky zotëri, në mënyrë të pretenduar, ka transmetuar në Bruksel trillimet më të pavërteta ndaj opozitës, sikur ne nuk jemi për integrimin. Për të mos treguar shumë gjëra të tjera. Ne jemi ata që i themi gjërat hapur dhe ai është përpjekur në shumë mënyra ta paraqesë opozitën si jo të orientuar drejt integrimit, por ka dështuar. Gonzato është unifikuar komplet me Edi Ramën. Unë partnerëve europianë do t’u them të vërtetën dhe vetëm të vërtetën”, u shpreh Berisha.

The post Sillet si ambasador i Ramës/ Berisha: Gonzato ka transmetuar trillime për opozitën në Bruksel, sikur ne nuk jemi për integrimin appeared first on Albeu.com.

A është bllokuar procesi i integrimit në BE? Rama: Ne negociojmë me Komisioni Evropian, jo me shtetet anëtare, KE shikon procesin në mënyrë teknike jo politike
Në konferencën e përbashkët me ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian nuk është i bllokuar, duke theksuar se negociatat zhvillohen vetëm me Komisionin Evropian dhe jo me shtetet anëtare.

“Sot në Bruksel nuk negocion Shqipëria me Bashkimin Evropian, por diskuton Komisioni Evropian me shtetet anëtare. Shqipëria negocion me Komisionin, nuk negocion me shtetet”, tha ai, ndërsa shtoi se Komisioni Evropian i konsideron të përmbushura detyrat e Shqipërisë për këtë fazë dhe për të ashtuquajturat piketa të ndërmjetme.

Ai shtoi se KE i vlerëson në mënyrë teknike përmbushjen e detyrave të Shqipërisë në çdo fazë të procesit të negociatave dhe jo në mënyrë subjektive dhe politike.

“Për ne është e rëndësishme në radhë të parë se çfarë thotë Komisioni Evropian, sepse KE e shikon procesin në mënyrë teknike dhe objektive, nuk e shikon në mënyrë politike dhe subjektive.

Ndërkohë që subjektiviteti i shteteve anëtare është i padiskutueshëm dhe i pavendosur në pikëpyetje, sepse është në të drejtën e çdo shteti anëtar që të ketë subjektivitetin e vet dhe të bëjë pyetje”, shtoi ai më tej.

Rama: Sot në Bruksel nuk negocion Shqipëria me Bashkimin Evropian, por diskuton Komisioni Evropian me shtetet anëtare. Shqipëria negocion me Komisionin, nuk negocion me shtetet. Komisioni përfaqëson shtetet në negociatat me Shqipërinë dhe pastaj fazë pas faze, kur Komisioni i konsideron të kryera detyrat e një faze, shkon te shtetet për të paraqitur raportin e vet. Nuk e di a u kuptova.

Që do të thotë, Komisioni Evropian i konsideron të përmbushura detyrat e Shqipërisë për këtë fazë dhe për të ashtuquajturat piketa të ndërmjetme. Tani është Komisioni që po diskuton me shtetet anëtare, të thuash u bllokua procesi nga “x” apo “y” është të shesësh ajër. Dhe kush beson se ajri blihet, e blen.

Po ky proces ka një nevojë të veçantë për ju, njerëzit që jeni mes këtij procesi dhe opinionit publik, për të kuptuar si funksionon. Është një proces që kërkon studim për mënyrën si funksionon. Garancitë janë njësoj siç të thashë, kush shkon në një luftë, çfarë garancish ke që do fitosh luftën.

Për ne është e rëndësishme në radhë të parë se çfarë thotë Komisioni Evropian, sepse KE e shikon procesin në mënyrë teknike dhe objektive, nuk e shikon në mënyrë politike dhe subjektive.

Ndërkohë që subjektiviteti i shteteve anëtare është i padiskutueshëm dhe i pavendosur në pikëpyetje, sepse është në të drejtën e çdo shteti anëtar që të ketë subjektivitetin e vet dhe të bëjë pyetje. Kështu që, ne e kemi me Komisionin. Kur Komisioni thotë se Shqipëria i ka plotësuar detyrat, për ne detyra është kryer dhe presim të kalojmë në fazën tjetër.

The post A është bllokuar procesi i integrimit në BE? Rama: Ne negociojmë me Komisioni Evropian, jo me shtetet anëtare, KE shikon procesin në mënyrë teknike jo politike appeared first on Albeu.com.

S’ka rrugë të shkurtra drejt anëtarësimit/ Dita e Europës, Gonzato: S’mund të ketë shmangie të kritereve, forcimi i shtetit të së drejtës është thelbësore
Ambasadori i BE në Shqipëri Silvio Gonzato, në aktivitetin për çeljen e Javës së Evropës, tha se Shqipëria, si një vend kandidate për t’u anëtarësuar në BE, po investon në një të ardhme më të sigurt dhe të bashkuar, por theksoi se, “s’ka rrugë të shkurtra drejt anëtarësimit”.

“Nuk mund të ketë rrugë të shkurtra të anëtarësimit, as shmangie të kritereve. Dua të jem i fokusuar në përmbushjen e të gjitha standardeve të Shqipërisë në BE…”, tha ai.

Gonzato theksoi rëndësinë e forcimit të shtetit të së drejtës në Shqipëri, duke e konsideruar atë si investimin më të sigurt për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit dhe rajonit.

“Forcimi i shtetit të së drejtësi në Shqipëri është investimi më i sigurt për stabilitetin dhe prosperitetin e vendit dhe rajonit. Jam e sigurt se Shqipëria ka kapacitetin që të arrijë këtë qëllim”, deklaroi ai.

Gonzato: Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur që Europa të qëndrojë si një shtyllë e fortë stabiliteti, siguria e Europës është siguria jonë e përbashkët, për më tepër që Shqipëria, si një shtet që aspiron të bëhet anëtare e ardhshme e BE-së, është pjesë e rëndësishme e sigurisë së Europës. Paqja nuk është falas, ajo duhet mbrojtur çdo ditë, këtë kemi bërë ne që nga dita e parë e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës.

Forcimi i shtetit të së drejtësi në Shqipëri është investimi më i sigurt për stabilitetin dhe prosperitetin e vendit dhe rajonit. Jam e sigurt se Shqipëria ka kapacitetin që të arrijë këtë qëllim. Nuk mund të ketë rrugë të shkurtra të anëtarësimit, as shmangie të kritereve.

Dua të jem i fokusuar në përmbushjen e të gjitha standardeve të Shqipërisë në BE… Jam shumë i emocionuar për të parë këto interpretime. Unë jam krenar që përfaqësoj që përfaqësoj BE dhe jam krenar për gjithçka përfaqëson BE-ja.

The post S’ka rrugë të shkurtra drejt anëtarësimit/ Dita e Europës, Gonzato: S’mund të ketë shmangie të kritereve, forcimi i shtetit të së drejtës është thelbësore appeared first on Albeu.com.

Dita e Europës, presidenti Begaj: Nderojmë ata që e bënë realitet projektin BE, Shqipëria më afër se kurrë integrimit
Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ka ndarë një mesazh në Ditën e Evropës, për të nderuar të gjithë ata që bënë realitet projektin e Bashkimit Evropian.

Begaj thekson se ky projekt ka në themel vlera si paqja, siguria, demokracia, begatia, solidariteti dhe liria.

Ai shtoi gjithashtu se Shqipëria ndodhet më afër se kurrë integrimit në familjen evropiane, e gatshme të kontribuojë me energjinë dhe vlerat e veta në projektin evropian.

Postimi i presidentit Begaj:

Sot ne festojmë Ditën e Evropës dhe nderojmë të gjithë ata që ndërtuan dhe bënë realitet projektin e Bashkimit Evropian, i cili ka në zemër paqen, sigurinë, demokracinë, begatinë, solidaritetin dhe lirinë.

Shqipëria është sot më afër se kurrë për të qenë pjesë e familjes evropiane, e gatshme për t’i shtuar projektit evropian energjinë dhe vlerat e saj!

The post Dita e Europës, presidenti Begaj: Nderojmë ata që e bënë realitet projektin BE, Shqipëria më afër se kurrë integrimit appeared first on Albeu.com.

Dita e Europës! Si lindi ideja e Bashkimit Europian dhe kush ishte ish-ministri i Jashtёm francez, Robert Schuman?
Mё 9 maj BE-ja nderon ish-ministrin e Jashtёm francez Robert Schuman, qё mё 9 maj 1950 formuloi idenё e BE. Qё nga viti 1985 kryetarёt e shteteve dhe tё qeverive vendosёn ta kremtojnё 9 majin si ditёn e Europёs.

Më 23 korrik 1952, hyri në fuqi në Evropë Montanunioni. Komuniteti Evropian për qymyrin dhe çelikun ishte bërthama e Komunitetit Ekonomik Evropian, që u krijua në vitin 1957 me traktatet e Romës.

Nga Komuniteti Ekonomik Evropian u krijua në fillim të viteve 1990-të Bashkimi Evropian. Montanunion, në të cilin bënin pjesë Franca, Italia, Gjermania, Belgjika dhe Hollanda e Luksemburgu, u propozua nga ministri i atëhershëm i Jashtëm francez Robert Schuman.

Schumann dhe Adenauer hedhin themelet e BE-së

Pesë vjet kishin kaluar që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore dhe RFGJ-ja nuk kishte festuar as njëvjetorin e saj, kur ministri i Jashtëm francez Robert Schuman propozoi administrimin e përbashkët të prodhimit të qymyrit dhe të çelikut. Plani Schuman ishte një revolucion: Një zyrë mbinacionale do të ngarkohej me kompetenca vendimmarrëse. Marrëdhëniet gjermano-franceze ishin të ngarkuara me mosbesim: A do të binte Gjermania përsëri si pas Luftës së Parë Botërore në megallomani nacionaliste dhe do të kërcënonte fqinjët e saj? Apo horrori i luftës dhe i vrasjeve do t’u jepte dorë forcave demokratike dhe paqedashëse dhe ato do të mundësonin pajtimin? “Evropa duhet të pushojë së qeni një vend betejash, ku palët armike mbyten në gjak. Nga ky vetëdijësim i paguar kaq shtrenjtë, ne duam të ecim në rrugë të reja, që na çojnë në një Evropë të bashkuar dhe në paqe”.

Robert Schuman, ish-ministri i Jashtёm francez

Kështu u shpreh Robert Schuman, një nga pionierët e pajtimit, i cili kishte atdhe Gjermaninë, Luxemburgun dhe Francën dhe kishte përjetuar të dyja luftërat botërore. Schumann kishte lindur në perandorinë gjermane me gjuhë amtare atë të Luksemburgut. Ai jetoi, studioi dhe punoi në Luxemburg, Bon, Mynih, Berlin, Strasburg dhe Metz.

Kur Alsazas-Lorena pas Luftës së Parë Botërore 1919 nga Gjermania i kaloi Francës, Schuman mori nënshtetësinë franceze. Në Francë ai filloi karrierën politike. Megjithëse ai gjatë gjithë jetës e foli frëngjishten me theks, pak pas Luftës së Dytë Botërore ai u bë kryeministër i Francës dhe më vonë ministër i jashtëm. Si i tillë ai ndërmori një iniciativë, që e ka ndryshuar Evropën deri sot e kësaj dite. “Qeveria franceze propozon që të vendosë prodhimin gjerman dhe francez të qymyrit dhe të çelikut nën një administrim të përbashkët.”

Me propozimin për një Montanunion me qarkullimin pa doganë të mallrave ndërmjet Francës dhe Gjermanisë, që duhej të ishte e hapur edhe për vende të tjera, Schuman donte të ankoronte bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe lidhje të forta ndërmjet dy vendeve, dikur të armiqësuara. Te kancelari Konrad Adenauer ai gjeti një partner në anën gjermane, i cili ndiqte të njëjtat qëllime.

“Hekuri dhe çeliku kanë luajtur një rol fatal në dekadat dhe shekujt e fundit në luftërat e popujve evropianë kundër njëri-tjetrit, sepse të gjitha armët ishin prej hekuri dhe çeliku. Tani hekuri dhe çeliku duhet t’i bashkojnë popujt evropianë në një terren të përbashkët të veprimit dhe mendimit”.

Nënshkrimi i Marrëveshjes “Montanunion” më 18.04.1951 në Ministrinë e Jashtme në Paris

“Schuman vizionar i madh evropian”

Plani Schuman, themelimi i mëvonshëm i Montanunion-it konsiderohen sot si momenti i lindjes së Komunitetit Evropian, sepse në deklaratën e tij ministri i Jashtëm francez parashikonte integrimin e mëvonshëm të shteteve të tjera anëtare. Bindja e tij ishte, që Montanunioni do të çonte në një Union më të madh dhe më të fortë: “Ky propozim vë për herë të parë në jetë një federatë evropiane, e cila është thelbësore për sigurimin e paqes.”

Megjithatë në fillim të viteve 50-të nuk ishte pjekur ende koha për zgjerimin e planeve të Schuman-it. Dy vjet më vonë ai dha dorëheqjen nga funksioni i ministrit të Jashtëm, sepse nuk ishte në gjendje të realizonte idenë e Bashkësisë Evropiane. U deshën edhe shtatë vjet, derisa shtetet evropiane qenë të gatshme, që të angazhoheshin për lidhje më të ngushta me anë të marrëveshjes së Romës. Por përpjekjet e Schuman-it u shpërblyen: Ai u bë presidenti i parë i Parlamentit Evropian.

Adenauer pati thënë më vonë, se Schuman që në vitin 1950 kishte qenë një vizionar i madh evropian: “Ai pa më tej, nga sa shihja unë, kur propozoi Montanunion. Mos mendoni se ai e ka propozuar Montanunion për arsye ekonomike! Ajo ishte një çështje e rëndësishme politike.”

Dhe ishte fillimi i një bashkimi që thellohej, që sot përfshin 27 shtete me rreth një miliardë qytetarë. Montanunion nuk ekziston më. Marrëveshja fillestare e vitit 1952 skadoi pas 50 vjetësh. Rregullat e Montanunion-it vazhduan në vitin 2002 në marrëveshjet e reja tëBE-së.

The post Dita e Europës! Si lindi ideja e Bashkimit Europian dhe kush ishte ish-ministri i Jashtёm francez, Robert Schuman? appeared first on Albeu.com.

Sot Dita e Evropës, pse festohet më 9 Maj
78 vjet më parë, më 9 Maj 1945, në kontinentin e Evropës përfundoi lufta më e përgjakshme që kishte parë njerëzimi ndonjëherë, lufta kundër nazi-fashizmit.

Kjo datë shënon triumfin e rezistencës popullore kundër makinerisë vrasëse, të emancipimit kundër errësirës ideologjike të nazifashizmit, të popujve kundër perandorisë, të barazisë kundër shfrytëzimit.

5 vjet më pas, po më 9 Maj 1950, u lidh marrëveshja e parë midis Gjermanisë Perëndimore dhe Francës për bashkimin e industrive të çelikut dhe qymyrit, për të vazhduar pastaj me marrëveshje tjera ekonomike dhe krahas kësaj zgjerimin e shteteve nënshkruese.

Bashkimi Evropian që njohim sot kështu kishte filluar.

Ndaj sot, 9 Maji shënon Ditën e Evropës. Projekti i Evropës së bashkuar kishte parakusht barazinë midis popujve dhe lirinë e tyre për t’u bashkuar vullnetarisht në projektin e përbashkët.

Paqja e qëndrueshme në Evropë ka në themel dy shtylla të forta: barazinë mes shteteve dhe qytetarëve, paprekshmërinë e kufijve të këtyre shteteve.

Vetëm duke e njohur njëri-tjetrin në mënyrë reciproke dhe si të barabartë dhe vetëm duke ia njohur kufijtë shtetërorë si të pacenueshëm, u bë i mundur projekti për bashkëpunim reciprok mes shteteve në të mirë të të gjithëve.

Dita e Evropës u vendos si festë në Samitin e Milanos në 1985.

The post Sot Dita e Evropës, pse festohet më 9 Maj appeared first on Albeu.com.

Dita e Europës, udhëheqësit e BE mblidhen në konferencë
Dita e sotme shënon Ditën e Europës.

Udhëheqësit evropianë mbërritën në Strasburg të Dielën në Konferencën për të Ardhmen e Evropës, që synon promovimin e punës së institucioneve për qytetarët në të gjithë bllokun.

Kryeministri portugez Antonio Costa nuk u ndal për fotografët pas mbërritjes, duke përshëndetur shkurt personalitete të tjera përpara se të bashkohej me

Presidentin francez Emmanuel Macron dhe Presidentin aktual të Parlamentit Evropian, David Sassoli, për bisedime. Ngjarja përkon me Ditën e Evropës, e cila shënon themelimin e Bashkimit Evropian.

Presidenti i Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet gjithashtu të flasë në këtë konferencë.

The post Dita e Europës, udhëheqësit e BE mblidhen në konferencë appeared first on Albeu.com.

Dita e Europës, Soreca: Askush nuk është i sigurt pa qenë të gjithë të sigurt
Ambasadori i BE, Luigi Soreca në ditën e Europës është ndalur te pandemia e COVID dhe domosdoshmëria për t’i dhënë fund asaj, si një mënyrë për të formësuar një fillim të ri për të gjithë europianët.

Soreca përmes një video mesazhi thotë se edhe Shqipërisë, sikurse Europës, i duhet pikërisht të fitojë luftën me COVID-19, duke shtuar se thirrja e BE për veprim është se ‘Askush nuk është i sigurt, pa qenë të gjithë të sigurt’.

“Sot është Dita e Europës, unë ndodhem këtu në veri të Shqipërie për të nisur turin e takimeve 3 javorë që do zhvillohen në të gjithë vendin. Viti që po lëmë pas, ka qenë si asnjë më parë, Pandemia ka ndikuar në çdo aspekt të jetës. Kemi kaluar përvoja të vështira personale, sëmundje të dhimbshme, Shumë nga ju kanë patur vështirësi ekonomike dhe humbjen e njerëzve të dashur.

Po, në të njëjtën kohë kemi parë shembuj të shkëlqyer qëndrueshmërie dhe mbështetje. Ato çaste janë zbuluar bujarinë e atyre që kanë ndërhyrë për të ndihmuar. Gjithmonë në situata të vështira, kupton se ku mund të mbështetesh. Europa është një histori e fillimeve të reja. Dhe kjo është ajo çka Europës, përfshirë Shqipërinë, i duhet tani. t’i japë fund pandemisë dhe të formësojmë një fillim të ri për të gjithë europianët, Kjo është përgjegjësia jonë e përbashkët. ‘Askush nuk është i sigurt, pa qenë të gjithë të sigurt’, kjo është thirrja jonë e përbashkët për veprim”, thuhet në video mesazhin e Sorecës.

The post Dita e Europës, Soreca: Askush nuk është i sigurt pa qenë të gjithë të sigurt appeared first on Albeu.com.

Dita e Europës, Meta: Të ndihmojmë Shqipërinë të çlirohet nga çdo formë e regjimeve hibride
Presidenti Ilir Meta ka uruar ditën e Evropës përmes një postimi të gjatë, ku lidh rrënjët me heroin tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotin.

Meta shkruan në Facebook se në të gjithë këto vite tranzicioni kemi patur mundësi  jo vetëm për ta realizuar aspiratën e Studentëve të Dhjetorit ’90 “E duam Shqipërinë, si gjithë Europa”, por për ta bërë Shqipërinë, si gjithë Europa.

“Është koha të ndihmojmë qytetarët tanë dhe Shqipërinë të çlirohet nga çdo formë e regjimeve hibride, për të ecur më shpejt, pa pengesa artificiale, drejt çeljes së negociatave dhe anëtarësimit në Bashkimin Europian”, përfundon Meta.

Postimi i plotë

Vokacioni dhe identiteti europian i popullit shqiptar është përcaktuar nga Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Shekuj më vonë, Shqipëria u bë viktima e parë e nazifashizmit në Europë, por u rreshtua në anën e duhur të historisë, për të dhënë një kontribut të rëndësishëm, duke filluar nga vetja dhe vijuar me çlirimin e popujve të tjerë, në mënyrë që të vinte 9 maji i 1945.

E izoluar dhe e harruar për dekada nën regjimin më të egër diktatorial të kontinentit, Shqipëria e përqafoi fuqimisht mesazhin e 9 Majit me përmbysjen e atij regjimi shtypës të lirive dhe të drejtave të njeriut, për t’ju përkushtuar në emër të tyre dhe të dinjitetit njerëzor, të paqes dhe progresit shoqëror, të vetmit objektiv dhe projekti gjithëpërfshirës për të cilin vendi ynë dhe i gjithë rajoni ka nevojë, anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Në të gjithë këto vite tranzicioni kemi patur mundësi të jashtëzakonshme jo vetëm për ta realizuar aspiratën e Studentëve të Dhjetorit ’90 “E duam Shqipërinë, si gjithë Europa”, por për ta bërë Shqipërinë, si gjithë Europa.

Kjo do të ndodhë kur të gjithë përfaqësuesit e partive politike të mendojnë dhe të veprojnë për t’i dhënë forcë zërit të rinisë, duke iu garantuar mundësi dhe shanse të barabarta për të ndërtuar të ardhmen e sigurt europiane në Atdheun e tyre, për të ndalur njëherë e përgjithmonë atë që me të drejtë Papa Françesku e ka cilësuar si “dimri demografik”, dramën më të madhe të vendit.

Është koha të ndihmojmë qytetarët tanë dhe Shqipërinë të çlirohet nga çdo formë e regjimeve hibride, për të ecur më shpejt, pa pengesa artificiale, drejt çeljes së negociatave dhe anëtarësimit në Bashkimin Europian.

GËZUAR DITËN E EUROPËS!

The post Dita e Europës, Meta: Të ndihmojmë Shqipërinë të çlirohet nga çdo formë e regjimeve hibride appeared first on Albeu.com.