Dita e Drejtësisë Archives - Albeu.com

Dita e Drejtësisë në Shqipëri, VOA: Sistemi i reformuar përballet me shumë sfida, por ka tronditur kulturën e pandëshkueshmërisë
Sistemi i reformuar i drejtësisë shqiptare përballet me shumë sfida pas procesit të vettingut, por ai ka tronditur kulturën e pandëshkueshmërisë dhe për këtë ka mbështetjen e plotë të autoriteteve shqiptare dhe partnerëve perëndimorë, amerikanë dhe europianë.

Këto vlerësime u dhanë sot në Ditën Kombëtare të Drejtësisë në Tiranë, për nderim të të cilës u zhvillua një mbledhje e përbashkët nga Këshili i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Presidenti Bajram Begaj si dhe përfaqësues të diplomacisë amerikane dhe europiane në Shqipëri bënë thirrje që drejtësia e re të thellojë rezultatet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në mbledhjen e përbashkët vjetore të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku morën Presidenti i Republikës, përfaqësues të Kuvendit, qeverisë, dhe të misioneve diplomatike amerikane, kryetari i KLP-së, Alfred Balla, renditi disa nga sfidat që po has sistemi gjyqësor pas reformimit, mes të cilave përmendi rritjen e cilësisë së gjykimit, kthimin e besimit të publikut, por duke nisur nga stoqet dhe vendet bosh në sistem.

“Do të renditja konkretisht disa: sfidën e plotësimit të vendeve të mbetura vakant nga procesi i vetingut. Duhen edhe disa vite që ne të plotësojmë radhët tona. Kemi sfidën e gjetjes së një të mesme të artë mes çështjeve të akumuluara pa fund ndër vite dhe evadimit të tyre nga gjykata të atyre që janë më urgjente. Kemi sfidën e konsolidimit të organeve të reja të drejtësisë, se kemi disa vite që jemi krijuar. Kemi sfidën e rritjes së cilësisë së hetimit dhe gjykimit për çështje penale, civile dhe administrative”, tha Balla.

I ngarkuari me punë i SHBA-ve në Shqipëri, David Wisner, tha se përfaqësuesit e rinj të drejtësisë, po sjellin transparencë dhe llogaridhënie, si dhe po ndërmarrin veprime kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, megjithë pengesat si vende të paplotësuara, çështje të prapambetura dhe një vetting gjithnjë e më të plotë, ndërsa ka presione politike dhe pritshmëri të lartë nga publiku.

“Përpjekjet tuaja për të përmirësuar qeverisjen, sundimin e ligjin dhe anti-korrupsionin janë premtuese. Politikanët, institucionet dhe cilido që është i interesuar për një demokraci më të fortë në Shqipëri duhet të bëjnë më shumë”, tha Wisner.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara do t’i mbështesin përpjekjet për të ndërtuar reforma të suksesshme, për të rritur gjithëpërfshirjen, për të qenë në linjë me Kushtetutën dhe për të respektuar pavarësinë e institucioneve të gjyqësorit.

“SHBA nxisin më shumë bashkëpunim mes grupeve politike, shoqërisë civile dhe të tjerëve për të çuar përpara reforma kyçe për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian dhe integrimit euroatlantik. Kundërvënia ndaj korrupsionit dhe nxitja e mirëqeverisjes dhe përpjekjeve për sundimin e ligjit janë një detyrë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët, përfshirë të gjitha institucionet dhe aktorët që po punojnë për to”, tha Wisner.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj tha se tani për herë të parë pas shumë dekadash, kultura e pandëshkueshmërisë është tronditur thellë.

Ai shprehu mbështetjen e tij të plotë për gjithë organet e drejtësisë dhe magjistratët për ndihmesën e tyre të përditshme në mbrojtje të interesave dhe të drejtave të qytetarëve dhe në mbrojtje të interesit publik.

“Po ashtu ritheksoj mbështetjen e plotë ndaj SPAK-ut dhe GJKKO-së për ndihmesën e tyre në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. I kuptoj vështirësitë e panumërta, presionin e vazhdueshëm dhe përgjegjësinë e lartë, por kjo është sfida. Të jeni të sigurtë se shqiptarët iu mbështesin”, tha presidenti Begaj.

Drejtuesi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, tha se reforma në drejtësi është e pakthyeshme dhe arritjet e SPAK-ut duhet të jenë të pakthyeshme, dhe se për këtë kanë mbështetjen e BE-së.

Ai theksoi se përparimi i bërë nga SPAK-u në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, funksionimi i plotë i Gjykatës së Lartë dhe për herë të parë nga krijimi i saj u plotësua me gjyqtarë karriere, largimi prej sistemit i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar nga procesi i vetingut janë arritje të jashtëzakonshme dhe gurë themeli në rrugën e Shqipërisë për të vendosur mbizotërimin e ligjit.

“Tani më shumë se kurrë reforma në drejtësi duhet të forcohet, të bëhet e qëndrueshme, të ecë përpara më shpejt për të arritur më shumë rezultate, dhe për këtë janë të nevojshme infrastruktura dhe financimi i duhur, burimet njerëzore, dhe vendosmëri e drejtuesve për të kapërcyer sfida si stoqet në gjykata etj.”, tha ai.

Dita e Drejtësisë në Shqipëri përkujton ligjet e para në këtë fushë që miratoi qeveria e parë e

Shqipërisë më shumë se 110 më parë e kryesuar nga Ismail Qemali, dhe cilësohet si një ditë reflektimesh mbi zhvillimet e reja në sistemin e drejtësisë./voa

The post Dita e Drejtësisë në Shqipëri, VOA: Sistemi i reformuar përballet me shumë sfida, por ka tronditur kulturën e pandëshkueshmërisë appeared first on Albeu.com.

Dita e Drejtësisë, Sokol Sadushi: S’kemi ambiente e gjyqtarë, dosjet ‘stivë’! S’duam lëmoshë, të plotësohen detyrimet kushtetuese për gjyqësorin
Në Ditën e Drejtësisë, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka evidentuar problematikat me të cilat përballet sistemi gjyqësor në vendin tonë. Në një takim me gjyqtarë, Sadushi vuri theksin te mungesa e burimeve njerëzore në sistemin gjyqësor, si edhe financiare, ndonëse thotë se ka një përmirësim të ndjeshëm. Sadushi thotë se kjo situatë është kritike në të gjitha gjykatat e vendit.

“Megjithëse Gjykata e Lartë ka një përmirësim të ndjeshëm të situatës post-reformë, falë punës dhe angazhimit maksimal të gjyqtarëve dhe stafit administrativ, por edhe Këshillit të Lartë Gjyqësor që ka plotësuar numrin e gjyqtarëve, ajo vijon të ketë pamjaftueshmëri të burimeve njerëzore, materiale dhe financiare. Në fakt, kjo është situata në të gjitha gjykatat e Republikës, që do ta konsideroja problematike, në mos edhe kritike”, tha Sadushi.

Përgjegjësinë për këtë situatë Sadushi nuk ia ‘faturon’ vetëm ekzekutivit dhe legjislativit, por sipas tij rëndon edhe mbi pushtetin gjyqësor të cilët duhet të kërkojnë prej tyre përmbushjen e detyrimeve kushtetuese e ligjore.

“Përgjegjësia rëndon mbi të gjithë Ne gjyqtarët e Republikës, ashtu, si edhe mbi Këshillin e Lartë Gjyqësor, që nëpërmjet reagimit institucional dhe legjitimitetit të vendimmarrjes duhet t´i dëshmojmë ekzekutivit dhe legjislativit se sistemi i drejtësisë nuk zgjat dorën për lëmoshë, por kërkon prej tyre përmbushjen e detyrimeve kushtetuese e ligjore, në funksion të parimeve dhe vlerave, mbi të cilat vepron një shtet i së drejtës”, u shpreh Sadushi.

Kryetari i Gjykatës së Lartë thotë se gjyqtarët po përballen dosjet që po rriten në mënyrë drastike.

Kjo e bën të domosdoshme nevojën e gjykatave për mirëmenaxhim, që nuk mund t’ia japin gjyqtarët e mbingarkuar me një vëllim çështjesh në rritje drastike. Ne kemi nevojë për një trupë administratorësh të aftë për të menaxhuar dhe drejtuar, në mënyrë që gjyqtarët të përqendrohen në detyrën parësore, të gjykuarit. Gjykatat nuk mund të kryejnë siç duhet misionin e tyre, nëse struktura, qeverisja, vizioni strategjik, programet dhe veprimet që ndërmerren, nuk krijojnë një perceptim të merituar në publik se gjyqësor është i përgjegjshëm.

The post Dita e Drejtësisë, Sokol Sadushi: S’kemi ambiente e gjyqtarë, dosjet ‘stivë’! S’duam lëmoshë, të plotësohen detyrimet kushtetuese për gjyqësorin appeared first on Albeu.com.

“Arritjet e SPAK duhet të jenë të pakthyeshme”, Gonzato: Reforma në drejtësi duhet çuar para, BE krah këtij procesi
Reforma në drejtësi është e pakthyeshme tha ambasadori i BE në Tiranë Silvio Gonzato, ndërsa nënvizoi se SPAK duhet të mbështetet nga qeveria dhe institucionet. Në fjalën e tij të mbajtur në takimin që u zhvillua në kuadër të Ditës së Drejtësisë, Gonzato tha se reforma në drejtësi duhet çuar para dhe se BE mbështet këtë proces.

“Ka shuma arsye për të festuar sot. Progresi i bërë nga SPAK kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pastrimi nga sistemi i drejtësisë i prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar… Është kërkuar shumë kurajo për të qenë krenarë me punën e bërë nga SPAK. Reforma në drejtësi duhet të forcohet, duhet konsoliduar dhe duhet çuar përpara për të pasur më shumë rezultate. Këto rezultate t’u shërbejnë qytetarëve. Në këtë javë të Evropës kemi festuar në të gjithë vendin për gjithëpërfshirje në të drejtat e njeriut. Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në të gjithë këto fusha. Reforma në drejtësi është e pakthyeshme, dhe arritjet e SPAK duhet të jenë të pakthyeshme.

Përpjekjet për të konsoliduar arritjet e SPAK duhet të mbështeten nga të gjithë komponentët e shtetit duke përfshirë dhe qeverinë. Me këtë reformë është bërë shumë por sigurisht ka ende punë për të bërë. Doja t’u falënderoja për punën e bërë. BE mbështet institucionet e drejtësisë dhe do të vazhdojë ta bëjë. Ky takim është bërë me asistencën e BE. Takimi i Këshillit është një provë për këtë dedikim. Do të doja që të mbyllja këtë fjalim së BE e mbështet sistemin e drejtësisë dhe do të mbrojë të gjithë institucionet e drejtësisë.”, tha ai mes të tjerash.

The post “Arritjet e SPAK duhet të jenë të pakthyeshme”, Gonzato: Reforma në drejtësi duhet çuar para, BE krah këtij procesi appeared first on Albeu.com.

Ulsi Manja në Ditën e Drejtësisë: Ma bëni hallall se gjyqtarët nuk i kanë qejf fjalimet e gjata
Në Ditën e Drejtësisë, Ulsi Manja, u ndal te Reforma në Drejtësi, ku u shpreh se duhet t’i shpallet luftë pa ekuivok kriminalitetit, pa dallim ngjyre.

Gjithashtu, ai theksoi se duhen rezultate konkrete për qytetarët.

Sipas tij, “mirëpres çdo propozim që kërkon angazhimin e ministrisë së Drejtësisë që synon vijimin e reformës në drejtësi. Luftë pa ekuivok kriminalitetit, duhet bërë pa dallime ngjyre”.

“Ma bëni hallall se gjyqtarët nuk i kanë qejf fjalimet e gjata, por do bëjmë si do bëjmë. Pa një drejtësi që mbron të drejtat dhe liritë e qytetarit, nuk do të kemi zhvillim ekonomik në Shqipëri.

Nuk mund të lë pa përmendur reformënën drejtësi, që dita ditës po konsolidon vetveten. Këto dy këshillë sot janë risi në reformën në drejtësi. Sa na takon si qeveri dhe si shumicë parlamentare, do të mbështesim pa rezerva konsolidimin e një sistemi të qëndrueshëm që kontrollon llogaridhënien.

Sot kemi një sistem drejtësie me një arkitekturë institucionesh. Sfidat na inkurajojnë që të rrisim bashkëpunimin ndërinstitucional. Mirëpres çdo propozim që kërkon angazhimin e ministrisë së Drejtësisë që synon vijimin e reformës në drejtësi.

Luftë pa ekuivok kriminalitetit, duhet bërë pa dallime ngjyre. Duhen rezultate konkrete, të matshme për qytetarët. Ju duhet të ulni numrin e stokut për motive patriotike më shumë, pasi qytetarët presin prej vitesh. Ky është dhe duhet të jetë thelbi i punës sonë. Në asnjë rast nuk duhet të bëhet në kurriz të drejtësisë”, tha Manja.

The post Ulsi Manja në Ditën e Drejtësisë: Ma bëni hallall se gjyqtarët nuk i kanë qejf fjalimet e gjata appeared first on Albeu.com.