Dita e deshmoreve Archives - Albeu.com

Dita e Dëshmorëve/ Berisha mban një minutë heshtje në Mat: Ne do u rikthejmë lirinë dhe dinjitetin shqiptarëve
Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim në Mat në kuadër të Ditës së Dëshmorëve, ku ka theksuar vlerat e sakrificës dhe kontributit të qytetarëve të kësaj zone për historinë e kombit shqiptar.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që ka marrë nga matjanët dhe ka nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së dinjitetit dhe lirisë për shqiptarët.

Ai ka thënë se ky është një moment reflektimi, për të nderuar ata që dhanë jetën për atdheun dhe ka kërkuar rikthimin e lirisë dhe dinjitetit për popullin shqiptar.

Pjesa kulminante e fjalës së tij ishte një minutë heshtje, për të nderuar të gjithë dëshmorët e kombit shqiptar, ndërsa ai theksoi se sakrifica e tyre është më e rëndësishme se kurrë, duke premtuar angazhimin për një Shqipëri më të lirë dhe më të dinjitetshme.

Pjesë nga fjala e kreut të PD Sali Berisha në Mat:

Të dashur matjane dhe matjanë, nderimin tim më të madh për ju, mirënjohjen më të pakufishme dhe përshëndetjet më të përzemërta për mbështetjen e madhe që më keni dhënë mua dhe PD-së, për qëndrimin e Matit ndaj historisë, kontributin e tij në historinë kombëtare.

Të dashur miq, ne mblidhemi këtu në një ditë që është dita e të rënëve të kombit.

Ndaj u ftoj të nderojmë me 1 minutë heshtje të rënët e gjitha kohërave të kombit shqiptar, të cilëve sot u detyrohemi më shumë se kurrë, t’i rikthejmë lirinë dhe dinjitetin shqiptarëve.

Lavdi të rënëve të kombit tonë!

The post Dita e Dëshmorëve/ Berisha mban një minutë heshtje në Mat: Ne do u rikthejmë lirinë dhe dinjitetin shqiptarëve appeared first on Albeu.com.

Presidenti Begaj nderon Dëshmorët e Kombit: T’i përcjellim brezit të ri flakën e atdhedashurisë
Këtë të hënë, në Ditën e Dëshmorëve të Atdheut, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kreu homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë.

Kreu i Shtetit vendosi një kurorë me lule pranë Monumentit “Nënë Shqipëri”, duke nderuar veprën e përjetshme të atyre që sakrifikuan jetën për lirinë e vendit.

Gjatë këtij momenti solemn, Presidenti Begaj, përcolli një mesazh të veçantë për të gjithë qytetarët, e veçanërisht për të rinjtë.

Në një postim në “Facebook”, ai theksoi rëndësinë e mbajtjes gjallë të vlerave të trimërisë dhe përkushtimit ndaj atdheut.

“Më 5 Maj, Ditën e Dëshmorëve, përulemi para guximit dhe sakrificës së atyre që dhanë gjithçka për çlirimin e Shqipërisë. Vlerat e tyre, trimëria dhe përkushtimi ndaj lirisë janë trashëgimi e shenjtë. Ne e kemi për detyrë t’i përcjellim brezit të ri këtë flakë atdhedashurie, duke nderuar përjetësisht kujtimin e tyre”, shkruan Presidenti Begaj.

The post Presidenti Begaj nderon Dëshmorët e Kombit: T’i përcjellim brezit të ri flakën e atdhedashurisë appeared first on Albeu.com.

Dita e Dëshmorëve, nderim për heronjtë që dhanë jetën për liri dhe dinjitetin e çdo shqiptari
Sot, është Dita e Dëshmorëve të Kombit që kanë dhënë jetën e tyre për liri, demokraci, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e çdo shqiptari.

Dita e Dëshmorëve, e ka origjinën në 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Në nderim të kujtimit të të rënëve për lirinë e vendit, çdo vit në Varrezat e Dëshmorëve kryhen homazhe nga krerët më të lartë të shtetit shqiptar.

Përpara krijimit të shtetit shqiptar, populli i kujtonte dëshmorët dhe mbante gjallë legjendat e tyre, nëpërmes këngës epike, dhe trashëgimisë të historisë të tyre nga brezi në brez.

Pas shpalljes së Pavarësisë më 1912 e deri me 1945, shteti shqiptar nuk krijoi një status ligjor për dëshmorët e Atdheut.

Gjatë luftës Nacional-Çlirimtare, nisen përpjekjet e para, për të nderuar dëshmoret e rënë në fushat e betejave.

Pas çlirimit, më 28 gusht 1945, kryesia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar, miratoi ligjin Nr. 109 “Mbi shpërblimin e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare”.

Ky ligj sanksiononte trajtimin e familjeve të patriotëve që kishin luftuar e rënë për atdheun edhe para Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, në kohën e Rilindjes Kombëtare, në luftërat për pavarësi, duke shënuar kështu përpjekjen e parë për një ligj integral për dëshmorët e Atdheut.

Në vitet ´60-të statusi i dëshmorit përpunohet më tej dhe zgjerohet, duke specifikuar termin ”Dëshmor i Atdheut”.

Në këtë ligj futen edhe Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, të cilat u ndërtuan në të gjitha qendrat e rretheve të vendit. U ndërtuan edhe Varrezat e Dëshmoreve të Atdheut në Tiranë me monumentin “Nënë Shqipëri”.

Me 1992-1993, me ndërrimin e sistemit politik, pësoi ndryshime edhe statusi i Dëshmorit të Atdheut.

Ne vitin 2000, pas shumë përpjekjeve u miratua ligji Nr. 8607 datë 27.04, “Statusi i Dëshmorit të Atdheut”, në të cilin përfshihen dëshmorët e të gjitha periudhave historike, madje edhe të rënët në vitet 1997-1999, në Shqipëri dhe në Luftën Çlirimtare të Kosovës.

The post Dita e Dëshmorëve, nderim për heronjtë që dhanë jetën për liri dhe dinjitetin e çdo shqiptari appeared first on Albeu.com.

Përkujtohet Dita e Dëshmorve në Lezhë, homazhe dhe kurora me lule në varrezat e dëshmorëve të qytetit
5-maji Dita e Dëshmorëve u përkujtua edhe në Lezhë. Veteran të luftës, familjarë të dëshmorëve dhe përfaqësues lokal vendosën kurora me lule dhe bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve, në nderim të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit.

Kryetarja e Organizatës së Veteranëve në Lezhë Marte Simoni tha se qëndrimi ndaj dëshmorëve nuk është vetëm çështje morali apo edukimi, nderi dhe dinjiteti kombëtar.

“Ne, kryetari i Bashkisë Lezhë, Elson Frroku dhe Prefekti Gjergj Prendi vlerësuam kontributin e të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit”.

Në aktivitetin e organizuar nga Bashkia Lezhë për Ditën e Dëshmorëve ra në sy mungesa e deputetëve të qarkut dhe përfaqësuesve të Partive Politike në Lezhë

The post Përkujtohet Dita e Dëshmorve në Lezhë, homazhe dhe kurora me lule në varrezat e dëshmorëve të qytetit appeared first on Albeu.com.

Sot 5 Maji, Dita e Dëshmorëve të Kombit! Shqipëria nderon heronjtë që dhanë jetën për lirinë
Dita e Dëshmorëve ose 5 maji është dita që përkujtohen të rënët e Shqipërisë.

Kjo datë është shumë e rëndësishme për shqiptarët, pasi në këtë datë kujtohen dhe nderohen trimat që luftuan për Shqipërinë e lirë.

Bota e qytetëruar, shoqëritë e rritura përmes vlerave, ku janë kultivuar parime themelore në ecurinë e brezave, mes të tjerash, e kanë mësuar kombin të kthejë rregullisht kokën mbrapa e të shohë rrugën e përshkuar, të dijë nga vjen, të kujtojë e respektojë historinë e të parëve dhe të mësojë prej asaj kohe se ku do shkojë.

Është kjo arsyeja që pothuaj gjithë shtetet e kombet kanë një ditë në vit që përkujtojnë heronjtë, dëshmorët, të rënët në beteja për atdheun, për kombin.

Disa e quajnë “Dita e Heronjve”, disa të tjerë “Dita e Heronjve Kombëtarë” ose “Dita e Martirëve”.

Ne e quajtëm “Dita e Dëshmorëve të Atdheut” dhe pasi Republika e Kosovës e përshtati këtë ditë përkujtimore, 5 Majin, edhe për bijtë e bijat e saj të rënë për lirinë, u mësuam ta quajmë “Dita e Dëshmorëve të Kombit”. Për arsyet e caktimit të ditës, nga vende të ndryshme vijnë kultura të ndryshme. Shpesh mbahen në ditëlindjen e një heroi apo heroine kombëtare, ose zgjidhet momenti i veprave të tyre të mëdha, që i bëri ata heronj.

Në shumë raste kremtimi i Ditës së Heronjve lidhet me një betejë përcaktuese, ku numri i të rënëve që luftuan kundër armiqve të vendit, ka qenë i madh ose përcaktues për fatet e kombit.

Në raste të tjera lidhet me një ditëlindje të heroit, burrë ose grua, aktet e guximshme të të cilëve i kanë mundësuar vendit të rriten si komb. Po kësaj dite i janë kushtuar memoriale monumentale, ku populli, por posaçërisht elita kombëtare, bën në këtë ditë nderet dhe ceremonitë protokollare. Shqipëria, si dhe disa vende të tjera, kanë caktuar si të tillë ditën e rënies së një heroi. Vrasja në 5 maj 1942 e Qemal Stafës, ish sekretari politik i të rinjve komunistë, në nderim të veprës së tij, është caktuar të jetë Dita a Dëshmorëve./Albeu.com/

The post Sot 5 Maji, Dita e Dëshmorëve të Kombit! Shqipëria nderon heronjtë që dhanë jetën për lirinë appeared first on Albeu.com.

Sot 5 Maji, Rama: Të paharruar dëshmorët tanë
Sot është 5 Maji, Dita e Dëshmorëve. Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, I kujton me përulje dhe shkruan se do të jenë të paharruar.

“MIRËMËNGJES

Përulësisht me #RESPEKT për ata që e deshën atdheun me jetë. Të paharrueshmit, Dëshmorët tanë”, shkruan Rama.

Dita e Dëshmorëve e ka origjinën në 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Pas shpalljes së Pavarësisë më 1912 e deri me 1945, shteti shqiptar nuk krijoi një status ligjor për dëshmorët e Atdheut. Gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, nisën përpjekjet e para, për të nderuar dëshmorët e rënë në fushat e betejave. Pas Çlirimit, më 28 gusht 1945, kryesia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar, miratoi ligjin Nr. 109 “Mbi shpërblimin e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare”. Ky ligj sanksiononte trajtimin e familjeve të patriotëve që kishin luftuar e rënë për atdheun edhe para Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, në kohën e Rilindjes Kombëtare, në luftërat për pavarësi, duke shënuar kështu përpjekjen e parë për një ligj integral për dëshmorët e Atdheut.

Në vitet ’60-të statusi i dëshmorit përpunohet më tej dhe zgjerohet, duke specifikuar termin ”Dëshmor i Atdheut”. Në këtë ligj futen edhe Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, të cilat u ndërtuan në të gjitha qendrat e rretheve të vendit. U ndërtuan edhe Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut në Tiranë me monumentin “Nënë Shqipëri”.

Me 1992-1993, me ndërrimin e sistemit politik, pësoi ndryshime edhe statusi i Dëshmorit të Atdheut.

Në vitin 2000, u miratua ligji Nr. 8607 datë 27.04, “Statusi i Dëshmorit të Atdheut”, në të cilin përfshihen dëshmorët e të gjitha periudhave historike, madje edhe të rënët në vitet 1997-1999, në Shqipëri dhe në Luftën Çlirimtare të Kosovës./albeu.com

The post Sot 5 Maji, Rama: Të paharruar dëshmorët tanë appeared first on Albeu.com.

5 Maji, Shqipëria përkujton Dëshmorët e Atdheut
5 Maji shënon një datë të rëndësishme historike për shqiptarët, pasi përkujtohen Dëshmorët e Kombit.

Në Ditën e Dëshmorëve të Kombit janë të shumtë emrat e të gjitha kohërave që kujtohen me mirënjohje jo vetëm për vlerat e përjetshme dhe kontributin që dhanë për çlirimin e vendit për një të ardhme më të mirë, por edhe të gjithë ata që sakrifikuan jetën e tyre për liri, demokraci, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e çdo shqiptari.

Ndryshe nga vitet e tjera, për shkak të masave të marrë në luftën kundër koronavirusit sot në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut do të vendosen vetëm kurora me lule.

Dita e Dëshmorëve e ka origjinën në 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Pas shpalljes së Pavarësisë më 1912 e deri me 1945, shteti shqiptar nuk krijoi një status ligjor për dëshmorët e Atdheut. Gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, nisën përpjekjet e para, për të nderuar dëshmorët e rënë në fushat e betejave. Pas Çlirimit, më 28 gusht 1945, kryesia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar, miratoi ligjin Nr. 109 “Mbi shpërblimin e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare”. Ky ligj sanksiononte trajtimin e familjeve të patriotëve që kishin luftuar e rënë për atdheun edhe para Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, në kohën e Rilindjes Kombëtare, në luftërat për pavarësi, duke shënuar kështu përpjekjen e parë për një ligj integral për dëshmorët e Atdheut.

Në vitet ’60-të statusi i dëshmorit përpunohet më tej dhe zgjerohet, duke specifikuar termin ”Dëshmor i Atdheut”. Në këtë ligj futen edhe Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, të cilat u ndërtuan në të gjitha qendrat e rretheve të vendit. U ndërtuan edhe Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut në Tiranë me monumentin “Nënë Shqipëri”.

Me 1992-1993, me ndërrimin e sistemit politik, pësoi ndryshime edhe statusi i Dëshmorit të Atdheut.

Në vitin 2000, u miratua ligji Nr. 8607 datë 27.04, “Statusi i Dëshmorit të Atdheut”, në të cilin përfshihen dëshmorët e të gjitha periudhave historike, madje edhe të rënët në vitet 1997-1999, në Shqipëri dhe në Luftën Çlirimtare të Kosovës.

The post 5 Maji, Shqipëria përkujton Dëshmorët e Atdheut appeared first on Albeu.com.