dita e 113-të Archives - Albeu.com

Televizioni australian i bën jehonë protestave në Shqipëri: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e sistemit
Protesta qytetare, që ka hyrë sot në ditën e 113-të, vazhdon të tërheqë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Së fundmi, lëvizjes qytetare i ka bërë jehonë SBS Dateline, një program televiziv australian i gazetarisë investigative, i cili thekson se protesta nisi fillimisht kundër projektit në Zvërnec, por shpejt u kthye në një lëvizje kundër qeverisë.

Qytetarët që kanë folur për Jennifer Scherer, gazetaren e emisionit, nga sheshi ku mblidhen çdo ditë, theksojnë se ka ardhur koha për të ndryshuar sistemin politik.

“Ne po përpiqemi të sjellim një ndryshim sistemi. Kemi nevojë për një revoltë të fuqishme popullore. Tani është koha”, thotë një protestues.

Për emisionin, ka folur edhe aktivisti Jurgen Shpërdhea, i cili thekson se Shqipëria ka gjithçka që i nevojitet për të qenë një vend i pasur. Ai përmend edhe faktin se në shesh iu janë bashkuar edhe shumë fëmijë, të cilët brohorasin me të tjerët “refrenin” “Rama jepe dorëheqjen”.

Të tjerë shprehen se kanë dalë në shesh për të bërë të mundur ndryshimin e të ardhmes së tyre. Po ashtu, për emisionin australian ka folur edhe kryeministri Edi Rama, i cili thotë se projekti nuk mund të përcaktohet nga protestat.

“Nuk ka asnjë mundësi që përparimi në Shqipëri dhe projekti të përcaktohen nga protestat në rrugë; kjo nuk do të ndodhë kurrë. Jo sa kohë jam unë në krye”, tha ai.

The post Televizioni australian i bën jehonë protestave në Shqipëri: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e sistemit appeared first on Albeu.com.