diskutimet Archives - Albeu.com

Lavrov njofton raundin e dytë të bisedimeve me Uashingtonin, zyrtarët amerikanë dhe rusë takim në Stamboll
Diplomatët e nivelit të lartë nga Rusia dhe SHBA do të takohen këtë javë për të diskutuar mbi operacionet e ambasadave të tyre përkatëse, ka thënë ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov.

Lavrov i bëri këto komente të mërkurën në një konferencë për shtyp në Doha të Katarit, duke specifikuar se takimi do të zhvillohet në Stamboll të Turqisë, më 27 shkurt dhe do të fokusohet në normalizimin e punës së ambasadave të të dy vendeve. Rezultati i bisedimeve të ardhshme do të përcaktojë se sa “shpejt dhe efektivisht mund të ecim përpara”, shtoi diplomati.

Sipas Lavrov, të dy palët pritet të trajtojnë “çështjet sistemike” që rrjedhin nga “veprimet e paligjshme të administratës së mëparshme amerikane për të krijuar pengesa artificiale” për operacionet e ambasadës ruse.

Rusia dhe SHBA-ja kanë një histori të gjatë tensionesh diplomatike, duke përfshirë dëbimet reciproke të stafit të ambasadës edhe para përshkallëzimit të konfliktit të Ukrainës në vitin 2022.

Që nga viti 2023, misioni diplomatik amerikan në Rusi drejtohet nga ambasadorja Lynne Tracy. Ish-ambasadori i Rusisë në SHBA, Anatoly Antonov, dha dorëheqjen nga posti i tij në tetor 2024. Disa media ruse që atëherë kanë raportuar se Ministria e Jashtme ka propozuar Aleksandr Darchiev, kreun e Departamentit të saj të Amerikës së Veriut, për këtë pozicion. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova i tha RIA Novosti këtë muaj se Moska ka paraqitur një kandidat, por ende nuk ka marrë miratimin e Uashingtonit.

The post Lavrov njofton raundin e dytë të bisedimeve me Uashingtonin, zyrtarët amerikanë dhe rusë takim në Stamboll appeared first on Albeu.com.

Ndihmës sekretari amerikan Todd Robinson takohet me Ramën, ambasada zbardh diskutimet
Kryeministri Edi Rama u takua të martën me Todd D. Robinson, ndihmës sekretarin amerikan për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit. Ambasada amerikane ka zbardhur diskutimet, teksa thotë se theksi u vu te forcimi i shtetit të së drejtës, gjyqësori i pavarur dhe reforma në drejtësi.

“Ndihmës Sekretari Todd Robinson u takua me Kryeministrin Edi Rama për të nënvizuar bashkëpunimin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe diskutoi mbi rëndësinë kritike të forcimit të shtetit të së drejtës, rëndësinë e një gjyqësori të pavarur dhe çuarjen përpara të reformës në drejtësi.”, njofton ambasada.

Më herët gjatë ditë së sotme, Robinson u takua edhe me prokurorë të SPAK, ku iu kërkoi që të vazhdojnë punën dhe të mos dorëzohen në luftën kundër krimit dhe korruppsionit. Zyrtari i lartë amerikan konfirmoi gjithashtu vazhdimin e mbështjetes amerikane për reformën në drejtësi.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=822930496528776&set=a.225301982958300&type=3&ref=embed_post

The post Ndihmës sekretari amerikan Todd Robinson takohet me Ramën, ambasada zbardh diskutimet appeared first on Albeu.com.

Zbardhet debati me dyer të mbyllura, porosia e Berishës për demokratët
Ditën e sotme, Këshilli i Kombëtar i Partisë Demokratike, po zhvillon aktualisht takimin me dyer të mbyllura për mediat, ku janë  zbardhur bisedat midis ish-kryeministrit Sali Berisha dhe të pranishmëve.

Pjesë nga diskutimet:

Flamur Noka: “Berisha paraqiti situatën e vendit. Kuvendi miratoi një rezolutë. Kryefjalë është aksioni opozitar ne terren dhe mosbindja civile. Deputetet e kane nisur prej më shumë se 2 muajsh. Liderin e opozitës dhe opozitën synojnë ta likuidojnë. Rruga jonë e vetme është përballja dhe mosbindja civile”.

SALI BERISHA: “Ky regjim nuk u instalua për pak dite por vit pas viti. Diktatura e re shkeli ligjet dhe procedurën dhe ushtroi vullnetin e një njeriu, njësoj si në kohën e Hoxhës.  Sot jemi para vendimit te rëndësishëm. A do vendosim të përballemi me këtë diktaturë? Nëse po ne duhet te shënojmë një kthesë. Deputetët e shënuan. Rama është diktator. Beteja kundër diktaturës kërkon sakrifica. Një vendim historik i secilit është vendimtar në qëndrimin tonë.

Shoqëritë në diktaturë janë të ndara, ka dhe nga ata që heshtin. Heshtja është gjëja me e çmuar në diktaturë. Te mos bëhemi pjesë e heshtjes. Të guxojmë duke vrarë frikën. Të bëjmë projekte si ta dëmtojmë diktaturën. Rama është armiku më i egër i yni. Jemi në diktaturë. Duhet guxim për çdo akt të mosbindjes civile”.

Faktori ndërkombëtar

Në 1990, unë isha në protestën e studenteve. Ato ditë, ndërkombëtar ishte vetëm ambasadori i  Hungarisë. Ju siguroj se mbështetja ndaj nesh përcaktohet nga veprimi ynë. Ne duhet të ndihmojmë veten para se të na ndihmojnë të tjerët. Këshilli Ministrave të BE në raport vendosi pikë të parë dialogun me opozitën. Mbështetjen e ndërkombëtareve e kemi në dorën tonë. Duhen angazhuar të rinjtë. Duhet t’i motivoni ata politikisht. Ky do ishte një ndër sukseset tona më të mëdha. Gratë për shkak të emigracionit janë sot shumice numerike dhe cilësore. Të ftojmë zonjat te behën pjese e betejës sonë. Ju garantoj se ne e rrezojmë narkodiktaturën. Veprimet e Ramës dëshmojnë se ai ka frikë, se rrezohet nga pushteti. Por ne duhet te marrim kthesën, nuk mjafton vetëm  denoncimi.

Osman Stafa: “Situata eshte e veshtire. Si duhet te reagojme ne? Ne duhet te jemi nje. Nese jo PD ka vdekur. Reagimi qytetar eshte me i forte se ne. Demokracia eshte ne piken e vdekjes. Sugjeroj : Reagimi te nise nga deputetet, kryetaret e degeve, Kryesia. Ne duhet te bejme nje harmonizim”.

Berisha:

“Kam shpreh problemin qe rendi demokratik nuk ekziston më. Por jam optimist sepse ne  PD-në  de fakto  e rithemeluam. Ai proces ndodhi ne kushtet e një presioni. Ne ja dolëm. Nëse kjo nuk do te ndodhte sot PD ( prej Bashës) do ishte ne aleancë me PS-në. Ne duhet të angazhohemi për rrëzimin e diktaturës së dytë.

Sic e rithemeluam PD tani te kalojme ne perballje me diktaturen. Kjo eshte e veshtire por absolutisht e mundshme dhe e suksesshme. Shikoni cfare veprimesh morri Rama nga paniku i opozites se vertete. Tani PD duhet te shpetoje Shqiperine”.

The post Zbardhet debati me dyer të mbyllura, porosia e Berishës për demokratët appeared first on Albeu.com.

Zbardhen pikat e kornizës së diskutimeve për marrëveshjen Kosovë-Serbi
Ndërkohë që Kosova dhe Serbia vazhdojnë dialogun për të normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe për të arritur në pikën finale, njohjen e ndërsjellë, pak është thënë në publik se për çfarë është diskutuar dhe po diskutohet konkretisht. Herë pas here është folur për çështje të shkëputura, por deri më tani, publiku nuk ka parë një kornizë të negociatave.

Abcnews.al sjell për herë të parë një dokument kornizë të këtyre negociatave i cili përmban elementet e “kornizës së përgjithshme të marrëveshjes juridikisht të detyrueshme ndërkombëtare për normalizimin e plotë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.” Në dokument flitet për parimet e përgjithshme të marrëdhënieve dypalëshe bazuar në njohjen e ndërsjellë (normalizimin) dhe kontekstin ndërkombëtar. Flitet gjithashtu për “angazhime specifike dhe garanci të ndërsjella shtesë për shqiptarët në Serbi dhe serbët në Kosovë”, zbatimin e plotë të marrëveshjeve ekzistuese dhe Dispozitat përfundimtare për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Çështja e dialogut Kosovë-Serbi, veçanërisht pas vizitës së të dërguarve francezë dhe gjermanë, është diskutuar edhe në takimin e paparashikuar dhe “urgjent” të kryeministrave të Kosovës dhe Shqipërisë në Tiranë.

Burime të Abcnews.al thonë se dokumenti i fundit që iu është dhënë politikanëve kryesorë në Kosovë dhe Serbi, përmban të paktën dy pika të ndjeshme, për të cilat duket e vështire të ketë marrëveshje. Bëhet fjalë për kufijtë dhe mënyrën sesi do t’iu referohet atyre në dokument.

Është folur për formate të ndryshme të dokumentit përfundimtar të marrëveshjes Kosovë-Serbi dhe sesi do të trajtohej kjo çështje, por ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar për propozimet e bëra. Një nga modelet e diskutueshme që ka të bëjë me kufijtë dhe pasojat që ka mungesa e demarkimit të qartë dhe përfundimtar të tyre, është ai i Izraelit.

Shteti i Izraelit u pranua në Kombet e Bashkuara (OKB) si anëtari i tij i 59-të më 11 maj 1949, por më shumë se 70 vjet pasi shpalli shtetësinë, kufijtë e tij ende nuk janë zgjidhur plotësisht. Udhëheqja hebraike në Palestinë shpalli krijimin e Shtetit të Izraelit më 14 maj 1948, në momentin kur mandati britanik përfundoi, por pa shpallur kufijtë e tij.

Të nesërmen Izraeli u pushtua nga pesë ushtri arabe, duke shënuar fillimin e Luftës së Pavarësisë së Izraelit. Luftimet përfunduan në vitin 1949 me një sërë armëpushimesh, duke prodhuar linja armëpushimi përgjatë kufijve të Izraelit me shtetet fqinje dhe duke krijuar kufijtë e asaj që u bë e njohur si Rripi i Gazës, Jerusalemi Lindor dhe Bregu Perëndimor. Shtetet arabe përreth refuzuan të njohin Izraelin, që do të thotë se kufijtë e tij mbetën të pacaktuar.

Kosova ka shpallur pavarësinë e saj në kufij të përcaktuar qartë, madje edhe në flamurin e saj, dhe është njohur nga më shumë se 100 vende. Kufiri I saj më I ndjeshëm mbetet ai verior ku kufitarët e Kosovës në njërën anë kanë përballë Serbinë dhe në anën tjetër, serbët e veriut, që përbëjnë shumicën dërrmuese të popullsisë në pjesën veriore./abcnews.al

The post Zbardhen pikat e kornizës së diskutimeve për marrëveshjen Kosovë-Serbi appeared first on Albeu.com.