diskutime Archives - Albeu.com

LVV pret certifikimin për të formalizuar hapat drejt krijimit të institucioneve të reja
<html><head></head><body>

Lëvizja Vetëvendosje ka hyrë tashmë në biseda të brendshme për mundësitë e formimit të institucioneve, por vendimet zyrtare do të pasojnë vetëm pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit. Kështu u shpreh kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj.

Në “Intervista e Javës” në KosovaPress, Zulfaj theksoi se ky certifikim do të shërbejë si baza formale për të përcaktuar numrin e mandateve dhe për të analizuar skenarët për konstituimin e Kuvendit, formimin e institucioneve të reja dhe zgjedhjen e presidentit.

Sipas tij, Albin Kurti, si kryeministër dhe njëherësh kryetar i subjektit më të madh politik, duhet të presë përmbylljen e procesit zgjedhor para se të ecet më tej, në mënyrë që çdo llogaritje dhe qëndrim të mbështetet mbi rezultatet zyrtare.

Zulfaj tha se në kuadër të LVV-së po zhvillohen diskutime për alternativa të ndryshme, por theksoi se mënyra se si ato do të marrin formë do të varet edhe nga sjellja dhe qasja e partive të tjera politike ndaj ngritjes së institucioneve të reja.

LVV ka nisur diskutimet për opsionet e formimit të institucioneve

“Kryeministri, presidenti i LVV-së do të presë certifikimin e rezultateve së pari. Ajo pastaj është pikënisja që zyrtarisht sa mandate i ke fituar, në mënyrë që të flasësh pastaj mbi bazën. Dihet, por si kryeministër dhe president i subjektit më të madh duhet të presësh certifikimin e tyre që të flasësh sigurt se kush sa vende i ka për të bërë aritmetikat për konstituimin e institucioneve. Këta skenarë do t’i shqyrtojë mbi bazën e rezultatit, besoj, kryeministri bashkë me kryesinë e LVV-së… Sigurisht se ka diskutime (brenda LVV-së), por sesi do të materializohen këto diskutime. Në herën e kaluar kishim rezultatin dhe propozimin. Tash duhet të shohim edhe spektrin politik sesi e kanë qasjen karshi krijimit të institucioneve”, tha ai.

Ai akuzoi partitë e ish-opozitës se kanë penguar edhe më herët ngritjen e institucioneve, duke përmendur zvarritjen për muaj të tërë të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, ndonëse, sipas tij, ajo pozitë i takonte grupit më të madh parlamentar.

Zulfaj shtoi se opozita e atëhershme jo vetëm që refuzoi ofertën për koalicion qeverisës, por nuk pranoi as propozimin e LVV-së për një president konsensual, duke përmendur emrin e Feride Rushitit.

Zulfaj: Ish-opozita po bëhet pengesë e formimit të institucioneve të reja

“Këtu kisha përmendur dy momente. Një, i gjithë viti i kaluar shkoi, ju e dini, nga drama në Kuvend për kryetarin e Kuvendit. Domethënë, kryetari i Kuvendit i takonte grupit më të madh parlamentar, kështu edhe u bë në fund, apo? Pse na humbën gjithë atë kohë për të dëshmuar që kryetari i Kuvendit prapë i takon grupit më të madh parlamentar? Humbje kohe, humbje kohe komplet. Ndërkohë që kishte ofertë edhe për koalicion qeverisës. Nuk donin as në koalicion qeverisës, shkuam në zgjedhje. Pra, kryetari i Kuvendit, që i takonte Lëvizjes Vetëvendosje, e vonuan me muaj, në fund për t’i takuar prapë Lëvizjes Vetëvendosje. Koalicion qeverisës për qeverisje të përbashkët refuzuan. Dhe në zgjedhje fituam shumë më shumë se sa më 28 dhjetor, fituam shumë më shumë se sa në shkurt. Pra, le që na humbën kohën me manovra në Kuvend, po humbën edhe zgjedhjet pastaj në fund. Çfarë është rezultati i kësaj? Në shkurt, nëse nuk gaboj, 14 shkurt ka qenë kur u krijua pastaj qeveria e re. Vetëm dy ditë pas, e kemi ratifikuar Planin e Rritjes, vetëm dy ditë pas. Kemi pasur Kuvend, kemi pasur Qeveri. Nga humbja e 28 dhjetorit, në momentin tjetër nuk e pranuan as propozimin për president konsensual… As nuk e pranuan propozimin tonë, për propozimin e tyre për president. Domethënë, as nuk e pranuan propozimin për president konsensual, zonjën e nderuar Feride Rushiti, por as nuk pranuan propozimin tonë për propozimet e tyre për president”, deklaroi ai.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i publikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit më 27 qershor.

Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion parazgjedhor me Guxo dhe Alternativa, doli e para me 47.13% dhe siguroi 53 ulëse. Partia Demokratike e Kosovës mori 19.44% dhe 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 16.69% dhe 18 ulëse, ndërsa Aleanca 6.74% dhe shtatë ulëse.

Përveç konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë, deputetët e legjislaturës së njëmbëdhjetë do të kenë për detyrë edhe zgjedhjen e presidentit të ri, për të cilin afati është 60 ditë nga momenti i konstituimit të Kuvendit.

</body></html>

The post LVV pret certifikimin për të formalizuar hapat drejt krijimit të institucioneve të reja appeared first on Albeu.com.

Rriten përplasjet në LDK, shtohen kërkesat që Abdixhiku të largohet
Pas rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, në Lidhjen Demokratike të Kosovës po vazhdojnë tensionet e brendshme, teksa disa degë të partisë kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku, ndërsa nga kryesia dhe figura të rëndësishme janë shfaqur qëndrime të ndryshme.

Kërkesat për përgjegjësi, mbështetja për udhëheqjen aktuale dhe thirrjet për reflektim në strukturat partiake e kanë thelluar edhe më tej debatin.

Dega e Pejës, ajo e Lipjanit dhe dega e II e Prishtinës kanë kërkuar publikisht largimin e Abdixhikut, ndërsa degë të tjera, si Ferizaj dhe Istogu, kanë mbajtur qëndrime të kundërta, duke e shndërruar këtë në një nga zhvillimet më të forta të brendshme në LDK pas zgjedhjeve.

Nga ana tjetër, edhe vetë Lumir Abdixhiku ka reaguar për këto zhvillime. Duke iu referuar diskutimeve të zhvilluara më herët në Kuvendin e partisë, ai deklaroi se çështja e dorëheqjes së tij është trajtuar tashmë, ndërsa kërkoi dorëheqje morale nga drejtuesit e dy degëve, asaj të Pejës dhe Ferizajt.

The post Rriten përplasjet në LDK, shtohen kërkesat që Abdixhiku të largohet appeared first on Albeu.com.

Diskutime me dyer të mbyllura në Grupin e PD-së/ Berisha: Të ngremë njerëzit, të protestojmë para ambasadave
Zbardhen diskutimet me dyer në mbyllura në Grupin Parlamentar të PD, një ditë më parë pas seancës së tensionuar parlamentare. Deputetët kanë hedhur ide të ndryshme në lidhje me aksionin opozitar.

Sipas gazetarit Osman Stafa, bëjnë të ditur se deputeti Tomor Alizoti, ka thënë që diktaturat nuk përmbysen as me ndërkombëtarë dhe as me ambasada.

Ai është shprehur se duhet të marrin vendime afatgjate politike.

Ndërsa Sali Berisha, ka deklaruar se duhet që të protestonën ashtu sic u protestua në Shtëpinë e Bardhe, kur kryeministër ishte Fatoës Nano.

Tomor Alizoti: Shqipëria sot ka hyrë sot në fazën e diktaturës. Ai ka kapur mediat sot, dhe e jep mesazhin e tij siç dëshiron, ne si kemi mediat, prandaj ne duhet të komunikojmë në terren. Një mikrofon dhe të dalim në rrugë, të ftojmë forumet rinore dhe të bëjmë bisedë të hapur me njerëzit në rrugë.

Diktaturat nuk janë përmbysur as me ndërkombëtarët as me ambasadat. Ne duhet të marrim vendim afatgjatë politik. Të ngremë njerëzit, t’i bindim, t’u japim shpresë, e pastaj t’i thërrasim në protesta masive.

Sali Berisha: Shumë ide të vyera. Unë mendoj se duhet ta bëjmë kërkesën për përsëritjen e seancës, dhe po ashtu edhe të kërkojmë mocion për shkarkim për Niko Peleshin, pasi ai ka shkelur kushtetutën. Ndërsa e dimë që Begaj s’do veprojë, por ama ne kemi detyrë t’i themi atij që mos t’i thërrasë për betim. Krytarët e grupeve parlamentare të bëjnë nëpër ambasada e të shpjegojnë situatën. Ne duhet të rivitalizojmë edhe degët tona në diasporë, për të zhvilluar protesta përpara Ambasadave, siç është protestuar përpara Shtëpisë së Bardhë kur Kryeministër ishte Fatos Nano.

DEBATI ME DYER TE MBYLLURA NE GRUPIN E PD-së

Fatmir Mediu: Ne duhet ta ndërtojmë reagimin nëpërmjet diskutimit dhe debatit me njerëzit, dhe kjo kërkon një organizim në të gjithë Shqipërinë. Përsa i takon marrëdhënieve me partnerët, duhet të flasim me ta duhet të jemi partnerët.

Me ta duhet të diskutojmë dhe për ngjarjet e sotme, unë mendoj se duhet t’u kërkojmë takim, e t’u shpjegojmë gjërat. Se nuk mjafton që ata të na shohin nga ballkoni (i parlamentit teksa shihnin seancën të enjten).

Bledjon Nallbati: Si fillim unë mendoj se duhet të bëjmë një kërkesë për të përsëritur seancën e sotme. Së dyti, nëse qeveria nuk pranon përsëritjen e seancës, duhet që ndërkombëtarëve t’ua bëjmë të qartë, se ne do të kushtëzojmë marrëdhënien tonë me Parlamentin. Ne nuk mund të rremë si manekinë në Kuvend, teksa Rama na thotë sesi duhet të sillemi, s’jemi aty për show-n e Ramës.

Gjin Gjoni: Unë jam për radikalizim të aksionit. Duhet të veprojmë në disa drejtime. Një ide mund të jetë ngujimi në Kuvendin e Shqipërisë, ose greva e urisë. Po ashtu, duhet të punojmë për protesta të forta. Të rrethojmë Kuvendin e Shqipërisë, ashtu edhe Kryesinë e Kuvendit. Diaspora duhet të protestojë gjithashtu përpara ambasadave. Nuk mund të ketë normlaitet me këtë qeveri.

Saimir Korreshi: Unë jam për radikalizim te aksionit tone. Jam per ngujim ne Kuvendin e Shqiperise. Jam i mendimit për aksion edhe në Kryesinë e Kuvendit. Nëse Peleshi nuk e kthehen vendimin, atëherë ngujohemi. Njerëzit presin nga ne, nuk dalin më për ne.

Ina Zhupa: Para një jave kryesia e partisë dhe grupi kemi marr vendim per te mos lene asnjë hapësire institucionale te pashfrytezuar ne perballjen me Ramen. Do duhet edhe ne kete rast t’i qendrojme vendimit te marr dhe te shfrytëzojmë hapësirat institucionale. Ne nuk kishim asnje skenar per ta prishur seancën, ne ishim aty per te fol per interesin publik, te gjithe ishin përgatitur, por u reagua ne mbrojtje te dinjitetit te parlamentit. Por nese i meshojmë idesë qe po degjoj ketu se meqenëse Rama na pamundësoi seancën me te rëndësishme, ne tani te vazhdojmë me skenarin qe pamundësojmë seancat, apo te përshkallëzojmë situatën, do te duket sikur nisim te njejten rruge qe kemi bere me pare, edhe njerezit mund te mendojne qe edhe kjo sot ishte pjese e skenarit tone per ate rruge, dhe jo arroganca e pushtetit.

Ndaj sugjeroj te niset me kerkesen per ta kthyer parlamentin ne ligjshmeri, duke anulluar kete seance te jashteligjshme dhe riberjen e saj sipas rregullave. Te cojme sa me shpejt dy kerkese padite ne kushtetuese per dekretin e begajt dhe ate per ndryshimin e rregullores. Edhe seancen e ardhshme duhet te jemi te pergatitur per te kerkuar fjalen sipas rregullores dhe per te bere demaskim te plote te shkeljeve dhe per te pasur mundesi me pas te mbrojme interesin e qytetareve.

Ramadan Lika: Doktor Rama na ka bere favor ditën e sotme. Ju doktor keni 3 muaj që flisni për farsën elektorale, megjithatë Kryesia u mblodh dhe vendosi që ne të hyjmë në Kuvend. Është non sens, edhe nuk i njohim zgjedhjet, edhe shkojmë në parlament. Media dhe elektorati na u vërsulën për këtë gjë. Por sot Rama na ka bërë një favor të madhe. Tani ne duhet t’i drejtohemi elektoratit, ose të dorëzojmë mandatet, ose të gjithë bashkë, ne dhe mbështetësit tanë, t’i hyjmë një rruge të pakthim, deri në ikjen e Edi Ramës. Unë këtu nuk jam për rrogën e deputetit. Unë jam i mendimit që për ne të vendosë elektoratit.

Xhelal Mziu: Duhet të reagojmë si grup parlamentar, i koordinuar më përpara. Nuk duhet të biem pre e lojës së maxhorancës. Duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi denoncimi e reagimi në Parlament dhe në komisione, për të ngritur frymën dhe për të krijuar një mardhënie partneriteti me faktorin ndërkombëtar dhe ngritjen e shpresës në terren.

Klevis Balliu: Rama nuk e do debatin se humb dhe siç bëri sot do të bëj gjithë kohës. Ne duhet ta përshkallëzojmë aksionin. Këtu po vdes paralamentarizmi. Ai po shkel kushtetutën, dhe ne na mbetet vetëm një rrugë: të bëhemi gati për radikalizim. Duhet të kemi reagime të forta brenda parlamentit, reagime të forta edhe jashtë parlamentit. Nuk duhet të përjashtojmë asnjë lloj forme përbaltjeje. Rama ka për qëllim ta shkatërroj parlamentin, parlamentin se do më, se parlamenti është i bezdisshëm dhe ky kryeministër i ka problem denoncimet në parlament se aty e dëgjojnë shqiptarët.

Ky do ta përsërisë ngjarjen e sotme në një formë ose tjetër. Ky nuk i sjell deputetët as në televizione, dhe tani nuk do t’i sjellë edhe në parlament. Ky do robotin atje. Dhe vetë nuk do të vi më. Duhet të gjejmë një formë për të reaguar brenda parlamentit dhe nuk duhet të përjashtojmë reagime të forta pa kufizime, qoftë jashtë qoftë brenda.

Ivi Kaso: Seancën e sotme Rama e kishte të paramenduar. Mesazhet e shkurtra të tij në 3 min e para, ishin mesazhe që paralajmëronin çfarë do ndodhte. Pastaj nxorri Diellën për provokim. Ishte me skenar e gjitha. Mesazhi ishte i qartë i Ramës: Unë nuk pyes për parlamentin dhe për asnjeri. Kësaj situate sigurisht që duhet t’i përgjigjemi me një reagim, por reagimi nuk duhet të jetë emocional.

Një protestë e vogël dhe e organizuar shpejt, një protestë pa fuqi më shumë na dëmton sesa na jep njëfarë avantazhi në raport me atë çfarë presin njerëzit dhe në raport me gravitetin e situatës. Një protestë e vogël do përdorej nga Rama dhe do demoralizonte njerëz. Mirë do ishte që të ndërthureshin një sër gjestesh, edhe gjeste politike siç është kërkesa për përsëritjen e seancës, siç është edhe mocioni i shkarkimit të Peleshit.

Një ide tjetër mund të jetë edhe nisja e procedurës për shkarkim e Presidentit, pasi Rama duke përdorur atë ka prishur balacat e pushtetit. Strumbullari i senacës së sotme është Bajram Begaj, me dekretimin që i bëri Diellës, të cilën ia la nën përgjegjegjësi Ramës. Prandaj ne duhet t’i japim një mesazh atij se nuk do e tolerojmë më. Roli i Presidentit sot nuk është respektim i Kushtetutës, por zgjatim i Kryeministrit. Ta nisim procedurën për shkarkimin e Presidentit, siç e parashikon edhe Kushtetuta, dhe ne i kemi numrat prej 35 deputetësh.

Belind Këlliçi: Sigurisht që jemi përballë një momenti të vështirë. Është një akt i paprecedentë që Rama sot i hoqi të drejtën qytetarëve shqiptar të njihen me programin dhe mbi të gjitha me aferat korruptive dhe denoncimet e opozitës. Ky ishte një kurth i ngritur nga Rama, në të cilin ra opinioni publik, si edhe qytetarët. Ne duhet të nisim një aksion të fortë politik për të ndërgjegjësuar të gjithë qytetarët shqiptar, për qeverisjen aktuale, për faktin që është Rama ai që pengon debatin, pengon parlamentarizmin, pengon jetën normale në parlament. Arsyeja se pse ne kemi pranuar mandatet është pikërisht që ne të përdorim sallën e parlamentit për të folur në interes të qytetarëve dhe për hallet e tyre. Do duhet që të kemi një radikalizim të aksionit politik brenda parlamentit dhe jashtë pa përjashtuar këtu qoftë edhe grevën e urisë, apo ngujimin e deputetëve në parlament.

Agron Gjekmarkaj: Ne duhet të ndjekim rrugën institucionale, politike, edhe të punojmë për sensibilizimin e ambasadorëve. E mbështes kërkesën për ripërsëritjen e seancës së sotme. Por dua të shtoj po ashtu se ne duhet të kërkojmë mocion për shkarkimin e Niko Peleshit, pasi ai ka shkelur hapur Kushtetutën. E dimë që si kemi numrat, por të lemë shenjë. Nga ana tjetër duhet të forcojmë komunikimin me qytetarët dhe me median.

Tomor Alizoti: Shqipëria sot ka hyrë sot në fazën e diktaturës. Ai ka kapur mediat sot, dhe e jep mesazhin e tij siç dëshiron, ne si kemi mediat, prandaj ne duhet të komunikojmë në terren. Një mikrofon dhe të dalim në rrugë, të ftojmë formumet rinore dhe të bëjmë bisedë të hapur me njerëzit në rrugë. Diktaturat nuk janë përmbysur as me ndërkombëtaret as me ambasadat. Ne duhet të marrim vendim afatgjatë politik. Të ngremë njerëzit, t’i bindim, t’u japim shpresë, e pastaj t’i thërrasim në protesta masive.

Sali Berisha: Shumë ide të vyera. Unë mendoj se duhet ta bëjmë kërkesën për përsëritjen e seancës, dhe po ashtu edhe të kërkojmë mocion për shkarkim për Niko Peleshin, pasi ai ka shkelur kushtetutën. Ndërsa e dimë që Begaj s’do veprojë, por ama ne kemi detyrë t’i themi atij që mos t’i thërrasë për betim. Kryetaret e grupeve parlamentare të bëjnë nëpër ambasada e të shpjegojnë situatën. Ne duhet të rivitalizojmë edhe degët tona në diasporë, për të zhvilluar protesta përpara Ambasadave, siç është protestuar përpara Shtëpisë së Bardhë kur Kryeministër ishte Fatos Nano.

The post Diskutime me dyer të mbyllura në Grupin e PD-së/ Berisha: Të ngremë njerëzit, të protestojmë para ambasadave appeared first on Albeu.com.

Krerët e diplomacisë së BE-së mblidhen në Luksemburg, në tryezë edhe situata Kosovë-Serbi
Këshilli i Ministrave në kuadër të Bashkimit Evropian, do të diskutojë sot edhe për situatën mes Kosovës dhe Serbisë, në Luksemburg.

Në takimin, i cili ka nisur në orën 08:30, do të diskutohet për situatën mes Kosovës dhe Serbisë, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit që ndodhi në Banjskë të Zveçanit.

“Sipas çështjeve aktuale, Këshilli do të prekë, ndër të tjera, situatën mes Serbisë dhe Kosovës, Kinën dhe Sahelin”, thuhet në njoftim.

Më tej theksohet se pas incidenteve të dhunshme që u zhvillua më 24 shtator në veri të Kosovës, BE-ja u ka kërkuar të dyja palëve të kontribuojnë urgjentisht në de-përshkallëzimin dhe kthimin në zbatimin e detyrimeve të tyre të pazgjidhura që dalin në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Kujtojmë se të shtunën pesëshja diplomatike e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së qëndroi për vizitë në Prishtinë dhe Beograd, pas agresionit të grupit kriminal serb me datën 24 shtator, ku mbeti i vdekur rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, për media u deklarua emisari special i BE-së, për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, i cili tha se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë ka ndryshuar shumë gjera.

Lajçak bëri thirrje që sulmi të hetohet plotësisht dhe sulmuesit të përballen me pasojat, teksa shtoi ndaj dialogut s’ka alternativë, pasi i njëjti sjell normalizim të marrëdhënieve.

Pjesë e takimit me Kurtin ishin edhe emisari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe këshilltarët e liderëve shtetërorë të Gjermanisë, Francës e Italisë.

The post Krerët e diplomacisë së BE-së mblidhen në Luksemburg, në tryezë edhe situata Kosovë-Serbi appeared first on Albeu.com.

Pas Metës, Berisha takon aleatët, zbardhet diskutimi
Kryetari i PD Sali Berisha takohet me kryetarët e partive aleate.

PD njofton se u diskutua për bashkëpunimin për zgjedhjet e ardhshme vendore dhe u ra dakord të dalin në zgjedhje me kandidat të përbashkët.

Njoftimi i PD:

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha zhvilloi një takim me kryetarin e Partisë Republikane z. Fatmir Mediu, kryetarin e Partisë së të Drejtave të Njeriut z. Vangjel Dule, Kryetarin e Partisë Agrare – Ambientaliste z. Agron Duka dhe kryetarin e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar z. Dashamir Shehu.

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin midis këtyre forcave politike në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe u ra dakord që këto forcat politike të dalin në zgjedhje me kandidat të përbashkët.

Takimi u karakterizua nga fryma e mirëkuptimit të plotë.

The post Pas Metës, Berisha takon aleatët, zbardhet diskutimi appeared first on Albeu.com.

Heqja e vizave për Kosovën, Franca zbulon datën kur do mbahet diskutimi
MPJ franceze ka publikuar një përgjigje të saj rreth çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën nga konferenca për media që kanë mbajtur zyrtarët në Paris. Bëhet e ditur se kjo temë do të diskutohet më 23 qershor në Samitin BE -Ballkani Perëndimor në Bruksel. Siç dihet, Komisioni Europian ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur kushtet të parapara me udhërrëfyes, por interpretimi i Francës, që kërkon më shumë luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, është që kjo duhet të bëhet në plan afatgjatë. Çfarë do të ndodhë më 23 qershor do të merret vesh në këtë datë pasi francezët nuk kanë dhënë indikacion se do të pajtohen për heqjen e vizave.

Ministria e Jashtme e Francës ka konfirmuar se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të diskutohet në takimin mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet më 23 qershor në Bruksel.

MPJ e Francës në faqen zyrtare të saj ka publikuar një pyetje, në të cilën thuhet se Kosova e bën me faj Francën se po e ngadalëson këtë proces, si dhe është dhënë përgjigjja për këtë.

“Pavarësisht rekomandimeve të Komisionit Europian, kosovarët nuk kanë viza Shengen. Sipas Prishtinës, Franca është një nga vendet që po e ngadalëson këtë proces. Pse është kështu? A do të trajtohet kjo temë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor?”, është pyetja e publikuar në faqen e MPJ’së e shkëputur nga konferenca për media.

The post Heqja e vizave për Kosovën, Franca zbulon datën kur do mbahet diskutimi appeared first on Albeu.com.