diplomatja amerikane Archives - Albeu.com

Diplomatja amerikane: SHBA-të kanë kanale me Federatën e Rusisë për të menaxhuar rrezikun bërthamor
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë disa mënyra për të menaxhuar kërcënimet bërthamore në nivel të agjencive të inteligjencës, ka thënë se e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Moskë, Elizabeth Rood, për agjencinë shtetërore ruse, Ria Novosti.

Më herët gjatë këtij muaji, drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), William Burns është takuar me Sergei Naryshkinin, udhëheqësin e inteligjencës së jashtme ruse, duke e paralajmëruar për pasoja në rast se Rusia përdor ndonjë lloj të armës bërthamore, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

Rusia ka thënë se çështjet e diskutuara kanë qenë “të ndjeshme” dhe nuk i ka komentuar më shumë.

“Shtetet e Bashkuara kanë kanale me Federatën e Rusisë për të menaxhuar rrezikun, sidomos rrezikun bërthamor, që ka qenë temë e takimit të zyrtarit Burns me homologun e tij”, ka thënë Rood.

“Drejtori Burns nuk e ka diskutuar zgjidhjen për konfliktin në Ukrainë”.

Rood ka thënë se në rast nevoje do të zhvillohen edhe takime tjera, mirëpo aktualisht asgjë nuk është e planifikuar.

Rusia ka thënë pas takimit të dy zyrtarëve se, Moska është e hapur për bisedime të nivelit të lartë me SHBA-në, mirëpo Kremlini ka hedhur poshtë idenë e ndonjë samiti në mes të presidentit rus, Vladimir Putin dhe atij amerikan, Joe Biden, tani për tani.

Marrëdhëniet mes dy vendeve janë përkeqësuar pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

The post Diplomatja amerikane: SHBA-të kanë kanale me Federatën e Rusisë për të menaxhuar rrezikun bërthamor appeared first on Albeu.com.