diplomati Archives - Albeu.com

Serwer: Kosova ka nevojë për bashkëpunim politik, jo për zgjedhje të reja
<html><head></head><body>

Pas hedhjes poshtë të ankesave të subjekteve nga PZAP-i dhe certifikimit të rezultateve zgjedhore, tashmë është hapur rruga për ngritjen e institucioneve të reja, përfshirë konstituimin e Kuvendit, krijimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit të ri.

Lidhur me këtë zhvillim, profesori dhe ish-diplomati amerikan Daniel Serwer është shprehur me optimizëm, duke vlerësuar se Kosova ka kaluar tashmë mjaft procese zgjedhore dhe se organizimi i zgjedhjeve të reja nuk do të ishte i nevojshëm.

“Keni kaluar një vit, një vit e gjysmë të vështirë. Shpresoj që tani gjërat të ecin më mirë. Askush nuk ka përfituar nga kriza e gjatë e fundit dhe nga tri palë zgjedhje. Shpresoj që nuk do të keni nevojë për zgjedhje të reja. Mua më duket se atë rrugë e keni provuar tashmë dhe nuk ka funksionuar. Tani mendoj se ajo që ju nevojitet është bashkëpunimi mes partive politike, veçanërisht për zgjedhjen e presidentit”, ka deklaruar Serwer.

Sipas tij, vendi do të përballet me disa sfida me peshë gjatë muajve që vijnë.

“Kosova gjithmonë përballet me sfidën e ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit të saj territorial, sfidë të cilën duhet të jetë në gjendje ta përballojë vetë. Më pas, një detyrë madhore është arritja në pikën kur Forca e Sigurisë së Kosovës të jetë përgjegjësja kryesore për mbrojtjen e territorit. Gjithashtu, do të thosha se është shumë e rëndësishme që Kosova të anëtarësohet në NATO. Kjo nuk është diçka që duhet të ndodhë vetëm në një të ardhme të largët. Shpresoj që të realizohet së shpejti, sepse synimi është që Forca e Sigurisë së Kosovës të jetë plotësisht e përgatitur deri në vitin 2028, ndërsa anëtarësimi në NATO të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur pas kësaj”, ka shtuar ai.

I pyetur për këshillën që do t’i jepte klasës politike në Kosovë, Serwer u shpreh se, ndonëse ka shumë gjëra për të thënë, thelbësore mbetet kapërcimi i ngërçit aktual politik.

“Së pari, zgjedhja e presidentit dhe formimi i qeverisë sa më shpejt që të jetë e mundur janë shumë të rëndësishme. Edhe Amerika ka kaluar një periudhë të vështirë kohëve të fundit, por ne mund ta përballojmë këtë, ndërsa ju jo, sepse ne jemi një shtet me institucione të konsoliduara, ndërsa ju ende jo. Së dyti, do t’ju këshilloja të përgatiteni seriozisht për anëtarësimin në NATO dhe të bëni gjithçka që është e nevojshme për ta arritur këtë në vitet e ardhshme. Së treti, do t’ju këshilloja të bëni gjithçka që është e mundur për ta integruar popullsinë serbe në institucionet, si dhe në jetën shoqërore e kulturore të Kosovës. E kuptoj se ndonjëherë përdoret një gjuhë e ashpër ndaj serbëve në Kosovë, por mendoj se kjo është për të ardhur keq”, ka thënë Serwer.

Në përmbyllje, ai u ka bërë thirrje partive politike që të ulen në tryezë dhe, nëpërmjet bashkëpunimit, të gjejnë zgjidhje në interes të vendit, të shmangin zgjedhjet e reja dhe të angazhohen për përparimin e Kosovës në rrugën euroatlantike.

</body></html>

The post Serwer: Kosova ka nevojë për bashkëpunim politik, jo për zgjedhje të reja appeared first on Albeu.com.

I pajetë në mes të rrugës, kush është diplomati në Kosovë
Diplomati i Malit të Zi në Kosovë, Nikolla Ljuljduraj, ka ndërruar jetë pas një arresti kardiak teksa po ecte rrugës në kryeqytet, ku është gjetur i shtrirë. Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:15 kemi pranuar informatën për një person të shtrirë në Rrugën ‘Ukshin Hoti’ në Prishtinë.  Menjëherë pas marrjes së informatës policia dhe ekipi i mjekëve emergjent kanë dalë në vendin e ngjarjes”.

Sipas saj, ai është dërguar në QKUK ku dhe ka ndërruar jetë. “Policia në koordinim me prokurorin e shtetit po punon për ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha Ahmeti.

The post I pajetë në mes të rrugës, kush është diplomati në Kosovë appeared first on Albeu.com.