diplomate ruse Archives - Albeu.com

Pendarovski: Diplomatët rusë spiunonin, dëbimi ishte i pashmangshëm
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka thënë të shtunën se vendimi i autoriteteve shtetërore për dëbimin e tre diplomatëve rusë, ka qenë i pashmangshëm.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase, Pendarovski ka thënë se “shteti nuk kishte zgjidhje tjetër, pos dëbimit të tyre”.

“Të gjitha shërbimet kompetente, si inteligjenca e jashtme dhe inteligjenca e brendshme, kishin një raport të përbashkët lidhur me aktivitetet e tre diplomatëve dhe vendimi i kreut të shtetit ishte i domosdoshëm. Ishte shumë e qartë se ata nuk merreshin me aktivitetet diplomatike siç e parashikon Konventat e Vjenës”, ka deklaruar Pendarovski.

Diplomatët rusë, sipas një njoftimi të Ambasadës ruse në Shkup, ishin dëbuar më 15 shtator, ndërsa vendimi është bërë i ditur më 16 shtator edhe nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut.

Për Rusinë, shpallja e tre diplomatëve si të padëshirueshëm është një “akt i papërgjegjshëm dhe armiqësor, që nuk do të mbetet pa u ndëshkuar”.

Presidenti Stevo Pendarovski, në intervistën për Zërin e Amerikës, ka thënë se në dy vitet e fundit, Maqedonia e Veriut ka dëbuar 18 diplomatë rusë, të cilët, siç tha ai, “kishin statusin e diplomatit, por që ishin të angazhuar me veprimtari spiunazhi”.

“Në të gjitha rastet, shërbimet maqedonase, me ndihmën e shërbimeve partnere nga aleanca e NATO-s, dëshmuan deri në germën e fundit se ata shkonin përtej statusit që u është dhënë si diplomatë në Maqedoninë e Veriut, pra ata nuk kanë qenë diplomatë dhe për këtë janë dëbuar”, tha Pendarovski.

Ai tha se pret nga pala ruse që të përgjigjet ndaj veprimeve të palës maqedonase.

Përveç tre diplomatëve rusë, Maqedonia e Veriut e shpalli person non grata [person të padëshiruar] edhe një klerik rus, arkimandritin Vasian Zmeev. Ai ishte përfaqësues i Patriarkanës së Moskës që mbulonte edhe Bullgarinë.

Vendim të njëjtë ndërmorri edhe Sofja duke e shpallur gjithashtu të padëshiruar me arsyetimin se paraqet “kërcënim për sigurinë kombëtare”.

Pas agresionit rus kundër Ukrainës, më 24 shkurt 2022, Maqedonia e Veriut, si anëtare e NATO-s dhe aspirante për anëtarësim në Bashkimin Evropian, iu bashkua vendeve perëndimore që dënuan agresionin dhe vendosën sanksione kundër Federatës Ruse.

Maqedonia e Veriut, gjithashtu, ka ofruar ndihmë ushtarake për Ukrainën në disa raste.

The post Pendarovski: Diplomatët rusë spiunonin, dëbimi ishte i pashmangshëm appeared first on Albeu.com.

Shkupi shpall “non grata” tre diplomatë rusë
Ministria maqedonase e Punëve të Jashtme (MPJ) konfirmoi të shtunën se tre diplomatë rusë janë shpallur persona të padëshirueshëm. Ministria bëri të ditur se më 12 shtator kishte thirrur ambasadorin e Federatës Ruse në Shkup për t’ia dorëzuar notën diplomatike.

Vendimi, sipas MPJ-së është marrë pas njoftimeve nga autoritetet kompetente për aktivitete të diplomatëve që bien ndesh me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

Njoftimi për vendimin u bë i ditur në platformën X, i njohur më parë si ‘Twitter’, të premten pasdite nga Ambasada Ruse. Ndërkohë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova shkruante në rrjetet sociale se shpallja si ‘persona non grata’ e diplomatëve rusë nga autoritetet në Shkup ishte bërë pa sqaruar arsyen e këtij vendimi.

Ajo e cilësoi këtë si një akt armiqësor dhe të papërgjegjshëm, ndërsa thekson se “kjo nuk do të mbetet pa përgjigje”.

Maqedonia e Veriut edhe në të kaluarën ka dëbuar diplomatë rusë, qoftë duke u solidarizuar me vendimet e Bashkimit Evropian, apo në bazë të njoftimeve për veprimtarinë e tyre të palejueshme në vend/VOA

The post Shkupi shpall “non grata” tre diplomatë rusë appeared first on Albeu.com.

22 diplomatë rusë largohen nga Moldavia
Njëzet e dy diplomatë rusë janë larguar nga kryeqyteti i Moldavisë, Kishinjev, duke e lënë mbrapa një ekip të vogël, pas përkeqësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Zyrtarët moldavë kanë thënë se reduktimi i stafit në Ambasadën e Rusisë në 25 persona, nga 80, do të krijojë barazi me numrin e stafit që ka Ambasada e Moldavisë në Moskë.

Moldavia, vend i ish-Bashkimit Sovjetik është goditur nga afër prej luftës së Rusisë në Ukrainë, dhe presidentja e saj pro-evropiane, Maisa Sandu e ka dënuar pushtimin, si dhe e ka kritikuar Moskën që po tenton ta destabilizojë shtetin e saj.

Mediat moldave kanë publikuar video ku shihen dy autobusë duke u larguar nga Ambasada ruse në drejtim të aeroportit.

Një burim i agjencisë së lajmeve Reuters në aeroportin e Kishinjevit, ka thënë se stafi i ambasadës është nisur drejt qytetit rus Soçi për të vazhduar më pas në Moskë.

Më shumë se 23 pjesëtarëve të stafit mbështetës dhe familjarëve, u është kërkuar që të largohen bashkë me diplomatët.

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se ky hap “armiqësor” i Kishinjevit do të ketë pasoja në marrëdhëniet ruso-moldave.

Ministria e Jashtme e Moldavisë i ka kërkuar Rusisë prej muajit të kaluar që ta kufizojë prezencën e saj në ambasadën në Kishinjev, duke i përmendur shqetësimet për tentimet e dyshuara të Rusisë për ta destabilizuar Moldavinë, e cila kufizohet me Rumaninë dhe Ukrainën.

Kishinjevi e ka distancuar veten nga Moska, prej kur Sandu ka ardhur në pushtet, më 2020.

Në shkurt, Sandu e ka akuzuar Moskën se po planifikon puç kundër Qeverisë së saj.

The post 22 diplomatë rusë largohen nga Moldavia appeared first on Albeu.com.

Gjermania dëbon dy diplomatë rusë
Gjermania dëboi dy diplomatë rusë pasi një gjykatë në Berlin shpalli fajtor një shtetas rus për vrasjen e një militanti çeçen më 2019 në Berlin, pas urdhrit të marrë nga Moska.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock tha më 15 dhjetor se ambasadori rus në Gjermani, Sergei Nechayev është njoftuar për dëbimin e diplomatëve.

Përfshirja ruse në vrasjen e Tornike Kavtarashvili më 2019 ishte “shkelje e rëndë e ligjeve gjermane dhe sovranitetit të Gjermanisë”, tha Baerbock.

Gjykata në Berlin tha se autori i vrasjes së Kavtarashvili ishte 56-vjeçari Vadim Krasikov, i njohur edhe me emrin Vadim Sokolov.

Vraja e Kavtarashvili në Berlin kishte përkeqësuar raportet mes Rusisë dhe Gjermanisë. Por, gjykata tha se vendimet e saj nuk janë ndikuar nga raportet politike midis Berlinit dhe Moskës.

Krasikov dyshohet se është agjent i shërbimit sekret rus, FSB.

Prokurorët thanë se Moska e kishte urdhëruar vrasjen sepse Kavtarashvili, që njihej edhe si Zelimkhan Khangoshvili, ishte komandant i separatistëve në Kaukazin Verior në periudhën ndërmjet vitit 2000 dhe 2004.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e kishte cilësuar Khangoshvilin si “bandit” dhe terrorist.

Prokurori federal, Nikolaus Forschner gjatë gjykimit argumentoi se nuk ishte e rëndësishme nëse viktima ishte terrorist, pasi ai kishte qenë azilkërkues në Gjermani që prej vitit 2016 dhe sipas prokurorit, Khangoshvili nuk paraqiste rrezik që do të justifikonte vrasjen e tij.

Forschner e akuzoi udhëheqjen ruse për “shpërfillje të sundimit të ligjit” dhe shkelje të sovranitetit të Gjermanisë.

Ambasada ruse në Gjermani tha se vendimi i gjykatës ishte “i motivuar politikisht” dhe ky vendim do të komplikojë edhe më shumë raportet mes Rusisë dhe Gjermanisë.

The post Gjermania dëbon dy diplomatë rusë appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Njëri nga zyrtarët rusë të shpallur “non grata” në Kosovë, “u përzu” nga Shqipëria në janar
Ditën e sotme Kosova ka shpallur “non grata” dy zyrtarë rusë. Bëhet fjalë për Denis Vengerskii dhe Alexey Kryvosheev me arsyetimin se veprimtaria e tyre cenon sigurinë kombëtare.

Kujtojmë se, Alexey Kryvosheev është shpallur “non grata” edhe nga autoritetet shqiptare pasi që në janar të këtij viti, sipas qeverisë, vazhdimisht ka thyer masat anti-covid në Shqipëri./albeu.com

The post EMRAT/ Njëri nga zyrtarët rusë të shpallur “non grata” në Kosovë, “u përzu” nga Shqipëria në janar appeared first on Albeu.com.

Kosova shpall “non grata” dy zyrtarë rusë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se gjatë kësaj jave kishte kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme që t’i shpallë “non grata” dy zyrtarë të Rusisë që kanë punuar në Zyrën Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë.

Presidentja Osmani ka njoftuar se aktiviteti i tyre ” ka cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”.

Osmani ka njoftuar se këtë vendim ministrja Donika Gërvalla e ka marrë sot dhe se në të njëjtën kohë ka njfotuar institucionet relevante për vendimin.

Njoftimi i plotë nga Presidentja e Kosovës:

Këtë javë kam kërkuar nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz, t‘i shpallë persona non grata dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë, për shkak të aktivitetit të tyre të dëmshëm, i cili ka cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës. Sot, MPJD-ja ka nxjerrë vendimin për shpalljen e këtyre dy zyrtarëve rus persona të padëshirueshëm dhe në të njëjtën kohën i ka njoftuar institucionet ligjzbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e tij.

Institucionet e Republikës së Kosovës janë të vendosura në luftën kundër ndikimit malinj të Federatës Ruse dhe satelitëve të saj në rajon, të cilët synojnë rrënimin e arritjeve tona dhe të SHBA-ve, NATO-s, dhe BE-së. Për këtë arsye do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me aleatët tanë amerikanë dhe evropianë për ta parandaluar tentimin që Kosova dhe rajoni ynë të jenë pre e ambicieve destablizuese të Federatës Ruse.

I siguroj qytetarët e vendit se institucionet e Republikës së Kosovës nuk do të hezitojnë të veprojnë çdoherë kur cenohet siguria dhe rendi kushtetues në vend./Express

The post Kosova shpall “non grata” dy zyrtarë rusë appeared first on Albeu.com.

Italia dëbon dy diplomatë rusë për akuzat e spiunazhit
Italia urdhëroi dëbimin e dy zyrtarëve të ambasadës ruse dhe arrestimin e një kapiteni të marinës italiane nën akuzat e spiunazhit pasi policia arrestoi italianin për dyshimin se i dorëzoi dokumente konfidenciale një rusi në këmbim të parave.

Ministria e Jashtme italiane tha se kishte thirrur ambasadorin rus, Sergei Razov, dhe protestoi për “incidentin e rrezikshëm” pas një operacioni thelbësor në periferi të Romës, i cili arrestoi italianin Walter Biot dhe një prej rusëve në atë që policia e përshkroi si një “operacion i fshehtë” për shkëmbimin e armëve.

Të martën vonë, policia raportoi se oficeri i Marinës italiane, një kapiten fregate, ishte arrestuar. Shtetasi rus që u kap me të, anëtar i Forcave të Armatosura ruse i vendosur në Ambasadën e Rusisë në Itali, u arrestua fillimisht, por u la i lirë më vonë për shkak të statusit diplomatik.

Në një postim në Facebook, Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio tha se ishte lëshuar një urdhër dëbimi edhe për një zyrtar tjetër të ambasadës ruse që dyshohet se ishte i përfshirë. Di Maio nuk dha detaje për rolin e dyshimtë të rusit të dytë. Në një deklaratë, Karabinierët thanë se Forcat Speciale Italiane në Romë kryen operacionin e fshehtë dhe kapi në flagrancë të akuzuarit sapo zyrtari italian dorëzoi dokumente konfidenciale në këmbim të një shume parash”.

Të dy akuzohen për kryerjen e “krimeve të rënda të spiunazhit dhe sigurisë së shtetit”. Ambasada ruse në Romë konfirmoi arrestimin e një diplomati që punonte në zyrën e atasheut ushtarak, por nuk dha komente për incidentin. “Në çdo rast, ne shpresojmë që kjo të mos ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe,” thuhet në deklaratë. Zëdhënësi i Presidentit rus Vladimir Putin, Dmitry Peskov, tha në një konferencë me gazetarët se Kremlini nuk ishte në dijeni të detajeve të incidentit, por tregoi se “ne shpresojmë të ruajmë karakterin shumë pozitiv dhe konstruktiv të marrëdhënieve ruse – italiane”. Ministria e Jashtme ruse shprehu keqardhje për dëbimin e diplomatëve, në një deklaratë të shkurtër.

The post Italia dëbon dy diplomatë rusë për akuzat e spiunazhit appeared first on Albeu.com.