diplomat Archives - Albeu.com

Mbajtja pezull e diplomës për studentët e Mjekësisë/ Dhurata Çupi: Të shuhen afatet e mbajtjes pezull të diplomës
Ditën e sotme, gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve, deputetja demokrate Dhurata Çupi, ka kërkuar që të shuhen afatet e mbajtjes pezull të diplomës për studentët e Universitetit të Mjekësisë.

Gjithashtu, Çupi theksoi se mazhoranca nuk ka hallin e studentëve, as të shërbimit cilësor në shëndetin e qytetarëve.

Fjala e Dhurata Çupit:

“Unë dhe Gazment Bardhi kemi propozuar që afatet e mbajtjes pezull të diplomës së studentëve të mjekësisê ,nga institucionet shtetërore të shuhen. Pra mos të kete afate bazuar edhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Fatkeqësisht nga mazhoranca u votua kundër.

Sepse mazhoranca nuk ka hallin e studentëve as të shërbimit cilësor në shëndetin e qytetarëve.

Dëmi finaciar prej 500 milion euro në dekatën e fundit me 4 koncesione, tendera dhe prokurimet publike abuzive me vdekshmëri të shtuar dhe përkujdesje në spitale ne rënie, me trajtime të munguara dhe abuzime të tmerrshme në rastet e sëmundjeve onkologjike , janë e vêrteta e këtij sistemi shëndetësor sot”.

The post Mbajtja pezull e diplomës për studentët e Mjekësisë/ Dhurata Çupi: Të shuhen afatet e mbajtjes pezull të diplomës appeared first on Albeu.com.

Mali i Zi, numri i madh i diplomave të falsifikuara, problem për institucionet
Numri i madh i diplomave të falsifikuara është një problem që paraqet shqetësim në shtetin e vogël ballkanik, në Mal të Zi. Kjo dukuri, sipas ekspertëve, kërkon një zgjidhje të shpejtë, jo vetëm nga Ministria e Arsimit në Malin e Zi, por edhe nga institucionet tjera përkatëse, u tha në një tryezë të rrumbullakët në Podgoricë, ku u trajtua kjo dukuri që paraqet një problem të madh në shoqërinë malazeze.

Në tryezë u vlerësua se ka mbi 25,000 diploma të falsifikuara ose të dyshimta në Mal të Zi që paraqet një numër tejet të madh për një shtet me 650,000 banorë

Nikola Bezmareviq nga shoqata civile Alternativa tha se, sipas hulumtimit të tyre, aktualisht në Mal të Zi ka 25.000 deri në 30.000 diploma false.

“Ne jemi e vetmja organizatë që kemi folur për këtë problem. Numri më i madh i diplomave false është në shëndetësi dhe arsim. Sa i përket fakulteteve nga vijnë ato diploma, më së shumti ka nga Tutini, Novi Pazari, Prijepole, Novi Sadi dhe Bujanovci në Serbi”, tha zoti Bezmareviq.

Zoti Bezmareviq poashtu tha se “kemi pasur shembuj të punësimit të parukierëve si infermiere”.

Profesoresha e njohur universitare, Branka Boshnjak tha se shteti duhet të mbrohet nga ky problem.

“Thelbi i gjithçkaje është partitokracia. Çdo pozicion në arsim e përcakton partia ku edhe gjysma e bordit të administrimit i ka blerë diplomat”, tha zonja Boshnjak.

Sipas Goran Daniloviqit, drejtor për kontrollin e cilësisë në arsim të lartë, diplomat e rreme janë një problem i vazhdueshëm, aspak i ri, por i vjetër sa demokracia në Mal të Zi.

“Është një grup kriminal i organizuar mirë që kap përmasa të mëdha në Mal të Zi dhe janë të lidhur edhe në rajon. Ata me diploma false nuk aplikojnë në subjekte private, por në ato publike”, tha zoti Daniloviq.

Kohëve të fundit në Mal të Zi janë ngritur disa kallëzime penale kundër dhjetëra personave nën dyshimin për falsifikimin e diplomave të punonjësve të shëndetësisë.

Ekspertët besojnë se për shkak të diplomave false është i nevojshëm bashkëpunimi i autoriteteve gjyqësore të Malit të Zi me prokuroritë dhe institucionet arsimore të rajonit si dhe nevojën e rishikimit të të gjitha diplomave të çertifikuara në periudhën që nga shpallja e pavarësisë së Malit të Zi në vitin 2006. /VOA

The post Mali i Zi, numri i madh i diplomave të falsifikuara, problem për institucionet appeared first on Albeu.com.

Nostrifikimi i diplomave dhe siguria; probleme të shqiptarëve në Serbi dhe të serbëve në Kosovë
Përkeqësimi i situatës së sigurisë në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, si dhe raportet e këqija të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në jug të Serbisë me autoritetet qendrore, janë tema që qeveritë në Prishtinë dhe Beograd duhet t’i adresojnë.

Kështu konstatoi Miodrag Milliqeviq, drejtor i organizatës joqeveritare Aktiv nga Mitrovica e Veriut, teksa prezantoi një hulumtim për pozitën e komunitetit serb në veri të Kosovës dhe të komunitetit shqiptar në jug të Serbisë.

Në këtë hulumtim, që u prezantua në Prishtinë, shqiptarë të Bujanocit, Medvegjës dhe Preshevës në jug të Serbisë dhe serbë të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut në veri të Kosovës shprehën qëndrimet e tyre në lidhje me pjesëmarrjen dhe komunikimin e qytetarëve me pushtetin lokal dhe qendror, lirinë e lëvizjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, perspektivat e të rinjve dhe çështje të tjera.

Hulumtimi u krye në dhjetor të vitit të kaluar dhe janar të këtij viti me një mostër prej 350 të anketuarve në veri të Kosovës dhe 750 në jug të Serbisë.

Rezultatet nxorën në pah se besimi i komunitetit serb në Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve të Kosovës, e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar – ka rënë dukshëm.

“Tendencat negative që janë shënuar në veri të Kosovës, kanë ndikuar qartë në perceptimin e qytetarëve se ata janë të braktisur si nga institucionet qendrore, ashtu edhe nga përfaqësuesit politikë lokalë, të cilët i konsiderojnë përgjegjës të drejtpërdrejtë për situatën aktuale në veri të Kosovës”, tha Milliqeviq.

Gjatë vitit 2022, situata në veri të Kosovës është tensionuar disa herë dhe një nga arsyet për këtë ka qenë vendimi i Qeverisë së Kosovës për t’i riregjistruar makinat me targa ilegale serbe.

Pasojë e këtyre ngjarjeve ka qenë tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës në veri.

Sa i përket besimit në institucione, shumica e shqiptarëve të Luginës së Preshevës i beson më shumë Qeverisë së Kosovës – rreth 64 për qind e të anketuarve.

Në anën tjetër, një në pesë të anketuar në mesin e komunitetit serb në veri të Kosovës i beson më shumë Qeverisë së Serbisë, ndërsa çdo i dyti i anketuar ka thënë se nuk ka besim tek askush.

Problem i përbashkët i serbëve nga veriu i Kosovës dhe i shqiptarëve nga jugu i Serbisë, sipas hulumtimit, është migrimi, gjegjësisht largimi i të rinjve, para së gjithash për shkak të gjendjes së rëndë sociale dhe ekonomike.

Përveç OJQ-së Aktiv, në hulumtim mori pjesë edhe Qendra për Demokraci dhe Edukim – Lugina në Bujanoc.

Agon Islami, nga kjo qendër, nxori në pah problemin e nostrifikimit të diplomave në Serbi, me të cilin, siç tha, përballen të rinjtë shqiptarë në Luginën e Preshevës.

“Çdo i dyti i anketuar – ose rreth 51 për qind – beson se njohja reciproke e diplomave [ndërmjet Kosovës dhe Serbisë] do ta lehtësonte procesin e punësimit”, tha Islami.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për njohjen reciproke të diplomave universitare në vitin 2011, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, por në Serbi ajo është zbatuar vetëm deri në vitin 2014.

Njohja e ndërsjellë e diplomave përmendet edhe në planin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të cilin dy vendet e kanë pranuar në parim./rel

The post Nostrifikimi i diplomave dhe siguria; probleme të shqiptarëve në Serbi dhe të serbëve në Kosovë appeared first on Albeu.com.

Rusia dëbon një diplomat të Malit të Zi
Ministria e Jashtme e Rusisë tha se ka njoftuar zyrtarisht Malin e Zi për dëbimin e një diplomati të tij nga Moska.

“Kjo masë është në përgjigje të vendimit të Malit të Zi, të miratuar më 4 mars të këtij viti, për të shpallur një diplomat të Ambasadës ruse në Podgoricës si persona non grata”, tha Ministria e Jashtme ruse më 24 mars.

Më herët gjatë këtij muaji, Ministria e Jashtme e Malit të Zi shpalli një diplomat rus persona non grata (person të padëshiruar), duke thënë se vendimi ishte marr në bazë të rekomandimit nga agjencia kombëtare e sigurisë.

Njoftimi erdhi pasi mediat në Mal të Zi raportuan për pretendimet se dy anëtarë të Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë u takuan në shkurt me një zyrtar të lartë nga partia në pushtet, Fronti Demokratik në qytetin Danilovgrad.

Raportet midis Rusisë dhe Malit të Zi për vite me radhë janë të komplikuara. Më 2014, Moska vendosi sanksione ndaj Rusisë, duke iu bashkuar bllokut evropian, pasi Moska aneksoi në mënyrë të paligjshme Gadishullin ukrainas të Krimesë.

Më 2016, Mali i Zi e akuzoi Rusinë se ka financuar përpjekjen e dështuar për grushtshtet, që u tha se kishte për qëllim ta ndalonte Malin e Zi që t’i bashkohej NATO-s./REL

The post Rusia dëbon një diplomat të Malit të Zi appeared first on Albeu.com.

Rriten tensionet, Rusia dëbon diplomatin amerikan nga Moska
Rusia ka dëbuar zëvendësambasadorin amerikan në ambasadën amerikane në Moskë, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA, raporton BBC.

Nuk është ende e qartë se çfarë arsye ka dhënë Moska për dëbimin e diplomatit, Bart Gorman.

Pritet që SHBA-të t’i përgjigjen lëvizjes, raporton RIA.

Ndërkohë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se Rusia po i afron trupat më pranë kufirit të Ukrainës dhe po grumbullon furnizime gjaku.

Austin u shpreh gjithashtu se SHBA po e sheh gjithashtu Rusinë të mprehë “gatishmërinë e saj në Detin e Zi”

“Unë kam qenë vetë një ushtar jo shumë kohë më parë. E di nga dora e parë që nuk i bën këto lloj gjërash pa arsye”, thotë Austin. “Dhe sigurisht që nuk i bëni ato nëse jeni duke u përgatitur për të bërë paketimin dhe për të shkuar në shtëpi”./albeu.com

The post Rriten tensionet, Rusia dëbon diplomatin amerikan nga Moska appeared first on Albeu.com.

Maqedonia e Veriut shpall “non grata” diplomatin rus
Maqedonia e Veriut ka shpallur “non grata” një diplomat të Ambasadës së Federatës Ruse.

Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se na pajtueshmëri me nenin 9 të Konventës për Marrëdhënie Diplomatike, ka vendosur që një diplomat të Ambasadës së Rusisë në Shkup ta shpallë person të padëshiruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Në këtë drejtim, më 14 maj të vitit 2021, në hapësirat e MPJ-së është ftuar ambasadori rus, gjatë së cilës i është dorëzuar nota në të cilën theksohet se diplomati ta lëshojë Maqedoninë e Veriut në afat prej shtatë ditëve”, thonë nga MPJ.

Ministria nuk e ka bërë të ditur shkakun e këtij vendimi. Presidenti Stevo Pendarovski ka thënë se çështja është senzitive për atë nuk mund të komentojë.

“Ato janë çështje sensitive, jam i informuar prej para disa ditësh. Prej asaj që e pash, rasti është dokumentuar nga institucionet shtetërore, nuk bëhet fjalë për improvizim. Për shkak të natyrës së çështjes nuk mundem më tej të komentoj. Ka afat që ta lëshojë vendin, mendoj se është 7 ditë, pastaj është mbajtur llogari nga aspekti njerëzor, që të mos jetë ajo brenda natës, ata njerëz kanë edhe familje, është johumane që të veprojmë ashtu”, tha Pendarovskbi.

Maqedonia e Veriut në vitin 2018-të u përplas me Rusinë për shkak të dëbimit të atëhershëm të një diplomatit rus për shkak të sulmit me agjent nervor kundër ish-spiunit rus, Sergei Skripal në Britani të Madhe. Akti i dëbimit ishte shprehje solidarizimi i RMV-së me shtetet aleate të Perëndimit.

The post Maqedonia e Veriut shpall “non grata” diplomatin rus appeared first on Albeu.com.