dinari Archives - Albeu.com

Çfarë do të ndodhë me paratë serbe të sekuestruara në veri?
Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar e Kosovës nuk ka ende vendim gjykate për të administruar me miliona eurot që policia e Kosovës tha se i konfiskoi në disa institucione financiare në veri të vendit, më 20 maj.

“Pa e marrë një vendim nga gjykata, ne nuk mund të bëjmë asgjë. Ne veprojmë sipas vendimit të gjykatës kompetente”, thotë shkurtimisht për Radion Evropa e Lirë zëvendësi i drejtorit të përgjithshëm të kësaj agjencie, Enver Krasniqi.

Për këtë temë, REL-i kontaktoi edhe Ministrinë e Drejtësisë, në kuadër të së cilës funksionon Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar, por ajo nuk u përgjigj.

Tash për tash, nuk është e qartë se në kompetencë të cilës gjykatë është çështja.

Një ditë më herët, policia e Kosovës mbylli gjashtë objekte të institucioneve financiare të Serbisë në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe.

Gjatë aksionit, ajo tha se konfiskoi në total mbi 2.2 milionë euro – në mesin e tyre edhe dinarë, franga dhe dollarë amerikanë e australianë.

Aksioni u zhvillua pak ditë pasi Banka Qendrore e Kosovës bëri të ditur se periudha transitore për zbatimin e rregullores së saj, që e ndalon përdorimin e dinarit serb në Kosovë, ka skaduar.

Radio Evropa e Lirë iu drejtua Policisë së Kosovës me pyetjet se ku janë paratë e marra nga institucionet financiare serbe në veri dhe a janë konfiskuar apo sekuestruar ato, por nuk mori përgjigje. Ajo sugjeroi vetëm që të merret për referencë komunikata e saj e datës 20 maj.

Konfiskimi nënkupton marrjen e përhershme të pasurisë me urdhër të prerë nga gjykata kompetente apo organi tjetër kompetent në pajtim me ligjin në fuqi, kurse sekuestrimi marrjen e pasurisë nga organi kompetent deri në vendimin e prerë të gjykatës.

Çka tash?

“Në rastin konkret kemi të bëjmë me sekuestrim dhe jo konfiskim, që do të thotë ngrirje e përkohshme e këtyre mjeteve, derisa të përfundojnë të gjitha procedurat ligjore”, thotë për Radion Evropa e Lirë Gëzim Shala, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi.

Sipas tij, nëse vërtetohet se ato mjete kanë rrjedhur nga dukuri të kundërligjshme, atëherë “mund të merret vendimi për konfiskimin e tyre”, që nënkupton “marrjen përfundimtare të parave në pronësi të Republikës së Kosovës”.

Shala thotë se faza hetimore – derisa të merret vendimi përfundimtar i gjykatës kompetente – mund të zgjasë deri në tre vjet.

Në Kodin e Procedurës Penale të Kosovës thuhet, po ashtu, se pasuria e sekuestruar mbahet në mënyrë adekuate nga policia, deri në nxjerrjen e urdhrit të gjykatës për ndalim.

Kritika Kosovës

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) tha se është i zhgënjyer me aksionin e policisë së Kosovës në institucionet financiare serbe në veri dhe, sipas tij, ai i përshkallëzon tensionet në zonën e banuar me shumicë serbe.

Bashkimi Evropian reagoi ngjashëm.

“Operacionet e së hënës dëshmojnë edhe një herë se autoritetet e Kosovës u japin prioritet veprimeve të njëanshme dhe të pakoordinuara më shumë sesa bashkëpunimit me miqtë dhe aleatët në terren”, tha zëdhënësi Peter Stano.

Në Serbi, ndërkaq, kryeministri Millosh Vuçeviq e cilësoi aksionin si “akt barbar” që, siç tha, “kërcënon drejtpërdrejt mbijetesën e popullit serb” në Kosovë.

Ish-ministri i Drejtësisë i Kosovës, Jonuz Salihu, pajtohet se çështja merr konotacion politik dhe dyshon se mund të zgjidhet përmes bazës ligjore të Kosovës.

“Unë besoj se sekuestrimi i këtyre parave duhet të jetë objekt i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Javën e kaluar, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë përfunduan pa sukses rundin e shtatë të bisedimeve për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

Rregullorja e BQK-së që e ndalon dinarin, duke e bërë euron mjet të vetëm pagese me para të gatshme, hyri në fuqi më 1 shkurt, ndërsa më 13 maj, BQK-ja tha se periudha transitore për zbatimin e saj, ka përfunduar.

Rregullorja i rriti fërkimet mes Kosovës dhe partnerëve të saj perëndimorë, të cilët kërkuan pezullimin e saj derisa komuniteti serb, i cili prej vitesh pranon pagesa të ndryshme në dinarë nga Serbia, të përshtatet me praktikën e re.

Autoritetet e Kosovës, megjithatë, nuk u zmbrapsën.

Policia tha se qëllim i aksionit të saj në veri, më 20 maj, ishte “vendosja e rendit dhe ligjshmërisë”.

Nga 1 shkurti, edhe Dogana e Kosovës njoftoi disa herë se ka ndaluar hyrjen e dinarëve nga Serbia në Kosovë, me arsyetimin se nuk e ka miratimin e BQK-së.

Së paku deri më 17 maj, sipas raportimeve të REL-it nga terreni, pagesat në mjediset me shumicë serbe në Kosovë kanë vazhduar të bëhen edhe në euro, edhe në dinarë. /REL/

The post Çfarë do të ndodhë me paratë serbe të sekuestruara në veri? appeared first on Albeu.com.

Marrëveshja për përdorimin e dinarit, përfundon pa sukses takimi Kosovë–Serbi
Në Bruksel për të shtatën me herë me radhë kryenegociatorët e të Kosovës dhe Serbisë dështuan të arrijnë një marrëveshje lidhur me përdorimin e dinarit serb për pagesa me para në dorë. Pas takimit të fundit me 25 maj, i dërguari evropian për bisedimet mes palëve Miroslav Lajçak, tha se u ka paraqitur palëve një dokument kompromisi në një përpjekje për të tejkaluar dallimet, por pa dhënë hollësi se për çfarë propozimi bëhet fjalë. Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë akuzuan njëri tjetrin për dështimin e bisedimeve.

Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila hyri në fuqi me 1 shkurt, përcakton se euroja është valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa të gatshme në Kosovë. Rregullorja nxiti reagimin e zemëruar të Beogradit, dhe shqetësimet e diplomacisë perëndimore për ndikimin e saj në jetën e serbëve të Kosovës që vazhdojnë të mbështeten financiarisht nga Beogradi.

Diplomatët i kanë bërë thirrje qeverisë së Kosovës të pezullojë rregulloren dhe t’u jepet kohë qytetarëve të prekur për t’u përshtatur me situatën e re. Çështja e dinarit është shndërruar edhe në temë mospajtimesh mes qeverisë në Prishtinë dhe diplomacisë perëndimore.

Marrë nga VOA

The post Marrëveshja për përdorimin e dinarit, përfundon pa sukses takimi Kosovë–Serbi appeared first on Albeu.com.

Takimi i radhës për dinarin, Lajçak: Presim hapa konkretë drejt kompromisit
Në Bruksel po zhvillohet takimi trepalësh mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Rundi i ri i bisedimeve është edhe një përpjekje që palët të gjejnë zgjidhje për çështjen e ndalimit të përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

Më 1 shkurt, në Kosovë ka hyrë në fuqi rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) që parasheh euron si monedhën e vetme për kryerjen e pagesave.

Takimi i 15 majit, do të jetë takimi i shtatë në nivel të kryenegociatorëve për çështjen e dinarit serb, pasi në gjashtë takimet paraprake ata nuk arritën pajtim për ndonjë zgjidhje kompromisi.

Një ditë më herët, ndërmjetësuesi i dialogut Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, u shpreh se pret që palët të jenë të gatshme për gjetjen e një zgjidhjeje praktike.

Edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se blloku pret që palët të dëshmojnë gatishmëri për gjetjen e një zgjidhjeje të përkohshme praktike, e cila do t’i ndihmonte qytetarët e prekur nga vendimi i BQK-së.

Serbët në Kosovë për vite me radhë marrin asistencë sociale dhe pagesa të tjera nga buxheti i Serbisë.

“Presim që palët të kenë sjellje evropiane dhe të gjejnë një zgjidhje kompromisi. Kryenegociatorët mëtojnë të gjejnë zgjidhje përmes diskutimeve konfidenciale, e këto janë mënyra evropiane për gjetjen e zgjidhjeve. BE-ja vazhdon t’iu ndihmojë atyre që të gjejnë kompromisin i cili është i nevojshëm sepse kjo ndikon në jetën e njerëzve”, tha Stano më 13 maj, kur konfirmoi mbajtjen e rundit të ri të dialogut.

BE-ja preferon që takimi i 15 majit të jetë i fundit për çështjen e dinarit, por kjo, siç thonë në bllok, do të varet nga gatishmëria e palëve për të pranuar një zgjidhje.

Lajçak ka paraqitur para palëve një propozim, që në BE thonë se është “praktik dhe ofron një zgjidhje të përkohshme kalimtare”, por për propozimin nuk janë dhënë detaje.

Në BE thonë se koha dhe energjia që po shpenzohen në kërkim të zgjidhjes për çështjen e dinarit është duke ndikuar edhe në çështjet tjera me të cilat nuk po merren në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndonëse takimi i së mërkurës është thirrur për një çështje specifike, atë të dinarit, në këtë takim mund të ngrihet edhe çështja e vizitave zyrtare nga Serbia në Kosovë dhe anasjelltas, pas disa refuzimeve që janë bërë, e që BE i ka cilësuar si shkelje të obligimeve të marrëveshjes që ka të bëjë me vizita zyrtare. si shkelje të obligimeve nga marrëveshja.

Më 14 maj, BE-ja kritikoi vendimin e autoriteteve në Kosovë për të mos lejuar vizitën e kreut të Kishës Ortodokse Serbe, patriarkut Porfirije, duke e cilësuar si shkelje të Marrëveshjes për vizitat zyrtare të arritur në kuadër të dialogut.

The post Takimi i radhës për dinarin, Lajçak: Presim hapa konkretë drejt kompromisit appeared first on Albeu.com.

Takimi i radhës për “dinarin”, Lajçak: Jam i sigurt se mund të arrihet marrëveshje
Përfaqësuesi i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është shprehur optimist se vendet do të arrijnë marrëveshje sa i përket çështjes së dinarit, pasi u shpreh se një takim i radhës do të mbahet këtë javë. Ai tha se nga Kosova dhe Serbia do të kërkojë kompromis.

Këto detaje Lajçak i ka dhënë në një postim në profilin e tij në Facebook, teksa ka njoftuar për aktivitetet e tij që zhvilloi javën që lam pas dhe ato që e presin këto ditë.

Postimi i tij i plotë:

Sapo kam nisur udhëtimin tim për në Helsinki pas një jave të ngarkuar në SHBA. Nga Uashingtoni në Nju Jork, u angazhova në diskutime të thella të rëndësishme dhe të dobishme me zyrtarë në Departamentin e Shtetit, Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe Kombet e Bashkuara. Për më tepër, kam pasur biseda interesante me ambasadorë vendas, grupe të ekspertëve dhe grupe të shoqërisë civile. Është e paçmueshme të shkëmbejmë njohuri, të diskutojmë për marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor dhe të përafrojmë këndvështrimet tona për situatën në rajon.

Ndalesa tjetër: Helsinki për konsultime dypalëshe. Më vonë këtë javë, do të jem nikoqir i kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për diskutime që synojnë gjetjen e një zgjidhjeje të përkohshme të qëndrueshme për ata që preken nga rregullorja e BQK-së për operacionet me para të gatshme. Jam i sigurt se një marrëveshje mund të arrihet, por do të kërkojë fleksibilitet dhe kompromis nga të dyja palët.

The post Takimi i radhës për “dinarin”, Lajçak: Jam i sigurt se mund të arrihet marrëveshje appeared first on Albeu.com.

Përfundon periudha tranzitore për dinarin serb në Kosovë, nga nesër gjoba
Këtë të shtunë përfundoi periudha tranzitore e Bankës Qendrore të Kosovës rreth çështjes së dinarit.

Duke filluar nga nesër, ndaj gjithë atyre që përdorin valuta të tjera përpos euros për transaksione, do të ndërmerren masa.

Ekspertët e fushës thonë se qytetarët kanë pasur mjaftueshëm kohë për t’u informuar rreth rregullores së re.

Deri tani nuk janë vendosur masa ndëshkuese, por janë ofruar informacione për qytetarët rreth zbatimit të rregullores.

Ndërsa, bankat komerciale që operojnë në Kosovë janë udhëzuar që të hapin degë të reja në veri./albeu.com

The post Përfundon periudha tranzitore për dinarin serb në Kosovë, nga nesër gjoba appeared first on Albeu.com.

Në pritje të zgjidhjes për dinarin: Shpallje dhe shërbime për tërheqjen e parave
Në veri të Kosovës, disa individë kanë nisur të postojnë në rrjetet sociale shpallje të llojit “ofrojmë shërbime të tërheqjes së parave në Rashkë”. Në jug, përkatësisht në Graçanicë, ka nisur të operojë një linjë e veçantë transporti për “tërheqjen e pensioneve, shtesave për fëmijë, përfitimeve sociale e të tjera”.

Këto “shërbime” kushtojnë së paku 10 euro. Transportuesi Sasha Aritonoviq thotë për Radion Evropa e Lirë se linja Graçanicë-Kurshumli është aktivizuar për shkak të mungesës së dinarëve në Kosovë.

“Njerëzit duhet t’ia dalin disi. Unë i transportoj ata që, realisht, nuk kanë alternativë”, thotë Aritonoviq.

Ai e bën rrugën deri në Kurshumli të Serbisë kur lajmërohen së paku tre pasagjerë, dhe kjo zakonisht ndodh një ose dy herë në javë. Prishtina dhe Beogradi, ndërkohë, janë duke kërkuar zgjidhje në Bruksel se si të paguhen pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë, që pranojnë pagesa të ndryshme në dinarë nga Serbia – nisur nga pensionet deri te shtesat për fëmijë.

Më 1 shkurt, Banka Qendrore e Kosovës ka fuqizuar një rregullore që e ndalon përdorimin e monedhës serbe në Kosovë. Që nga fundi i marsit janë mbajtur gjashtë takime në Bruksel, por deri më tani nuk ka pasur marrëveshje.

Kosova dhe Serbia fajësojnë njëra-tjetrën për mungesë përparimi, ndërsa Bashkimi Evropian, i cili e ndërmjetëson dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, thotë se pret që një zgjidhje e bazuar në propozimin e të dërguarit të posaçëm të BE-së, Mirosllav Lajçak, të gjendet në takimin e radhës, që do të mbahet në mes të majit.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha në një prononcim për Radion Evropa e Lirë më 29 prill se palët, në takimet e deritashme, i kanë paraqitur qëndrimet dhe propozimet e tyre dhe se BE-ja, në fund, ka propozuar një “zgjidhje kompromisi” dhe u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që ta pranojnë atë. Ai nuk ka specifikuar se për çfarë zgjidhjeje bëhet fjalë.

Dinari vazhdon të qarkullojë në zonat me shumicë serbe në Kosovë, edhe pse Banka Qendrore e Kosovës ka thënë më herët se “periudha tranzitore nuk mund të zgjasë më shumë se tre muaj”. Rregullorja e BQK-së parasheh që euroja të jetë mjeti i vetëm i pagesës kudo në Kosovë.

Deri më tash, autoritetet e Kosovës kanë ndaluar disa herë hyrjen e dinarëve në vend – gjë që ka rezultuar me mungesa të kësaj monedhe dhe vështirësi në pagesat e të ardhurave nga Serbia. Pjesëtarët e komunitetit serb, të cilët jetojnë në komunat në jug të Ibrit, nuk mund t’i tërheqin fare të ardhurat e tyre në vendet ku jetojnë, ndërsa ata në veri, aktualisht, mund të tërhiqen një shumë të kufizuar deri në 20.000 dinarë, apo rreth 180 euro.

Banka nga Serbia, Kursimorja e Postës, i ka degët e saj në veri të Kosovës dhe bankomatet në zonat në jug të Ibrit. Serbia, gjithashtu, ka ngritur degë të improvizuara të kësaj banke, të destinuara për serbët nga Kosova, në afërsi të katër pikave kufitare: Jarinjë, Bërnjak, Konçul dhe Merdare. Sllobodanka Llazoviq, 79 vjeçe, nga Leposaviqi në veri, thotë se varet nga “vullneti i mirë” i fqinjëve, miqve apo të afërmve.

Ajo thotë se, që nga hyrja në fuqi e rregullores së BQK-së që ndalon dinarin, duhet të kërkojë nga të tjerët që t’ia marrin pensionin në Rashkë të Serbisë.

“Jam e moshuar, nuk mund të shkoj, ndaj i lus të tjerët. Nganjëherë shkon nipi. E kam edhe një shoqe në Rashkë, e cila ma sjell nganjëherë pensionin. Është shumë vështirë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Sllobodanka, e cila jeton vetëm.

Pensionisti nga Mitrovica e Veriut, Jovica Denoviq, i tërheq paratë nga Kursimorja e Postës në Mitrovicën e Veriut, por vetëm një shumë të kufizuar – deri në 20.000 dinarë.

“Ne nuk funksionojmë si mjediset e qytetëruara. Kjo nuk është normale”, thotë Jovica.

Ai shton se kjo çështje është politizuar dhe se qytetarët e thjeshtë po i vuajnë pasojat.

“Mos më pyesni [për të ardhurat në dinarë]. Është e vështirë. Nuk ia dal fare, shpenzoj atë që kam”, thotë Radosava Shqepanoviq, po ashtu nga Mitrovica e Veriut.

Bashkëqytetari i saj, Predragu, thotë se të ardhurat e tij i merr në Serbi.

“Probleme kanë më shumë të moshuarit dhe pensionistët, që nuk mund të shkojnë në Rashkë ose nuk kanë kë ta dërgojnë atje. Të rinjtë ia dalin”, thotë ai.

Takimi i fundit ndërmjet kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë për dinarin u mbajt më 25 prill në Bruksel, por në vend të zgjidhjes, palët u dakorduan për një takim të ri pas rreth dy javësh. Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se pala serbe ka dalë me “qëndrime shqetësuese”, se “Serbia duhet të vazhdojë t’i financojë të gjitha institucionet e saj deri në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë”.

“Sipas tyre, qëllimi i Asociacionit nuk është të sigurojë një koordinim të mirë ndërmjet komunave, por të sigurojë legjitimitetin e pranisë së institucioneve serbe në Kosovë”, ka thënë Bislimi.

Kosova i konsideron si të paligjshme institucionet që punojnë nën sistemin serb. Në anën tjetër, kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se bisedimet në Bruksel kanë qenë “të vështira dhe të tensionuara”, se Beogradi është “palë konstruktive” dhe se Prishtina po përpiqet “të imponojë zgjidhje për legalizimin e vendimeve të njëanshme”.

“Ne jemi dakord për dialog dhe zgjidhje, e jo që njëra palë të humbasë gjithçka dhe tjetra të fitojë gjithçka. Kjo nuk funksionon”, ka thënë Petkoviq.

Bislimi ka thënë se, në fund të takimit, ndërmjetësi evropian është përpjekur t’i respektojë vijat e kuqe të palëve dhe se ka paraqitur propozimin për zgjidhje.

“Ky duhet të jetë edhe propozimi i fundit. Propozimi shkon në drejtim të duhur, por kërkon kohë që të dyja palët t’i analizojnë elementet dhe implikimet ligjore”, ka thënë Bislimi.

Ekonomisti nga Prishtina, Safet Gërxhaliu, thotë për Radion Evropa e Lirë se çështja e dinarit është shndërruar tashmë në një “luftë politike” mes Kosovës dhe Serbisë.

“Sa më shumë që politizohet ky rast, aq më e vështirë do të jetë zgjidhja dhe pasojat do të jenë shumë më të mëdha”, thotë ai.

Gërxhaliu shton se palët duhet të përqendrohen te qytetarët dhe mënyrat që ua lehtësojnë jetën.

“Po humbet shumë kohë. Njerëzit janë viktima. Bëhet fjalë për arsim, kujdes shëndetësor… për segmente të rëndësishme dhe të ndjeshme të shoqërisë. Prandaj, duhet gjetur një zgjidhje dhe jo të bëhet garë se kush e zvarrit më shumë”, thotë Gërxhaliu.

Në mjediset me shumicë serbe në Kosovë, institucionet arsimore dhe shëndetësore financohen nga Serbia, sepse ato punojnë sipas sistemit të saj. Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar më herët nga Kosova që ta pezullojë rregulloren që ndalon dinarin, duke thënë se ndikon negativisht te komunitetet pakicë apo grupet e cenueshme në shoqëri.

Dushan Janjiq, nga Forumi i Beogradit për Marrëdhënie Etnike, thotë se zgjidhjet “e imponuara” në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, nuk kanë qenë asnjëherë të mira, sepse ato “nuk korrespondojnë me realitetin në terren”.

“Kështu, zvogëlohet edhe ambicia e njërës dhe e palës tjetër. Kjo është blerje kohe. Dinari nuk mund të mbijetojë [në Kosovë], sepse nëse dinari mbijeton, atëherë nuk kemi sistem të integruar pagesash. Ky është problem për institucionet e Kosovës, për ekonominë”.

“Së dyti, Serbia, aktualisht, nuk mund ta pranojë drejtpërdrejt euron si zgjidhje. Ajo ka nevojë për një zgjidhje kalimtare. Tashmë është rënë dakord që atë ta ofrojë Kursimorja e Postës [nga Serbia]”, thotë Janjiq.

Më herët, Prishtina zyrtare ka propozuar që Serbia t’i bëjë pagesat në euro përmes një banke të licencuar në Kosovë, ndërsa Beogradi ka insistuar që ato të bëhen përmes bankës Kursimorja e Postës. Kjo bankë është shoqëri aksionare, në të cilën Republika e Serbisë ka mbi 78 për qind të aksioneve.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se mbështet gjetjen e një zgjidhjeje për dinarin serb në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. SHBA-ja, gjithashtu, ka paralajmëruar se vendimi i Kosovës për zbatimin e rregullores që ndalon dinarin, mund të ndikojë në cilësinë e marrëdhënieve ndërmjet SHBA-së dhe Qeverisë së Kosovës./ REL

The post Në pritje të zgjidhjes për dinarin: Shpallje dhe shërbime për tërheqjen e parave appeared first on Albeu.com.

Fillon takimi trepalësh në Bruksel për dinarin
Një takim trepalësh, mes kryenegociatorëve nga Kosova dhe Serbia nën ndërmjetësimin e të dërguarit të Bashkimit Evropian, ka filluar të enjten pasdite në Bruksel, ku do të diskutohet për përpjekjet e vazhdueshme për gjetjen e një zgjidhjeje për transferimin e mjeteve financiare në valutën dinar nga Serbia në Kosovë.

Ky është takimi i pestë në Bruksel me pjesëmarrjen e kryenegociatorëve, Besnik Bislimi nga Kosova dhe Petar Petkoviq nga Serbia, për çështjen e dinarit serb, përdorimi i të cilit u ndalua në Kosovë në shkurt.

Për dallim nga takimet e mëparshme, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, nuk mbajti fillimisht takime të ndara me Bislimin dhe Petkoviqin, duke u futur drejtpërdrejt në takim trepalësh me ta.

Me rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), euroja u caktua si valuta e vetme në Kosovë për kryerjen e pagesave me para të gatshme nga 1 shkurti. Hyrja në fuqi e kësaj rregulloreje ka zemëruar Serbinë, e cila përmes buxhetit të saj shtetëror u dërgon ndihmë financiare serbëve që jetojnë në Kosovë.

Bashkësia ndërkombëtare i ka kërkuar Kosovës ta pezullojë rregulloren, në mënyrë që t’u jepet kohë qytetarëve që të përshtaten me praktikën e re.

Por, Qeveria e Kosovës ka ngulur këmbë se fjala është për një vendim të pavarur të BQK-së e jo për vendim politik.

Në takimet e deritashme në Bruksel për këtë çështje janë dhënë disa propozime për gjetjen e një zgjidhje sipas së cilës Serbia do të mund të bënte pagesa për shfrytëzuesit e ndihmës financiare në Kosovë.

Lajçak tha të martën, dy ditë para takimit të sotëm, se është duke punuar për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje.

Në një përmbledhje të aktiviteteve të tij gjatë javës, ai theksoi se në takimet e fundit me kryenegociatorët kanë arritur ta “ngushtojnë hendekun” lidhur me këtë temë.

Megjithatë, takimi paraprak javën e kaluar në Bruksel, ku nuk pati fare takim trepalësh, përfundoi pa ndonjë rezultat.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas takimit të 18 prillit se pala serbe nuk kishte ardhur me ide se si të trajtohet propozimi fillestar i të dërguarit të BE-së.

“Ky takim mund të quhet si takim i kotë, pa rezultat, dhe ndoshta si sukses i politikës penguese të palës serbe”, tha Bislimi më 18 prill.

Ndërkohë, kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, tha se Beogradi “bëri gjithçka për të gjetur një zgjidhje”.

The post Fillon takimi trepalësh në Bruksel për dinarin appeared first on Albeu.com.

Nesër takimi i kryenegociatorëve në Bruksel, BE-ja pret marrëveshje për dinarin, LVV insiston në Rregulloren e BQK-së
Për herë të katërt me radhë, të enjten në Bruksel do të takohen kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë në dialog, në lidhje me Rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës(BQK) ku ndalohet përdorimi i dinarit në Kosovë.

Në Bashkimin Evropian konfirmojnë takimin, derisa presin nga palët siç thonë të sillen në mënyrë evropiane dhe të arrijnë një marrëveshje.

Ndërkaq, sipas partisë në pushtet, rregullorja është e panegociueshme dhe se s’do të ketë asnjë alternativë që e parandalon apo shtynë zbatimin e vendimit. Mirëpo ,sipas tyre, pajtimi në takimin e fundit me propozimin e Bashkimit Evropian për një zgjidhje të përkohshme ka të bëjë vetëm me lehtësimin që qytetarët serbë në Kosovë mos të dëmtohen nga ky vendim. Në anën tjetër, ekzekutivi vazhdon të kritikohet se çështje të brendshme të Kosovës i ka bërë temë në dialogun e Brukselit.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, në një përgjigje për KosovaPress thotë se rezultati i takimit do të varet nga aftësia e të dy palëve për t’u sjellë në mënyrë evropiane dhe për të arritur një marrëveshje.

“Mund të konfirmoj se nesër duhet të ketë në Bruksel një takim tjetër të kryenegociatorëve për të gjetur një zgjidhje lidhur me dinarin. Rezultati – si gjithmonë – varet nga aftësia e të dyja palëve për t’u sjellë në një mënyrë evropiane dhe për të arritur një marrëveshje”, thotë ai.

Ndërkaq, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryetare e Komisionit për punë të jashtme, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, thotë se Serbia është palë dekonstruktive dhe se po kundërshton secilën zgjidhje për dinarin.

Sipas saj, çfarëdo alternative që shkon kundrejt Rregullores së BQK-së është i papranueshëm për Kosovën.

“Nuk mund të ketë zgjidhje të përkohshme derisa e ke prapë në dialog një palë e cila kundërshton të marrë çfarëdo lloj veprimi që ndërlidhet me procesin. Thjesht ata për çfarëdo lloj alternative që sillet në tavolinë thonë jo dhe nuk e pranojnë. Prandaj po them që Bashkimi Evropian ka humbur relevancën e vet pasi nuk ka punuar barabartë me palët dhe ka krijuar një palë në dialog që në vazhdimësi refuzon, kundërshton dhe vepron në kundërshtim me gjithçka çka kërkohet… Sa i përket çështjes së dinarit ata e dinë cili është qëndrimi i Kosovës dhe çfarë mendojmë ne se është më e drejta të veprohet. Çfarëdo alternative që shkon kundrejt këtij qëndrimi tonin si qeveri dhe si institucion i BQK-së për ne është i papranueshëm. As nuk negociohet dhe as nuk ka alternativë tjetër qoftë që e parandalon apo e shtyn vendimin për dinarin”, thekson ajo.

Mirëpo, ish kryenegociatorja në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, thotë  se kryeministri Kurti e ka shkel sovranitetin e Kosovës në momentin që ka pranuar që për një çështje të brendshme të dialogojë në Bruksel.

Sipas saj, duhet të gjendet një zgjidhje për këtë çështje në koordinim të ngushtë me aleatët ndërkombëtar, veçmas Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Dinari është një temë e vogël, vetëm pakica serbe e përdorë. Kurti prej që ka dështua që t’i sjell Kosovës marrëveshje me njohje reciproke, tash merret me tema të vogla që militantët e vet me i bindë që po bënë diçka. E dyta, dinari është çështje e brendshme e Kosovës nuk është dashur të shkohet në Bruksel. Kjo është shkelje e sovranitetin nga qeveria dhe Kurti që me dërgua një çështje të brendshme me diskutua në Bruksel. Ndërsa sa i takon vendimit të BQK-së, është vendim i drejtë, ligjor dhe aleatët amerikan nuk kanë kërkuar me anuluar vendimin, por me zvarrit zbatimin ka mundur të bëjë Kurti. Mandej Kurti ka mundur të bisedojë me minoritetin serb për këtë çështje s’ka pas nevojë të shkojë as në Këshill të Sigurimit dhe në Bruksel. Ishte shkelje e sovranitetit, sepse punët e brendshme nuk flitet në Bruksel”, deklaron Tahiri.

KosovaPress ka kontaktuar me zyrtarë qeveritar për zgjidhjet e mundshme për çështjen e dinarit, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndërmjetësi i dialogut, emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak në takimin e fundit të kryenegociatorëve ka propozuar një zgjidhje të përkohshme për çështjen e dinarit, i cili u pranua nga pala kosovare, mirëpo u refuzua nga Serbia.

Rregullorja e BQK-së hyri në fuqi më 1 shkurt të këtij viti dhe njeh vetëm euron si valutë zyrtare

The post Nesër takimi i kryenegociatorëve në Bruksel, BE-ja pret marrëveshje për dinarin, LVV insiston në Rregulloren e BQK-së appeared first on Albeu.com.

Dinari mbledh sërish javën tjetër në Bruksel kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë
I dërguari special i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pritet që t’i thërras për takim në Bruksel kryenegociatorët, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç për të vazhduar diskutimet lidhur me çështjen e dinarit.

Në një përgjigje për Reporterin, BE konfirmon se takimi do të jetë javën e ardhshme, por data nuk është përcaktuar ende.

Bashkimi Evropian thekson se në këtë takim do të diskutohet për një zgjidhje të përkohshme për çështjet e shkaktuara nga BQK, që palët të jenë të gatshme të angazhohen në propozimet e paraqitura na emisari Lajçak.

“Ndërmjetësuesi i BE-së planifikon të thërrasë një takim tjetër javën e ardhshme në nivelin e kryenegociatorëve për të diskutuar një zgjidhje të përkohshme të çështjeve të shkaktuara nga rregullorja e fundit e Bankës Qendrore të Kosovës, me kusht që palët të jenë të gatshme të angazhohen në bazë të ideve të paraqitura nga ndërmjetësuesi i BE-së”, tha një zëdhënës i BE-së për Reporteri.net.

Të enjten e 4 prillit, ishte takimi i fundit në Bruksel për çështjen e dinarit, e që përfundoi pa marrëveshje.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi pas takimit të enjten e kaluar, tha se pala kosovare është pajtuar me propozimin e emisarit të BE-së, sa i përket çështjes së dinarit, por pala serbe ka kërkuar kohë shtesë.

“Duke parë pamundësinë e arritjes së një kompromisi, Lajçak ka nxjerrë një propozim të konsoliduar për të cilën ne besojmë se është konstruktiv dhe në rrugën e duhur për të gjetur zgjidhje, e cila më së shumti i shkon për shtati qytetarëve serb në Kosovë. Pala serbe nuk ka qenë e gatshme të reflektojë këtë propozim dhe ka kërkuar kohë shtesë. Takimi i radhës pritet të mbahet pas dy javëve në Bruksel”, ka deklaruar Bislimi.

“Atyre iu është bërë e qartë që takimi i radhës mund të mbahet vetëm nëse ata janë të gatshëm të vijnë me ide për kompromis. Edhe sot kemi pasur dallime të mëdha, përderisa pala kosovare ka diskutuar për opsionet se si qytetarët serb mund të marrin mbështetjen financiare edhe më tej nga Serbia. Pala serbe ka funksionuar si avokate e ‘Postanska bankës’ dhe gjithë kohën ka diskutuar se si të rregullohet licencimi i kësaj banke, e cila nuk është as kompetente, as në interes të palëve të involvuara”, kishte deklaruar tutje Bislimi.

Në anën tjetër, Lajçak tha pas takimit se pati përafrim të qëndrimeve mes propozimeve të palëve.

“Arritëm të përafrojmë qëndrimet mes dy propozimeve të palëve. Planifikoj të vazhdoj diskutimet shumë shpejt bazuar në idetë e BE-së për kompromis”, shkroi ai në X, që më herët njihej si Twitter.

Për takimin, emisari evropian foli edhe gjatë forumit “BE takon Ballkanin”, ku theksoi se në pesë javët e fundit kanë zhvilluar katër takime me të dyja palët dhe se siç tha ai nuk duhet të jenë qytetarët ata që duhet të “pagujnë çmimin”.

“Në pesë javët e fundit kemi pasur katër takime mes dy delegacioneve dhe javën e ardhshme do të ketë një takim tjetër. Ne përsëri u gjendëm në situatën që duhet të përballemi me pasojat e një vendimi dhe të mos diskutojmë para se të marrim vendimin”, tha Lajçak në forum.

Emisari evropian tha gjatë forumit se ka përpjekje nga palët për të gjetur zgjidhje, dhe shpreson që ajo të arrihet në takimin e javës së ardhshme.

“Pra, ajo që dua të them është se diskutimet janë ndërtuar, palët po vijnë, atmosfera është më konstruktive se zakonisht, do të thosha. Dhe ka një përpjekje për të gjetur një zgjidhje. Kështu që ne bëmë herën e fundit, të enjten e kaluar”.

“Dhe për të shpëtuar janë paraqitur propozimet e palëve. Uh, ne përpiqemi të arrijmë këto propozime. Nuk ishte shumë e mundur. Kështu që herën e fundit ne si Bashkim Evropian i kemi prezantuar idetë tona dhe ato janë pranuar nga të dyja palët. Pra, po, por ne do të takohemi javën e ardhshme, dhe shpresojmë ta finalizojmë. Marrëveshja, në bazë të ideve të paraqitura nga Bashkimi Evropian”, tha Lajçak.

Për takimin e katër prillit, u deklaruan edhe nga Qeveria e Kosovës, ku sipas komunikatës së tyre, pala kosovare, ka cilësuar si konstruktiv propozimin e BE-së për gjetjen e një zgjidhje për dinarin, megjithatë Qeveria e Kosovës akuzon palën serbe për mungesë të bashkëpunimit duke kërkuar kohë shtesë dhe duke insistuar në licensimin e një etniteti ilegal, si “Postanska Banka”.

“Ky ishte takimi i tretë në nivel të kryenegociatorëve për gjetjen e një zgjidhjeje për pranimin e mbështetjes financiare të Serbisë nga komuniteti serb në Kosovë. Propozimet tona për zgjidhje kanë qenë që nga fillimi brenda Rregullores së BQK-së dhe në pajtim me legjislacionin e Republikës së Kosovës e gjithashtu dhe propozimi i BE-së konsiderohet nga ana e jonë si propozim konstruktiv dhe në drejtimin e duhur”, thuhej në komunikatën e Qeverisë.

Rregullorja e re e BQK-së ka hyrë në fuqi që nga 1 shkurti, ku përcakton euron si valutë të vetme zyrtare në Kosovë, gjë e cila ka ngritur reagime edhe nga faktori ndërkombëtar, duke kërkuar që të shtyhet zbatimi i këtij vendimi.

The post Dinari mbledh sërish javën tjetër në Bruksel kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë appeared first on Albeu.com.

Borrell: BE-ja është e shqetësuar për pasojat e ndalimit të dinarit për serbët në Kosovë
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka thënë se Brukseli është i shqetësuar për mungesën e konsultimeve para vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për heqjen e dinarit dhe pasojat që ai ka në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës.

“Kjo ka të bëjë veçanërisht me ndikimin e vendimit në shkolla dhe spitale, duke pasur parasysh mungesën e dukshme të alternativave për momentin”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Borrell.

Në përgjigje të pyetjeve të deputetit francez Dominique Bild, çfarë planifikon të bëjë Komisioni Evropian (KE) në lidhje me themelimin e Komunitetit të Komunave Serbe, vendimin e BQK-së dhe sistemet arsimore dhe shëndetësore të serbëve të Kosovës, Borell tha se çështja e dinarit prek çështjet që është dashur të negociohen në lidhje me Asociacionin.

“Çështja e vendimit të BQK-së për operacionet me para të gatshme prek çështje që është dashur të negociohen në lidhje me Asociacionin, si statusi dhe financimi i institucioneve të menaxhuara nga Serbia në Kosovë dhe integrimi i tyre në institucionet dhe kornizën ligjore të Kosovës”, ai ka shkruar.

Ai ritheksoi se themelimi i Asociacionit është obligim i Kosovës sipas së drejtës ndërkombëtare dhe buron nga Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013, e cila është lidhur nga Serbia dhe Kosova në dialog me ndërmjetësimin e BE-së dhe më pas është miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

Në përgjigjen me shkrim thuhet se BE-ja ka përgatitur draftin evropian të statutit të Asociacionit, në konsultim me ekspertë të së drejtës ndërkombëtare, duke respektuar marrëveshjet përkatëse nga dialogu, si dhe kornizën ligjore të Kosovës dhe “vijat e kuqe të palët në masën e mundshme”.

Më 21 tetor të vitit të kaluar, projekt-statuti iu dorëzua kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Më 26 tetor, Prishtina ka njoftuar BE-në se do ta pranojë propozimin, me kusht që Marrëveshja për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Aneksi dhe vetë Draft Statuti i Asociacionit, të nënshkruhet zyrtarisht nga Kurti dhe Vuçiç”, deklaroi Borell.

The post Borrell: BE-ja është e shqetësuar për pasojat e ndalimit të dinarit për serbët në Kosovë appeared first on Albeu.com.