Dinamos Archives - Albeu.com

Merr fund pritja për Kukësin, ndaj Dinamos luhet në “Kukës Arena”
Kukësi-Dinamo do të luhet në “Kukës Arena”, të mërkurën e 19 janarit, në orën 16:45. SuperSport mëson se Federata Shqiptare e Futbollit e ka shtyrë takimin e javës së 16-të për mesjavën e ardhshme pas kërkesës së Kukësit, që raportoi disa të prekur me Koronavirus. Merr fund pritja e verilindorëve, të cilët tashmë e kanë gati shtëpinë e re, të rikonstruktuar plotësisht dhe me kushtet që kërkon UEFA.

Tapeti i impiantit të ri të Kukësi është tashmë gati dhe është ndezur drita jeshile se nga java e ardhshme do të mund të përballojë pas asnjë problem ndeshjet zyrtare të Abissnet Superiores.  Prej më shumë se dy vitesh Kukësi nuk ka luajtur një ndeshje zyrtare në shtëpinë tij, për shkak se stadiumi po ndërtohej nga e para, çka e ka penalizuar jo pak ekipin verior.

Sfida me Dinamos ishte menduar të luhej në “Elbasan Arena”, megjithatë shtyrja prej katër ditësh i ka dhënë kohën e mjaftueshme tapetit të “Kukës Arena” që të jetë gati e për të mbyllur plotësisht dhe rikonstruksionin e impianit më të ri në vend.

Kukësi ka grumbulluar 28 pikë pas 15 javësh, duke u pozicionuar në vendin e dytë të Abissnet Superiores, 5 pikë larg Tiranës kryesuese. Verilindorët besojnë se “Kukës Arena” mund të jetë faktor i rëndësishëm për ta në garën për titull, teksa do të provojnë që në gjysmën e mbetur të edicionit të arrijnë fitojnë titullin e dytë kampion në histori.

The post Merr fund pritja për Kukësin, ndaj Dinamos luhet në “Kukës Arena” appeared first on Albeu.com.

Akuzat për shitje ndeshjesh, shpërthen presidenti i Dinamos: Do ketë gjoba dhe largime
Dinamo, e rikthyer me bujë në elitën e futbollit shqiptar, me një riorganizim në çdo sektor të klubit, po kalon një moment kritik në kampionat. Në 5 ndeshjet e fundit ka marrë vetëm 4 pikë, ka pësuar 3 humbje, pra ka marrë një “thes” me gola dhe mban vendin e 7-të, shumë pranë zonës së rënies nga kategoria.

Rezultatet janë shumë larg pritshmërive dhe kjo situatë e ka shqetësuar jo pak presidentin Adrian Bardhi, madje e ka alarmuar, siç pohon ai në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”.

Që prej ndeshjes me Tiranën, kreu i klubit dinamovit nuk ka qenë pranë skuadrës për një problem shëndetësor, që tashmë e ka kaluar dhe kërkon të marrë situatën në dorë, duke ndërhyrë në mënyrë urgjente.

Zoti Bardhi, si është gjendja juaj shëndetësore?

Jam mirë tani. Kam kaluar ditë dhe javë të vështira, por tani e kam kaluar këtë situatë. Kam qenë i shkëputur nga skuadra prej disa javësh për arsye shëndetësore.

Çfarë po ndodh me Dinamon?

Është një gjendje alarmi, jam shumë i shqetësuar, sepse nuk e mendoja kurrë se do të arrinim në këtë pikë. Asaj që i druhesha më shumë, karakterit të skuadrës, ka ndodhur. Dinamos i ka munguar karakteri në këto ndeshje dhe ka arritur ato rezultate që ka arritur. Kam kërkuar mbledhje urgjente me stafin e trajnerëve për të kuptuar se çfarë problemi ka. Duhet ndërhyrë menjëherë, sepse Dinamo nuk ka probleme financiare dhe nuk mund të ketë në asnjë mënyrë këto rezultate dhe këtë sjellje në fushë. Nuk e di, është bërë si një ekip babalesh, them unë. Do të luftoj fort që t’ia kthej ngjyrat skuadrës.

Pse ka ardhur kjo situatë sipas jush, çfarë mund të jetë bërë gabim?

Ne do të flasim dhe do të konsultohemi për të bërë zgjidhjen më të mirë për situatën që po kalojmë. Nuk e di, ka krisje në skuadër, kjo është e qartë, nuk luftohet për një qëllim të përbashkët nga të gjithë. Këtë pjesë do ta shohim me kujdes. Ne jemi munduar të formojmë një Dinamo të denjë për Superioren, me lojtarë profesionistë, jo një skuadër si kjo. Mund të kemi gabuar, kanë futur hundët edhe njerëz të tjerë dhe kjo është e pafalshme, ndërkohë që Dinamo ka një president dhe ai jam unë. Kam parë edhe mangësi të tjera në stafin e skuadrës dhe me kalimin e kohës do të mundohemi t’i zgjidhim.

Çfarë masash do të merrni fillimisht?

Do të analizojmë gjithçka me kujdes, janë edhe tri ndeshje deri në fund të vitit dhe uroj që t’i kalojmë me sukses. Për masat do të shohim, siç japim shpërblime, ka edhe gjoba për paraqitjet e dobëta.

Trajneri Shkëmbi ka thënë pas ndeshjes me Teutën se mund të ketë edhe largime në janar, kur ju të bëni përforcime…

Po, mund të ketë edhe largime, sepse janë disa lojtarë që u është dhënë shumë besim, ndoshta më shumë sesa kanë merituar. E përsëris, ne duam lojtarë që të nderojnë fanellën e Dinamos, të kenë karakterin e duhur për këtë skuadër. Askush nuk mund të tallet me fanellën e Dinamos.

Në situata të tilla, i pari që rrezikon është trajneri…

Unë e shikoj këtë situatë si diçka përtej trajnerit. E thashë që në fillim se skuadrës i ka munguar ajo që është më kryesorja, karakteri dhe dinjiteti. Unë, kur kam marrë Dinamon, jam nisur për ta çuar lart, siç i takon kësaj skuadre, jo për ta pasur në këto lloj situatash.

Po afron ndërkohë merkatoja e janarit, për të cilën te Dinamo është folur shpesh. Keni lëvizur në këtë drejtim?

Patjetër që po, sepse e kemi parë që skuadra ka nevojë për përforcime. Kemi nisur punën dhe do të afrojmë lojtarët që Dinamoja ka nevojë. Jam i vendosur për të ndërtuar Dinamon që dua, një skuadër dinjitoze dhe kompetitive.

Keni diçka për të shtuar në fund?

Po, kam diçka që dua ta theksoj me forcë. Kam parë komentet e njerëzve në faqen e Dinamos, ku unë akuzohem për shitje ndeshjesh. Kjo është ajo që më ka vrarë më shumë dhe më ka bërë vërtet të ndihem shumë keq. Janë gjëra që nuk kanë asnjë lidhje me mua. Unë kam ardhur të investoj te Dinamo dhe ta ngre këtë skuadër në vendin që i takon. /panoramasport/

The post Akuzat për shitje ndeshjesh, shpërthen presidenti i Dinamos: Do ketë gjoba dhe largime appeared first on Albeu.com.

Laçi “shuplakë” Dinamos
Me rezultatin e thellë 5-0 përfundoi ndeshja Laçi-Dinamo, me vendasit që rikthehen te fitorja pas dy javësh, ndërsa ekipi kryeqytetas regjistron një tjetër humbje të thellë.

19 gola të pësuar në 11 javë kampionat i bëjnë “Blutë” skuadrën me mbrojtjen më të dobët në Abbisnet Superiore.

Suksesi i sotëm ka ngjitur ekipin kurbinas përkohësisht në vend të katërt me 15 pikë, ndërsa Dinamo numëron dy pikë më pak. Vendasit e nisën mirë takimin dhe kaluan në avantazh në minutën e shtatë me anë të Saliou Guindo, i cili shfrytëzoi një top të goditur keq me kokë nga Imami dhe kaloi Laçin në avantazh pasi dribloi Edvan Bakajn.

Dinamo reagoi dhe iu afrua barazimit me anë të Agim Ibraimit në minutën e 13-të, por sallakja e bukur e kapiteni u ndal nga traversa. Laçiu reagoi dhe iu afrua golit të dytë dy herë me anë të Mentor Mazrekajt, por gjuajtjet ishin të pasakta.

Redon Mihana pati një mundësi të mirë për Dinamon në minutën e 39-të, por lojtari kurbinas gjuajti keq.

Kaq për pjesën e parë, teksa fraksioni i dytë i ndeshjes u dominua plotësisht nga Laçi.

Vendasit dyfishuan në minutën e 54-t. Asist i Mazrekajt dhe gol i Dejan Zarubica.

Katër minuta më vonë, Samakeh “flirtoi” me golin, por largoi me kokë në vijën fatale Renato Malota.

Laçi rinisi sulmet dhe nuk u ndal më. Mknuta e 60-të solli golin me kokë të Julian Shehut, Mentor Mazrekaj u ndal nga shtylla, teksa më pas erdhën edhe rrjetat e Guindo (73’), i cili gjeti golin e dytë personal pas asistit të Zarubica, ndërsa dy minuta më vonë pati festë edhe për Regi Lushkjen, i cili vulosi triumfin me “manita” të skuadrës së Mirel Josës.

The post Laçi “shuplakë” Dinamos appeared first on Albeu.com.

Rikthehet pas 9 vitesh në Superligë, shihni festën e “çmendur” të lojtarëve dhe tifozëve të Dinamos (VIDEO)
Dinamo arriti të siguronte matematikisht rikthimin në Kategorinë Superiore, pas plot 9 vitesh mungese.

“Nëndetësja”, triumfoi me rezultatin 0-1 në sfidën e parafundit të kampionatit ndaj Vorës, duke vulosur zyrtarisht këtë sezon të suksesshëm që u kurorëzua me rikthimin në elitë.

Blutë në këtë sezon, kanë pasur edhe mbështetjen e tifozëve, të cilët pavarësisht kushteve të vështira për shkak të pandemisë, kanë bërë të pamundurën, për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës, nga tarracat e banesave përreth stadiumit.

Edhe ditën e sotme, në përfundimin e sfidës ndaj Vorës, nuk mungoi festa e futbollistëve të Dinamos, me tifozët në kompleksin sportiv “Internacional” në Pezë-Helmes, siç mund ta shihni në videon e mëposhtme.

The post Rikthehet pas 9 vitesh në Superligë, shihni festën e “çmendur” të lojtarëve dhe tifozëve të Dinamos (VIDEO) appeared first on Albeu.com.