dimri Archives - Albeu.com

Pesë gabimet që po bëni me lëkurën tuaj këtë dimër
Nuk ka gjë më të keq sesa një lëkurë e thatë apo e plasaritur. Por ka disa zakone të përditshme që mund të shmangen, nëse doni një lëkurë të freskët dhe të shëndetshme.

Lexoni këshillat në galeri dhe pastaj hidhini një sy rutinës suaj të dimrit, për të bërë rregullimet e nevojshme në kujdesin ndaj lëkurës.

1- Nuk pini mjaftueshëm ujë

Sigurisht që tingëllon pak kontradiktore pirja e sasive të mëdha të ujit në dimër, pasi në muajt e ftohtë, në përgjithësi të gjithë kanë tendencën të pijnë më pak ujë- duke u përballuar me dehitratimin e padëshiruar dhe jonormal. Megjithatë nuk duhet të harroni që edhe 1 gotë e vetme përpara gjumit (plus ato gjatë gjatë ditës), e ndihmon trupin tuaj të shpëtojë nga toksinat dhe dehidratimi.

2- Flini pa e hequr grimin nga fytyra

Ky nuk është një mit: Në fakt është më e keqja që mund të bëni. Veçanërisht në dimër, larja e fytyrës përpara gjumit është e domosdoshme për të shmangur skuqjet apo irritimet e dimit. Mbrojtja juaj më e mirë është të hiqni grimin me një krem të ftohtë apo me një ujë larës fytyre- duke qenë se pastruesit me bazë sapuni mund të jenë të ashpër dhe irritues për një fytyrë tashmë të thatë.

3- Nuk keni zbuluar ende vajin e fytyrës

Ju mund të keni dëgjuar që vendosja e tepërt e një hidratuesi me bazë kremi mund të jetë e rrezikshme. Kjo është arsyeja se përse vaji i fytyrës është një ide shumë e mirë. Të gjitha ato që nuk e kanë përdorur ende, duhet të dinë se vaji depërton thellë në poret e lëkurën duke përçuar një hidratim surprizues. Duhet të dini gjithashtu se ky produkt mund ta bëjë lëkurën tuaj të duket e ydyrshme dhe kjo është arsyeja se përse këshillohet aplikimi i tij vetëm natën.

4- Harroni të lani këllëfët e jastëkut rregullisht

Këllëfët e jastikut ku flini mund të jenë gjithashtu shkaktar të problemeve në lëkurë, që gjatë dimrit janë më të prirura të ndodhin. Idealja do të ishte, të lanit këllëfët e jastikut një herë në javë, por nëqoftëse nuk mundeni, mund të merrni në konsideratë një këllëf të projektuar për të mbrojtur lëkurën tuaj.

5- Harroni eksfoliatin

Bëjeni atë një prioritet për të eleminuar qelizat e vdekura të lëkurës dhe aplikojeni 2 herë në javë përpara gjumit. Shtresa e thatë e lëkurës mund të fillojë të ndërtohet, nëse nuk e bëni këtë- diçka që e bënë të pamundur depërtimin e hidratuesit në sipërfaqen e lëkurës dhe rrjedhimisht të bëjë punën e tij. Thjesht sigurohuni që eksfoliati që përdorni të jetë i butë, jo i ashpër, sepse ky i fundit mund të çojë në plasaritje të padëshiruara.

The post Pesë gabimet që po bëni me lëkurën tuaj këtë dimër appeared first on Albeu.com.

Dimri erdhi, si t’i mbroni bimët në shtëpi gjatë ngricave
Ngricat dhe acari mund të kenë efekt shkatërrues për disa bimë të caktuara që mbahen në shtëpi, ballkon apo kopësht.

Mbrojtja e këtyre bimëve kërkon vigjilencë dhe informacion të përditësuar për kushtet e motit.

Mbrojtja më e mirë është në varësi të kohëzgjatjes së ngricës por edhe llojit të bimës që zotëroni.

Më poshtë nga AgroËeb do të mësoni për këshillat praktike për mbrojtjen e bimëve në rast se temperaturat bien nën 0 gradë ose më poshtë.

Këshillat e mëposhtme janë afat-shkurtra por u japin bimëve forcën e duhur për të mbijetuar gjatë një nate apo një periudhe të caktuar acari.

Ujitja

Dheu i lagësht ruan ngrohtësinë më gjatë dhe më shumë se dheu i thatë, ndaj ujitja është një mënyrë e duhur.

Për më tepër, mund të përdorni solucione kopshtarie që i ndihmojnë gjethet të ruajnë lagështinë.

Mbulojini

Mbulojini bimët me çarçaf, batanije apo edhe peshqirë që ato të ruajnë nxehtësinë.

Për më thjeshtë, mund të përdorni një qese të trashë plastike për të mbuluar vazot, duke u siguruar që qesja nuk e prek bimën sepse çdo gjethe që prek plastikën do të ngrijë.

Ndizni Dritat

Lërini afër një drite apo llampë me të paktën 100 vat në mënyrë që bimët të thithin nxehtësinë e saj.

Sigurohuni që të mos jenë LED sepse ato nuk përçojnë nxehtësi.

Zhvendosni Vazot

Në varësi të bimëve, ju mund t’i grumbulloni vazot në një vend të caktuar, kryesisht pranë një muri me drejtim nga jugu ose perëndimi në mënyrë që të ruajnë ngrohtësinë për më gjatë.

Në mbrëmje, sigurohuni që vazot e bimëve t’i fusni brenda shtëpisë.

Nëse keni në kopësht pemë apo fidanë të brishtë e të parritur plotësisht, mbështillini trungjet e tyre me batanije që të rrinë ngrohtë.

The post Dimri erdhi, si t’i mbroni bimët në shtëpi gjatë ngricave appeared first on Albeu.com.

Dimri në Afganistan u merr jetën mbi 120 personave
Numri i vdekjeve të shkaktuara nga temperaturat e ulëta në Afganistan është rritur, duke marrë më shumë se 120 jetë në dy javët e fundit, tha një zyrtar më 23 janar.

Shafiullah Rahimi, zëdhënës i Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive të vendit, tha për DPA-në se më shumë se 50 shtëpi janë shkatërruar plotësisht dhe 70 mijë kafshë kanë ngordhur.

Sëmundjet e frymëmarrjes, kryesisht te fëmijët, shtohen çdo vit gjatë stinës së ftohtë, por ky dimër ka qenë jashtëzakonisht i ftohtë, në kohën kur më shumë afganë po përballen me varfëri.

Sipas Departamentit Meteorologjik të Afganistanit, temperatura më e ulët e regjistruar në janar ishte minus 34 gradë celsius në provincën qendrore të Ghorës.

Më shumë se gjysma e 38 milionë banorëve të Afganistanit po përballen me urinë dhe gati 4 milionë fëmijë vuajnë nga kequshqyerja, sipas agjencive të ndihmave humanitare./rel/

The post Dimri në Afganistan u merr jetën mbi 120 personave appeared first on Albeu.com.

Mjekët këshillojnë: Si të parandaloni ftohjet në kohë gjatë dimrit
Temperaturat e ulëta mund të shkaktojnë ftohje, veçanërisht në ata me imunitet të dobët. Gjithashtu, për këtu kontribuon edhe ngrënia e tepërt dhe konsumimi i alkoolit gjatë festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve. Mjeku Roger Henderson ndau pesë këshilla të dobishme se si të parandaloni ftohjet.

“Fakti është se gjatë festave dhe në këtë periudhë të vitit, njerëzit kanë më shumë gjasa të jenë në kontakt të ngushtë brenda, sesa jashtë, shpesh në dhoma me ajër të kondicionuar, kështu që ata janë më të ekspozuar ndaj ftohjes dhe ‘nuhatjes’ nga miqtë dhe kolegët e punës”, tha doktori.

1. Kufizoni përdorimin e alkoolit

Alkooli i tepërt mund të çojë në mangësi vitaminash, të cilat mund të ndikojnë më tej në sistemin tuaj imunitar dhe aftësinë për të luftuar infeksionet.

2. Bëni mjaftueshëm gjumë

Gjumi është mënyra natyrale e trupit për t’i rimbushur me energji. Pra, nëse filloni të ndiheni të dobët, ndihmoni trupin tuaj të rikuperohet duke fjetur më shumë.

3. Higjiena

Ftohja përhapet shpesh në duart tuaja dhe më pas hyn në trupin tuaj përmes syve, hundës ose gojës. Pra, zvogëloni rrezikun e ftohjes duke larë duart rregullisht. Për të hequr qafe mikrobet, pastroni duart fuqishëm me sapun dhe ujë të ngrohtë për të paktën 15 sekonda.

4. Lëvizni

Ushtrimi është mënyra e përsosur për të forcuar sistemin tuaj imunitar. Gjeni aktivitetin fizik ideal për ju në këtë mot dhe bëni një plan ushtrimesh.

5. Përdorni pika për hundë

Kjo mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të hundës së bllokuar dhe thithja me çajra bimor është një zgjidhje tjetër e shkëlqyer.

The post Mjekët këshillojnë: Si të parandaloni ftohjet në kohë gjatë dimrit appeared first on Albeu.com.

Ndiheni të rraskapitur? Kjo ndodh më shumë gjatë dimrit dhe ka një arsye
Me ardhjen e dimrit, drita e ditës ndryshon dhe po ashtu edhe temperatura. Trupi fillon të përshtatet dhe ora biologjike ndryshon. Ka shumë ndryshime që ndodhin çdo stinë dhe për shkak se janë graduale mund të mos i kuptojmë edhe aq shumë. Në muajt e dimrit vërehet lodhje shumë më intensive (kryesisht psikologjike) dhe për këtë ka një arsye shumë të besueshme që lidhet me melatoninën, hormoni i prodhuar nga truri që rregullon gjumin.

Sa më shumë dritë të ekspozohet truri, aq më pak melatoninë sekreton dhe anasjelltas. Sa më shumë errësirë, aq më shumë melatoninë. Melatonina krijon pikërisht këtë ndjenjë të përgjumjes dhe lodhjes, dhe kur drita natyrale fillon të dobësohet në orët e pasdites, nivelet e melatoninës në tru rriten dhe “na thërrasin” për pushim dhe më shumë orë gjumë.

Ky fenomen është quajtur edhe lodhje sezonale, megjithatë është një reagim normal i organizmit të ndihet më i lodhur dhe i përgjumur në muajt e dimrit.

Por çfarë mund të bëni për të eliminuar këtë situatë?

Zgjohuni dhe flini në të njëjtën kohë, çdo ditë. Orari i gjumit është i pari dhe më kryesorja për t’u marrë me lodhjen sezonale.

Qëndroni në rrezet e diellit për aq kohë sa të mundeni. Për shembull, nëse punoni nga shtëpia, zgjidhni ballkonin tuaj në vend të dhomës së ndenjes, në mënyrë që të merrni sa më shumë dritë.

Gjumi pasdite për energji. Nëse ndiheni të rraskapitur, përpiquni të flini për një orë pasdite, në mënyrë që të jeni në humor më të mirë dhe me më shumë energji për pjesën tjetër të mbrëmjes.

Planifikoni vaktet tuaja. Ushqyerja nuk mund të mungonte këtu, pasi është edhe një faktor përcaktues për ndjenjën e lodhjes. Mundohuni të hani vaktet tuaja në të njëjtën kohë çdo ditë dhe mbani një ekuilibër.

The post Ndiheni të rraskapitur? Kjo ndodh më shumë gjatë dimrit dhe ka një arsye appeared first on Albeu.com.

“Dimri i madh i çmimeve” ka mbërritur në Tiranë, gjalpi shitet me 17 mijë lekë kilogrami
“Në kaq shumë vite punë, nuk e mbaj mend herën e fundit kur blerjet e qytetarëve në tregjet me pakicë ishin aq të pakta”. Kështu thotë për Gazetasi.al Viktor Kondatçiu, referuar krizës së çmimeve, një tregtar që shet në krye të tregut te ish-Uzina Dinamo, aty ku ditët tashmë duken krejt pa humor me blerjet e vakëta. Shtrenjtimi i çmimeve po vazhdon zinxhir, që nga prodhimet e tokës, te grumbulluesit dhe shitësit me shumicë e deri te stendat e tregjeve ku blejnë shqiptarët.

Ndonëse ushqimet janë kategoria që prej më shumë se një viti po mban gjallë inflacionin, në vend të konsumit, po rriten çmimet. Që në krye të herës, fillimi i luftës në Ukrainë paralajmëroi që tregjet globale do të prekeshin nga një ‘dimër i madh çmimesh’, me rritje të vazhdueshme që do të rëndonin xhepat e konsumatorëve. Dhe për këta tregtarë, ky “dimër” mbërriti që në tetor. Kondatçiu thekson për Gazetasi.al se blerjet prej shumë kohësh vijojnë të jenë të ulta, me njerëzit që kalojnë andejpari vetëm për perimet më të domosdoshme.

“Prodhimi i pakët vendas i ka mbajtur të larta çmimet e fruta-perimeve. Nga ajo që shohim çdo ditë, qytetarët janë në krizë. Ritmet e blerjes kanë ardhur vetëm në ulje dhe të njëjtën ecuri parashikojmë edhe për festat e fundvitit”, vijon mandej ai. Thuajse të njëjtën gjë, pohoi për Gazetasi.al edhe një tregtar tjetër i cili shtoi se është krejt pesimist për fitimet që pritet të marrë gjatë festave.

Nga ana tjetër, konsumatorët ndihen krejt të pambrojtur karshi kësaj rritje çmimesh. Tregjet e pakicës në kryeqytet janë lajmëruar nga grosistët se gjatë dhjetorit do të ketë një rritje të mëtejshme çmimesh kryesisht për bulmetin dhe mishin e nënproduktet e tij. Kjo valë e re do diktohet edhe nga kërkesa e shtuar në treg nga emigrantët që pritet të rikthehen për periudhën e festave.

“Kuzhina shqiptare është e bazuar te mishi, ndaj konsumi i tij pritet të rritet ndjeshëm edhe nga rritja e numrit të vizitorëve. Por reduktimi i prodhimit dhe kjo kërkesë më e madhe nga restorantet do ndikojë shpejt në rritjen e çmimeve”, tha për Gazetasi.al një tregtar mishi. Gazetasi.al tha se që tani çmimi i gjalpit në supermarketet shqiptare është rritur 30-35% duke arritur në 1700 lekë/kg nga 1200 lekë që ishte në tetor.

“Në dhjetor mund të ketë sërish një rritje të lehtë çmimesh për shkak se atëherë janë edhe përgatitjet më të mëdha për bakllavanë, për të cilën gjalpi është ingridient kryesor”, tha një tregtar.

Edhe produktet e tjera të bulmetit kanë ndjerë rritje, kryesisht gjiza edhe djathi. Kjo për shkak të rënies së numrit të krerëve të bagëtive, shtrenjtimit të kostove, energjisë e gazit. Në buletinin e tetorit ku inflacioni arriti nivelin 8.3%, INSTAT raportoi se brenda grupit të ushqimeve, çmimet e nëngrupit “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me 24.3 %, “bukë dhe drithra” me 17.1%, “mish” me 12.4 % dhe “zarzavate përfshirë patatet” patën një rritje me 11.8 %. Prodhuesit dhe tregtarët vendas thonë për Gazetasi.al se janë të shqetësuar se, ndërsa do vazhdojnë të furnizohen me çmime shumë të larta, në tregun e brendshëm do vijojë të ushtrojë presion ulja e konsumit./GazetaSi

The post “Dimri i madh i çmimeve” ka mbërritur në Tiranë, gjalpi shitet me 17 mijë lekë kilogrami appeared first on Albeu.com.

Gjatë dimrit kemi më shumë oreks, çfarë të bëjmë për të mos shtuar peshë
Kur moti fillon të ftohet, kemi më shumë uri. Le të shohim pse ndodh kjo dhe si të shmangim shtimin e peshës në dimër

Në dimër, nevojat ton.a për kalori rriten, pasi metabolizmi ynë përshpejtohet gjatë ekspozimit ndaj të ftohtit.

Kjo është arsyeja pse temperaturat e ulta na hap oreksin dhe kemi prirjen për të ngrënë më shumë, veçanërisht ushqime që janë të pasura me sheqer, yndyrë dhe kripë.

Dietologia Costalenias Kallianiotis ka treguar se cilat zakone duhet të ndryshojmë që të mos shtojmë peshë, çfarë të shmangim dhe çfarë të konsumojmë në dietën tonë.

Organizimi

Rekomandohet të bëni një plan vakti javor për të ditur paraprakisht se çfarë të gatuani dhe të bëni një listë të qartë blerjesh përpara se të shkoni në supermarket, në mënyrë që të “tundimet”.

S’duhet të qëndrojmë pa ngrënë

“Është mirë të sigurohemi që të konsumojmë fruta të freskëta dhe lëngje frutash, arra, kos ose drithëra, pasi të qëndruarit pa ngrënë për një periudhë të gjatë kohore do të na bëjë të ndihemi më të uritur deri në vaktin tonë të ardhshëm dhe mund të na bëjë ndiheni të dobët gjatë ditës”, thekson Kallianioti.

Kujdes me pijet

Rekomandohet të zgjidhni pije si: kafe, çaj, kamomil, sherebelë dhe të shmangni ato që përmbajnë shumë qumësht (p.sh. kafe latte), sheqer, shurup dhe krem ​​pana.

Konsumoni supë

Të përgatisim ushqime të shëndetshme

Të marrim sasinë e duhur të vitaminave dhe mineraleve

The post Gjatë dimrit kemi më shumë oreks, çfarë të bëjmë për të mos shtuar peshë appeared first on Albeu.com.

Kriza energjetike, Rama: Dimri nuk do të jetë aq i dhimbshëm, urojmë për më shumë shi
Kryeministri Edi Rama garantoi sot se dimri për shqiptarët nuk do të jetë aq i dhimbshëm falë masave që sipas tij, qeveria i ka marrë. Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, që kishte në fokus angazhimin e partisë për zgjedhjet lokale 2023, Rama tha se përballë një diktatori si Putin, Shqipëria duhet të marrë masat. Rama tha se buxheti i vitit 2023 është dyfishi i atij që kishte shteti në vitin 2013, kur demokratët lanë pushtetin.

“Aktiviteti nis nesër dhe shtrihetnë të gjithë Shqipërinë për të komunikuar intesivisht me të gjithakomunitetet. Kemi hyrë në një epokë të kërcënimit të madh, Evropa dhe ne si pjesë e saj jemi të detyruar të përballemi me kërcënimin e madh të kësaj epoke, që vjen si agresion në dyertë e Evropës dhe ka sjellë si pasojë veç bombave në Ukrainë edhe rritjen e çmimeve të energjisë dhe produkteve bazë në të gjithë botën, edhe në Shqipëri. është një inflacion lufte, kostoja që i paguajmë aventurës së një diktatori si Vladimir Putin por nga ana tjetër edhe pse nuk është qeveria që ka sjellë inflacionin i takon qeverisë të ulë peshën e kësaj lufte mbi shpatullat e familjeve. Kemi finalizuar buxhetin e 2023, dyfishi i vitit 2013 çka tregon se shumëçka ka ndryshuar pozitivisht në funksion të së ardhmes së vendit. Ky dyfishim i buxhetit bazohet te domosdoshmëria për të mbështetur të gjithë për aq sa të jetë e mundur. Do e mbrojmë çmimin e energjisë, shpresoj të kemi gjithçka të nevojshme. Duke patur më shumë prurje kemi nevojë më pak për import. Këtë dimër do e kapërcejmë pa dhimbje të mëdha. Masat i kemi marrë, mbështetja masive do të vazhdojë”, u shpreh Rama.

The post Kriza energjetike, Rama: Dimri nuk do të jetë aq i dhimbshëm, urojmë për më shumë shi appeared first on Albeu.com.

Si duhet të përballet Europa me kërcënimet kibernetike gjatë dimrit që po vjen
Nga Jamie Collier & Jamie Maccoll “Politico.eu”

Rrjedhjet e fundit të gazit nga tubacioni nënujor i gazsjellësit “Nord Stream”, treguan cenueshmërinë e infrastrukturës energjetike evropiane. Megjithatë, përveç kërcënimeve të tilla fizike, kontinenti duhet të përgatitet edhe sa i përket perspektivës së sulmeve kibernetike të shtuara këtë dimër.

Këto kërcënime të mundshme kibernetike ndaj furnizimeve me energji, priren të jenë shumë më të mëdha ndërsa po i afrohemi muajve më të ftohtë të vitit. Por tani është koha për t’u përgatitur, dhe jo për t’u kapluar nga paniku.

Dhe qeveritë evropiane dhe ofruesit e energjisë duhet të fokusohen mbi mundësinë e planifikimit të rreziqeve të mundshme që janë përpara. Atëherë, me çfarë lloj kërcënimesh kibernetike mund të përballet kontinenti me uljen e temperaturave?

Furnizuesit evropianë të energjisë, janë një objektiv i dukshëm nga ana e grupeve të sponsorizuara nga shteti rus, sepse operacionet kibernetike i ofrojnë Kremlinit shansin për të ushtruar presion mbi vendet që marrin pjesë në sanksionet kundër Rusisë, apo që po e reduktojnë aktualisht varësinë e tyre nga energjia ruse, raporton abcnews.al.

Si çdo lloj mase tjetër nën pragun e konfliktit të armatosur, edhe operacione të tilla kibernetike janë shumë tërheqëse për Rusinë, pasi mund të mohohet me lehtë përgjegjësia për to. Dhe nga këndvështrimi i Kremlinit, minimi i besimit të publikut evropian do të jetë po aq i rëndësishëm sa çdo lloj përçarje fizike ose teknike.

Operacionet agresive të Rusisë, i kanë shtyrë vazhdimisht kufijtë e asaj që konsiderohet tashmë një “sjellje e pranueshme” në hapësirën kibernetike. Për shembull, sulmet kibernetike ruse kundër operatorëve elektrikë ukrainas në vitet 2015-2016, shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike në mesin e dimrit.

Dhe disa sulme nxorën në pah aftësinë për të penguar operacionet, për të sabotuar proceset industriale, për të çaktivizuar kontrollorët e sigurisë, për të shkaktuar shkatërrime të mëdha fizike. Përtej operacioneve të tilla shkatërruese, agjencitë ruse të inteligjencës dhe kompanitë e tyre, ka të ngjarë të përhapin tregime të rreme edhe përmes operacioneve të informacionit.

Këto fushata synojnë të përfitojnë nga tensionet e brendshme, duke ngjallur alarm dhe përçarje. Në këtë kuadër, shqetësimet rreth furnizimeve evropiane me energji dhe rritjes së kostos së jetesës mund të nxiten akoma më tej për të imponuar më shumë presion mbi qeveritë evropiane që po përpiqen të heqin dorë nga energjia ruse.

Kërcënime shtesë mund të vijnë edhe nga kriminelët kibernetikë, shumë prej të cilëve veprojnë me miratimin e heshtur, madje edhe me inkurajimin e shtetit rus. Kriminelët kibernetikë mund të jenë të motivuar kryesisht nga paratë.

Megjithatë agjencitë e sigurisë dhe inteligjencës, Five Eyes, kanë paralajmëruar se shumë operatorë rusë që merren  me sulme të tilla kanë premtuar mbështetje për qeverinë ruse. Dhe këto grupe kanë një histori të gjatë të goditjes së sektorëve dhe shërbimeve kyçe.

Kjo u pa me sulmin ndaj sistemit të kujdesit shëndetësor në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë gjatë pandemisë, gjë që e bën sektorin e energjisë një objektiv të cenueshëm gjatë muajve në vijim. Në këtë rast një nga shqetësimet kryesore, do të jetë ndërprerja e proceseve fizike, si sensorët e energjisë, terminalet e gazit, gjeneratorët dhe rrjetet energjitike.

Për shembull, në shkurt të këtij viti një sulm kibernetik ndikoi mbi aktivitetin e disa terminaleve në portet kryesore të naftës në Belgjikë, Gjermani dhe Holandë. Një incident i ngjashëm në terminalet e gazit gjatë muajve të dimrit, mund të shkaktojë ndërprerje të konsiderueshme të furnizimit me energji, raporton abcnews.al.

Dhe ndërsa mund të inkurajohemi nga fakti që po vendosen gjithnjë e më shumë masat mbrojtëse manuale, për të minimizuar ndikimin e sulmeve kibernetike, sektori i energjisë mbetet i prekshëm. Kërcënime të tilla janë serioze, dhe për të shmangur çdo lloj ndërprerje do të kërkohet një përgjigje pro-aktive gjatë muajve të ardhshëm.

Megjithatë, ne nuk duhet të paralizohemi nga frika, pasi kemi aftësitë e duhura për t’i përballuar ballazi këto sfida. Së pari, NATO ka paralajmëruar tashmë se “çdo sulm i qëllimshëm kundër infrastrukturës kritike të aleatëve, do të përballej me një përgjigje të bashkuar dhe të vendosur”.

Edhe pse paralajmërime të tilla janë të mirëpritura, ka ende paqartësi në lidhje me reagimin e mundshëm të NATO-s ndaj një sulmi kibernetik të kryer enkas për të forcuar disi pozitat e Kremlinit. Për më tepër, kufizimet normative dhe të bazuara tek parandalimi, kanë pasur një ndikim të kufizuar tek ata që i kryejnë sulmet kibernetike.

Kjo tregohet nga shënjestrimi i pamëshirshëm i infrastrukturës jetike gjatë viteve të fundit.

Prandaj, reagime të tilla politike duhet të kombinohen me një fokus të madh tek ndërtimi i qëndrueshmërisë operacionale. Në vend se të përpiqen vetëm të parandalojnë sulmet, furnizuesit evropianë të energjisë duhet gjithashtu të jenë në gjendje ta marrin veten shpejt edhe nëse ndodhin këto sulme.

Në këtë drejtim, liderët evropianë dhe operatorët e energjisë duhet të marrin si shembull përvojën e Ukrainës. Përtej fajësimit të Rusisë, përpjekjet afatgjata të Ukrainës për të ndërtuar një qëndrueshmëri të sistemit të saj të sigurisë kibernetike, ndihmojnë në shpjegimin e mungesës së aktivitetit kibernetik me pasoja tepër shkatërruese që nga fillimi i pushtimit.

Mbrojtësit kibernetikë të vendit, dhe partnerët e sektorit privat, e treguan qartë këtë në muajt mars dhe prill, kur penguan përpjekjet ruse për të shkaktuar një ndërprerje të energjisë nëpërmjet sulmeve kibernetike, të cilat do të kishin prekur mbi 2 milionë njerëz, raporton abcnews.al.

Efektiviteti i dukshëm i qëndrueshmërisë kibernetike të Ukrainës, i tregon komunitetit transatlantik 2 leksione me vlerë për këtë dimër:Së pari, ne duhet të krijojmë partneritete operacionale të thella dhe kuptimplota, si në qeveri ashtu edhe në industri.

Shpeshherë politikë-bërësit i kushtojnë vëmendje nevojës për shkëmbimin e informacionit, dhe për një partneritet publik-privat në lidhje me sigurinë kibernetike. Por në vend të angazhimeve të nivelit të lartë vetëm për hir të bashkëpunimit, tani është koha të ndërtohen marrëdhënie shumë më të thella pune midis anëtarëve të NATO-s, shitësve të sigurisë kibernetike dhe operatorëve evropianë të energjisë.

Dhe kjo nënkupton një angazhim më të madh me realitetet operacionale të mbrojtësve të rrjetit. Ndërtimi i qëndrueshmërisë kibernetike, duhet të shkojë më tej sesa thjesht mbrojtja e rrjeteve të sektorit të energjisë. Shumë nga operacionet kibernetike që synojnë sektorin e energjisë, do të synojnë të nervozojnë shoqërinë evropiane dhe të minojnë mbështetjen e tyre për Ukrainën.

Ndaj qytetarët evropianë duhet të qëndrojnë të bashkuar përballë sulmeve kibernetike dhe fushatave të dezinformimit. Sepse nëse biem pre e fushatës së frikësimit nga Moska, atëherë po bëjmë punën e Kremlinit. Në vend të kësaj, është koha të planifikojmë dhe të përballemi drejtpërdrejt me kërcënimet kibernetike të Evropës gjatë dimrit që është në prag.

Shënim: Jamie Collier, bashkëpunëtor në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara. Jamie Maccoll, studiues i kërcënimeve dhe sigurisë kibernetike në këtë institut.

The post Si duhet të përballet Europa me kërcënimet kibernetike gjatë dimrit që po vjen appeared first on Albeu.com.

Kriza energjitike, Ministri italian: Kemi rezerva gazi për dimrin
Ministri i Energjisë i Italisë, Roberto Cingolani deklaroi të dielën se vendi i tij do të jetë në gjendje të shmangë mungesën e energjisë elektrike gjatë dimrit me gazin ekzistues të depozituar dhe dërgimin e planifikuar, nëse nuk ndodh diçka e cila nuk është parashikuar.

Në një intervistë për televizionin shtetëror RAI 3 ai tha se kapaciteti i depozitës së gazit është mbi 90 për qind i mbushur dhe se do të ketë dërgesa të reja të kësaj energjie.

“Nëse nuk është një dimër shumë i ftohtë dhe situata në Ukrainë nuk përkeqësohet, Italia do të jetë në gjendje të sigurojë furnizimin me energji gjatë dimrit”, theksoi Zingolani.

Ministri italian theksoi se problemi aktual nuk është disponueshmëria e gazit, por çmimi i tij.

The post Kriza energjitike, Ministri italian: Kemi rezerva gazi për dimrin appeared first on Albeu.com.