digjet autobusi maqedonas Archives - Albeu.com

Kush është udhëtari misterioz me prejardhje arabe i cili ka dalë i gjallë nga autobusi dhe është zhdukur?
Prokuroja bullgare, Sijka MIleva, gjatë konferencës së sotme për media, nuk u përgjigj në pyetjen se a është 36 vjeçari vjeçari Shaip Nauf Al Salah, shtetas i Emirateve të Bashkuara Arabe udhëtari misterioz. Emrin e tij e kanë parë familjarë të të mbijetuarve në listën që e kanë marrë nga autoritetet bullgare. Këtë e pohon edhe djali i shoferit të dytë, i cili ka humbur jetën në vend ngjarje.

Në listën zyrtare të të mbijetuarve të cilën e publikoi MPJ e Maqedonisë së Veriut, nuk qëndron emri i shtetasit arab.

Hetuesit bullgar, në mënyrë shtesë do të hetojnë kush është ky njeri dhe ku gjendet. Nëse ai ka shpëtuar nga autobusi i djegur dhe më pas në mënyrë misterioze është zhdukur natën.

Sipas Prokurorisë bullgare, nga autobusi janë nxjerr trupat e 44 personave, për të cilët pason procesi i identifikimit në ditën në vazhdim, pas cka të njëjtit do të dërgohen tek familjarët në Maqedoninë e Veriut.

Disa orë para aksidentit, në pikëkalimin kufitar Kapitan Andreevo, nga drejtimi i Turqisë ka hyrë një autobus, në pronësi të agjencisë turistike “Besa Trans” me 52 udhëtarë dhe ata janë evidentuar nga shërbimet kufitare bullgare.

Nëse mblidhet numri i viktimave 44 dhe numri i të mbijetuarve 7 atëherë ato janë gjithsej 51 persona, për dallim nga ajo se në pikëkalimin kufitar jaën evidentuar 52, ka theksuar prokurorja bullgare Sijka Mileva.

Mungon një udhëtar, ndërsa kjo përputhet edhe me deklaratën e njërit nga dëshmitarët e mbijetuar i cili ka thënë se 8 persona kanë dal të gjallë nga autobusi.

“Në njërën nga dhomat e spitaleve kam biseduar me një djaloshi cili i ka mbijetuar aksidentit dhe i cili e ka thyer dritaren prej ku kanë arritur të shpëtohen personat tjerë. I thash ‘ti je heroi im’. Ai pohonte se ka shpëtuar 8 persona. Pyetja e madhe është se ku është personi i 8-të. Ai në mënyrë kategorike pohonte se janë shpëtuar 8 persona”, shpjegon prokurorja, transmeton SHENJA.

Temën për udhëtarin e tetë misterioz e ka përmendur edhe zv/kryeprokurori Borislav Sadafov dhe drejtori i Shërbimit Nacional Hulumtues.

“Nëse në Kapitan Andreevo është regjistruar hyrja e 52 udhëtarëve nga ai autobus, ndërsa kemi konfirmim për 44 trupa, mbetet dyshimi për udhëtarin e tetë i cili i ka mbijetuar aksidentit. A ka shkuar me autobus tjetër nga kompania turistike, po kontrollohet nga video mbikëqyrja e vendit. Prokuroria ka marrë në pyetje dy nga udhëtarët që kanë qenë të zgjuar në momentin e aksidentit dhe atas kanë dhen informacione të sakta dhe objektive për ngjarjen. Ata janë pyetur ndaras, dhanë detaje që përputhen, dhe për këtë shkak janë plotësisht të besueshëm si dëshmitarë. Do të marrim në pyetje edhe dy persona të mbijetuar të cilët janë në spitalin Pirogov”, tha Sarafov.

The post Kush është udhëtari misterioz me prejardhje arabe i cili ka dalë i gjallë nga autobusi dhe është zhdukur? appeared first on Albeu.com.

Transportuesi bullgar: Është e pamundur që autobusi i ri të digjet në atë mënyrë (VIDEO)
Pronari i njërës prej kompanive më të mëdha të transportit në Bullgari, Sebahatin Ismail, për portalin bullgar “Haskovo” ka folur lidhur me aksidentin tragjik në Bullgari.

Ai deklaron  se ka ndodhur diçka shumë e çuditshme, pasi sipas tij, është e pamundur që autobusi të digjet për një kohë shumë të shkurtër.

Ismail pohon se të gjithë autobusët e prodhuar pas vitit 2018 dhe veçanërisht nga marka “Mercedes” kanë sisteme sigurie të integruara, ku përfshihet edhe instalimi i zjarrfikësve.

SEBAHATIN ISMAIL-PRONAR I NJËRËS PREJ KOMPANIVE MË TË MËDHA- BULLGARI“Në rast zjarri, autobusët e gjeneratës së re detyrohen të dalin vetë – bllokohet nga qarkullimi, frenat aktivizohen dhe dyert hapen automatikisht. Është i pajisur me kamera të jashtme që fotografojnë gjithçka në rrugë, duke përfshirë edhe tabelat. Nëse shoferi fillon të flejë për ndonjë arsye, për shembull, ai bie në gjumë, timoni i tij fillon të dridhet dhe vetë automjeti reagon dhe kthehet në drejtimin e duhur”.

Ai më tej  sqaronë me video instalimet e sigurisë në autobus, përfshi  zjarrfikësit në motor, daljet e sigurisë brenda autobusit, kamerat, kutitë e zeza, të cilat përdoren për njohjen e sinjalistikës rrugore, për monitorimin elektronik të autobusit dhe të gjithë parametrave, si dhe për mbledhjen e të dhënave që mund të shihen në situata të tilla.

Ismaili kategorikisht shprehet se është absurde që një autobus i tillë të digjet aq shpejtë dhe në atë mënyrë. /SHENJATV/

The post Transportuesi bullgar: Është e pamundur që autobusi i ri të digjet në atë mënyrë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Tragjedia në Bullgari me 45 viktima, Zaev niset për në vendin e ngjarjes
Një ngjarje tragjike ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Bullgari. Një autobus me targa maqedonase është djegur dhe për pasojë kanë humbur jetën 45 pasagjerë, shtetas të Maqedonisë së Veriut. Nga 52 personat që ndodheshin në autobus, vetëm 7 kanë arritur të mbijetojnë, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Korrespondenti i BGNES nga Shkupi raporton se presidenti Rumen Radev dhe kryeministri i përkohshëm Stefan Janev biseduan me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Ata e kanë njoftuar për ngjarjen e rëndë dhe Zaev, së bashku me ministrin e Jashtëm Bujar Osmani dhe ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Zaev ka shprehur ngushëllime për tragjedinë.

Për shkak të aksidentit të rëndë në kilometrin e 31 të autostradës Struma në drejtim nga Sofja në Bllagoevgrad, autostrada do të qëndrojë e mbyllur gjatë gjithë ditës, së paku në drejtim të Bllagoevgradit./albeu.com

The post Tragjedia në Bullgari me 45 viktima, Zaev niset për në vendin e ngjarjes appeared first on Albeu.com.