digat Archives - Albeu.com

Siguria e digave/ Banka Botërore, 1.6 milionë USD për studime fizibiliteti
Digat bujqësore në vend, pritet të kalojnë në studime fisibiliteti për të parë sigurinë e tyre, vlerësimin hidrologjik dhe strukturor si dhe marrjen e masave në rast nevoje.

Banka Botërore, publikoi së fundmi një dokument mbi një projekt që synon të mbështesë qeverinë shqiptare konkretisht Ministrinë Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në rritjen e sigurisë së mbi 400 digave.

Vendimi për financimin 1.6 milionë dollarë, pritet që të kalojë në Bordin e Bankës në datën 31 janar të këtij viti.

Projekti në fjalë “Optimizimi i sigurisë së digave dhe qëndrueshmëria e sistemeve të ujitjes në kontekstin e ndryshimeve klimatike”, synon që të mbështesë Qeverinë Shqiptare në kryerjen e studimeve paraprake të fizibilitetit.

“Në përgjithësi qëllimi është zbulimi dhe adresimi i rrezikut klimatik për menaxhimin e ujit dhe bujqësinë dhe infrastrukturën e rrënuar të ujit me fokus në rritjen e kapacitetit të ruajtjes së ujit të rezervuarëve për përshtatjen ndaj një klime në ndryshim”, thuhet në dokument.

Konkretisht, projekti synon të përgatisë bazat drejt rritjes së sigurisë dhe disponueshmërisë së ujit të digave, për të ujitur një sipërfaqe prej 180 mijë hektarë tokë bujqësore e vendosur kryesisht në pjesën perëndimore-bregdetare të Shqipërisë nga Shkodra në Vlorë, duke bërë të mundur rritjen e rendimentit dhe të ardhurave për 200,000 ferma.

Rehabilitimi, modernizimi i digave dhe përmirësimi i sigurisë së tyre do të duhet të përfshijë masat strukturore dhe jo-strukturore, vlerësimin hidrologjik, forcimin strukturor të digave dhe përmirësimin e ruajtjes së ujit në rezervuarë, menaxhimi i sedimenteve, modernizimi i kontrollit dhe monitorimit, si dhe masa të tjera që do të përmirësonin sigurinë dhe funksionimin e digave.

Komiteti i Digave të Mëdha herë pas here, ka ngritur shqetësimin e monitorimit dhe vlerësimit të digave bujqësore për të parë sigurinë e tyre, duke qenë se prej vitesh nuk ka të dhëna mbi gjendjen konkrete.

Mosvlerësimi në kohë i rreziqeve, mund të ketë pasoja të mëdha për komunitetet ku ndodhen këto diga.

Një rast i çarjes së një dige, ishte ajo e vetëm pak ditëve më parë në Bunec edhe pse diga në fjalë nuk ishte bujqësore por diga e një HEC-i për prodhim energjie, e cila përmbyti disa biznese./Monitor

The post Siguria e digave/ Banka Botërore, 1.6 milionë USD për studime fizibiliteti appeared first on Albeu.com.