Dick Marty Archives - Albeu.com

Vdes Dick Marty, senatori zviceran që akuzoi UÇK-në për trafikim me organe
Ish-senatori dhe prokurori zviceran Dick Marty vdiq të enjten në moshën 78-vjeçare, ka konfirmuar partia e tij.

“Me pikëllim të madh mësuam për vdekjen e ish-këshilltarit të shteteve Dick Marty. Ai ka qenë anëtar i dhomës së vogël nga viti 1995 deri në vitin 2011. FDP shpreh ngushëllimet më të thella për të afërmit e tij”, shkroi partia.

Në vitin 2010, Marty publikoi një raport mbi trafikimin e supozuar të organeve në Kosovë që implikonte UÇK-në.

Për shkak të kësaj, Marty kishte thënë se i është bërë një atentat nga Serbia. Ai kishte qenë është nën mbrojtje të lartë policore për shkak të kërcënimeve me jetë, të cilat, siç kishte thënë në një intervistë për median zvicerane “RTS”, më 10 prill 2022, i vijnë nga “qarqe të caktuara të shërbimeve sekrete serbe”.

Ai kishte akuzuar autoritetet zvicerane se “nuk kanë ndërmarrë asnjë hap apo veprim diplomatik me Beogradin”, në lidhje me situatën në të cilën është gjendur.

Marty ka thënë se më 18 dhjetor, 2020, ka pranuar një telefonatë nga policia, e cila e ka njoftuar se është i rrezikuar dhe se do të vendoset nën mbrojtje të lartë policore.

Marty ka lindur në kantonin jugor italishtfolës të Ticinos, ku shërbeu si zëvendësprokuror publik, më pas prokuror publik nga viti 1975-1989. Ai ishte anëtar i qeverisë kantonale të Ticinos nga viti 1989 deri në 1995, shkruan gazeta zvicerane “Blick”, transmeton Gazeta Express.

I zgjedhur në Senatin zviceran në vitin 1995, ai ishte anëtar i Partisë Radikale të qendrës së djathtë. Ai dha dorëheqjen në vitin 2011. Ndër nismat e tij ishin instalimi i një prokurori federal të pavarur dhe dekriminalizimi i abortit.

Ai u zgjodh në asamblenë parlamentare të Këshillit të Europës në vitin 1999 dhe kryesoi Komisionin për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut nga viti 2005 deri në 2008. Ai doli në pension në vitin 2011.

Në emër të komitetit, ai më herët hetoi burgjet sekrete të CIA-s në Europë, duke publikuar një raport në vitin 2006 që thoshte se 14 vende kishin bashkëpunuar me SHBA-në në një “rrjetën e merimangës” të abuzimeve të të drejtave të njeriut. Marty tha se vende të tjera, përfshirë Zvicrën, ishin përfshirë në mënyrë aktive ose pasive në ndalimin ose transferimin e personave të panjohur.

The post Vdes Dick Marty, senatori zviceran që akuzoi UÇK-në për trafikim me organe appeared first on Albeu.com.

Në parlament “u kacafytën”, demokrate e socialiste bëhen bashkë në lokalin e Kuvendit (FOTO LAJM)
Ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë ka pasur debate të forta lidhur me rezolutën kundër raportit të Dick Martyt.

Pas debateve të forta në seancën plenare, gratë demokrate dhe ato socialiste janë bërë bashkë për një kafe.

Disa foto të shkrepura në lokalin e brendshëm në Kuvend tregojnë zonjat të bashkuara rreth një tryeze të improvizuar me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla.

Nuk dihet nëse kjo kafe mes demokrateve dhe socialisteve lidhet me seancën e fundit plenare që do të jetë edhe seanca formale për betimin e presidentit, apo nëse mbledhja ishte rastësore.

The post Në parlament “u kacafytën”, demokrate e socialiste bëhen bashkë në lokalin e Kuvendit (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

PS projekt rezolutë në Kuvend kundër Dick Marty: KiE t’i quajë të paargumentuara pretendimet e tij për trafik organesh në Shqipëri e Kosovë
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka depozituar në Kuvend një projektrezolutë ku kërkohet të konsiderohen të paargumentuara pretendimet e ngritura nga Dick Marty “për vrasje të personave me qëllim të nxjerrjes dhe shitjes së organeve të tyre dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë”.

Projektrezoluta është firmosur nga 11 deputetë socialist dhe i kërkon Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të hartojë një raport dhe të rishikojë Rezolutën 1782 “duke rivlerësuar pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë, në dritën e zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë kësaj dekade, fakteve, provave dhe informacioneve të përditësuara, sikurse dhe përsa i përket angazhimit, gatishmërisë dhe bashkëpunimit të plotë të Shqipërisë dhe Kosovës në shërbim të së vërtetës dhe vendosjes së drejtësisë”.

Lënda: Depozitohet propozimi për një “Rezolutë mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”

Të nderuar anëtarë të Kuvendit të Shqipërisë,

Në vijim të qëndrimeve tona të kahershme për vlerësimin e legjitimitetit të luftës heroike e çlirimtare të UÇK dhe duke rishprehur qëndrimin tonë se nuk mund të vendosen paralele midis masakrave çnjerëzore, spastrimeve etnike, deportimeve, vrasjeve, përdhunimeve, plaçkitjeve dhe krimeve të luftës, nga drejtues dhe anëtarë të makinerisë zyrtare luftarake serbe dhe paramilitarët e saj gjatë luftës në Kosovë, nga njëra anë, dhe integritetit e kauzës së drejtë të luftës së UÇK si reagim në mbrojtje të jetës dhe lirisë të popullit në Kosovë, nga ana tjetër.

Bazuar në parimin se çdo dyshim për krime duhet zbardhur nga organet e drejtësisë sipas parimeve të procesit të rregullt ligjor dhe se nuk mund të ketë çështje pafundësisht në hetim por dhe se çdo proces do duhet të mbarojë dikur, me qëllim që popujt të gjejnë focën të pajtohen e jetojnë së bashku duke shëruar plagët e së shkuarës.

Konstatojmë se pas më shumë se dhjetë vitesh hetime të thelluara nga Task Forca Hetimore Speciale e BE dhe pasardhësja e saj, Zyra e Prokurorit të Specializuar, pretendimet e ngritura në Raportin e  Dick Marty (Doc. 12462, datë 7 janar 2011), asokohe anëtar dhe raportues i Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në APKiE, “për vrasje të personave me qëllim të nxjerrjes dhe shitjes së organeve të tyre dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë”, të përfshira në Rezolutën 1782 (2011) të APKiE, pika 1 dhe pika 4, mbeten të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova dhe fakte e, për rrjedhojë, duhet të konsiderohen si të tilla nga të gjitha institucionet kombëtare e ndërkombëtare.

Për këtë qëllim propozojmë këtë “Rezolutë mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”, ku i kërkojmë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të realizojë një raport vijues (Follow up Report) dhe si rrjedhojë dhe një rishikim të Rezolutës 1782 (2011), duke rivlerësuar pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë, në dritën e zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë kësaj dekade, fakteve, provave dhe informacioneve të përditësuara, sikurse dhe përsa i përket angazhimit, gatishmërisë dhe bashkëpunimit të plotë të Shqipërisë dhe Kosovës në shërbim të së vërtetës dhe vendosjes së drejtësisë.

Gjithashtu i kërkohet Qeverisë shqiptare të mbetet plotësisht e përkushtuar për të ndihmuar drejtësinë dhe identifikuar përgjegjësinë për të gjitha krimet e kryera në ish-Jugosllavi dhe përsërit thirrjen e tij për të gjithë të interesuarit që të bashkëpunojnë me Mekanizmin Ndërkombëtar për kryerjen e funksioneve të mbetura të gjykatave penale (IRMCT), brenda juridiksionit të saj.

Kjo projekt-Rezolutë, për të cilën besojmë se do të kemi mbështetjen e të gjithë anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë, rikonfimon edhe një herë sikurse në rastet e mëparshme, vullnetin e palëkundur për të ndihmuar drejtësinë dhe mbështetur çdo përpjekje që synon të zbulojë të vërtetën.

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

–   Konstaton se, pas më shumë se dhjetë vitesh hetime të thelluara nga Task Forca Hetimore Speciale e BE dhe pasardhësja e saj, Zyra e Prokurorit të Specializuar, pretendimet e ngritura në Raportin e  Dick Marty për vrasje të personave me qëllim të nxjerrjes dhe shitjes së organeve të tyre dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë, të përfshira në Rezolutën 1782 (2011) të APKiE, pika 1 dhe pika 4, mbeten të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova dhe fakte e, për rrjedhojë, duhet të konsiderohen si të tilla nga të gjitha institucionet kombëtare e ndërkombëtare.

–     Përgëzon autoritetet e Republikës së Kosovës, të cilat, në përputhje me kërkesat e parashikuara në pikën 19.6 të Rezolutës 1782 (2011) të APKiE, kanë bashkëpunuar pa rezerva me EULEX dhe çdo organ tjetër gjyqësor të mandatuar për të kryer hetime vijuese si dhe në kuadër të çdo procedure tjetër që synon të zbulojë të vërtetën.

–     Përshëndet autoritetet e Kosovës, të cilat, në përputhje me një marrëveshje ndërkombëtare dhe amendamentin kushtetues nr.24 të Gushtit 2015 miratuan themelimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, pjesë përbërëse e sistemit gjyqësor të Republikës së Kosovës dhe të natyrës së përkohshme, me qëllim kryesor hetimin dhe/ose gjykimin e krimeve të pretenduara në Raportin e  Dick Marty.

–     I bën thirrje Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të realizojë një raport vijues (follow up report) dhe si rrjedhojë dhe një rishikim të Rezolutës 1782 (2011), duke rivlerësuar pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë, në dritën e zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë kësaj dekade, fakteve, provave dhe informacioneve të përditësuara, sikurse dhe përsa i përket angazhimit, gatishmërisë dhe bashkëpunimit të plotë të Shqipërisë dhe Kosovës në shërbim të së vërtetës dhe vendosjes së drejtësisë.

–    I kërkon Qeverisë shqiptare të mbetet plotësisht e përkushtuar për të ndihmuar drejtësinë dhe identifikuar përgjegjësinë për të gjitha krimet e kryera në ish-Jugosllavi dhe përsërit thirrjen e tij për të gjithë të interesuarit që të bashkëpunojnë me Mekanizmin Ndërkombëtar për kryerjen e funksioneve të mbetura të gjykatave penale (IRMCT), brenda juridiksionit të saj.

–         Shpreh vullnetin e palëkundur për të ndihmuar drejtësinë dhe mbështetur çdo përpjekje që synon të zbulojë të vërtetën.

The post PS projekt rezolutë në Kuvend kundër Dick Marty: KiE t’i quajë të paargumentuara pretendimet e tij për trafik organesh në Shqipëri e Kosovë appeared first on Albeu.com.

Ishte në krye të detyrës kur u publikua raporti i Dick Marty, gjenerali flet për DW se si po ndiqet procesi ne Hagë
Ish-komandanti i KFOR’it, gjenerali Erhard Bühler, i cili shërbeu në Kosovë nga viti 2010 deri më 2011, ishte në krye të detyrës kur u publikua raporti i zviceranit Dick Marty që akuzonte ish-krerët e UÇK-së për krime dhe tregti me organe njerëzore.

Ai thotë se i kanë shikuar arkivat dhe kanë provuar të gjejnë diçka nga këto akuza, por se nuk kanë hasur në të tilla.

Bühler u pyet nga DW për këtë çështje dhe për proceset në Hagë kundër ish-krerëve të ish-UÇK’së.

“Në kohën sa kam qenë unë komandat është publikuar raporti i zviceranit Dick Marty. Natyrisht që ne i kemi shikuar të gjitha arkivat dhe kemi bërë përpjekje që të gjejmë dëshmi konkrete për këto akuza, por nuk kemi gjetur. Nuk kemi gjetur asnjë dëshmi për këto pohime. Unë i njoh tre prej tyre dhe gjithmonë nisem nga parimi, se secili njeri është i pafajshëm deri në vendimin përfundimtar të gjykatës. Natyrisht që ne e kemi përcjellë edhe të gjithë debatin për këtë çështje dhe shpreh keqardhje për zgjatjen kaq të madhe të proceseve. Është për të ardhur keq edhe fakti që provat kanë qenë kaq të pakta në fillim të procesit, sa që tani prokuroria po detyrohet të bëjë hetime të tjera të shumta pas publikimit të aktakuzës së parë”, ka thënë ai.

The post Ishte në krye të detyrës kur u publikua raporti i Dick Marty, gjenerali flet për DW se si po ndiqet procesi ne Hagë appeared first on Albeu.com.

Avokati i Veselit kërkon të ruhet dëshmia e Dick Marty: Intelegjenca serbe ende kërcënim për jetën e tij
Emri i ish-senatorit zviceran, Dick Marty është rikthyer sërish në fokus të zhvillimeve në Gjykatën Speciale të Hagës.

Synimet për vrasjen e tij nga intelegjenca serbe, e për t’ia mveshur më pas këtë akt kosovarëve, do të diskutohen nesër në seancën ndaj krerëve të UÇK-së në Speciale, shkruan lajmi.net.

Kjo çështje është hapur nga avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson në disa parashtresa të dërguara tek gjyqtari paraprak, e të cilat i ka parë lajmi.net.

Në to, Emmerson thotë se po shqyrton mundësinë e kërkimit të masave për të ruajtur dëshminë e Martyt, pasi që siç thotë ai, referuar edhe vet deklaratave të ish-senatorit zviceran, shërbimet serbe të intelegjencës nuk kanë hequr ende dorë nga qëllimi për vrasjen e tij.

“Mbrojtja po shqyrton gjithashtu domosdoshmërinë e kërkimit të masave të tilla për të ruajtur dëshmitë e z. Dick Marty, pasi besohet se elementë brenda shërbimeve të inteligjencës serbe vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim për jetën e tij. Raportohet se “shtëpia e tij tani është e pajisur me kamera survejimi dhe një dhomë të sigurt me policinë me rroba civile duke mbajtur nën vëzhgim afër. Marty duhet të veshë një jelek antiplumb kur del në publik”, ka thënë Emmerson, duke cituar edhe raportimet e mediave zvicerane.

Avokati britanik i Veselit ka dhënë edhe propozimet e tij në lidhje me kohën që i duhet palëve për të paraqitur çështjen e tyre në gjyq.

Emmerson ka propozuar që Prokurorisë t’i jepet një vit kohë për ta parashtruar çështjen e saj, me mundësi që kjo të zgjatet deri në 3 muaj më shumë.

Në këtë bazë, Emmerson thotë se kjo do të rezultonte në një fazë gjyqi prej katër deri në pesë vite, dhe çdo zgjatje e mëtejshme, sipas tij nuk do t’i shërbente drejtësisë.

“Propozimi i Mbrojtjes do të rezultojë në një gjyq prej dy deri në tre vjet dhe një fazë gjyqi total prej katër deri në pesë vjet, në varësi nëse përdoren periudhat e zgjatjes dhe ndonjë ndërprerje midis rasteve të Prokurorisë dhe Mbrojtjes. Mbrojtja pohon se 12-15 muaj ofrojnë mundësi të mjaftueshme për Prokurorinë për të ngritur një rast kundër të akuzuarit. Për më tepër, nëse nuk mund të bëhet brenda këtij afati kohor, ka shumë pak gjasa që tërheqja e mëtejshme e procedurave do t’i shërbejë interesave të dikujt”, thotë Emmerson.

Tutje, Emmerson ka bërë të ditur se në seancën e nesërme do të diskutohet për një çështje tjetër ku prokuroria në pesë raste ka kërkuar nga mbrojtja që të fshijë nga të dhënat e saja artikujt e zbuluar pa dashje në kuadër të procesit të zbulimit të materialeve.

Ai thotë se për këto kërkesa, nuk është dhënë asnjë justifikim apo shpjegim dhe kjo ka shkaktuar që shpesh mbrojtja të përfshihej në shkëmbime të gjata me email me Prokurorinë.

“Që nga shkurti i kaluar, Prokuroria ka kërkuar, në pesë raste, që Mbrojtja të fshijë nga të dhënat e saj artikujt e zbuluar pa dashje. Asnjë justifikim apo shpjegim nuk u dha për asnjë nga këto kërkesa, duke e detyruar shpesh mbrojtjen të përfshihej në shkëmbime të gjata me email me Prokurorinë për të marrë sqarime në mënyrë që të jetë në gjendje të vlerësojë korrektësinë e masave të kërkuara”, ka thënë tutje Emmerson në parashtresat e tij.

Ndërkohë, para pak ditësh, Prokuroria e Specializuar ka amandamentuar aktakuzën kundër krerëve të UÇK-së, duke ua bartur atyre përgjegjësinë penale edhe për dy kampe ndalimi të pretenduara, në rrethinën e Suharekës dhe atë të Gjilanit.

Sidoqoftë, Thaçi, Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e akuzave që rëndojnë mbi ta.

The post Avokati i Veselit kërkon të ruhet dëshmia e Dick Marty: Intelegjenca serbe ende kërcënim për jetën e tij appeared first on Albeu.com.

I veshur me jelek antiplumb, Dick Marty i izoluar nga kërcënimi serb
Prej 18 muajsh senatori zviceran, Dick Marty, është nën mbrojtje policore. Kjo pasi jeta e tij është në rrezik si rezultat i një paralajmërimi nga dhjetori i vitit 2020 se është vënë nën shënjestër të shërbimeve të inteligjencës serbe për ta vrarë.

Siç është potencuar edhe më parë, 77 vjeçari, nuk guxon të dalë nga shtëpia pa jelek anti-plumb dhe është në mbrojtje të rreptë policore, pasi shërbimi sekret zviceran ka marrë informacione se shërbimi sekret serb ka parapaguar vrasës për prokurorin liberal që hartoi raportin kundër UÇK-së.

Lidhur me rastin e Martyt, “Amnesty International” ka dalë me një kërkesë ndaj autoriteteve zvicerane, duke iu bërë thirrje që të punojnë më shumë për sigurinë dhe mbrojtjen e Dick Martyt.

“Qeveria zvicerane nuk ka marrë hapa të rëndësishëm diplomatikë për të përmirësuar mbrojtjen ndaj shtetasit të saj,” shkruan mes tjerash Amnesty International.

“Është detyrë e një shteti ligjor, “që të përdorë të gjithë hapat juridik dhe diplomatik”, për të mbrojtur shtetasit e saj, thotë mes tjerash edhe Alexandra Karle (55), udhëheqësja e seksionit zviceran nga Amnesty International, shkruan Blick.ch.

Edhe vetë Marty e ka pranuar se pas përpjekjes për vrasjen e tij qëndrojnë strukturat shtetërore serbe, kurse e vetmja që mohon këtë, është ambasada serbe në Zvicër./Express

The post I veshur me jelek antiplumb, Dick Marty i izoluar nga kërcënimi serb appeared first on Albeu.com.

Dick Marty: Duan të më likuidojnë për t’ jau vënë fajin kosovarëve
Ish-senatori zvicerian, Dick Marty është shfaqur sërish në publik me një intervistë për një radio zvicerane.

Kjo si shkak i raportimeve të fundit ku thuhet se ai po ruhet nga policia shkaku i planit për atentat ndaj tij nga shërbimi sekret serb për t’ia lënë fajin kosovarëve.

Ish-raportuesi në Këshillin e Evropës, Dick Marty, raporti i të cilit u bë shkas për themelimin e Gjykatës Speciale tha se e gjithë urrejtja ndaj tij ishte e orkestruar nga shërbimi sekret serb.

“Për disa arsye, shtypi shqiptar filloi të më targetojë mua si dhe janë adresuar fjalë të urrejtjes edhe në parlament, pavarësisht se unë s’kam pasur asgjë të bëjë me arrestimin e presidentit Hashim Thaçi. Megjithatë, më vonë u zbulua se ishte një operacion i orkestruar nga elemente të grupeve ekstremiste serbe brenda shërbimit sekret që donin t’ia linin fajin Kosovës për atentatin ndaj meje”, tha Marty për radion zvicerane RSI.

Ai foli gjithashtu edhe për presionin sipas tij ndaj familjes së tij, duke thënë se ka vendosur të flas që ta demaskoj orkestrimin kriminal.

“Unë fola tani vetëm sepse kisha respekt, ndoshta shumë, ndaj autoritetit gjyqësor federal, presioni mbi familjen time dhe veçanërisht mbi nipërit e mi ishte i tepërt, me këtë gjest dua të demaskoj edhe dizajnin kriminal që përndryshe do të kishte gëzuar heshtjen, aftësinë për të lëvizur në hije dhe për të krijuar habi. Nuk duhet të kemi frikë nga zhurma e të këqijve, por nga heshtja e të ndershmëve”, tha Marty.

Ai tha se janë arsyet politike që kërcënimi ndaj tij akoma nuk është neutralizuar.

“Këshilli Federal ka ndërhyrë dy herë në çështjen time; mungesa e një strategjie për të neutralizuar kërcënimin ndaj meje është për arsye politike, të konsideruara më të rëndësishme se sundimi i ligjit. Berni zyrtar nuk dëshiron të ketë probleme me askënd, por në realitet ka qenë gjithmonë pak i tillë. Më vjen keq që asnjë nga politikanët përgjegjës për këto vendime nuk deshi të më jepte një shpjegim”, nënvizoi Marty.

“Mise au Point” ka nxjerr një hulumtim për Dick Martyn, ku zbulohet që ish-prokurori i njohur zviceran, është nën rrezikun e një plani për t’u vrarë nga inteligjenca serbe dhe e gjitha kjo t’i vishet kosovarëve, me të vetmin qëllim, diskreditimin e Kosovës.

Për pasojë, sipas televizionit publik zviceran, ka 16 muaj që ish-raportuesi në Këshillin e Evropës, Dick Marty, është duke u mbrojtur nga forcat zvicerane, pasi që ka marrë kërcënime nga elementë radikalë të shërbimit inteligjent serb.

E përditshmja zvicerane Tagesanzeiger, ka raportuar se Këshilli Federal ka mobilizuar edhe ushtarët elitë për të mbrojtur Dick Martyn, pasi që rreziku për jetën e tij është shumë i madh.

Marty, në Ballkan njihet më së miri, për hetimin e krimeve të luftës në Kosovë. Tani, ai është nën mbrojtje 24-orëshe nga forcat ushtarake zvicerane.

Vetë Marty ka folur për këtë situatë.

“Kërcënimi me sa duket vjen nga qarqe të caktuara të shërbimeve të inteligjencës serbe, të cilët i kërkuan botës së krimit, vrasësve profesionistë, të më likuidojnë thjesht për t’ua vënë fajin kosovarëve. Sa për vrasësit, ata do të ishin pjesë e botës së krimit. Ka veteranë që specializohen në vrasje me urdhër, vrasje të porositura dhe kështu që nuk duhen shumë para për të vrarë dikë”, ka theksuar ai.

/Gazeta Express

The post Dick Marty: Duan të më likuidojnë për t’ jau vënë fajin kosovarëve appeared first on Albeu.com.

“Vrasja e Dick Marty-it nga BIA serbe”, si do të reflektojë ky zhvillim në aktakuzën e Gjykatës Speciale për krerët e UÇK-së
Akuzat për vrasjen e Dick Mart-y nga agjentët serbë, pritet të reflektojnë në aktakuzën e Gjykatës Speciale për krerët e UÇK-së.

Akuzat e Dick Marty’it – të paprovuara asnjëherë – për trafikimin e organeve nga krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishin çelësi startues i kësaj që sot njihet si Gjykata Speciale, prandaj, në dritën e zhvillimeve të reja, ai duhet patjetër të ftohet nga Gjykata Speciale, thonë për Albanian Post, avokatë dhe njohës të proceseve gjyqësore.

“Dick Marty do duhej të intervistohet fillimisht nga prokurorët zviceranë. Varësisht prej procedurave që do të mund t’i ndërmerrte shteti zviceran dhe epilogut të tyre do te varej mundësia e intervistimit të Marty-it në Gjykatën Speciale”, thotë avokati Artan Qerkini për AP, kur komenton lajmin që rrodhi nga qeveria zvicerane se si shteti serb kishte bërë plan për ta vrarë ish-prokurorin dhe ish-politikanin zviceran.

“Përndryshe mbrojtja, nëse e sheh të arsyeshme, mund ta thërras Marty-in si dëshmitar”, pohon Qerkini, që është një nga avokatët pjesëmarrës në procesin e gjykimit të ish-liderëve të gueriles shqiptare.

Kërcënimi ndaj Marty-it është serioz, prandaj Qerkini e sheh si mundësi që të zbulohet se ajo çfarë kishte thënë ai në raportin për UÇK-në e që më vonë u aprovua edhe nga Këshilli i Evropës, ka origjinë të dyshimtë dhe është e ndikuar nga dikush tjetër, përtej vetë Marty-it.

Por, “natyrisht se Marty duhet të intervistohet dhe të dëshmojë se nga kush i ka marr informatat se në Kosovë UÇK ka bërë kime lufte apo trafikim me organe”, thotë edhe Skënder Musa, avokati që për Albanian Post tregon rëndësinë e zhvillimeve të reja, të zbuluara rishtasi edhe në një intervistë të vetë Marty-it në Radiotelevizionin e Zvicrës.

“Tashti pasi vetë po përballet me një shtet që si politikë shtetërore e ka krimin, vrasjet, propagandën dhe viktimizimin duke e hedhur fajin te viktima, ndoshta zoti Marty do të dëshmojë të vërteten”.

Musa thotë se jo vetëm që Marty duhet të ftohet nga Gjykata Speciale, por, për më tepër, “dëshmia e tij është shumë e rëndësishme”.

“Sepse nëse ajo do të ishte e sinqertë prokurorët specialë në Gjykatë Speciale do të detyroheshin të tërhiqen nga shumica e akuzave që bazohen në informata dhe prova të rrejshme nga Serbia”.

Shërbimi inteligjent serb, i njohur si BIA, e ka mohuar se planifikuan ta vrasin Marty-in, por në një përgjigje ekskluzive për Albanian Post, qeveria zvicerane bën të ditur se prej kohësh i kanë lajmëruar organet shtetërore serbe se po planifikohet likuidimi i shtetasit të tyre.

The post “Vrasja e Dick Marty-it nga BIA serbe”, si do të reflektojë ky zhvillim në aktakuzën e Gjykatës Speciale për krerët e UÇK-së appeared first on Albeu.com.

Do vritej nga serbët? Dick Marty nën mbrojtjen nga forcat elite ushtarake zvicerane
“Mise au Point” ka nxjerr një hulumtim për Dick Martyn, ku zbulohet që ish-prokurori i njohur zviceran, është nën rrezikun e një plani për t’u vrarë nga inteligjenca serbe dhe e gjitha kjo t’i vishet kosovarëve, me të vetmin qëllim, diskreditimin e Kosovës.

Për pasojë, sipas televizionit publik zviceran, ka 16 muaj që ish-raportuesi në Këshillin e Evropës, Dick Marty, është duke u mbrojtur nga forcat zvicerane, pasi që ka marrë kërcënime nga elementë radikalë të shërbimit inteligjent serb.

E përditshmja zvicerane Tagesanzeiger, ka raportuar se Këshilli Federal ka mobilizuar edhe ushtarët elitë për të mbrojtur Dick Martyn, pasi që rreziku për jetën e tij është shumë i madh, transmeton Gazeta Express.

Marty, në Ballkan njihet më së miri, për hetimin e krimeve të luftës në Kosovë. Tani, ai është nën mbrojtje 24-orëshe nga forcat ushtarake zvicerane.

Vetë Marty ka folur për këtë situatë.

“Kërcënimi me sa duket vjen nga qarqe të caktuara të shërbimeve të inteligjencës serbe, të cilët i kërkuan botës së krimit, vrasësve profesionistë, të më likuidojnë thjesht për t’ua vënë fajin kosovarëve. Sa për vrasësit, ata do të ishin pjesë e botës së krimit. Ka veteranë që specializohen në vrasje me urdhër, vrasje të porositura dhe kështu që nuk duhen shumë para për të vrarë dikë”, ka theksuar ai./Ekspress/

The post Do vritej nga serbët? Dick Marty nën mbrojtjen nga forcat elite ushtarake zvicerane appeared first on Albeu.com.

Tronditëse! Shërbimet serbe planifikuan vrasjen e Dick Martyt, për t’ia lënë fajin Kosovës
Një hetim ekskluziv nga “Mise au Point” (Focus) zbulon se, që nga dhjetori 2020, Dick Marty është vendosur nën mbrojtje shumë të lartë policore, për shkak se ishte kërcënuar me vdekje nga elementë radikalë të shërbimeve inteligjente serbe, shkruajnë mediat zvicerane.

Sipas Dick Marty-t, “kërcënimi me sa duket vjen nga qarqe të caktuara të shërbimeve të inteligjencës serbe, të cilët i kërkuan botës së krimit, vrasësve profesionistë, të më likuidojnë thjesht për t’ua vënë fajin kosovarëve. Sa për vrasësit, ata do të ishin pjesë e “botës së krimit”. “Ka veteranë që specializohen në vrasje me urdhër, vrasje të porositura dhe kështu që nuk duhen shumë para për të vrarë dikë”. Një burim konfidencial e ka informoi Myrtyn për elementët e mëposhtëm, sipas një dokumenti nga Ministria e Punëve të Brendshme: “Dick Marty duhet të vritet me urdhër të shërbimeve sekrete serbe.

Vrasja e Dik Martit thuhet se iu besua burrave serbë që kanë kryer prej kohësh misione të tilla për shërbimin sekret serb dhe të cilët ishin trajnuar prej tyre si ‘profesionistë absolut’ që do ta zotëronin atentatin ‘pa lënë gjurmë’.

Për sulmin e planifikuar, një serb thuhet se ka kontrabanduar armë në Zvicër diku në dhjetor 2020. Për të përfituar nga vëmendja e shtypit lidhur me aktakuzën e Hashim Thaçit, vrasja duhet të paraqitet si t’i atribuohet qeverisë kosovare/shqiptare (ish-UÇK), për ta diskredituar atë ndërkombëtarisht”.

Diskreditimi i Kosovës

“Në vendin e tij, Hashim Thaçi shihet si hero i luftës së pavarësisë kundër Serbisë. Lideri politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), asokohe President i Kosovës, dha dorëheqjen nga posti i tij në nëntor 2020 pasi u akuzua për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga një gjykatë speciale (KSC) në Hagë. Ai aktualisht është i burgosur në pritje të gjykimit”, shkruan mediumi zviceran.

Gjithçka filloi gjashtëmbëdhjetë muaj më parë, raporton Mise au Point, i cili ishte në gjendje të fliste me Dick Marty në shtëpinë e tij në Ticino.

“Më 18 dhjetor 2020, mora një telefonatë nga policia që më njoftonte se kërcënohesha me vdekje dhe më thoshte se duhej të vendosesha menjëherë në mbrojtje të lartë policore”. FedPol konsideronte se ai është në rrezik të shkallës 5, që është maksimumi dhe për shkak të rrezikshmërisë së shkallës së tillë i ofron të ndryshojë identitetin dhe adresën.

“Shkalla 5 për mua ishte krejtësisht e përjashtuar”, dëshmon Dick Marty. Kështu, ne kemi mbetur deri më sot në shkallën shumë të lartë: shkalla 4. Nuk ka ndodhur kurrë në Zvicër që dikush të qëndrojë kaq gjatë në një shkallë të tillë rreziku”.

I vendosur nën mbrojtjen e shkallës 4, Dick Marty dhe gruaja e tij mirëpritën policinë “të armatosur deri në dhëmbë” në shtëpinë e tyre për katër muaj e gjysmë. Duke ditur se ai është nën vëzhgim, Ticino i kufizon kontaktet dhe komunikimet e tij në maksimum. “Në fund të vitit 2020 më dërgoi një mesazh të koduar duke më kërkuar që të mos e kontaktoja më”, konfirmon Franco Cavalli, ish-këshilltar kombëtar socialist, i cili është edhe miku i tij.

“Është tronditëse të mendosh se një gjë e tillë mund të ndodhë në Zvicër”.

Sot policia me uniformë nuk është më në detyrë. Por masat mbrojtëse janë ende po aq të rëndësishme. Shtëpia është plot me kamera dhe e pajisur me alarme dhe me një dhomë të sigurt, ku Dick Marty duhet të strehohet në rast sulmi. Aty pranë ndodhet policia me rroba civile.

Gjatë udhëtimeve të tij të rralla, Dik Marti mban veshur jelek antiplumb, makina e tij është e blinduar dhe e shoqëruar nga automjete policie me rroba civile./albinfo.ch.

The post Tronditëse! Shërbimet serbe planifikuan vrasjen e Dick Martyt, për t’ia lënë fajin Kosovës appeared first on Albeu.com.