diasporta Archives - Albeu.com

Pse mërgata po vazhdon t’i japë mbështetje Albin Kurtit, sipas analistëve
Në këto zgjedhje, vota e diasporës u konfirmua sërish si përcaktuese për Lëvizjen Vetëvendosje, duke i sjellë mandate shtesë dhe duke ndikuar drejtpërdrejt në përbërjen e Kuvendit. Ndërkohë, partitë opozitare mbetën dukshëm pas sa i përket përkrahjes nga mërgata, çka ka nxitur diskutime për raportin e tyre me qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës.

Në zgjedhjet e 7 qershorit, Lëvizja Vetëvendosje doli forca e parë me 42.96 për qind të votave dhe siguroi 53 ulëse në Kuvend. Edhe pse mbetet partia më e madhe, ajo ka katër mandate më pak se në zgjedhjet e dhjetorit, kur kishte marrë 57 deputetë.

Partia Demokratike e Kosovës u rendit e dyta me 21.13 për qind të votave dhe pritet të ketë 22 deputetë, duke mbajtur të njëjtin numër mandatesh si në legjislaturën e kaluar.

Si forca e tretë politike, Lidhja Demokratike e Kosovës mori 17.60 për qind të votave dhe siguroi 18 ulëse në Kuvend, tri më shumë krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila së fundi po prezantohet edhe si Aleanca, fitoi 7.16 për qind të votave dhe pritet të ketë shtatë deputetë, një mandat më shumë se në legjislaturën paraprake.

Anëtari i Guxo, Luan Gacaferi, në një prononcim për “Bota sot” tha se diaspora pati rol vendimtar në thellimin e fitores së Albin Kurtit në zgjedhjet e 7 qershorit.

Sipas Gacaferit, mërgata e përkrah Kurtin sepse e konsideron mbrojtës të interesave shtetërore, ndërsa opozita nuk ka arritur të fitojë besimin e saj për shkak të retorikës dhe sulmeve të drejtuara ndaj diasporës.

Ai vlerëson se kjo qasje i është kthyer opozitës si “boomerang”, duke prodhuar efekt negativ si te mërgata, ashtu edhe te qytetarët që jetojnë në Kosovë.

“Është e vërtetë që diaspora ka ndikuar në thellimin e fitores së zt. Kurti në zgjedhjet e 7 qershorit, sepse mërgata e sheh Kurtin, njeriun qe i mbron interesat e Kosovës dhe jo interesat personale!

Mërgata nuk ka asnjë interes tjetër përveç interesit shtetëror, prandaj ata as nuk shiten e as nuk blihen!

Partitë opozitare kanë dështuar me mërgatën sepse paguajnë “analistë” qe të dalin çdo natë dhe ta ofendojnë e ta etiketojnë mërgatën me shprehjet ma banale të mundshme!

Opozita përmes analistëve të vet, është munduar të mobilizojë militantët e vet duke e paraqitur mërgatën si rrezikun e shtetit të Kosovës dhe rrezikun numër një të qytetarëve rezident në Kosovë!

Thjesht kjo ndërsyerje e analistëve të vet kundër mërgatës i është kthyer në boomerang jo vetëm nga shtetasit e Kosovës në mërgatë, por edhe nga vet qytetarët e Kosovës që jetojnë në Kosovë, prandaj kanë dështuar turpshëm”, u shpreh ai për “Bota sot”.

Nga ana tjetër, analisti politik Zejnullah Jakupi theksoi se përkrahja e diasporës për Lëvizjen Vetëvendosje lidhet me një ndërthurje faktorësh politikë, socialë dhe emocionalë.

Në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ai tha se shumë mërgimtarë e perceptojnë LVV-në si një forcë që përfaqëson ndryshimin, luftën kundër korrupsionit dhe një alternativë ndaj partive tradicionale, të cilat janë kritikuar për mungesë reformash dhe qeverisje joefikase.

“Vota e diasporës për Lëvizjen Vetëvendosje nuk mund të shpjegohet vetëm me një faktor të vetëm, por me një kombinim të arsyeve politike, emocionale dhe sociale. Për shumë qytetarë jashtë Kosovës, LVV ka arritur të krijojë imazhin e një force të re politike që përfaqëson ndryshimin, luftën kundër korrupsionit dhe një shkëputje nga partitë tradicionale që kanë dominuar skenën politike për vite me radhë.

Një pjesë e diasporës e sheh LVV-në si një alternativë ndaj elitave të vjetra politike, të cilat shpesh janë kritikuar për korrupsion, mungesë reformash dhe mosadresim të mjaftueshëm të problemeve ekonomike e institucionale. Për shumë mërgimtarë, të cilët jetojnë në vende me standarde më të larta të qeverisjes dhe transparencës, këto tema kanë peshë të madhe”, foli ai.

Jakupi tha gjithashtu se opozita nuk ka arritur të ndërtojë një lidhje të qëndrueshme me diasporën, pasi shpesh e ka trajtuar atë vetëm gjatë fushatave zgjedhore.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje ka rezultuar më e suksesshme në përcjelljen e mesazheve për drejtësi dhe ndryshim, ndërsa partitë tradicionale duhet të punojnë më shumë për të ndërtuar besim me mërgatën, e cila tashmë përbën një faktor të rëndësishëm politik në Kosovë.

“Në anën tjetër, partitë opozitare mund të kenë dështuar në krijimin e një lidhjeje më të qëndrueshme me diasporën. Shpesh marrëdhënia e tyre me mërgatën është parë më shumë si një mobilizim elektoral në kohë zgjedhjesh, sesa si një partneritet afatgjatë. Diaspora nuk kërkon vetëm të votojë, por të ndihet pjesë e vendimmarrjes dhe e zhvillimit të vendit.

Një faktor tjetër është edhe komunikimi politik. LVV ka qenë më e suksesshme në ndërtimin e një narrative që lidhet me drejtësinë, barazinë dhe ndryshimin, tema që kanë rezonuar veçanërisht me një pjesë të diasporës së re. Ndërsa partitë tradicionale shpesh kanë vazhduar me mesazhe dhe modele organizimi që nuk janë përshtatur mjaftueshëm me realitetin e mërgatës.

Megjithatë, diaspora nuk është një grup politikisht unik dhe mbështetja për një parti mund të ndryshojë me kalimin e kohës. Për partitë opozitare, sfida kryesore mbetet ndërtimi i besimit përmes një qasjeje më të vazhdueshme ndaj diasporës, jo vetëm gjatë fushatave zgjedhore. Në fund, vota e mërgatës tregon se ajo tashmë është një faktor i rëndësishëm politik dhe nuk mund të trajtohet më si një mbështetje dytësore” – përfundoi Jakupi për “Bota sot”.

The post Pse mërgata po vazhdon t’i japë mbështetje Albin Kurtit, sipas analistëve appeared first on Albeu.com.