dialogu kosove Archives - Albeu.com

Përfundon pa rezultat raundi i dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel
Rundi i ri i dialogut për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel ka përfuduar pa ndonjë përparim, me Kosovën që ka insistuar në zbatimin në tërësi të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve, ndërkaq Serbia ka kërkuar që fillimisht të zbatohet pjesa që ka të bëjë me Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas takimit me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviç dhe emisarin evropian, Peter Sorensen, se ka insistuar që të zbatohet veçmas çështja që ka të bëjë me komisionet për të pagjeturit.

“Ideja sot ishte të kemi fillimisht progres në themelimin e komisionit të përbashkët për personat e zhdukur me forcë dhe pastaj në pjesën tjetër të kemi një takim, ku palët – Kosova dhe Serbia – japin propozime konkrete, sipas të cilave pastaj, versioni i dhjetë i planit të sekuencimit do të mund të bëhej një plan i pranueshëm për palët”, tha Bislimi për gazetarët në Bruksel.

Por, Bislimi tha se nuk u arritur që të themelohet një komision për të pagjeturit për shkak se Serbia me gjasë “është tërhequr nga marrëveshja për termat e referencës të cilën e kemi përfunduar në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, duke thënë se ata duan që edhe një herë të ndërhyjnë në dokument, gjë që nuk është pranuar nga Brukseli dhe as nga pala jonë”.

Komisioni për të pagjeturit është pjesë e Deklaratës së përbashkët për personat e zhdukur, të cilën Kosova dhe Serbia e kanë arritur në vitin 2023, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Më 17 dhjetor 2024, Kosova dhe Serbia u pajtuan që ta zbatonin këtë deklaratë. Bislimi tha se për pikën tjetër të diskutimeve, Kosova ka ofruar tri propozime, por Serbia ka kërkuar që Asociacioni të themelohet fillimisht.

“Ato kishin të bëjnë me sigurimin që nenet 1 deri 4 të jenë të përfshira të marrëveshjes bazike, pasi kështu garantohet plotësimi i një neni të aneksit që thotë palët dakordohen apo përkushtohen për zbatimin e plotë të marrëveshjes bazike. Kemi kërkuar që obligimi i Serbisë për të mos e bllokuar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare të zhvendoset nga fundi i planit në krye të planit.

Kemi kërkuar që përmes gjuhës më precize të eliminohet çfarëdo mundësie për ambiguitet apo dykuptimësi. Ndërkohë që Serbia ka refuzuar të japë propozime konkrete. Por, pozicioni i Serbisë mund të përkthehet si shumë thjeshtë, së pari Asociacioni parakusht e pastaj vijat e kuqe të Serbisë, që nënkupton se në fakt Serbia është tërhequr nga marrëveshja bazike ose refuzon të diskutojë marrëveshjen bazike”, u shpreh Bislimi.

Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit, e njohur si Marrëveshja e Ohrit, më 2023. Edhe pse marrëveshja nuk është nënshkruar, Bashkimi Evropian këmbëngul se ajo është obligative për të dyja palët.

Marrëveshja prej 11 nenesh, ndër tjerash, parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

Sipas kryenegociatorit të Kosovës, Serbia ndali diskutimet kur ai shtroi temën e bllokimit të shpërndarjes së mjeteve nga Qeveria e Kosovës për fermerët në Luginë të Preshevës.

Petkoviç: Insistuam në Asociacion

Pas bisedimeve, kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, tha se ka insistuar në themelimin e Asociacionit. Sipas tij, Kosova nuk është e interesuar që të themelohet një asociacion i tillë, duke shtuar se Bislimi nuk dëshironte të përgjigjej nëse do të pranojë propozimin evropian për statutin e Asociacionit.

“Nëse nuk ka Asociacion, atëherë ngrihet çështja e mbijetesës së popullit serb në Kosovë. Kjo, për ne është çështje humanitare sepse populli serb më nuk mund t’i bëjë ballë terrorit që po përjeton nga politikat e [kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin] Kurtit. Këtë ia thash qartë zotit Bislimi”, theksoi Petkoviç.

Kryenegociatori serb tha se në takimin trepalësh ai insistoi që të nisin bisedime konkrete për statutin e Asociacionit, por sërish fajësoi Kosovën se nuk është e interesuar që ky asociacion të themelohet. Ndërkaq, sa i përket personave të pagjetur, Petkoviq tha se “ne jemi të përkushtuar që kjo çështje të zgjidhet, fillimisht për shkak të familjarëve që po presin më shumë se 20 vjet për të kuptuar të vërtetën e plotë lidhur me të dashurit e tyre”. Përveç takimit trepalësh, Bislimi dhe Petkoviç më herët gjatë ditës kanë zhvilluar takime të ndara me ndërmjetësin evropian, Sorensen./REL

The post Përfundon pa rezultat raundi i dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel appeared first on Albeu.com.

Takimi në Bruksel, Vuçiç: Bisedimet përfunduan pa sukses
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se bisedimet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përfunduan pa sukses “në kuptimin e gjetjes së një rruge të qartë drejt normalizimit të marrëdhënieve”.

“Ne të gjithë i kemi propozimet tona, shqiptarët i kanë të tyret, ne i kemi tonat. Në fund, ne si Serbi e kemi pranuar propozimin e kompromisit të BE-së. Kurti nuk ka dashur ta pranojë. Takimi ka përfunduar”, u tha Vuçiç gazetarëve.

I pyetur nga gazetarë se cili ishte propozimi i BE-së, ai tha se, para së gjithash, flitet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe – “të shohim nëse kemi proces të besueshëm ose jo”.

“Është e qartë se Kurti, thjesht, i shmanget formimit të Asociacionit të komunave [me shumicë] serbe. Ky është thelbi i gjithçkaje. Serbia nuk ik nga detyrimet e saj”, tha Vuçiç.

Dy udhëheqësit u takuan të enjten në Bruksel – për herë të parë pas më shumë se katër muajsh.

Kurti dhe Vuçiq zhvilluan paraprakisht takime të ndara me ndërmjetësuesit e procesit, shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

“Sot do të shohim nëse ata janë gati të marrin përgjegjësi”, shkroi Borrell në platformën X, e njohur më herët si Twitter.

Sipas njoftimit të BE-së, temë e takimit trepalësh është zbatimi i Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e arritur gojarisht mes Kurtit dhe Vuçiqit në muajin shkurt.

Kjo marrëveshje me 11 nene parasheh, mes tjerash, një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë; kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, dhe i obligon ato që të mos e pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese.

Kurti dhe Vuçiq, sipas agjendës që ka publikuar BE-ja, do të diskutojnë edhe për “çështjet aktuale”.

Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje që t’i marrin seriozisht obligimet e tyre.

Përballje në kohë tensionesh

Takimi vjen në kohën e tensioneve të larta në veri të Kosovës, ku jetojnë rreth 50.000 serbë dhe përbëjnë shumicën lokale.

Situata atje është acaruar qysh nga fundi i majit. Atëkohë, grupe serbësh kanë nisur protestat për të kundërshtuar vendosjen e kryetarëve shqiptarë – nën përcjelljen e policisë – në zyrat e komunave në veri.

Këta kryetarë kanë dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit që janë mbajtur në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, por që janë bojkotuar nga popullata lokale serbe.

Protestat në zonë janë shndërruar disa herë në përleshje të dhunshme – më të rëndat kanë qenë më 29 maj, kur dhjetëra ushtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë mbetur të plagosur.

Duke e bërë përgjegjëse Qeverinë e Kosovës për situatën e krijuar, Bashkimi Evropian ka kërkuar prej saj që t’i ulë tensionet duke i pezulluar operacionet policore në veri, duke i zhvendosur kryetarët e komunave në zyra alternative dhe duke shpallur zgjedhje të reja.

Deri më tash, Qeveria e Kosovës ka përgjysmuar praninë e njësive policore në ndërtesat komunale në veri dhe ka shprehur gatishmëri për organizimin e zgjedhjeve të reja.

Për këtë qëllim, ajo ka nxjerrë edhe një udhëzim administrativ, por që, sipas njohësve të çështjeve zgjedhore, ai vështirë se çon në proces të ri zgjedhor.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili vazhdimisht ka bërë thirrje për shtensionimin e situatës në veri, ka thënë në një intervistë për Zërin e Amerikës se “rruga më e shpejtë dhe më e lehtë për zgjedhjet e reja” do të ishte “nëse kryetarët e tanishëm shqiptarë japin dorëheqje”.

Por, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi, ka thënë se një veprim i tillë është “kërkesë vetëm e Beogradit”.

Tensionet në veri e kanë bërë Kosovën subjekt të masave ndëshkuese edhe nga BE-ja, edhe nga SHBA-ja, pasi e kanë fajësuar për moskoordinimin e veprimeve me to.

Mbi 12 vjet dialog

Kosova – e cila ka shpallur pavarësinë në vitin 2008 – dhe Serbia – që vazhdon ta kundërshtojë atë – janë të angazhuara në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2011.

Me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së, bisedimet kanë nisur fillimisht për çështje teknike, për të kaluar pastaj në nivel politik.

Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje – nga lëvizja e lirë deri te çështja e të zhdukurve nga lufta e viteve 1998/99 – por shumë prej tyre nuk janë zbatuar.

Bashkimi Evropian kërkon vazhdimisht nga to që të zbatojnë gjithçka të dakorduar.

Normalizimi i marrëdhënieve, njëherësh, është kusht për të dyja vendet që të përparojnë në procesin e integrimit në Bashkimi Evropian.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE vitin e kaluar, ndërsa Serbia është vend kandidat nga viti 2012.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë muajin e kaluar se BE-ja do të mund të pranojë vende të reja anëtare deri në vitin 2030, por se ato “nuk duhet të importojnë konflikte nga e kaluara”.

The post Takimi në Bruksel, Vuçiç: Bisedimet përfunduan pa sukses appeared first on Albeu.com.