Dialogo Kosove-Serbi Archives - Albeu.com

Kurti dhe Lajçak takohen sot në Prishtinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të presë në takim përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun me Serbinë, Mirosllav Lajçak mëngjesin e së hënës në zyren e tij në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Emisari evropian, pas ndalesës në Prishtinë, pritet të shkojë edhe në Beograd.

Zyrtarët nga Bashkimi Evropian kanë thënë se vizita e Lajçak në Kosovë e Serbi synon të përgatisë hapat e ardhshëm në kuadër të dialogut mes mes dy vendeve, që ndërmjetësohet nga BE-ja.

Në vizitat në të dy kryeqytetet, Lajçak pritet të takohet edhe me kryenegociatorët e dy shteteve në dialog, përkatësisht me Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin.

Më 2 maj, në Bruksel është mbajtur rundi i fundit i dialogut në nivel të lartë, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në këtë takim, palët kanë arritur pajtim për Deklaratën e të zhdukurve nga lufta e fundit në Kosovë, por është prezantuar edhe draft-statuti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që është hartuar nga një ekip menaxhues, i përbërë prej katër pjesëtarëve të komunitetit serb.

Ky draft-statut nuk është pranuar nga Qeveria e Kosovës dhe një ditë më vonë, anëtarët e Ekipit Menaxhues janë shkarkuar nga autoritetet kosovare.

Serbia kërkon që Asociacioni të themelohet, ndërkaq Qeveria e kryeministrit Kurti është shprehur kundër një asociacioni njëetnik./rel

The post Kurti dhe Lajçak takohen sot në Prishtinë appeared first on Albeu.com.

Joseph: Arritja e pesë njohjeve nga BE-ja e përfundon lojën e Vuçiçit
Një ndryshim në “qasje dhe mendësi” për dialogun Kosovë-Serbi nga faktori ndërkombëtar, mund të çojë në njohjen e Kosovës nga pesë vendet e BE-së që ende s’e njohin, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë profesori Edward P. Joseph, nga Universiteti Johns Hopkins në Uashington.

Sipas tij, ka përpjekje serioze që Kosova të sigurojë njohjen nga pesë shtetet e BE-së: Spanja, Rumania, Qiproja, Greqia dhe Sllovakia.

Ai thotë se një sinjal për këtë është edhe deklarata e të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhënë televizionit Kanal 10 më 19 tetor, se “njohja nga pesë shtetet mosnjohëse të BE-së është më e rëndësishmja që Kosova mund të marrë nga cilido proces”.

Në të njëjtën kohë, shton Joseph, “kemi raportime të pakonfimuara, por raportime se propozimi franko-gjerman vendos në qendër njohjen e Kosovës nga shtetet jonjohëse të BE-së”.

Ky propozim, në të cilin thirret Joseph, qarkullon në mediat në Kosovë tash e një muaj dhe thuhet se ka për qëllim të lehtësojë zgjidhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Mes tjerash, propozimi parasheh që Serbia të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, në këmbim të anëtarësimit më të shpejtë në BE. Propozimi, sipas raportimeve, nuk përmend njohje reciproke midis Kosovës dhe Serbisë, por njohjen e Kosovës nga pesë shtetet mosnjohëse të BE-së.

Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008 dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konstatuar se ajo nuk bie ndesh me ligjin ndërkombëtar.

Joseph thotë se pesë shtetet mosnjohëse të BE-së, deri më tani, i kanë dhënë një avantazh apo fuqi të padrejtë Serbisë për të bllokuar Kosovën në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

“Kur ia largon fuqinë Serbisë, krijon mundësinë për atë që të gjithë e duan. Një negociatë të drejtë (të balancuar). Askush nuk dëshiron ta poshtërojë Serbinë, por qëllimi është një negociatë e drejtë”, thotë Joseph për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se këto njohje do ta përfundonin “lojën e Aleksandar Vuçiqit”, president i Serbisë, i cili, siç thotë Joseph, pretendon se “dëshiron kompromis të drejtë me Kosovën” dhe se “është partner i Perëndimit”.

“(Kur të arrihet njohja nga pesë vendet e BE-së) njohja e Serbisë do të jetë e pashmangshme dhe më pak e rëndësishme”, thotë Joseph.

Qasja e re në dialog

Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e BE-së, kanë nisur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011. Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por zbatimi i shumicës prej tyre ka ngecur.

Kosova insiston që marrëveshja përfundimtare me Serbinë ta ketë njohjen reciproke në qendër, por Serbia kundërshton.

Në javët e fundit, në Kosovë dhe Serbi ka pasur vizita të shpeshta të përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe të SHBA-së, me qëllim të diskutimit të dialogut. Joseph thotë se këto vizita sinjalizojnë një ndjesi urgjente për ndryshimin e qasjes karshi këtij procesi.

Kjo qasje e re në dialog, thotë ai, është propozuar edhe në një raport analitik, të publikuar nga Instituti për Politika të Jashtme dhe Qendra Wilson në Uashington, në janar të këtij viti.

Në këtë raport, ku ka edhe autorë nga Ballkani, thuhet se “njohja e Republikës së Kosovës nga shtetet mosnjohëse do ta transformonte dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës të udhëhequr nga BE-ja”.

Sipas këtij raporti, një lëvizje e tillë do të ndikonte në stabilitetin e gjithë rajonit të Ballkanit.

Ky raport, po ashtu, përshkruan disa hapa se si një strategji e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, do të mund të siguronte njohjet e kërkuara, duke punuar së pari me Greqinë.

Joseph thotë se ka sinjale që kjo mendësi karshi dialogut Kosovë-Serbi vjen nga administrata e presidentit aktual të SHBA-së, Joe Biden.

“Ky është një ndryshim shumë i madh në perceptim dhe pozicion nga Shtetet e Bashkuara dhe administrata Biden”, thotë Joseph. Sipas tij, “është krejtësisht e mundur” që hapa konkretë drejt këtij plani, të ndodhin në një të ardhme të afërt.

Joseph shton se SHBA-ja ka filluar ta ndërlidhë situatën mes Kosovës dhe Serbisë me “situatën e mjerë në Evropë”, që ka shkaktuar pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

Ai përmend faktin se Serbia është ndër vendet e vetme në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.

“Duhet të largohen iluzionet se [Aleksandar] Vuçiq është partner [i Perëndimit] apo se Serbia është në anën e duhur të historisë”, thotë Joseph.

Problemet me Asociacionin dhe targat: “Po shpërblehet Serbia”

Dy nga çështjet bilaterale mes Kosovës dhe Serbisë dhe ndër më problematiket kanë të bëjnë me Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe me ndërrimin e targave ilegale të veturave në veri të Kosovës.

Formimi i një asociacioni prej dhjetë komunash me shumicë serbe në Kosovë është paraparë me një marrëveshje të arritur mes Kosovës dhe Serbisë, në vitin 2013.

Në vitin 2015, ndërkaq, palët kanë arritur një marrëveshje mbi parimet për krijimin e këtij asociacioni. Por, ajo nuk është zbatuar asnjëherë, pasi, sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ka pasur elemente që bien në kundërshtim me Kushtetutën.

Që nga ajo kohë, BE-ja ka përsëritur vazhdimisht qëndrimin se Kosova dhe Serbia duhet t‘i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog, përfshirë edhe atë për Asociacionin. Kjo është kërkesë e vazhdueshme edhe e SHBA-së.

Megjithatë, Qeveria e Kosovës është kundër një asociacioni njëetnik, ndërsa Serbia këmbëngul që ai të formohet dhe kërkon që të ketë kompetenca ekzekutive.

Joseph mendon se fjala kyçe në këtë çështje është sekuenca (rendi i veprimeve) e jo përmbajtja (si duket Asociacioni).

Ai mendon se është obligim i Kosovës zbatimi i kësaj marrëveshjeje, por shton se “nuk mund të finalizohet statusi i serbëve të Kosovës pa pasur në të njëjtën kohë një finalizim të marrëdhënies mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Në esencë, ekziston një pozicion i armiqësisë aktive nga Serbia për Kosovën. Nuk mund të kesh një fqinj armiqësor dhe në të njëjtën kohë të zgjidhet statusi i serbëve të Kosovës, që kontrollohen nga Serbia përmes Listës Serbe [subjektit më të madh politik të serbëve në Kosovë]”, thotë Joseph.

Në veri të Kosovës, ndërkohë, serbët kanë edhe më pak se dhjetë ditë kohë për t’i riregjistruar makinat e tyre me targa që i lëshon Kosova.

Që nga paslufta, më 1999, ata vozisin makina me targa që i lëshon Serbia, e që nga Kosova konsiderohen si të paligjshme.

Qeveria e Kosovës ka dhënë dy muaj kohë për riregjistrimin e makinave, nga 1 shtatori deri me 31 tetor.

Meqë kjo çështje, më herët, ka qenë burim i tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe, Escobar tha se ka kërkuar shtyrjen e afatit të riregjistrimit për rreth dhjetë muaj.

Joseph mendon se kjo kërkesë, qoftë nga SHBA-ja apo BE-ja, është e padrejtë t’i bëhet Kosovës, pa e balancuar me një kërkesë për sundimin e ligjit në veri.

“Problemi është që po shpërblehen ata që krijojnë jostabilitet. Nuk mjafton që SHBA-ja dhe BE-ja vetëm t’i kërkojnë shtyrje Kosovës. Problemi nuk është [vetëm] të shmanget dhuna në veri, por sundimi i ligjit në Kosovë, përfshirë veriun, dhe adresimi i strukturave kriminale në veri”, thotë Joseph.

Në veri të Kosovës, me vite, funksionojnë struktura paralele që financohen nga shteti serb. Rikujtojmë se në lidhje me kërkesën për shtyrje të riregjistrimit, Qeveria e Kosovës ka thënë se ka për obligim “zbatimin e ligjit, kushtetutshmërinë dhe vendimt qeveritare”. /REL/

The post Joseph: Arritja e pesë njohjeve nga BE-ja e përfundon lojën e Vuçiçit appeared first on Albeu.com.