diabet Archives - Albeu.com

Britani, mjekët tërheqin vëmendjen mbi përdorimin e pajisjeve që monitorojnë glukozën
Pajisjet me valë që transmetojnë të dhënat mbi nivelet e glukozës në gjak në telefonin celular personal, përdoren gjerësisht në Mbretërinë e Bashkuar nga ata që vuajnë prej diabetit të tipit 1. Por tashmë ato po tregtohen për të gjithë edhe për ata që nuk vuajnë nga diabeti. Prodhuesit e këtyre pajisjeve thonë se ato ndihmojnë në krijimin e zakoneve të mira të të ngrënit, por mjekët tërheqin vëmendjen duke theksuar se glukoza në gjak, nuk është i vetmi tregues i shëndetit të përgjithshëm.

Kjo pajisje që ngjitet në krah është ndër gjeneratat e reja të pajisjeve qe monitorojne glukozës ne gjak.

Nder vite njerëzit me diabet kanë përdorur forma të ndryshme të këtyre pajisjeve si një mënyrë alternative ndaj kontrollit qe bëhet duke shpuar gishtin.

Por kompani si Lingo dhe Zoe thonë se tani të gjithë përdoruesit mund të marrin informacion në kohë reale se si trupi i tyre reagon ndaj ushqimeve të ndryshme, duke u mundësuar atyre të shijojnë humbje të qëndrueshme në peshë dhe të përmirësojnë mirëqenien e përgjithshme.

“Lingo është krijuar për një audiencë që kërkon të përmirësojë shëndetin dhe mirëqenien, një investim i ngjashëm me atë që njerëzit bëjne duke shkuar në palestër, apo duke zgjedhur ekspertë të dietave ushqimore. Pajisja funksionon duke e vendosur në krah. Ajo transmeton nivelet e glukozës në kohë reale në telefonin tuaj inteligjent dhe më pas përdoruesi merr këshilla dhe njohuri të vogla se çfarë ndryshimesh mund të bëjë në jetën e përditshme duke krijuar zakone afatgjata, me qëllimin për t’u ndjerë më mire, me më shumë energji dhe humor të përmirësuar”, thotë Sarah Tan Menaxhere e Përgjithshme e Divizionit Evropian të Lingo.

Biznesmenia dhe nënë e dy fëmijëve Claire Reach është përdoruese e pajisjes me sensorë Lingo.

“Duke ditur që kam familjarë që vuajnë nga diabeti i tipit dy apo demenca, nuk dua të kem asnjërën nga këto për një kohë të gjatë. Pra kjo lidhet me atë se çfarë masash duhet të marr, për të përmirësuar shëndetin tim”, thotë ajo. Rritja e popullaritetit të monitorëve tek njerëzit që nuk vuajnë nga diabeti është përshpejtuar vitet e fundit.

Zoe, një kompani që shet monitorët në Mbretërinë e Bashkuar, thotë se në vitin 2022 kishte në listë pritjeje 200 mijë persona që dëshironin ta përdornin pajisjen dhe aktualisht ka më shumë se 100,000 përdorues. Lingo, i cili u hodh ne treg në vitin 2023, është një pajisje për jo diabetikë, që vendoset në trup, prodhuar nga Abbott, kompania farmaceutike amerikane që qëndron pas pajisjes më të përdorur të glukozës në botë për diabetin.

Por disa mjekë të specializuar janë të shqetësuar se njerëzit që i përdorin ato rrezikojnë të mos u kushtojnë vëmendje treguesve të tjerë të rëndësishëm që lidhen me shëndetin.

“Duke u përqendruar me tepër në një aspekt te metabolizmit, tek glukoza, një individ mund të neglizhojë aspekte të tjera të lidhura me shëndetin. Për shembull tensionin e gjakut, nivelet e kolesterolit ose peshën ose gjëra të tjera që lidhen me shëndetin”, thotë Doktoreshë Shivani Misra, konsulente në Imperial College London.

Organizata Diabetes UK thotë kjo gamë e re pajisjesh, sjell shumë përfitime për pacientët me çrregullime të sheqerit në gjak, por paralajmëron gjithashtu se kontrolli me to, nuk është gjithmonë aq i saktë krahasuar me kontrollin që bëhet falë shpimit të gishtit dhe disa njerëzve mund t’u duhet kohë për t’u mësuar me teknologjinë. Po kështu kërkohet që sensori të vendoset në mënyrë të përhershme në krah, gjë që nuk i përshtatet të gjithëve.

The post Britani, mjekët tërheqin vëmendjen mbi përdorimin e pajisjeve që monitorojnë glukozën appeared first on Albeu.com.

Kujdes, këto janë sëmundjet që shkakton diabeti në trup përgjatë kalimit të viteve
Konsiderohet si një nga sëmundjet më të përhapura në botë dhe si një nga shkaqet kryesore të vdekjeve të parakohshme disa vite më parë. Po flasim për diabetin e sidomos atë të Tipit 2 që është përhapur me shpejtësi te një numër i madh personash.

Nëse vuani nga ky lloj diabeti trupi juaj nuk arrin ta përpunojë glukozën në sasitë e dëshiruara. E nëse vuani nga diabeti i Tipit 1, trupi juaj nuk ka asnjë tolerancë ndaj glukozën dhe kjo mund të jetë fatale.

Gjithsesi të dyja sëmundjet kanë pa dyshim një ndikim në organizëm si afatshkurtër duke ju ndikuar në përditshmëri, ashtu edhe afatgjatë. Këto efekte anësore mund të përfshijnë shfaqjen e një sërë sëmundjesh të tjera, të cilat i gjeni më poshtë.

Rritet rreziku për sëmundjet e zemrës

Diabeti dëmton zemrën dhe shëndetin e saj. Sipas ekspertëve rreth 70% e personave që vuajnë nga diabeti zhvillojnë sëmundje serioze të zemrës para moshës 65 vjeç ose humbasin jetën nga këto shkaqe.

Disa mënyra si mund të mbroni zemrën janë aktiviteti i vazhdueshëm fizik, lënia e duhanit dhe kontrolli i vazhdueshëm çdo 6 muaj për personat e moshuar.

Nëse vuani nga diabeti i Tipit 2 me shumë mundësi keni edhe presion të lartë gjaku. Ndaj për të mos vuajtur nga të dy sëmundjet njëkohësisht, mundohuni të mbani presionin e lartë të gjakut nën kontroll. Ulni sasinë e konsumimit të kriprave, merrni më shumë magnez dhe qëndroni aktivë.

Rreziku nga ishemia

Kush vuan nga diabeti është 1.5 herë më shumë i rrezikuar nga ishemia apo goditja në tru. Disa shenja paralajmëruese të ishemisë janë mpirja në disa zona të trupit, problemet me të folurin, humbja e përqendrimit, problemet me shikimin dhe dhimbjet e kokës.

Një nga mënyrat për ta parandaluar isheminë është që të keni një jetesë sa më të shëndetshme.

Mund të prekeni nga Alzhaimer

Diabeti prek dhe trurin, këtë e thonë disa studime të cilat e lidhin diabetin me zhvillimin e demencës. Nëse vuani nga diabeti dhe shikoni shenjat e para të konfuzionit dhe humbjes së kujtesës është mirë që të këshilloheni me një mjek.

Probleme me mishrat e dhëmbëve

Sasia e lartë  sheqerit në trup mund t’ju shkaktojë probleme me dhëmbët e sidomos me mishrat e tyre. Kjo pasi sheqeri i lartë dëmton arteriet dhe venat të cilat çojnë më pas në mishra dhëmbësh të gjakosur e të dhimbshëm. Ndaj është e rëndësishme të konsultoheni me një dentist të paktën dy herë në vit dhe t’i lani dhëmbët me kujdes 2 herë në ditë.

Humbje e shikimit

Sërish tek shëndeti i venave, një nga komplikacionet më të përhapura të diabetit është dëmtimi i venave të syrit dhe shikimit. Nëse ndjeni se po ju mjegullohet shikimi, nuk dalloni më me lehtësi ngjyrat apo nuk shikoni dot afër dhe larg shkak mund të jetë diabeti.

Të tjera efekte negative që sëmundja e diabetit lë në trupin tuaj mund të jenë dëmtimi i nervave dhe për pasojë dhimbja e muskujve do të jetë e vazhdueshme.

The post Kujdes, këto janë sëmundjet që shkakton diabeti në trup përgjatë kalimit të viteve appeared first on Albeu.com.

Simptomat e diabetit që mund të vihen re gjatë periudhës së Vitit të Ri
Festat e fundvitit janë periudha e relaksit dhe heqja dora nga kufizimet strikte. Por, mes gjithë atyre festimeve dhe kënaqësive të tepërta, mund të vëreni disa ndryshime të pazakonta te vetja juaj.

Megjithëse këto mund të kalojnë si një efekt anësor i argëtimit, pirjes dhe ushqyerjes, ato gjithashtu mund të jenë shenja paralajmëruese të hershme të diabetit të tipit 2.

Miliona njerëz në gjithë botën jetojnë me këtë sëmundje, por shumë prej tyre nuk e kanë idenë se e kanë atë. Simptomat mund të jenë të lehta, por disa prej tyre mund të bëhen më të dukshme gjatë periudhës festive.

“Diabeti ndonjëherë kalon i pazbuluar pasi disa nga simptomat kalojnë pa u vënë re”, citon Sun Health fjalët e Dr Neel Patel.

Në vijim është lista me nëntë treguesit e hershëm të diabetit që mund të duhet t’i kontrolli nga një mjek gjatë periudhave festive:

1. Urinimi më shpesh se normalisht

Urinimi i shpeshtë është një nga simptomat më të shpeshta të diabetit të tipit 2. Kjo ndodh për shkak se e ndihmon trupin ta largojë glukozën e tepërt.

Gjatë festave, mund ta gjeni veten duke urinuar më shpesh se normalisht dhe mund ta fajësoni alkoolin ose motin e ftohtë. Por, nëse vëreni se kjo ndodh rregullisht, veçanërisht gjatë natës, do të ishte e mençur të vizitoni një mjek.

2. Erë e keqe nga goja

Ushqimet e shumta festive mund t’ju japin erën e keqe të gojës. Por, një erë e çuditshme nga goja është gjithashtu e shpeshtë tek ata që vuajnë nga diabeti.

Në varësi të shkakut të saktë të saj, mund të ketë erë si çdo gjë nga vezët e kalbura ose mollët deri te pikat e ëmbla të dardhës.

Të tjerë e krahasojnë erën me aceton ose heqës të llakut të thonjve.

3. Të jesh jashtëzakonisht i etur

Ndjenja e etjes së tepërt është e zakonshme pas një nate të rëndë festive, por është gjithashtu një tregues kryesor i diabetit.

Është rezultat i çekuilibrit të sheqerit në gjak të shkaktuar nga kjo gjendje shëndetësore.

4. Lodhja

Me të gjitha festat dhe mbledhjet familjare, është e lehtë të ndihesh i rraskapitur gjatë Krishtlindjeve. Por, lodhja ekstreme mund të sugjerojë se diçka më serioze po ndodh.

Derisa lodhja juaj mund të ketë shumë shkaqe, mund t’ia vlejë të flisni me mjekun tuaj të përgjithshëm nëse diabeti mund të qëndrojë pas saj.

5. Plagët kërkojnë më shumë kohë për t’u shëruar

Nëse prisni veten gjatë copëtimit të perimeve ose mbështjelljes së dhuratave dhe plagës i duhet më shumë kohë se normalja për t’u shëruar, kjo mund të jetë një shenjë tjetër që mund të keni diabet.

Kur gjendja është e pakontrolluar, mund të shkaktojë që gjaku të lëvizë më ngadalë, duke e bërë të ndërlikuar për trupin që të japë lëndë ushqyese në plagë.

Si rezultat, lëndimet mund të shërohen më ngadalë se zakonisht ose aspak.

6. Marramendja

Marramendja është një simptomë klasike pas një nate festive me pije alkoolike.

Mirëpo, raportohet gjithashtu nga shumë njerëz me diabet për shkak të nivelit të ulët ose të lartë të sheqerit në gjak dhe dehidrimit.

7. Agresiviteti, nervozizmi dhe padurimi

Hulumtimet sugjerojnë se ndryshimet e sheqerit në gjak mund të ndikojnë ndjeshëm në disponimin tuaj. Prandaj, disa njerëz me diabet, pavarësisht nëse janë të diagnostikuar apo jo, përjetojnë nervozizëm, agresion ose padurim.

The post Simptomat e diabetit që mund të vihen re gjatë periudhës së Vitit të Ri appeared first on Albeu.com.

Ushqimet më të mira për të mbajtur në kontroll diabetin
Të gjesh kombinimet e duhura ushqimore me qëllimin që të mbash të ekuilibruar nivelet e sheqerit në gjak mund të jetë shumë e vëshitrë.

Prandaj çdo frut apo perim që konsumohet duhet të jetë i duhuri.

Këtu keni të listuara nga AgroWeb.org disa ushqime të cilat ndihmojnë me diabetin e tipit 1 dhe 2.

Peshku

Pëshku është një nga produktet më të shëndetshme. Salmoni, sardelet, açuget janë burimi më i mirë për yndyrnat omega 3 dhe acidet DHA dhe EPA që ndihmojnë zemrën.

Për të gjithë personat që vuajnë nga diabeti duhet t’i konsumojnë pasi ata janë të predispozuar që të preken nga sëmundjet e zemrës.

Këto acide mbrojnë qelizat dhe reduktojnë inflamacionin duke përmirësuar qarkullimin e gjakut.

Të gjelbërtat

Perime si spinaqi, lëpjetat, sallata janë plot me vlera por me pak kalori.

Duke qenë se treten shpejt nga organizmi nuk e rrisin nivelin e sheqerit në gjak.

Gjithashtu këto produkte janë të pasura me vitaminën C, që luan rol të rëndësishëm në eliminimin e inflamacionit dhe tensionit të lartë.

Kanella

Kanella është e pasur me antioksidantë, të cilat mbrojnë shëndetin e syve.

Studime të shumta mjekësore kanë vërtetuar se kanella mund të ulë nivelet e sheqerit në gjak dhe të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj insulinës.

Një tjetër studim vuri re se kanella arrin të ulë dhe kolesterolin dhe nivelet e triglicerideve.

Vezët

Vezët janë vërtet një paketë me vlera shëndetësore. Përveç se të mbajnë më gjatë të ngopur, nëse konsumohen rregullisht ato ulin rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës.

Vezët gjithashtu përmirësojnë ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe ndihmojnë prodhimin e kolesterolit të mirë.

Kosi

Kosi është një nga produktet e bulmetit më të mirët për personat me diabet.

Të dhëna kanë treguar se konsumimi i kosit ekuilibron sheqernat në gjak dhe parandalon sëmundjet e zemrës përmes probiotikëve që përmban.

Tek personat me diabetin e tipit 2, kosi ndihmon në rënien në peshë dhe ndihmon në systemin tretës.

Arrorët

Arrorët janë të shijshëm dhe të pasur me vlera për organizmin.

Të gjithë llojet e arrorëve përmbajnë fibra të cilat treten shumë lehtë nga sistemi ynë.

Konsumimi rutinor i tyre arrin të nsihmojë në reduktimin e inflamacionit dhe në uljen e sheqerit në gjak.

Brokoli

Brokoli tanimë është i famshëm për vlerat e tij.

Studime kanë pohuar se brokoli ndihmon në uljen e insulinës në gjak dhe mbrojnë qelizat nga radikalet e lira që prodhohen gjatë proceseve të metabolizmit.

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit ndryshe mund të quhet si balsami i zemrës.

Ai përmban acide yndyrore të cilat ndihmojnë në prodhimin e substancës HDL, që është parë të jetë në shifra jo të shëndetshme tek personat me diabetin e tipit 2.

Gjithashtu vaji i ullirit ndihmon në ekuilibrimin e tensionit të gjakut dhe qarkullimit të tij për një zemër më të shëndetshme.

The post Ushqimet më të mira për të mbajtur në kontroll diabetin appeared first on Albeu.com.

Vetëm me një gotë ujë, zbuloni nëse vuani nga diabeti apo jo
Mjekët paralajmërojnë se sinjalet e para të kësaj sëmundjeje do t’i ndieni nga shqisa juaj e shijes, mirëpo mund të provoni edhe një test me një gotë ujë që do t’jua tregojë këtë.

Nëse pini ujë sapo zgjoheni në mëngjes, me siguri ju shijoni gllënjkat e para dhe freskinë.

Por nëse ndieni një shije të caktuar, mund të keni diabet.

Nëse nuk trajtohet, diabeti mund të shkaktojë nivele të larta të glukozës në gjak me kalimin e kohës, gjë që do t’ju japë një shije të ëmbël në gojën tuaj kur nuk hani ose pini asgjë të ëmbël. Dhe këtë mund ta provoni me një gotë ujë të thjeshtë dhe pa shije.

Provoni të pini një gotë ujë dhe nëse ndjeni një shije të qartë të ëmbël, është e mundur që të keni diabet pa e ditur. Nëse fryma juaj herë pas here ndjehet sikur aroma e frutave dhe nuk i keni ngrënë, kjo është një shenjë e madhe paralajmëruese.

Shenja të tjera se sëmundja tashmë ka përparuar do të jenë shikimi i turbullt, etja ekstreme, urinimi i shpeshtë dhe rraskapitja. Lexoni gjithashtu në internet se cila shenjë në lëkurë zbulon diabetin si dhe cilat fruta ulin sheqerin!

The post Vetëm me një gotë ujë, zbuloni nëse vuani nga diabeti apo jo appeared first on Albeu.com.

Deri në 2050 më shumë se një miliard njerëz me diabet
Deri 1,3 miliardë diabetikë do të shkojë numri deri në vitin 2050, sipas studimit të botuar në ”Lancet”.  Kjo do të thotë se në mbarë botën, numri i njerëzve me diabet, sëmundje kronike që zhvillohet kur niveli i sheqerit në gjak është shumë i lartë,  do të dyfishohet gjatë tre dekadave të ardhshme.

Studiuesit zbuluan se 529 milionë persona kishin diabet në vitin 2021 dhe rritja e numrit të diabetit do të rriste prevalencën e sëmundjes nga 6,0 për qind e popullsisë së botës në gati 10 për qind deri në vitin 2050.

Gjetjet e studimit bazohen në analizën e të dhënave nga më shumë se 27 000 burime në 204 vende dhe territore.

Sipas të dhënave nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, më shumë se 37 milionë persona në SHBA kanë diabet.

Studiuesit zbuluan se rreth 96 për qind e njerëzve në mbarë botën që kishin diabet në 2021 kishin tip 2, duke vënë në dukje se prevalenca në rritje e diabetit të tipit 2 në mbarë botën është ”kryesisht për shkak të rritjes së obezitetit”.

Për ekspertët e shendetit, përhapja e vazhdueshme globale e diabetit paraqet një sfidë të madhe të shëndetit publik për politikëbërësit.

The post Deri në 2050 më shumë se një miliard njerëz me diabet appeared first on Albeu.com.

Ndiheni vazhdimisht të lodhur? Këto janë problemet shëndetësore që mund të keni
Është normale të ndihesh i lodhur pas një periudhe pune të vështirë. Mirëpo, kur lodhja vijon për një kohë të gjatë edhe kur nuk keni bërë, asgjë sinjalizon diçka tjetër.

Ka shumë arsye pse mund të ndiheni të lodhur dhe disa prej tyre mund të kërkojnë kujdes mjekësor.

Anemia

Në anemi, trupi nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut, të cilat mund të shkaktojnë lodhje dhe dobësi. Shkaqet e mundshme të anemisë janë të shumta, por zakonisht vjen nga mungesa e hekurit ose vitaminës B12. Anemia diagnostikohet me një analizë të thjeshtë gjaku.

Apnea obstruktive e gjumit

Apnea obstruktive e gjumit karakterizohet nga episode të përsëritura të ndërprerjes së frymëmarrjes gjatë gjumit, të shkaktuara nga një bllokim i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Apnea çon në cilësi të dobët të gjumit dhe lodhje gjatë ditës.

Depresioni

Depresioni mund të shkaktojë një sërë simptomash fizike, të tilla si lodhje dhe nivele të ulëta të energjisë.

Probleme me tiroiden

Si një tiroide tepër aktive dhe një tiroide joaktive mund të shkaktojnë lodhje dhe simptoma të tjera.

Shenjat që tregojnë se mund të keni një problem me tiroiden përfshijnë:

Ndjeshmëri ndaj të ftohtit ose nxehtësisë

Shtim apo humbje peshe

Depresioni dhe luhatjet e humorit

Dhimbje muskulore dhe dobësi

Diabeti

Nivelet e larta të sheqerit në gjak mund të shkaktojnë lodhje, si dhe simptoma të tjera si etja e fortë dhe urinimi i shpeshtë.

Lodhja mund të jetë edhe pasojë e faktorëve të tjerë të stilit të jetesës, si dieta e dobët dhe dehidrimi. Një dietë e pasur me sheqer, ushqime të përpunuara dhe yndyrna të pashëndetshme mund t’ju bëjë të ndiheni të lodhur dhe të plogësht.

The post Ndiheni vazhdimisht të lodhur? Këto janë problemet shëndetësore që mund të keni appeared first on Albeu.com.

6 probleme shëndetësore që po i shkakton vetes pa e ditur
Shumë persona vuajnë nga sëmundje të ndryshme dhe vijojnë aktivitetin e tyre të përditshëm pa i kuruar, apo pa u kujdesur për gjendjen e tyre shëndetësore. Shkaktarët janë alarm për patologji që mund të gjejnë kurim të shpejt, ose mund të jenë më të komplikuara si sëmundje. Ajo që njerëzit nuk duhet të harrojnë është kontrolli periodik te mjekët specialist dhe të paturit kujdes nga shenjat e para që mund të jenë paralajmëruese për disa nga sëmundjet e mëposhtme.

Alergjia

Stina e pranverës, ringjallja e natyrës sjell gëzim për shumë njerëz ndërsa për individët që vuajnë nga sëmundjet alergjike sjell shqetësime të mëdha. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për 50 milionë persona, kjo stinë nënkupton teshtima, prurit, lotim të syve dhe bllokim të hundëve. Kjo ndikon direkt në cilësinë e jetës së pacientëve.

Demenca

Sëmundjet neurologjike janë një prej shkaqeve kryesore të vdekjes së njerëzve. Por, përsëri shumë prej nesh i neglizhojmë, shpesh atë harresën te prindërit apo gjyshërit tanë, ia atribuojmë shënjave të plakjes. Në fazat e para të sëmundjes i sëmuri nuk shfaq ankesa, por këto kuptohen shpesh nga familjarët. Këta persona sillen te mjeku nga familjarët dhe ata të tregojnë se pacienti nuk orientohet mirë, ngatërron kohën, ngatërron vendet, ditën me natën.

Tiroidet

Periudha e dimrit është ndër më të vështirat për personat që vuajnë nga tiroidet. Por në më të shumtën e rasteve këta persona nuk e dinë se vuajnë. Ata vishen shumë trashë, flasin ngadalë, veprojnë si të plogësht, kanë lëkurë të ashpër, të thatë, djersijnë dhe më të shumtën e kohës janë të mërzitur ose të stresuar.

Diabeti

Diabeti është një sëmundje që vitet e fundit është rritur me shifra alarmante. Si një rrezik i heshtur ai sulmon gjithmonë e më shumë, duke qenë ndër shkaqet kryesore të sëmundjeve të zemrës apo dhe humbjes së jetës. Ka një faktor, i cili e shpërthen diabetin, kryesisht atë Tip1. Ndonjëherë bëhen shkak edhe virozat, të cilat shkatërrojnë qelizat beta. Në rastet e diabetit Tip2 janë personat që kanë një lidhje familjare me diabetin, ose vuajnë nga obeziteti dhe mbipesha. Por stresi mbetet një faktor madhor.

Ishemia

Spektri i patologjive që trajton neurologu është shumë i gjerë, të gjitha sëmundjet që dëmtojnë sistemin nervor qëndror dhe periferik, janë ato që trajton neurologu. Shenjat janë lehtësisht të dallueshme, por gabimi që bëhet nga familjarët është vonesa dhe ardhja në kohë në spital. Këto shenja neglishohen me parimin që nëse personi nuk lëvizet kjo gjendje kalon, por shkenca e sotme tregon të kundërtën.

Problemet e lëkurës

Gjatë jetës lëkura jonë është e ekspozuar në ambiente të ndotura, me efekte të dëmshme si dhe ndaj rrezeve të diellit. Nuk duhet ta lëmë veten emocionalisht të gjykuar për probleme që mund të lidhen me lëkurën e fytyrës, duke përdorur make up-in si një mbrojtës. Për sa i përket ofertave të produkteve kozmetike, që bëhet në Instagram dhe blerjet online, apo të gjitha sugjerimet që vijnë nga skin-influencerat në rrjetet sociale, më tepër janë këshilla dhe oferta që e shpërqendrojnë pacientin, se e ndihmojnë atë.

The post 6 probleme shëndetësore që po i shkakton vetes pa e ditur appeared first on Albeu.com.

Jo vetëm është e dëmshme, por kafeja me stomakun bosh ndikon në këtë sëmundje
Të gjithë kemi konsumuar një sasi të pafundme kafeje në mëngjes dhe shumë të fortë, pas një nate pa gjumë? Epo, ekspertët tani thonë se nuk duhet bërë sepse nuk do t’i bëjë mirë shëndetit tuaj.

Gjëja më e keqe që mund të bëni në mëngjes, është të pini kafe të fortë me stomakun bosh. Dhe nuk po flasim vetëm për simptomat e këqija që diçka e tillë mund të ketë në vetë sistemin tuaj gastrik, por edhe diçka të re, e cila sapo ka dalë në sipërfaqe pas një studimi të bërë.

Në Universitetin e Bath në Angli, u kombinuan statistikat e gjumit të dobët dhe kafesë së fortë. Në veçanti, ata kërkuan dhe gjetën se çfarë efektesh mund të ketë një gjë e tillë në metabolizmin e njeriut. Dhe sigurisht që ia dolën.

Ajo që ata gjetën është shumë shqetësuese dhe nuk ka të bëjë me dhimbjet e stomakut, e cila është një klasike për ata që pinë kafe të fortë pa ushqim.

Studiuesit zbuluan se kafeja e fortë pas mungesës së gjumit dhe me një dietë të keqe, veçanërisht me stomak të përgjumur në mëngjes rrit sheqerin në gjak duke rezultuar në krijimin e diabetit. /albeu.com

The post Jo vetëm është e dëmshme, por kafeja me stomakun bosh ndikon në këtë sëmundje appeared first on Albeu.com.

Kanceri, diabeti, anemia, fruthi i keq: Ngjyra e gjuhës zbulon sëmundjet dhe çka ju mungon
Shpejt shkoni para pasqyrës dhe me kujdes shikoni gjuhën tuaj, sepse ky organ është radar i vërtetë për zbulim të hershëm të sëmundjeve. Madje edhe kur ndiheni mirë në mëngjes, nuk do të thotë që disa sëmundje të fshehura nuk kanë filluar në organizmin tuaj

Nëse nuk keni kohë të shkoni në kontrollim mjekësor sistematik, kjo është diçka që mund ta bëni vetë. Thjesht, shikoni mirë gjuhën tuaj.

Pra, në qoftë se vëreni se ngjyra e gjuhës ka ndryshuar, më së miri është që të këshilloheni me mjekun., transmeton Telegrafi.

Njolla të bardha

Janë shumë të ngjashme me shtresën e bardhë të qumështit, e cila hiqet lehtë me lugë: fjala është për infeksion. Më së shpeshti paraqitet te fëmijët e vegjël apo te personat e moshuar, ndërkaq e shkakton Candida albicans.

Mund të paraqitet në situata të ndryshme: me rastin e marrjes së antibiotikëve apo të kortizonëve, sëmundjeve siç janë diabeti, sëmundjet e gjakut dhe mungesa mbrojtjes imunologjike. Shërohet në mënyrë lokale, ndërsa në rastet serioze me barna.

Gjuha e bardhë

Shtresa e bardhë në të përhimët në sipërfaqen e gjuhës mund të tregojë problemet me lukthin dhe me zorrët dhe me tretjen e vështirësuar për shkak të prodhimit të zvogëluar të lëngjeve të lukthit. Shërohet me antimikoticinë.

Gjuha e bardhë mund të bëhet edhe te leukoplakia – gjendje tek e cila vjen deri te krijimi i njollave të bardha në gavrën e gojës. Fjala është për lezionet të cilat ndonjëherë mund të paraqesin fillimin e karcinomeve.

Gjuha ngjyrë gështenje dhe “me qime”

Në majën e gjuhës paraqiten fije ngjyrë gështenje, ngjashëm me qimet, në gjatësi prej disa milimetrash. Ndryshimet e tilla mund t’i shkaktojnë pirja e duhanit, mirëpo edhe Candida albicans ose Aspergillus nigera, gjatë shërimit afatgjatë me antibiotikë.

Shërohet me barna, për përdorim lokal dhe oral, mirëpo në qoftë se ndryshimet janë të vogla, mjafton lyerja me thartinë retine (thartinë e vitaminës A) në një koncentrim të ulët. Si preventivë është mirë fërkimi çdo ditë me brushën e dhëmbëve.

Nëse në gjuhë shfaqen njolla ngjyrë të gështenjtë apo të errët, patjetër shkoni të bëni një kontroll mjekësor, sepse mund të jetë fjala për ndonjë formë të kancerit të lëkurës – melanomë.

Gjuha sikur dredhëza

Mund të jetë fjala për fruthin e keq – infeksion streptokok me ngritje të temperaturës së trupit.

Gjuha e kuqe e purpurt

Ngjyra e kuqe e purpurt është tipike për mungesën e vitaminës B2, si pasojë e absorbimit të dobët në zorrë, për shkak të ndryshimeve të florës bakteriale, të shkaktuar gjatë shërimit afatgjatë me antibiotikë. Majat janë të ënjtura, andaj gjuha ka pamjen sikur të jetë e mbushur me zallë.

Gjuha e vijëzuar

Fjala është për anomalinë e lindur, ndërsa gjuha është më e madhe se normalja, me një vijë të thellë në sipërfaqe. Nuk ka shërim, por vetëm duhet të sforcohet higjiena e gojës, përkatësisht shpëlarja me ujë të rrjedhshëm menjëherë pas ngrënies, në mënyrë që të shmanget grumbullimi i ushqimit në rrudhat e gjuhës.

Gjuha e zverdhur

Gjuha e verdhë: kjo simbolizon keqfunksionimin e mëlçisë ose probleme me tretjen. Mungesa e vitaminës B12 është shkaktare e gjuhës së zverdhur, të lëmuar dhe të shkëlqyer. Shkaktarë janë mungesa e ushqimit, posaçërisht te personat të cilët hanë pak mish dhe te vegjetarianët.

Në raste të tilla duhet të merren si shtesë vitamina B12 dhe vitamina B9, të cilat gjenden në spinaq, në sallatë të gjelbër, në pjepër, banane, limon, mish dhe në mëlçi. Vitamina B12 më së shumti gjendet në mish, në qumësht dhe në vezë.

Gjuha e ënjtur

Gjuha e ënjtur më së shpeshti është pasojë e reaksionit alergjik – urtikaria e fuqishme e mukozës së gjuhës dhe të gojës. Është e rrezikshme, sepse po nuk u shërua me kohë, mund të shkaktojë ngufatjen.

Kjo sëmundje është trashëguese, ndërsa e shkakton mungesa e enzimave, ose mund ta shkaktojë edhe thumbimi i insekteve.

The post Kanceri, diabeti, anemia, fruthi i keq: Ngjyra e gjuhës zbulon sëmundjet dhe çka ju mungon appeared first on Albeu.com.