dhunon nxenesit Archives - Albeu.com

E rëndë/ Mësuesja në Kamëz dhunon të miturit (VIDEO)
Një denoncim tronditës, i publikuar nga emisioni investigativ “Stop” në Televizionin Klan, hedh hije të rënda dyshimi se çfarë bëhet brenda mureve të shkollës.

Aty ku duhej të kishte dije dhe dashuri, ka vetëm fyerje dhe goditje!

Protagonistja kryesore e këtij denoncimi, është mësuesja kujdestare e shkollës 9-vjeçare “100-vjetori i Pavarësisë”, Mine Hasani.

Përmes pamjeve të siguruara me kamerë të fshehtë, është dokumentuar dhuna sistematike, fizike dhe verbale, që mësuesja ushtronte mbi nxënësit e mitur të ciklit fillor.

Monitorimi prej më shumë se një jave, ka zbuluar një realitet të frikshëm brenda mureve të klasës.

Mësuesja Hasani nuk kursen goditjet fizike ndaj fëmijëve 9-vjeçarë, ndërsa fjalori i saj është i mbushur me terma degradues dhe kërcënues.

Sipas pamjeve, shprehjet që përdoren rregullisht ndaj nxënësve janë fyerje të reja, nga “idiotë”, “kafshë”, te “zhulasa” e “kokë palarë”.

Prindërit pretendojnë se dhuna nuk është rast i izoluar, por praktikë e përsëritur, për të cilën janë ankuar disa herë në Drejtorinë e Shkollës, pa marrë zgjidhje.

Ky skandal ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi sigurinë e fëmijëve në mjediset shkollore dhe integritetin e figurës së mësuesit.

Pas publikimit të këtyre pamjeve filmike nga emisioni “Stop”, pritet reagimi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për shkarkimin e mësueses dhe nisjen e procedimeve penale nga organet e drejtësisë për “keqtrajtim të të miturve”.

The post E rëndë/ Mësuesja në Kamëz dhunon të miturit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.