dhunimi i te moshuares Archives - Albeu.com

U dhunua në azil, avokati tregon raportin mjekësor për të moshuarën: U dogj në këmbë dhe u godit me sende të forta
Në nëntor të këtij viti qytetarët e vendit u tronditën nga një ngjarje e rëndë që ndodhi në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë, ku një infermiere sulmoi fizikisht një grua të moshuar.

E avokati i familjes së të moshuarës që është sulmuar fizikisht nga infermieret në Pejë, bëri të ditur se sipas raportit të Institutit të Mjekësisë Ligjore, e moshuara është djegur-përvëluar në këmbë brenda shtëpisë “Orenda”.

Meshari Selimaj për KosovaPress deklaroi se për plagën në shputën e këmbës së të moshuarës, që nga fillimi kanë dyshuar që është djegie, por siç potencoi ai, është kundërshtuar nga “Orenda”.

Sipas Selimajt, nga shtëpia e të moshuarve është mohuar një gjë e tillë, duke thënë se e moshuara ka sëmundje dhe se nuk është djegie.

Avokati Selimaj për KosovaPress potencoi se nga konstatimet e bëra të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, janë vërtetur pretendimet se bëhet fjalë për djegie lëkurore në këmbën e majtë të të dëmtuarës, “përkatësisht përvëlim të shkaktuar si pasojë e veprimit lokal termik të temperaturës së lartë, siç mund të jenë lëngjet e nxehura, dëmtime këto të konstatuara dhe trajtuara më datën 04.11.2022 dhe 08.11.2022, e të cilat vërtetohet se janë shkaktuar rreth 7-14 ditë më përpara”.

Avokati i familjes së të moshuarës, shtoi se gjithashtu janë konstatuar gjakmbledhje nënlëkurore, gërvishtje dhe dermishje lëkurore, të shkaktuara nga veprimit mekanik i mjetit të fortë ose përplasjes së trupit në ndonjë objekt të fortë.

“Ky raport i hedhë poshtë të gjitha pretendimet e shtëpisë ‘Orenda’ dhe tentimin e saj për ta shfajësuar veten dhe deleguar fajin vetëm tek infermieret”, shtoi Selimaj për KosovaPress.

KosovaPress kontaktoi shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë për këtë çështje, por nuk mori përgjigje.

Ndryshe, sulmi fizik ndaj të moshuarës në Pejë ka ndodhur më 2 nëntor. Tri infermiereve të dyshuara për dhunimin e të moshuarës në shtëpinë e pleqve në Pejë fillimisht u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Të pandehurat A.P, A.R dhe R.K, dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Sulmi”.

Gjykata Supreme, më 25 nëntor i ka liruar nga paraburgimi tri infermieret e dyshuara për sulm fizik ndaj të moshuarës në Pejë.

Lidhur me këtë rast, ka pasur reagime të shumta, si dhe protesta, derisa shtëpisë së të moshuarve “Orenda”, ku ka ndodhur sulmi i është hequr licenca./kp

The post U dhunua në azil, avokati tregon raportin mjekësor për të moshuarën: U dogj në këmbë dhe u godit me sende të forta appeared first on Albeu.com.

Lirimi i infermiereve, reagon vajza e të moshuarës: Gjykata “dhunoi” për të dytën herë nënën
Gjykata Supreme në Kosovë ka liruar sot nga paraburgimi tri infermieret e përfshira në sulmin fizik ndaj një të moshuare në Pejë. Lidhur me këtë vendim ka reaguar sot vajza e të moshuarës, Zhaneta Nura.

Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se vendimi për lirimin e të pandehurave nga paraburgimi ditën e sotme nga Gjykata Supreme e Kosovës vetëm sa e ka thelluar plagën.

“Vendimi për lirimin e të pandehurave nga paraburgimi ditën e sotme nga Gjykata Supreme e Kosovës, plagën tonë në zemër vetëm sa e ka thelluar. Shoku i shkaktuar nga pamjet e dhunës që i ushtrohet nënës time, për ‘Gjykatën Supreme’ paska qenë lehtë i gëlltitshim dhe me këtë veprim kjo gjykatë ‘dhunoi’ për të dytën herë nënën time!”, shkruan Zhaneta.

Edhe avokati i familjes së të moshuarës, Meshari Selimaj, ka reaguar duke thënë se, sot besimi në drejtësi për këtë rast u shua.

“Vendimi i Gjykatës Supreme për lirimin nga paraburgimi i të pandehurave në këtë fazë të procedurës, ku akoma nuk ka përfunduar procedura hetimore dhe akoma ekziston rreziku i madh që të ndikohet në ndryshimin dhe asgjësimin e provave, është tregues i qartë se cilat janë tendencat për trajtimin e mëtutjeshëm të këtij rasti, relativizimi i tij, dhe në fund lirimi nga aktakuza apo shqiptimi i ndonjë dënimi me gjobë. Me ditën e sotme besimi në drejtësi për këtë rast u shua”, deklaroi ai.

The post Lirimi i infermiereve, reagon vajza e të moshuarës: Gjykata “dhunoi” për të dytën herë nënën appeared first on Albeu.com.

Dhunimi i të moshuarës, primaret e PD e kapja e kokainës në Portin e Durrësit: Çfarë ka ndodhur në një javë
Kjo javë që po lëmë pas, ka qenë e ngarkuar me ngjarje të ndryshme duke filluar nga politika e deri te socialja. Në nga ngjarjet që ka bërë bujë këtë javë ka qenë dhunimi i të moshuarës në Pejë, duke filluar më pas me thellimin e krizë në PD, kapjen e kokainës në Portin e Durrësit e deri te ndryshimi i motit.

Më poshtë albeu.com, ju sjell më në detaj se çfarë ka ndodhur:

Dhunimi i të moshuarës dhe opinioni publik

Pak ditë më parë, në Facebook, aktorja Kaltrinë Zeneli, publikoi një video ku një e moshuar po dhunohej nga infermierja në azilin e të moshuarve “Orenda” në Pejë të Kosovës. Video u bë virale në rrjet duke shkaktuar një reagim të madh të të gjithë njerëzve sesi mund të dhunohen të moshuarit në shtëpinë e kujdesit. Institucionet e Kosovës reaguan menjëherë pas bërjes publik të rastit, dhe arrestuan infermieren që e dhunonte, punonjësen që e ka xhiruar videon dhe një tjetër punonjëse që ndodhej aty dhe qeshte me skenën e dhunës që po shikonte. E moshuara, pas orë pas publikimit  të videos, u largua nga qendra. Ishin familjarët e saj që e morën në shtëpi, ndërkohë qendra u mbyll me vendim qeverie. Ndërsa me vajzat e arrestuara, po merret drejtësia.

Kapja e kokainës në portin e Durrësit

Të premten, në Portin e Durrësit u kapën 33.5 kg kokainë në një kontejner me banane që vinte nga Ekuadori.  Ka qenë kompania ZICO. sh.p.k, që tre ditë përpara se anija me kontejnerët e bananeve të mbërrinte në vendin tonë ka lajmëruar autoritetet ligje zbatuese për kontroll të imtësishëm të këtyre kontejnerëve, pasi ishin marrë informacione se në to mund të ishte futur drogë nga grupet kriminale në Ekuador. Në shkresën që mban datën 19 tetor, kompania i është drejtuar me shkresë zyrtare Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Policisë Durrës, Drejtorisë së Kufirit e Migracionit, Drejtorisë së Doganës Durrës, dhe Njësisë së Kontrollit të Kontejnerëve që kontejnerët që do mbërrinin në Portin e Durrësit për Llogari të kësaj Kompanie të hynin domosdoshmërisht në skaner, dhe atyre tu bëhej kontroll i imtësishëm. Në shkresën depozituar institucioneve të mësipërme kompania ka këmbëngulur që nuk e merr në dorëzim mallin dhe nuk kryen asnjë veprim zhdoganimi pa u kryer kontrolli me qen, fizik e imtësishëm. Në shkresë autoriteteve u kërkohet që kontejnerët edhe të monitorohen në shesh pushim. Gjithashtu kompania në shkresë sqaron institucionet se kompania nuk do kryejë asnjë veprim pa praninë e autoriteteve portale, dhe pa praninë e autoriteteve ligje zbatuese. Për kokainën, u arrestuan punonjës të skanerit të portit, konkretisht shtetasit; Petrit Demishaj, 57 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i kompanisë që kishte porositur ngarkesën me banane, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”; Alban Neziraj, 48 vjeç, banes në Tiranë, me detyrë operator skaneri, në Portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsfikimi kompjuterik”; Artur Sevdaraj, 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë imazhier skaneri, në Portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Flasifikimi kompjuterik”. Pronari i kompanisë Trifon Murataj, është shpallur në kërkim.

Thellimi i krizës në PD dhe kandidatët e primareve

Kriza në PD është thelluar pasi grupi i Berishës nuk ka rënë dakord me grupin e Alibeajt në lidhje me daljen me një kandidat të vetëm në zgjedhjet lokale. Kjo pasi grupi i Alibejt kërkon që kandidatët të zgjidhen 50% me primare dhe 50% me sondazhe. Kjo është mphuar kategorikisht ga grupi i Berishës, për këtë arsye Alibeaj ka deklarauar se grupi i tij së shpejti do të prezntojë kandidatët për zgjedhjet në secilën bashki. Por gjithashtu ka lënë të hapur një rrugë komunikimi për bashkimin e tyre, për hir të demokratëve dhe misionit për të rrëzuar Ramën. Nga ana tjetër, kandidatët e parë për primaret e Tiranës janë futur në garë. Ata që synojnë të përballen me Veliajn për Bashkinë e Tiranës janë mjeku Ilir Alimehmeti, ish-deputeti Gert Bogdani dhe deputeti Belind Këlliçi.

Kthesa e motit dhe si pritet të nisë java

Ka nisur një fundjavë ku ndodhemi po sjell normalizimin e motit për muajin që ndodhemi. Një fundjavë me shira intensiv, me rrebeshe, erë të fortë dhe temperatura të ulëta krejt ndryshe nga çkemi përjetuar gjatë javës dhe muajit që lamë pas.

Dita e sotme, pra e shtuna do të jetë në mbizotërimin e rrebesheve të shiut në të gjithë territorin. Vranësirat janë të fokusuara në dy skaje të Shqipërisë. Një vranësirë e dendur që do të sjellë shira me intensitet të lartë që do të sjellë

Në qarkun e Gjirokastrës dhe të Vlorës ku do të ketë herë pas here reshje me intensitet të lartë duke sjell edhe probleme me përmbytjet në shumë zona.

Përsa i përket reshjeve, fatmirësisht kemi reshje në veri të vendit ku do të ketë edhe një ndryshim të situatës hidrike.

Përsa i përket temperaturave, këtë fundjavë zbresim në temperatura të ulëta krahasuar me javën që lam pas, bën me dije meteorologia Lajda Porja.

Termometri nuk do të ngjitet më shumë se 19 gradë. Dita e diel do të sjellë përmirësim të situatës përsa i përket reshjeve, por do të ndihet një ditë akoma më e ftohet kjo për shkak të lagështirës.

Mëngjeset do të jenë deri në 3 gradë në zonat malore. Java e ardhshme përmirëson dukshëm situatën. Reshjet do të “përcillen” këtë fundjavë. Të paktën deri nga mesi i javës, e mërkurë dhe e enjte, moti premton kthjellime dhe diell në rang territori. Por temperaturat që do të bien këtë fundjavë nuk presin përmirësim javën e ardhshme./albeu.com

The post Dhunimi i të moshuarës, primaret e PD e kapja e kokainës në Portin e Durrësit: Çfarë ka ndodhur në një javë appeared first on Albeu.com.

“I kam parë shenja dhune kur e takova herën e fundit”, flet vajza e të moshuarës: Paguaja 600 euro/muaj që të kujdeseshin për të
Zhaneta Nura, e bija të moshuarës ndaj të cilës u ushtrua dhunë në azilin e të moshuarve në Pejë “Orenda” ka thënë se është e shokuar me atë që i ka ndodhur nënës së saj.

Nura ka thënë se mënjëherë pasi pa videon, e cila u shpërnda sot në media, e ka tërhequr menjëherë nënën e saj nga kjo qendër.

Ajo ka thënë se para 4 ose 5 ditësh kishte vërejtur shenja dhune në fytyrën e nënës.

“Minimumi një herë ose dy herë në javë e kam vizitu nënën. Tash para 4-5 dite kam qenë në rezidencë, në herën e fundit, e kam parë një shenjë dhune në faqe, por s’më ka shkuar mendja që ka dhunë në një rezidencë me standarde zivcerane”, ka deklaruar ajo, shkruan Express.

“Kam qenë në punë kur më ka ardhë video. Mamën e kam tërhequr automatikisht prej aty dhe tani shpresoj që drejtësia ta qes në dritë këtë punë. Nënës time i ndodhi, por mos t’i ndodh dhe të tjerëve”, ka thënë ajo për rtv Dukagjinin.

Nura ka deklaruar se për strehimin e nënës së saj në këtë qendër, familja e saj ka paguar 600 euro për muaj, duke i bartur edhe shpenzimet e veshmbathjes dhe terapisë mjekësore.

“Ka qenë tronditje e madhe, stres i paparë. Kur një dhunë bëhet ndaj një nëne të sëmurë në atë rezidencë, të cilës s’di a t’i them rezidencë më. Besoj që secili prej qytetarëve më kupton. S’kam fjalë me përshkru dhimbjen që ka ndodhur. Kemi paguar 600 euro në muaj. Veshmbathja ka qenë prej nesh, terapia prej nesh”, ka deklaruar ajo. /Abcnews.al/

The post “I kam parë shenja dhune kur e takova herën e fundit”, flet vajza e të moshuarës: Paguaja 600 euro/muaj që të kujdeseshin për të appeared first on Albeu.com.

Skandali në Pejë, e moshuara që u dhunua nga punonjësja është nëna e dëshmorit të UÇK-së
Ish-ushtari i UÇK-së, Adnan Hyseni është shprehur se gruaja e moshuar që u dhunua fizikisht nga punonjësja Aurona Pelaj në një azil në Pejë, është nëna e dëshmorit Taulant Nura.Punonjësja shihet duke goditur me shpulla dhe këmbë në bark të moshuarën ndërsa vajzat e tjera e filmojnë dhe qeshin.

“NANE E VIDEO ESHTE NANE E DESHMORIT Kete informat ma dha nje mik i imi nga Gjakova. Gjaku i Deshmoreve ju VRAFT MOSTRA. Ajo NANE qe maltretohet mizorisht qenka NANE e nje Deshmori te UÇK-se Taulant Nura nga Gjakova i cili ra heorikisht ne Qabrat te Gjakoves bashk me Deshmorin nga Peja Ahmet Gjikolli duke luftu per lirin e te gjitheve e kjo NENE dhe gjaku i birit te saj u shpagu me tmerrin qe na dheu zemren dhe shpirtit.

Ky dom i tmerrin e jo i kujdesit ne Peje qenka pagu 700/800€ ne muaj qe NENA e Deshmorit te Kombit te kete kujdesin, respektin dhe trajtimin e merituar por mori dhunimin ne makaber qe ne Shqiptart kemi pas vetem nga pushtuesi serbo sllav”, ka shkruar Hyseni.

The post Skandali në Pejë, e moshuara që u dhunua nga punonjësja është nëna e dëshmorit të UÇK-së appeared first on Albeu.com.