Dhunimi i 17-vjeçares në Fier Archives - Albeu.com

Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e 15-vjeçares kërkon ndjesë: Vajza jonë ka nevojë për trajtim
Ngjarja e rëndë në Fier, ku disa adoleshente dhunuan një 17-vjeçare, ka sjellë reagime të forta në publik. Mes reagimeve ka dalë edhe familja e njërës prej vajzave 15-vjeçare të përfshira, e cila me lot në sy i ka kërkuar falje publike të miturës së dhunuar dhe familjarëve të saj, duke shprehur pendesë të thellë për atë që ka ndodhur.

Prindërit e 15-vjeçares thonë se për ngjarjen janë vënë në dijeni fillimisht nga mediat dhe më pas janë paraqitur në polici, ku kanë dhënë shpjegimet e tyre para autoriteteve.

Familja sqaron se vajza e tyre është diagnostikuar rreth tre muaj më parë me probleme të shëndetit mendor dhe që prej asaj kohe ka kërkuar ndihmë pranë institucioneve për trajtimin e saj. Sipas tyre, e mitura ka shfaqur edhe më herët sjellje agresive, ndërsa kërkesat për mbështetje dhe terapi nuk kanë marrë përgjigjen e duhur.

Për shkak se nuk e përballojnë dot financiarisht një trajtim të specializuar, prindërit u bëjnë thirrje institucioneve shtetërore që të ndërhyjnë dhe të ndihmojnë në kurimin e vajzës, me shpresën se ajo do të marrë kujdesin mjekësor dhe psikologjik që i nevojitet.

Ata nënvizojnë se nuk po përpiqen të justifikojnë atë që ka bërë e bija, por kërkojnë që, paralelisht me përgjegjësinë ligjore për ngjarjen, të mos lihet pas dore nevoja për trajtimin e problemeve të saj shëndetësore.

The post Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e 15-vjeçares kërkon ndjesë: Vajza jonë ka nevojë për trajtim appeared first on Albeu.com.