Dhuna tek të rinjtë Archives - Albeu.com

Rritet alarmi për dhunën mes të rinjve në Maqedoni, psikologët kërkojnë rol më aktiv të prindërve
<html><head></head><body>

Ngjarjet e përsëritura të ditëve të fundit kanë shtuar shqetësimin lidhur me sjelljen e të rinjve dhe përhapjen e një klime ku dhuna po shihet gjithnjë e më shumë si normale. Psikologët theksojnë se ndryshimet e menjëhershme në sjelljen e një fëmije mund të jenë sinjal se ai po kalon dhunë ose po përballet me probleme brenda familjes.

Sipas specialistëve, këto tregues nuk duhen shpërfillur, ndërsa bashkërendimi mes shkollës dhe familjes mbetet thelbësor për të parandaluar dhunën mes bashkëmoshatarëve. Psikologu Safet Ballazhi vlerëson se ndër problemet më serioze është mungesa e përgjegjësisë nga disa prindër, të cilët, sipas tij, shpesh zgjedhin t’i mbrojnë fëmijët edhe kur ata shfaqin sjellje të dhunshme, në vend që të bashkëpunojnë me shkollën për zgjidhjen e situatës.

“Edhe nëpër vet shkollat kur kemi bisedime me arsimtarët vlerësojnë se nuk ka asnjë lloj ndëshkimi. Ndonjëherë kur arsimtarët i referohen ndonjë nxënësi se është problematikë dhe kur kanë biseda me prindërit, prindërit jo vetëm që nuk e ndëshkojnë fëminë po madje do i japin krahë dhe do i sulmojnë arsimtarët se kush janë ato të bëjnë atë dhe atë. Ne jetojmë në kohën e sindromit ”A e di ti kush jam unë”. E tani nëse një fëmijë prej anash e sheh këtë se prindërit e tyre ose të tjerë të rritur funksionojnë në atë mënyrë, ato vetëm e marrin përsipër dhe ata funksionojnë në atë mënyrë, unë jam i fortë, unë mund të bëj çfarë të dua, unë kam baba këtë ose atë. Normalisht atëherë nuk thirremi në vlera të mirëfillta por thiremi në ligjin e më të fortit”, tha Safet Ballazhi, psikolog.

Nga ana tjetër, Oda e Psikologëve nënvizon se mësuesit dhe bashkëpunëtorët profesionalë duhet t’i vërejnë në kohë ndryshimet te nxënësit, pasi ato mund të sinjalizojnë se fëmija ka nevojë për mbështetje.

“Një fëmijë me sukses të mirë deri para disa muajsh, vitin e kaluar, ose kur ka përfunduar gjysmëvjetorin e parë përnjëherë ka filluar të ketë ulje të suksesit, vjen i përgjumur, me veshmbathje jo të duhur dhe i lodhur, janë shenjat kryesore që tregojnë se diçka po ndodhë me të”, theksoi Emilija Boshkovska nga Oda e Psikologëve.

Edhe ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, ka ritheksuar se pa përfshirjen e familjes nuk mund të ketë një përballje efektive me dhunën mes bashkëmoshatarëve. Ajo shtoi se shumë prej rasteve lidhen me neglizhencën ndaj fëmijëve dhe mungesën e edukimit në familje. Sipas Janevskës, institucionet do të vazhdojnë takimet dhe aktivitetet sensibilizuese me prindërit dhe shkollat, ndërsa njëkohësisht do të zbatohen masa më të ashpra për trajtimin e kësaj dukurie. Në procedurë parlamentare mbeten edhe ndryshimet ligjore që parashikojnë gjoba financiare për prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve për të cilët do të konstatohet se kanë ushtruar dhunë mes bashkëmoshatarëve në shkollë./Alsat.mk.

</body></html>

The post Rritet alarmi për dhunën mes të rinjve në Maqedoni, psikologët kërkojnë rol më aktiv të prindërve appeared first on Albeu.com.