dhuna seksuale Archives - Albeu.com

VIDEO/ Rrëfimi i trishtë i gruas që u rrëmbye nga serbët: Isha 16 vjeç, më kapi nga flokët dhe më futi në makinë
Vasfije Krasniqi është një prej shumë grave të dhunuara seksualisht nga ushtarët serbë gjatë luftës së tmerrshme në Kosovë. Ajo rrëfeu historinë e saj të trishtë në emisionin Top Story në Top Channel.

Krasniqi u rrëmbye nga serbët kur ishte vetëm 16 vjeç, ndërsa po qëndronte në shtëpi me familjarët.

“Unë nuk e harroj as ditën, as datën, as muajin, as orën kur ata më rrëmbyen nga shtëpia. Polici serb që më mori me dhunë dhe nuk ishte askush që mund të të mbronte dhe të më dilte në krah që ai të mos më merrte. Ishte nëna në shtëpi, gruaja e xhaxhait, polici më mori prej flokve të më largonte nga oborri. Xhaxhi erdhi nga oborri i tij tha veç ta di pse po ma merrni vajzën dhe polici tha mos lëviz ose do t’ju mbys të gjithëve. Ai ka qenë i armatos, ka qenë me kallazhnikov, me thikë.

Nuk e harroj kurrë prej nënës time, se mendoja se ajo mundej të më mbronte, mos me më lënë ata me më marr. Ai më mori dhe futi në makinë. Ai tha kjo duhej të deklarojë në polici se ku është babi dhe vëllezërit. Më dërguan në një fshat të serbëve, atuy ishte një tmerr, doja vetëm të më vrisnin se nuk e dija se ç’do të bënin ata me mua. Po të kesh një 16-vjeçare shqiptare në një fshat të mbushur tërësisht me serbë, kohë pranvere ka qenë rinia duke lozur.

Ky polici kishte një çakmak dhe ma vendosi tek fytyra dhe më thoshte shih çfarë kam. Unë vetëm qaja se nuk e dija ç’do të bënin me mua. Ajo ka qenë një ditë që kurrë nuk e harroj. Nuk e harroj as në mëngjes, as në drekë, as në darkë e kam në memorie. Unë kam qenë një fëmijë shumë i lumtur, kam pasur ëndrra për jetën time, por me rastin që më ndodhi, më humbën shpresat e jetës”, tha ajo. /Top Channel

The post VIDEO/ Rrëfimi i trishtë i gruas që u rrëmbye nga serbët: Isha 16 vjeç, më kapi nga flokët dhe më futi në makinë appeared first on Albeu.com.

“Secili kriminel të ballafaqohet me veprat që ka kryer”, Osmani: Gjurmët e dhunës seksuale të kryera nga ushtria serbe vazhdojnë të rëndojnë jetën e qytetarëve
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të dielën se gjurmët e krimeve të dhunës seksuale, të kryera nga ushtria e policia serbe në luftën e fundit në Kosovë, vazhdojnë të rëndojnë edhe sot jetën e qytetarëve, edhe 25 vjet pas luftës.

Ajo i ka bërë këto deklarata më 14 prill, datë në të cilën Kosova përkujton të mbijetuarit e dhunës seksuale nga koha e luftës.

Ajo ka thënë se në ditë si kjo, të gjithë qytetarët e Kosovës reflektojnë mbi vuajtjet dhe shprehin solidaritetin me të gjithë ata që kanë përjetuar këtë “tragjedi njerëzore”.

“Shënimi i 14 prillit është më shumë sesa thirrje për drejtësi. Është një deklaratë e fortë e solidaritetit ndërnjerëzor me të mbijetuarat dhe të mbijetuarit, si dhe një kujtim i përhershëm i forcës, guximit dhe rezistencës së tyre në ballafaqim me dhunën”.

Numri i saktë i personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, nuk dihet. Sipas një raporti të Qendrës Amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kjo shifër arrin deri në 20 mijë.

Por, sipas të dhënave nga nëntori i vitit të kaluar, vetëm gati 2.000 persona kanë aplikuar për ta marrë statusin e personit të dhunuar gjatë luftës në Kosovë. Prej tyre, statusi u është aprovuar rreth 1.600 personave.

Verifikimi i dëshmive të personave që duan ta marrin këtë status – gjatë periudhës nga 27 shkurti i vitit 1998 e deri më 20 qershor të vitit 1999 – bëhet nga Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë.

Osmani ka bërë thirrje që secili kriminel të ballafaqohet me veprat që ka kryer.

“Forca e të mbijetuarve të dhunës seksuale në luftën e Kosovës është burim frymëzimi për të gjithë ne. Ata kanë shfaqur rezistencë dhe vullnet të pashoq për të luftuar për drejtësi, pavarësisht vuajtjeve të jashtëzakonshme”.

Ajo ka paralajmëruar se tema kryesore e edicionit të dytë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, do të jetë çështja e dhunës seksuale në kohë lufte.

Ajo ka thënë se më 15 prill në Prishtinë do të mblidhen personalitete nga 40 shtete të botës për diskutuar për fuqizimin e rolit të grave në të gjithë sferat e jetës.

“Përveç trajtimit të pasojave të luftës, ndërtimit të sistemeve për të mbështetur të mbijetuarit, fuqizimin e rolit të grave në proceset e dialogut, në forum do të diskutohet edhe siguria klimatike”.

Përveç Osmanit, edhe dy gra të Kosovës, të mbijetuara të dhunës seksuale, kanë folur për rëndësinë e mbështetjes së viktimave të dhunës seksuale.

Vasfije Krasaniqi ka rrëfyer për dhunimin që ka përjetuar 25 vjet më parë, dhe lutjet që ua ka bërë forcave serbe që ta vrasin, por që ata nuk kanë pranuar, me arsyetimin se “kështu do të vuash më shumë”.

“Fjalia e dytë ishte ‘mos i trego askujt çfarë të kemi bërë sepse do të vijmë prapë’”.

Shyhrete Sylejmani, e mbijetuara tjetër e dhunës seksuale, ka bërë thirrje që të gjithë të dëgjojnë të mbijetuarit e luftës dhe të përhapin të vërtetat e tyre.

“Muaji prill i vitit 1999 ndryshoi rrënjësisht jetën time dhe të mijëra të mbijetuarve tjerë. Për 20 vite e kam ndjerë të nevojshme të mbuloj në heshtje të vërtetën e dhimbshme, por të harrosh vuajtjet ka qenë e vështirë dhe t’i kujtosh ato edhe më rëndë”.

Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë rreth 13.000 njerëz, ndërsa janë zhdukur rreth 6.000, prej të cilëve rreth 1.600 janë ende të pagjetur.

Qindra trupa të shqiptarëve të vrarë të Kosovës janë gjetur në varrezat masive në Serbi./rel

The post “Secili kriminel të ballafaqohet me veprat që ka kryer”, Osmani: Gjurmët e dhunës seksuale të kryera nga ushtria serbe vazhdojnë të rëndojnë jetën e qytetarëve appeared first on Albeu.com.

Ndryshon Kodi Penal, marrëdhëniet me 14 vjeçarë, krim! Rritet dënimi i abuzuesve
Pa u mbyllur ende një muaj, në vendin tonë 6 të mitura kanë rënë pre e krimeve seksuale.

Në Divjakë një e mitur 14 vjeç ishte martuar ndërkohë në Pogradec një 12 vjeçare ishte abuzuar seksualisht nga djali i bashkëjetueses së nënës. Ndërkohë tronditës ishte dhe rasti i shfrytëzimit seksual që i ishte bërë për gati 2 vite një vajze tani 16 vjeç nga një 42 vjeçar me profesion mjek duke e prezantuar si gruan e tij të 4. Nga ana tjetër 3 të mitura 15, 16, 17 vjeç në një fshat të Fushë Krujës shfrytëzoheshin për prostitucion për rreth 6 muaj nga 4 të rinj.

Kjo panoramë ka sjellë në vëmendje kodin penal i cili një marrëdhënie seksuale me një të mitur mbi 14 vjeç nuk e cilëson kriminale.

“Duke vendosur në ligji moshën 14 vjeç si moshë e lejuar për dakordësinë për të kryer marrëdhënie seksuale, deri në 18 vjeç ky ligj ka një vakum. Ka mangësi gjithashtu  në lidhje me diferencën që ka personi që hyn në marrëdhënie me të miturin. Nuk e cakton sa duhet të jetë. Duhet hequr edhe përcaktimi për pjekurin seksuale se në këtë formë ulet akoma mosha dhe mjekësia ligjore detyrohet të nxjerrë raporte të sforcuara për të justifikuar marrëdhënie.“-shprehet eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço.

Kodi penal do të ndryshojë dhe seksioni i krimeve seksuale nga 8 nene që ka tani do të ketë 23. Sipas Draftit të hedhur për diskutim, mosha për të shprehur dakortësinë për të hyrë në një marrëdhënie seksuale do të rritet nga 14 në 16 vjeç.  Po ashtu parashikohet të rritet edhe dënimi.

Sipas ndryshimeve kryerja e akteve me natyrë seksuale me një person të mitur të moshës deri gjashtëmbëdhjetë vjeç, do të dënohet me  burgim nga dhjetë deri në pesëmbëdhjetë vjet. Përjashtim do të ketë vetëm kur I mituri hyn në një raport intim me një person deri në 2 vite më të madh se ai.

Në zë i veçantë i është dhënë dhe veprave penale si dhuna seksuale, ekspozimi i të miturve në akte seksuale, manipulimi, prostitucioni dhe pornografia me të mitur etj.

The post Ndryshon Kodi Penal, marrëdhëniet me 14 vjeçarë, krim! Rritet dënimi i abuzuesve appeared first on Albeu.com.

Rusia mohon pretendimet për dhunë seksuale në Ukrainë
Siç kemi raportuar, dje ishte një mbledhje e zjarrtë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ambasadori rus u largua nga seanca, pasi vendi i tij u fajësua nga BE për një krizë globale ushqimore me pushtimin e saj.

Por furnizimet globale të ushqimit nuk ishin pika e vetme në rendin e ditës në Nju Jork.

Vassily Nebenzia kishte mohuar më herët pretendimet për dhunë seksuale nga forcat ruse në Ukrainë, duke pretenduar se nuk kishte “asnjë provë” për këtë, sipas vërejtjeve të cituara nga agjencia AFP.

Por akuza të tilla po “rriten”, tha zyrtarja e lartë e OKB-së Pramila Patten.

Që nga 3 qershori, OKB-ja kishte marrë raporte për 124 pretendime për dhunë seksuale të lidhura me konfliktin në të gjithë Ukrainën./albeu.com

The post Rusia mohon pretendimet për dhunë seksuale në Ukrainë appeared first on Albeu.com.

“Është vendosur kryetari, ti do jesh vetëm kukull”, politikanet rrëfejnë dhunën dhe ngacmimet seksuale
Një raport i hartuar me porosi të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim ka nxjerrë në pah disa problematika që lindin nga diferencimet gjinore në politikën shqiptare që shumicën e rasteve kanë si produkt diskriminimin dhe dhunimin e grave.

Studimi ka hedhur dritë mbi mënyrën e zgjedhjes së tyre në poste drejtuese apo edhe rastet kur për shkak të garës së padrejtë iu mohohet një arritje e caktuar.

Format e dhunës që gratë hasin në politikë janë përçmimi, gjuha ofenduese, fyerjet, akuzat e rreme në media e deri të kërcënimi për shkarkim të tyre ose të anëtarëve të familjeve të tyre nga postet shtetërore. Ato përballen jo pak herë edhe me ngacmime seksuale si dhe thashetheme apo akuza të kësaj natyre.

“Përqindja e grave që thanë se gjuha poshtëruese apo lajmet e rreme me të cilat ishin përballur ishin të një natyre seksuale, ishte më e lartë në krahasim me burrat. 43,18% e grave që ishin përballur me gjuhë poshtëruese apo lajme të rreme u shprehën se kjo lloj dhune ishte e një natyre seksuale. Ndërkohë, vetëm 8% e burrave raportuan të njëjtën gjë”, thuhet në raport.

Gratë e pyetura nga hartuesit e këtij raporti shprehen se drejtuesit e partive zgjedhin të preferuarit e tyre, persona të cilët nuk janë gjithmonë të kualifikuar ose nuk kanë lidhje të forta me bazën

Ndërkohë gratë më të reja në moshë nxjerrin në pah fenomenin e mbështetjes në publik nga ana e drejtuesit ndërkohë që atëherë kur “fiken” kamerat ata shpesh i kërcënojnë ose i diskriminojnë.

Adela (pseudonim) thotë se ka qenë kandidate në zgjedhjet e fundit parlamentare por më pas emri i saj është hequr nga lista për të vendosur persona që nuk kishin lidhje fare me zonën ku ajo kandidonte.

“Dhunë psikologjike është kur ti garon dhe të heqin nga gara pa asnjë shpjegim… Unë isha kandidate në zgjedhjet e fundit 7 parlamentare. Plotësova formularin e vetëdeklarimit , por më pas emri im u hoq nga lista. Kishim 20 emra nga komisioni [në Tiranë – shumica nuk kishte fare lidhje me zonën. Komisioni që i zgjodhi e di më mirë këtë çështje”, thotë ajo.

Ndërkohë një tjetër grua e cila është angazhuar për një periudhë kohe në politikë tregon një episod të tre viteve më parë ku drejtues i kërkoi të drejtonte formalisht një institucion.

“Tri vite më parë, kur ishin zgjedhjet për kryetarin, unë isha kandidate. Por unë nuk e dija që isha kandidate. Dy orë përpara konferencës, më mori në telefon dhe më tha: “Emri është hequr” je kandidate dhe duhet të vesh në konferencë. I thashë si mund të bëhen gjëra të tilla.

I thashë se duhet të kem njerëzit e mi në komision dhe se duhet të ndjek procedurat. Ai u përgjigj: “Jo. Është vendosur se kush do të jetë kryetari. Ti do të jesh thjesht kukull. I thashë se nuk e pranoj këtë situatë. Unë nuk jam kukull. Kushdo që mendon se mund të jem kukull, e ka gabim… Gara ishte fallco. Nuk kishte garë”, shprehet ajo.

The post “Është vendosur kryetari, ti do jesh vetëm kukull”, politikanet rrëfejnë dhunën dhe ngacmimet seksuale appeared first on Albeu.com.