dhermiu Archives - Albeu.com

‘Express’: Dhërmiu, destinacioni i bukur i Evropës për vitin 2024
Dhërmiu një fshat i mrekullueshëm bregdetar, është një nga destinacionet më të lira të Evropës për vitin 2024 shkruan Esther Marshall për të përditshmen britanike Express.co.uk.

Dhërmiu ndodhet në detin Jon dhe ofron disa prej plazheve spektakolare si dhe ambiente argëtuese të jetës së natës.

Riviera Shqiptare është një nga destinacionet turistike me rritje më të shpejtë në Evropë, por është ende një vend i përballueshëm për britanikët që kërkojnë çmime të ulëta.

Ju mund të akomodoheni në hotele me katër yje në fshatin e bukur bregdetar për 50 paund nata, në korrik.

E ndërsa në Vlorë po ndërtohet aeoroporti i ri, për momentin, turistët do të duhet të fluturojnë drejt Aeroportit të Tiranës për të arritur në Dhërmi.

Edhe pse duhen rreth tre orë e gjysmë për të arritur, ia vlen të sakrifikoni për këtë destinacion të jashtëzakonshëm.

Çfarë duhet të bëni në Dhërmi

Pjesa e vijës bregdetare është një nga më të vlerësuarat në Tripadvisor.

Shpella e Piratëve të Dhërmiut është gjithashtu një nga atraksionet më të mira të saj dhe turistët mund të eksplorojnë shpellën e bukur si pjesë e një turneu me varkë.

Fshati i vjetër i Dhërmiut mund të ngatërrohet me një fshat grek dhe është një vend i mrekullueshëm për një shëtitje relaksuese.

Nëse jeni në kërkim të aventuarave, ju mund të provoni të ecni në kanionin e Gjipesë, i cili zgjat rreth dy orë.

Çfarë duhet të hani në Dhërmi

Dhërmiu ka disa restorante fantastike me ushqim deti, ndërsa vegjetarianët do të gjejnë ushqime të freskëta vendase.

Tirana është një nga vendpushimet më të lira të Evropës, me disa muze interesantë dhe bare koktejle të përballueshme.

The post ‘Express’: Dhërmiu, destinacioni i bukur i Evropës për vitin 2024 appeared first on Albeu.com.

Përtej babëzisë, tangërllekut dhe vrasjeve me skaf, jugu nuk është vetëm Dhërmiu, Ksamili dhe Jala
Nga Teuta Toska

Qeparoja m’u duk një nga plazhet më të bukura në Shqipëri. Shtrihet dhe zgjerohet buzë detit pa shumë lakmi dhe ethe ndërtimore, krahasuar me betonizimin e frikshëm të Dhërmisë, Drimadhesit, që i ka aq afër.

Fshati lart në mal i qëndron mbi krye si hije këtij tjetrit buzë Jonit dhe ndërtesat e reja që janë ndërtuar për turistët (banorët e përkohshëm të verës) nuk të bëjnë ta harrosh atë mbi mal dhe as të pengojnë ta shohësh për çdo çast të ditës.

Pamja që merr për të dyja pjesët e fshatit, të vjetrit dhe të riut, kur ke ndaluar notin pak në thellësi dhe pluskon në qetësi, të magjeps. Historikja dhe e reja ndërthuren mirë me njëra-tjetrën, edhe pse pak larg. Lungomarja apo pedonalja, apo shëtitorja buzë detit, është punuar aq mirë.

Njerëzit shëtisin mëngjeseve dhe mbrëmjeve dhe bimësinë e Mesdheut: lulen e akshamit, serdenin, fikun, rrushin, fikun e detit, fikun e egër kinez, borzilokun t’i kap syri kudo. Mbrëmjeve lulja e akshamit ose lulja e natës (italianët e quajnë Bella di Note) përhap një aromë të mrekullueshme.

Njerëzit që shërbejnë janë të qetë dhe të sjellshëm, çmimet më se të pranueshme. Në Elbasan ka restorante me çmime edhe më të larta.

Dy probleme që duhen ndrequr: fundi i pedonales, në drejtim nga Jugu, ka mbetur pa përfunduar (si çdo punë publike në Shqipëri), dhe mbaron me një gropë të hatashme në fund të së cilës rrjedh një nga burimet e shumta të Qeparosë që dalin nga shkëmbi.

Nuk ka asnjë tabelë lajmëruese që të mbron nga rreziku i rrëzimit (më e pakta do thyesh brinjët e këmbët; më e keqja, ruajna Zot), dhe asnjë gur e tra pengues.

Në mbrëmje fëmijët me biçikleta e monopatina, apo ndonjë turist që s’e njeh Qeparonë mund të përfundojë poshtë nja 5 metra. Sa pa frikë për jetën jetojnë njerëzit në Shqipëri!

Dhe problemi tjetër janë koshat e plehrave. Nuk gjenden gjëkundi. Në pedonale jo e jo. Duhet të ecja 1 km në këmbë për të shkuar të koshat (të vetmit e Qeparosë, ndoshta).

E megjithatë, dua të kthehem prapë në Qeparo. Aq më tepër që rruga e re nga Vlora të nxjerr pikërisht në qendër të fshatit poshtë. Nga hyrja e Vlorës deri në Qeparo 1 orë e 20 minuta, me makinën time.

The post Përtej babëzisë, tangërllekut dhe vrasjeve me skaf, jugu nuk është vetëm Dhërmiu, Ksamili dhe Jala appeared first on Albeu.com.

Skandali me pronat e Dhërmiut, reagon Agron Shehaj: Olta Xhaçka të japë dorëheqjen, ka përfituar nga financat publike
Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Jashtme Olta Xhaçka.

Kjo kërkesë e tij vjen fill pas publikimit të skandalit, ku doli në shesh se bashkëshorti i saj, ka fituar statusin e investitorit strategjik në zonën e bregdetit të Dhërmiut.

“Kjo është një aferë e pastër korruptive, ministrja Xhaçka duhet të japë dorëheqjen dhe të dorëzojë mandatin e deputetes sepse ka përfituar nga pronat dhe financat publike”, shkruan Shehaj.

“Ligji i investimeve strategjike u miratua për të ftuar investitorë të huaj të investonin në bregdetin shqiptar. Sot, ky ligj po përdoret nga qeveria dhe konkretisht ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, për të përvetësuar bregdetin dhe prona publike.

Sipas investigimit të BIRN, në këtë aferë korruptive janë përfshirë Kryeministri, vetë ministrja, bashkëshorti i saj ish-deputet dhe kunata.

E gjithë kjo aferë po tentohet të kalohet në heshtje, pavarësisht shkeljes flagrante të ligjit për konfliktin e interesit.

Kjo është një aferë e pastër korruptive, ministrja Xhaçka duhet të japë dorëheqjen dhe të dorëzojë mandatin e deputetes sepse ka përfituar nga pronat dhe financat publike.

Gjithashtu SPAK duhet të hetojë mekanizmin korruptiv të dhënies së pronave publike anëtarëve të qeverisë”, deklaroi Shehaj./albeu.com/

The post Skandali me pronat e Dhërmiut, reagon Agron Shehaj: Olta Xhaçka të japë dorëheqjen, ka përfituar nga financat publike appeared first on Albeu.com.