dhermi Archives - Albeu.com

I shpallur në kërkim për mashtrim me Call Centera, arrestohet në Dhërmi Granit Pepnika
Granit Pepnika, i cili ishte shpallur në kërkim si pjesë e grupit që iu zhvati 50 milionë euro qytetarëve evropianë përmes mashtrimit me Call Centera, është arrestuar mesditën e kësaj të premteje në Dhërmi.

Raportohet se Pepnika është ndaluar në një resort në Dhërmi. Operacioni është kryer nga Drejtoria Vendore dhe Forcat Operacionale të Vlorës.

Arrestimi i tij vjen në kuadër të dosjes së bujshme të call centerave, që dyshohet se kanë mashtruar qindra qytetarë europianë dhe kanë shkaktuar një dëm financiar që llogaritet mbi 50 milionë euro.

The post I shpallur në kërkim për mashtrim me Call Centera, arrestohet në Dhërmi Granit Pepnika appeared first on Albeu.com.

Dosja “Balluku”/ Sekuestrimi i vilës në Dhërmi, Igli Tare ankimon vendimin
Ish-futbollisti i Kombëtares Igli Tare ka vënë në lëvizje gjykatën e Apelit të Posaçëm, tek e cila ka ankimuar vendimin për sekuestrimin e një vile në fshatin Gjilekë Dhërm, e cila u sekuestrua nga SPAK pasi nga hetimet ka dyshime se është pasuri e fshehur e Belinda Ballukut.

Ish-zv.kryeministrja dyshohet se e ka përfituar si ryshfet nga kompania Eurocol të cilën e ka faporizuar në një tender kur ishte drejtoreshë e Albcontrol. Tare pretendon se vila është në pronësi të tij dhe e konsideron të padrejtë masën e sekuestros. Seanca për shqyrtimin e ankimimit do të mbahet më datë 30 qershor.

Belinda Balluku, ish-ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë po hetohet për abuzime me tenderat e rrugëve, korrupsion e pastrim parash.

The post Dosja “Balluku”/ Sekuestrimi i vilës në Dhërmi, Igli Tare ankimon vendimin appeared first on Albeu.com.

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Dhërmi, plagosen 4 persona dhe dërgohen me urgjencë për në Spitalin e Vlorës
Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Dhërmi. Prej ku kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Raportohet se në aksident janë përfshirë dy automjete të cilat janë përplasur “kokë më kokë” me njëra-tjetrën, ndërsa të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku edhe kanë marrë ndihmë mjekësore.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit e as identitetet apo mosha e të lënduarve. Teksa policia po punon për zbardhjen e plotë të rastit në vendngjarje.

The post Makinat përplasen “kokë më kokë” në Dhërmi, plagosen 4 persona dhe dërgohen me urgjencë për në Spitalin e Vlorës appeared first on Albeu.com.

SPAK i sekuestroi vilën në Dhërmi, Klodiana Lala zbardh detaje: Pozitat e Ballukut janë rënduar, kemi një ndryshim drastik…
Ditën e sotme, gazetarja e njohur Klodiana lala, foli nga studio e “News24”, ku komentoi akuzat e reja që ka ngritur SPAK ndaj ish-zv/kryeministres Belinda Balluku. Sipas saj, pozitat e ish-zyrtares së lartë socialiste janë rënduar ndjeshëm dhe rrezikon një marzh më të lartë dënimi.

Gjithashtu, Lala tha se pritet të shikohet edhe hapi i radhës i Prokurorisë nëse do bëjë tjetër kërkesë për imunitetin dhe arrestimin, pasi më parë mazhoranca dhe kryeministri Edi Rama, e kishin bllokuar me pretendimin se nuk kishte akuzë për korrupsion.

Lala nënvizoi se tani ka një ndryshim drastik në hetime dhe akuza të reja ndaj Ballukut, të cilat rrëzojnë edhe alibinë e mazhorancës në Parlament.

“Balluku është në një raport të ri me drejtësinë. Veprat penale korrupsion e pastrim parash kanë një marzh më të lartë dënimi. Prokuroria po vijon hetimet edhe për personat e tjerë. SPAK mori më shumë kohë për të hetuar pasi hetimet e mëparshme kishin afat deri në muajin korrik, pra ka fituar më shumë kohë për hetimet. Me këto akuza të reja pozita e saj është rënduar ndjeshëm. Kemi një ndryshim drastik për momentin. Edhe zoti Rama gjatë kërkesës për heqjen e imunitetit tha se nuk mund ta pranonte pasi zonja Balluku nuk akuzohej për korrupsion, kurse tani kemi pikërisht veprën penale të korrupsionit”, u shpreh Lala.

Kurse ish-futbollisti Igli Tare sipas saj, i marrë po nën akuzë për vilën e fshehur në Dhërmi, ka pretenduar se ajo është pronë e tij e blerë me të ardhura të ligjshme nga aktiviteti në fushën sportive.

“Igli Tare thotë se vila është blerë në vitin 2018 me të ardhura të tij të ligjshme të siguruara nga aktiviteti i tij në fushën e sportit, kurse SPAK beson se ajo vilë është e fshehur në emër të Belinda Ballukut. Vila është nën administrimin e Agjencisë së pasurive të Sekuestruara”, tha Lala.

Më tej, ajo shpjegoi se SPAK ka analizuar edhe qelizat telefonike për lëvizjet e Ballukut dhe punëtorëve apo shoferëve të saj në vilën në Dhërmi, që kanë tradhtuar ata dhe ndihmuar grupin hetimor në investigim.

“Balluku nuk është pyetur, por janë pyetur nga punonjësit e kësaj vile deri te shoferët e zonjës Balluku dhe zyrtarët, pra të gjithë personat afër Ballukut. Madje edhe punonjësit e vilës, ata që mirëmbanin, gatuanin apo kryenin punë të tjera. Qelizat telefonike kanë tradhtuar si këta persona ashtu edhe zonjën Balluku, pasi janë verifikuar telefonatat dhe janë lidhur qelizat telefonike me lëvizjet e tyre”, shpjegoi gazetarja.

Sipas Lalës, pozitat e Ballukut tashmë janë më të rënduara se më parë, pasi rrezikon edhe një dënim më të lartë për korrupsion dhe pastrim parash.

The post SPAK i sekuestroi vilën në Dhërmi, Klodiana Lala zbardh detaje: Pozitat e Ballukut janë rënduar, kemi një ndryshim drastik… appeared first on Albeu.com.

SPAK i sekuestroi vilën luksoze në Dhërmi, Belinda Balluku e fshehu në emër të Igli Tares
Prokuroria e Posaçme, ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur se është sekuestruar vila e Ballukut në Dhërmi.

Sipas SPAK ish.zv-kryeministrja Balluku, fshehu vilën në emër të Igli Tares.

Ish-futbollisti u mor gjithashtu në pyetje nga Prokuroria e Posaçme, ndërsa mësohet se i është komunikuar edhe akuza e pastrimit të parave.

Sipas SPAK, për të fshehur pronësinë reale të vilës, Balluku ka përdorur Taren dhe vartësen e saj vartësen e saj kur drejtonte Albcontrol sh.a., shtetasen J.B, përmes kontratave të porosisë dhe qirasë të konsideruara fiktive nga hetuesit.

“Për të fshehur këtë pasuri si produkt të veprës penale, shtetasja Belinda Balluku ka përdorur shtetasin I.T dhe vartësen e saj në Albcontrol sh.a., shtetasen J.B. Kështu, rezulton se shtetasja Belinda Balluku ka kryer veprimin fiktiv të kontratës së porosisë nr. 1059 rep., nr. 650 kol., datë 5.12.2018, të lidhur mes shtetasit I.T dhe pronarit të shoqërisë “Eurocol” sh.p.k., shtetasit P.C. Veprimet e kundërligjshme në formën e pastrimit të produkteve të veprës penale kanë vijuar nga shtetasit Belinda Balluku, I.T dhe J.B, duke kryer veprimin tjetër fiktiv, atë të kontratës së qirasë (kontratë dore), datë 25.5.2022, dhe amendamentin e kësaj kontrate, datë 26.4.2024”, thuhet në njoftimin e SPAK.

SPAK tha në njoftimin zyrtar se ish-zv.kryeministrja, e marrë zyrtarisht e pandehur për shkelje të barazisë në tendera, pas hetimeve të reja, dyshohet edhe për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Sipas SPAK, pasuria lidhet me një përfitim të parregullt prej 145 mijë eurosh, që dyshohet se është marrë në këmbim të favorizimit të kompanisë “Eurocol” sh.p.k. në tenderin për rikonstruksionin e godinës teknologjike të Albcontrol, me fond limit 88.6 milionë lekë dhe një shtesë kontrate prej 14.1 milionë lekësh.

Hetimet kanë zbuluar se, në kohën kur drejtonte Albcontrol, Balluku dyshohet se ka bashkëpunuar me Evis Berberin si shef i Sektorit të Prokurimeve dhe 3 anëtarë për të vendosur kritere që favorizonin kompaninë fituese “Eurocol”.

Sipas SPAK, favorizimi ka vijuar edhe pas shpalljes së fituesit, përmes një parapagimi prej 50% të kontratës dhe gjatë zbatimit të saj.

Ky përfitim prej 145 mijë eurosh është marrë në formën e pasurisë së paluajtshme, konkretisht vilën e ndërtuar nga kompania Eurocol.

The post SPAK i sekuestroi vilën luksoze në Dhërmi, Belinda Balluku e fshehu në emër të Igli Tares appeared first on Albeu.com.

Akuza e korrupsionit dhe pastrimit të parave/ SPAK zbardh skemën: Si Balluku favorizoi një kompani në tenderin e Albcontrol, tentoi të fshehë vilën luksoze në Dhërmi në emër të vartëses së saj
Ish-zëvendës kryeministres Belinda Balluku, tashmë i janë shtuar edhe akuza të reja, ajo e dyshimit për korrupsion dhe pastrim parash. Prokuroria e Posaçme (SPAK), me anë të një njoftimi sot (4 qershor) ka bërë të ditur se Belinda Ballukut i është sekuestruar një vilë luksoze në Dhërmi me vlerë 145 mijë euro.

Pasuria e sekuestruar është një vilë dykatëshe e tipit “Begonia”, me sipërfaqe ndërtimi 103 metra katrorë dhe verandë 34 metra katrorë, e ndodhur në Gjilekë të Dhërmiut, në Himarë.

Sipas SPAK-ut, ekzistojnë dyshime se kjo pasuri lidhet me një përfitim të parregullt të kërkuar dhe marrë në këmbim të favorizimit të operatorit ekonomik Eurocol gjatë një procedure prokurimi të zhvilluar nga Albcontrol.

Hetimet lidhen me procedurën e prokurimit për “Rikonstruksionin e godinës teknologjike të Albcontrol për përmirësimin e kushteve”, me fond limit mbi 88.6 milionë lekë, si dhe me një shtesë kontrate me vlerë mbi 14.1 milionë lekë.

Sipas prokurorisë, gjatë kohës kur drejtonte Albcontrol-in, Balluku, së bashku me persona të tjerë nën hetim, dyshohet se ka kryer veprime në kundërshtim me legjislacionin e prokurimeve publike, duke krijuar avantazhe të padrejta për kompaninë fituese.

SPAK pretendon se përfitimi i dyshuar i parregullt konsiston në vilën e sekuestruar, me një vlerë prej 145 mijë eurosh sipas kontratës së porosisë. Gjithashtu, sipas hetimit, janë përdorur kontrata dhe veprime juridike të dyshuara si fiktive për të fshehur origjinën dhe pronësinë reale të pasurisë.

“Për të fshehur këtë pasuri si produkt të veprës penale, shtetasja Belinda Balluku ka përdorur shtetasin I.T dhe vartësen e saj në Albcontrol sh.a., shtetasen J.B.

Kështu, rezulton se shtetasja Belinda Balluku ka kryer veprimin fiktiv të kontratës së porosisë nr. 1059 rep., nr. 650 kol., datë 5.12.2018, të lidhur mes shtetasit I.T dhe pronarit të shoqërisë “Eurocol” sh.p.k., shtetasit P.C.

Veprimet e kundërligjshme në formën e pastrimit të produkteve të veprës penale kanë vijuar nga shtetasit Belinda Balluku, I.T dhe J.B, duke kryer veprimin tjetër fiktiv, atë të kontratës së qirasë (kontratë dore), datë 25.5.2022, dhe amendamentin e kësaj kontrate, datë 26.4.2024″, thote SPAK.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj shtetases Belinda Balluku, e cila aktualisht është marrë e pandehur për veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”*, në bashkëpunim dhe pas kryerjes së veprimeve të mëtejshme hetimore dyshohet gjithashtu për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim.

Në vijim të hetimeve të zhvilluara në kuadër të procedimit penal nr. 136/2025, pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, me vendimin nr.412, datë 3.6.2026, ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi pasurinë e paluajtshme, në pronësinë indirekte të shtetases Belinda Balluku, që ndodhet në resortin turistik “White Rocks”, Gjilekë, Dhërmi, Bashkia Himarë.

Sipas rezultateve të deritanishme të hetimit, ekzistojnë dyshime se pasuria e sekuestruar lidhet me përfitimin e parregullt, të kërkuar dhe marrë nga shtetasja Belinda Balluku, në këmbim të favorizimit të operatorit ekonomik, përmes një procedure prokurorimi publik të zhvilluar nga Albcontrol sh.a. Hetimet kanë evidentuar gjithashtu përdorimin e veprimeve juridike të dyshuara si fiktive, me qëllim fshehjen e origjinës dhe pronësisë reale të pasurisë.

Pasuria e vendosur nën “sekuestro preventive” përbëhet nga një “Vilë individuale dy katëshe tip Begonia me Nr.F6, parcela e rrethuar në dispozicion të vilës është jo më pak se 300 m2. Vila F6, brenda kësaj parcele, ka një sipërfaqe prej 103m2 (kati përdhe 54 m2 dhe kati i parë mbi përdhe 49 m2). Vila F6 ka edhe verandën 34m2. Vendparkimi ndodhet brenda sipërfaqes së parcelës. [Referuar kontratës së porosisë me nr.1059 rep, nr.650 kol, datë 05.12.2018]

Nga kryerja e veprimeve të tjera hetimore, në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, ndjekja e hetimeve me metoda speciale, grumbullimi i provave dixhitale dhe provave të tjera të administruara deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, rezultojnë të dhëna për fakte penale të reja në ngarkim të të pandehurës Belinda Balluku, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1, shkronja “b” e Kodit Penal, në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287, paragrafi 2, të Kodit Penal.

Nga aktet e administruara kanë rezultuar të dhëna për veprime të kundërligjshme të shtetases Belinda Balluku në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt: “Rikonstruksioni i godinës teknologjike të Albcontrol për përmirësimin e kushteve”, me fond limit 88,651,633 (tetëdhjetë e tetë milion e gjashtëqind e pesëdhjetë e një mijë e gjashtëqind e tridhjetë e tre) lekë, si dhe “Shtesë kontrate për ‘Rikonstruksionin e godinës teknologjike të Albcontrol për përmirësimin e kushteve’”, me vlerë 14,161,814 (katërmbëdhjetë milion e njëqind e gjashtëdhjetë e një mijë e tetëqind e katërmbëdhjetë) lekë pa TVSH.

Në lidhje me procedurën e sipërcituar, rezulton se shtetasja Belinda Balluku, në cilësinë e titullares së autoritetit kontraktor “Albcontrol” sh.a, me detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme të “Albcontrol” sh.a, në bashkëpunim me shtetasin Evis Berberi, me detyrën e Shefit të Sektorit të Prokurimeve, si dhe anëtarët e Njësisë së Prokurimit, shtetasit S.P., E.N. dhe A.M., kanë kryer veprime të kundërligjshme në kundërshtim me ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, si dhe VKM nr. 1, datë 10.1.2007 “Për rregullat e prokurimit publik” (i ndryshuar).

Këto veprime lidhen me fazën e përgatitjes së projektit dhe zhvillimit të procedurës, në përcaktimin e kritereve dhe miratimin e dokumenteve të tenderit, duke paracaktuar dhe krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për shoqërinë fituese të procedurës së prokurimit, operatorin ekonomik “Eurocol” sh.p.k.

Favorizimi i shoqërisë fituese ka vazhduar edhe në momentin e lidhjes së kontratës, duke i ofruar parapagim të menjëhershëm në vlerën 50% të kontratës, si dhe gjatë zbatimit të kontratës dhe shtesës së saj.

Nga hetimi rezulton se shtetasja Belinda Balluku, për shkak të funksionit të saj publik si Drejtore e Përgjithshme e Albcontrol sh.a, në këmbim të favorizimit të shoqërisë “Eurocol” sh.p.k. në procedurën e sipërcituar, ka kërkuar dhe marrë përfitim të parregullt, i cili, referuar kontratës së porosisë, është në vlerën 145,000 (njëqind e dyzet e pesë mijë) euro, që konsiston në pasuri të paluajtshme, konkretisht vilën me nr. F6, në resortin turistik “White Rocks”, Gjilekë, Dhërmi, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë, me zhvillues shoqërinë “Eurocol” sh.p.k.

Përfitimi i parregullt është kërkuar gjatë kohës së zhvillimit të kësaj procedure prokurimi, ku rezulton se në atë kohë shoqëria “Eurocol” sh.p.k. kishte aplikuar dhe ishte pajisur me Lejen Zhvillimore Komplekse nr. 2385/1 prot., datë 27.3.2015, të miratuar me Vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit nr. 7, datë 7.3.2014, “Për miratimin e lejes zhvillimore komplekse për resortin turistik në fshatin Gjilekë, Dhërmi, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë”.

Për të fshehur këtë pasuri si produkt të veprës penale, shtetasja Belinda Balluku ka përdorur shtetasin I.T dhe vartësen e saj në Albcontrol sh.a., shtetasen J.B.

Kështu, rezulton se shtetasja Belinda Balluku ka kryer veprimin fiktiv të kontratës së porosisë nr. 1059 rep., nr. 650 kol., datë 5.12.2018, të lidhur mes shtetasit I.T dhe pronarit të shoqërisë “Eurocol” sh.p.k., shtetasit P.C.

Veprimet e kundërligjshme në formën e pastrimit të produkteve të veprës penale kanë vijuar nga shtetasit Belinda Balluku, I.T dhe J.B, duke kryer veprimin tjetër fiktiv, atë të kontratës së qirasë (kontratë dore), datë 25.5.2022, dhe amendamentin e kësaj kontrate, datë 26.4.2024.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të fakteve, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, si edhe përcaktimin e përgjegjësive përkatëse penale.

The post Akuza e korrupsionit dhe pastrimit të parave/ SPAK zbardh skemën: Si Balluku favorizoi një kompani në tenderin e Albcontrol, tentoi të fshehë vilën luksoze në Dhërmi në emër të vartëses së saj appeared first on Albeu.com.

Sekuestrohet vila e Belinda Ballukut në Dhërmi/ SPAK ngre akuza të reja: Korrupsion dhe pastrim i produkteve të veprës penale
Prokuroria e Posaçme, ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur se është sekuestura vila e Ballukut në Dhërmi.

Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se dyshohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim.

Ndërsa në vijim të hetimeve të zhvilluara pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, me vendimin nr.412, datë 3.6.2026, ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi pasurinë e paluajtshme, në pronësinë indirekte të shtetases Belinda Balluku, që ndodhet në resortin turistik “White Rocks”, Gjilekë, Dhërmi, Bashkia Himarë.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj shtetases Belinda Balluku, e cila aktualisht është marrë e pandehur për veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”*, në bashkëpunim dhe pas kryerjes së veprimeve të mëtejshme hetimore dyshohet gjithashtu për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim.

Në vijim të hetimeve të zhvilluara në kuadër të procedimit penal nr. 136/2025, pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, me vendimin nr.412, datë 3.6.2026, ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi pasurinë e paluajtshme, në pronësinë indirekte të shtetases Belinda Balluku, që ndodhet në resortin turistik “White Rocks”, Gjilekë, Dhërmi, Bashkia Himarë.

Sipas rezultateve të deritanishme të hetimit, ekzistojnë dyshime se pasuria e sekuestruar lidhet me përfitimin e parregullt, të kërkuar dhe marrë nga shtetasja Belinda Balluku, në këmbim të favorizimit të operatorit ekonomik, përmes një procedure prokurorimi publik të zhvilluar nga Albcontrol sh.a. Hetimet kanë evidentuar gjithashtu përdorimin e veprimeve juridike të dyshuara si fiktive, me qëllim fshehjen e origjinës dhe pronësisë reale të pasurisë.

Pasuria e vendosur nën “sekuestro preventive” përbëhet nga një “Vilë individuale dy katëshe tip Begonia me Nr.F6, parcela e rrethuar në dispozicion të vilës është jo më pak se 300 m2. Vila F6, brenda kësaj parcele, ka një sipërfaqe prej 103m2 (kati përdhe 54 m2 dhe kati i parë mbi përdhe 49 m2). Vila F6 ka edhe verandën 34m2. Vendparkimi ndodhet brenda sipërfaqes së parcelës. [Referuar kontratës së porosisë me nr.1059 rep, nr.650 kol, datë 05.12.2018]

Nga kryerja e veprimeve të tjera hetimore, në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, ndjekja e hetimeve me metoda speciale, grumbullimi i provave dixhitale dhe provave të tjera të administruara deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, rezultojnë të dhëna për fakte penale të reja në ngarkim të të pandehurës Belinda Balluku, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1, shkronja “b” e Kodit Penal, në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287, paragrafi 2, të Kodit Penal.

Nga aktet e administruara kanë rezultuar të dhëna për veprime të kundërligjshme të shtetases Belinda Balluku në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt: “Rikonstruksioni i godinës teknologjike të Albcontrol për përmirësimin e kushteve”, me fond limit 88,651,633 (tetëdhjetë e tetë milion e gjashtëqind e pesëdhjetë e një mijë e gjashtëqind e tridhjetë e tre) lekë, si dhe “Shtesë kontrate për ‘Rikonstruksionin e godinës teknologjike të Albcontrol për përmirësimin e kushteve’”, me vlerë 14,161,814 (katërmbëdhjetë milion e njëqind e gjashtëdhjetë e një mijë e tetëqind e katërmbëdhjetë) lekë pa TVSH.

Në lidhje me procedurën e sipërcituar, rezulton se shtetasja Belinda Balluku, në cilësinë e titullares së autoritetit kontraktor “Albcontrol” sh.a, me detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme të “Albcontrol” sh.a, në bashkëpunim me shtetasin Evis Berberi, me detyrën e Shefit të Sektorit të Prokurimeve, si dhe anëtarët e Njësisë së Prokurimit, shtetasit S.P., E.N. dhe A.M., kanë kryer veprime të kundërligjshme në kundërshtim me ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, si dhe VKM nr. 1, datë 10.1.2007 “Për rregullat e prokurimit publik” (i ndryshuar).

Këto veprime lidhen me fazën e përgatitjes së projektit dhe zhvillimit të procedurës, në përcaktimin e kritereve dhe miratimin e dokumenteve të tenderit, duke paracaktuar dhe krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për shoqërinë fituese të procedurës së prokurimit, operatorin ekonomik “Eurocol” sh.p.k.

Favorizimi i shoqërisë fituese ka vazhduar edhe në momentin e lidhjes së kontratës, duke i ofruar parapagim të menjëhershëm në vlerën 50% të kontratës, si dhe gjatë zbatimit të kontratës dhe shtesës së saj.

Nga hetimi rezulton se shtetasja Belinda Balluku, për shkak të funksionit të saj publik si Drejtore e Përgjithshme e Albcontrol sh.a, në këmbim të favorizimit të shoqërisë “Eurocol” sh.p.k. në procedurën e sipërcituar, ka kërkuar dhe marrë përfitim të parregullt, i cili, referuar kontratës së porosisë, është në vlerën 145,000 (njëqind e dyzet e pesë mijë) euro, që konsiston në pasuri të paluajtshme, konkretisht vilën me nr. F6, në resortin turistik “White Rocks”, Gjilekë, Dhërmi, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë, me zhvillues shoqërinë “Eurocol” sh.p.k.

Përfitimi i parregullt është kërkuar gjatë kohës së zhvillimit të kësaj procedure prokurimi, ku rezulton se në atë kohë shoqëria “Eurocol” sh.p.k. kishte aplikuar dhe ishte pajisur me Lejen Zhvillimore Komplekse nr. 2385/1 prot., datë 27.3.2015, të miratuar me Vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit nr. 7, datë 7.3.2014, “Për miratimin e lejes zhvillimore komplekse për resortin turistik në fshatin Gjilekë, Dhërmi, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë”.

Për të fshehur këtë pasuri si produkt të veprës penale, shtetasja Belinda Balluku ka përdorur shtetasin I.T dhe vartësen e saj në Albcontrol sh.a., shtetasen J.B.

Kështu, rezulton se shtetasja Belinda Balluku ka kryer veprimin fiktiv të kontratës së porosisë nr. 1059 rep., nr. 650 kol., datë 5.12.2018, të lidhur mes shtetasit I.T dhe pronarit të shoqërisë “Eurocol” sh.p.k., shtetasit P.C.

Veprimet e kundërligjshme në formën e pastrimit të produkteve të veprës penale kanë vijuar nga shtetasit Belinda Balluku, I.T dhe J.B, duke kryer veprimin tjetër fiktiv, atë të kontratës së qirasë (kontratë dore), datë 25.5.2022, dhe amendamentin e kësaj kontrate, datë 26.4.2024.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të fakteve, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, si edhe përcaktimin e përgjegjësive përkatëse penale.

The post Sekuestrohet vila e Belinda Ballukut në Dhërmi/ SPAK ngre akuza të reja: Korrupsion dhe pastrim i produkteve të veprës penale appeared first on Albeu.com.

“Ta gëzosh gjobën 5 milionë lekë të vjetra”, Lamallari për rastin në Dhërmi: Nuk do të ketë asnjë tolerim për persona që rrezikojnë jetën e pushuesve
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar ndaj rastit të sotëm i cili ndodhi në Dhërmi, ku një mjet lundrues hyri në perimetrin e sigurisë së pushuesve, duke rrezikuar jetën e duke rrezikuar jetën e personave që po bënin plazh.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Lamallari shkruan se për “trimat” që sfidojnë perimetrin e sigurisë në plazhe dhe rrezikojnë jetën e pushuesve, nuk do të ketë asnjë tolerim.

Lamallari theksoi se Njësia e Posaçme Detare e Policisë së Shtetit do të jetë çdo ditë në monitorim të vijës bregdetare, nga Velipoja në Ksamil, për të garantuar sigurinë e pushuesve.

“Për “trimat” si ky në Dhërmi, që sfidojnë perimetrin e sigurisë në plazhe dhe rrezikojnë jetën e pushuesve, nuk do të ketë asnjë tolerim. Ta gëzosh gjobën 5 milionë lekë të vjetra dhe provoje përsëri të bësh aventura të tilla. Njësia e Posaçme Detare e Policisë së Shtetit do të jetë çdo ditë në monitorim të vijës bregdetare, nga Velipoja në Ksamil, për të garantuar sigurinë e pushuesve dhe qetësinë në plazhet tona,” shkruan Lamallari.

The post “Ta gëzosh gjobën 5 milionë lekë të vjetra”, Lamallari për rastin në Dhërmi: Nuk do të ketë asnjë tolerim për persona që rrezikojnë jetën e pushuesve appeared first on Albeu.com.

Fshatrat më të shtrenjtë/ Sa do jenë çmimet fiskale nga Gjiri i Lalëzit, Dhërmi, Ksamil në Velipojë
Për herë të parë në Shqipëri, qeveria do të aplikojë çmime fiskale reference për shitblerjen e apartamenteve dhe ndërtesave në zonat rurale.

Ky ndryshim thelbësor, i cili pritet të miratohet së shpejti, do të rrisë bazën e taksueshme për pronat dhe do të eliminojë praktikën e mëparshme të çmimeve të reduktuara.

Fokusi kryesor është te fshatrat turistike përgjatë vijës bregdetare, ku vlerat e reja arrijnë nivele të paprecedenta.

GJIRI I LALËZIT DHE HAMALLAJ NË KRYE TË LISTËS

Zonat më të shtrenjta rurale në të gjithë vendin do të jenë Gjiri i Lalëzit dhe Hamallaj. Sipas propozimit, vija e parë e ndërtimit në këto dy fshatra do të ketë një çmim reference prej 190,000 lekë/m².

Pas vijës së parë: Çmimi bie në 90,000 lekë/m².

Zonat e tjera rurale të Durrësit: Do të kenë një çmim reference prej 67,500 lekë/m², i njëjtë me çmimin aktual të qytetit të Durrësit.

BREGDETI I JUGUT – Çmimet e reja nga Himara në Ksamil

Riviera shqiptare do të pësojë gjithashtu një rritje të ndjeshme të vlerave fiskale:

Himara: Fshatrat Dhërmi dhe Palasë do të kenë çmimin më të lartë në zonë, 140,000 lekë/m², ndërsa Vuno do të vlerësohet me 100,000 lekë/m² dhe Livadhi me 81,000 lekë/m².

Saranda: Fshati i Ksamilit dhe vija e parë bregdetare e qytetit të Sarandës do të kenë një çmim reference prej 100,000 lekë/m². Zonat e tjera rurale përreth, si Gjashta dhe Metoqi, do të vlerësohen me 56,000 lekë/m².

Vlora: Fshatrat Radhimë dhe Orikum do të jenë më të shtrenjtat në këtë bashki, me një çmim prej 90,000 lekë/m² për vijën e tyre bregdetare.

VERIU I SHQIPËRISË – Velipoja mban çmimin më të lartë

Në veri, çmimet më të larta do të jenë:

Velipojë (Shkodër): Vija bregdetare do të ketë një çmim reference prej 75,000 lekë/m².

Tale (Lezhë): Çmimi i propozuar është 70,000 lekë/m².

Si ndryshon sistemi i taksave dhe zonave kadastrale?

Ky projektvendim sjell dy ndryshime madhore në mënyrën se si llogariten taksat e pronës:

1. Fundi i Reduktimit 35%: Deri më tani, për mungesë të çmimeve specifike, zonat rurale përdornin çmimin e qytetit më të afërt, por me një ulje prej 35%. Kjo praktikë do të marrë fund dhe bashkitë do të detyrohen të aplikojnë vlerat e reja, më të larta.

2. Zgjerimi i Hartës Kadastrale: Për të mundësuar këtë vlerësim të detajuar, numri i zonave kadastrale në vend do të rritet nga 65 në 176. Kjo do të lejojë që edhe brenda një fshati të ketë çmime të ndryshme, duke reflektuar vlerën më të lartë të pronave pranë detit krahasuar me ato në brendësi.

Propozimi i plotë, bashkë me hartat digjitale, i është dërguar Këshillit të Ministrave për miratim. Pritet që çmimet e reja të hyjnë në fuqi nga 1 janari 2026, duke ndryshuar rrënjësisht tregun e pasurive të paluajtshme në zonat rurale të Shqipërisë./ Monitor

The post Fshatrat më të shtrenjtë/ Sa do jenë çmimet fiskale nga Gjiri i Lalëzit, Dhërmi, Ksamil në Velipojë appeared first on Albeu.com.

Zjarr masiv përfshin varrezat e fshatit turistik të Dhërmiut, rrezikohen banesat pranë
Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit, ku janë përhapur me shpejtësi dhe përbëjnë rrezik, pasi aty pranë ndodhen edhe banesa të banuara.

Flakët kanë djegur sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi, shkurre e pemë, ndërsa janë njoftuar edhe autoritetet vendore dhe zjarrfikësja për ndërhyrje të menjëhershme.

The post Zjarr masiv përfshin varrezat e fshatit turistik të Dhërmiut, rrezikohen banesat pranë appeared first on Albeu.com.