deutsche welle Archives - Albeu.com

Demonstrata e opozitës, Deutsche Welle: Për tri orë u përsëritën kërkesat për dorëheqjen e Ramës e Ballukut dhe qeverinë teknike
Mes mjeteve piroteknike, përplasjeve fizike dhe gazit lotsjellës u zhvillua protesta e dyte kombëtare e thirrur këtë të shtunë (24.01) nga opozita shqiptare. Protestuesit hodhën bomba molotovë drejt Kryeministrisë, ndërsa policia reagoi me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit 11 efektivë u lënduan. Rreth 20 protestues u shoqëruan.

Për rreth tri orë, opozita përsëriti kërkesat e saj politike: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, si dhe ngritjen e një qeverie teknike që do të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme.

Berisha: “Stina e rezistencës do të vijojë

“Opozita ka arritur në kilometrin e fundit, para triumfit të saj” – u shpreh kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përpara protestuesve që ishin vendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë godinës qeveritare. Ai përsëriti akuzat ndaj qeverisë, duke thënë se “sot shumica e shqiptarëve e ka të qartë se Edi Ramakryeson organizatën kriminale më të rrezikshme në Europë”. Fundi i fjalimit të tij, duke mbajtur në dorë një flamur kombëtar, shënoi edhe nisjen e hedhjes së molotovëve dhe fishekzjarreve në drejtim te Kryeministrisë. Forcat e policisë u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës dhe ujë. Më pas protesta u zhvendos drejt godinës së Kuvendit të Shqipërisë, ku pati përplasje të tjera mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Pas përfundimit të protestës, Berisha deklaroi se aksioni opozitar nuk do të ndalet me këtë tubim, pasi sipas tij “stina e rezistencës do të vijojë”.

Reagime për protestën

“Asgjë e re nga fronti i së keqes dhe keqbërësi Sali Berisha” – u shpreh kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, menjëherë pas protestës kombëtare të Partisë Demokratike, në një status në rrjetet sociale. “Shpresoj që punonjësit e policisë të lënduar nga molotovët dhe mjetet apo lëndët e tjera të paligjshme të mos kenë dëmtime serioze” – shkruan më tej Balla.

Protesta e së shtunës u zhvillua në një moment të tensionuar politik, disa ditë pas një përplasjeje institucionale mes qeverisë dhe drejtësisë. Në qendër të debatit është vendimi i Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, një vendim që kryeministri Edi Rama e ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese. Kjo e fundit ende nuk ka marrë një vendim./ DW

The post Demonstrata e opozitës, Deutsche Welle: Për tri orë u përsëritën kërkesat për dorëheqjen e Ramës e Ballukut dhe qeverinë teknike appeared first on Albeu.com.

Pas BBC, Rusia kufizon aksesin në transmetuesin gjerman DW
Qasja në shërbimet e lajmeve të BBC-së është kufizuar në Rusi. Të njëjtin fat ka pasur sot edhe Deutsche Welle (DW), transmetuesi global gjerman.

Autoritetet ruse kufizuan aksesin në DW online.

A number of international news websites, including DW, the BBC and Meduza, are no longer accessible in Russia. Media regulators said Moscow’s decision was put forward the same day Russia invaded Ukraine.https://t.co/7x1uYrcKJQ

— DW News (@dwnews) March 4, 2022

Kujtojmë se Rusia e kishte ndaluar transmetimin e shërbimit rus të DW-së dhe kishte tërhequr akreditimin nga gazetarët e saj muajin e kaluar, përpara pushtimit të Ukrainës.

The post Pas BBC, Rusia kufizon aksesin në transmetuesin gjerman DW appeared first on Albeu.com.