detyrimet Archives - Albeu.com

Raporti/ Detyrimet e prapambetura të Bashkive arritën 33 mln euro në 2024
Deri më 20 Korrik 2025, është afati i fundit për bashkitë me probleme financiare dhe për ato me detyrime të prapambetura, të kenë përfunduar hartimin e planit të shlyerjes së borxheve.

Ministri i Financave Petrit Malaj, më herët u kërkoi bashkive që planin e rehabilitimit financiar, pasi ta kenë miratuar në këshillat bashkiak ta paraqesin pranë ministrisë.

Plani duhet të sigurojë ecurinë e shlyerjeve të borxheve brenda 12 muajve.

Në total për 2024, niveli i detyrimeve të prapambetura për 61 bashkitë në rang vendi ka arritur në vlerën e rreth 3,2 mld lekëve apo rreth 33 mln euro sipas të dhënave të publikuara në raportin “Qeverisja vendore në Shqipëri- Raport mbi situatën 2024” të Institutit për Bashkitë të Shqipërisë.

Krahasuar me 2023, detyrimet e prapambetura të krijuara nga pushtetit vendor, kanë zbritur në vlerën e 1,5 miliardë lekëve apo 32,8% më pak.

Por pavarësisht tendencës rënëse të totalit të vlerës së detyrimeve të prapambetura, ecuria me shlyerjen e tyre për secilën bashki paraqitet mikse.

Në 2024 nga të dhënat e raportit evidentohet se 14 bashki, kanë shtuar vlerën e detyrimeve të prapambetura, ndërsa 3 bashki si ajo e Këlcyrës, Patosit dhe Mallkastrës nuk kanë krijuar detyrime të prapambetura të reja në 2024.

Po ashtu në 2024, sipas raportit 4 bashki në rang vendi paraqiten në vështirësi financiare, si bashkitë: Kavajë, Vorë, Cërrik, Dimal.

Sipas ligjit “Për financat vendore” nëse niveli i detyrimeve të prapambetura është më i lartë se 25% e shpenzimeve që bashkitë, kanë bërë me burimet e veta ato konsiderohen në vështirësi financiare.

Nga totali i shpenzimeve që Bashkia Kavajë ka bërë në 2024 me burimet e veta, rreth 59% e tyre janë me borxhe të papaguara. Në Vorë shpenzimet me borxhe zenë 40%, në Dimal rreth 33% dhe në Cërrik rreth 37%.

Por pavarësisht se vlerat relative të detyrimeve të prapambetura për këto bashki, janë poshtë nivelit prej 80% të kufirit ligjor të jeluar në raport rekomandohet se këto Bashki, duhet të bëjnë përpjekje më të mëdha si në kahun e të ardhurave dhe në atë të shpenzimeve, për të ulur më tej këtë nivel të lartë detyrimesh përgjatë vitit 2024 e në vijim.

Ndërsa për dy bashkitë Kavajë dhe Vorë që paraqiten në situatën e vështirësisë serioze financiare, raporti i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë thotë se sipas ligjit “Për financat vendore” hapat që parashikohen për të mundësuar daljen nga vështirësitë janë:

“Ministria e Financave, me marrjen e njoftimit nga kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore ose kur e konstaton vetë, i propozon Këshillit të Ministrave masat për daljen nga situata e vështirësisë serioze financiare.

Në këtë rast, Këshilli i Ministrave vendos:

a) të japë mbështetje financiare në formën e ndihmës apo huas, duke përcaktuar edhe planin për daljen e njësisë së vetëqeverisjes vendore nga situata e vështirësisë serioze financiare, si dhe planin e kthimit të shumës së dhënë;

b) të mandatojë Ministrinë e Financave për të negociuar ristrukturimin e borxheve dhe të detyrimeve të papaguara;

c) të shpallë njësinë e vetëqeverisjes vendore në mbikëqyrje financiare dhe të autorizojë Ministrinë e Financave si mbikëqyrës financiar të saj, duke respektuar rigorozisht këto kushte: i) njësia e vetëqeverisjes vendore nuk mund të marrë asnjë vendim që mund të çojë në shtimin e detyrimeve të saj financiare; ii) njësia e vetëqeverisjes vendore nuk mund të vendosë shërbime të reja publike, të themelojë sipërmarrje publike apo çdo institucion tjetër; iii) njësia e vetëqeverisjes vendore nuk mund të shlyejë asnjë detyrim financiar, të krijuar para shpalljes së rastit të vështirësisë financiare, përveç detyrimeve të përcaktuara shprehimisht në planin e rehabilitimit financiar”, citohet në raport.

Nga Kavaja, Tirana deri te Pogradeci 10 bashkitë mbajtëse kryesore të borxhit

10 bashkitë kryesuese me borxhin më të madh, si përqindje e totalit të detyrimeve të prapambetura janë e Kavajës dhe Tiranës pasuar nga Pogradeci, Vora, Rrogozhina, Dimali, Dibra, Cërriku, Peqini dhe Mati.

Pesha e borxhit të Bashkisë së Kavajës kundrejt totalit është 23%, e Tiranës 18%. Më pas e ndjekur nga Bashkia e Pogradecit me peshë 7,5% kundrejt totalit, Vora (4,8%), Rrogozhina (5%), Dimali (4,5%), Dibra (4%), Cërriku (3,6%), Peqini (2,5%) dhe Mati (2,4%).

Në 2024, konstatohet se 14 prej 61 bashkive e kanë shtuar vlerën e detyrimeve të prapambetura në raport me vitin paraardhës.

Spikasin Bashkia Rrogozhinë (+83.1 milionë lekë apo rreth 107% më shumë se 2023), Bashkia Mat (+49.3 milionë lekë apo 189% më shumë se në 2023) dhe Bashkia Berat (+47.6 milionë lekë apo 257% më shumë se 2023).

Nga ana tjetër, vërehet një ecuri pozitive në shlyerjen e detyrimeve të prapambetura nga Bashkia Durrës (-266.8 milionë lekë apo 85,6% më pak se në 2023), Bashkia Tiranë (-217.7 milionë lekë apo 28% më pak se në 2023), Bashkia Vorë (-209.5 milionë lekë apo 58% më pak se në 2023), Bashkia Lezhë (-119 milionë lekë apo 70% më pak se në 2023) dhe Bashkia Elbasan (-107.5 milionë lekë apo 87% më pak se nga 2023).

Ndërsa Bashkia Këlcyrë dhe Bashkia Patos, për të katërtin vit rradhazi nuk krijojnë asnjë detyrim të prapambetur ndaj palëve të treta.

Pjesa më e madhe e detyrimeve të pashlyera janë për energjinë

Pjesa më e madhe e detyrimeve të pashlyera nga 61 bashkitë në rang vendi për 2024 rezulton se është për zërin e shpenzimeve “Të tjera” ku pjesën dërrmuese e zënë detyrimet e prapambetura të energjisë elektrike të njësive të qeverisjes vendore ndaj OSHEE sh.a..

Për zërin “Të tjera” detyrimet e parapambetura zëne një total prej 1.05 mld lekë, apo rreth 33% të totalit të borxheve.

Detyrimet ndaj palëve të treta për projekte të investimeve publike (933 mln lekë) vijojnë të kenë një peshë prej 29,2% në totalin e detyrimeve të prapambetura në këtë periudhë.

Ndërkohë që detyrimet që burojnë nga shërbimet e kryera nga palë të treta, kapin vlerën e 527 mln lekë si dhe për vendime gjyqësore 316 mln lekë apo 10% të totalit të borxhit. / Monitor

The post Raporti/ Detyrimet e prapambetura të Bashkive arritën 33 mln euro në 2024 appeared first on Albeu.com.

OSHEE skemë lehtësuese për shlyerjen e detyrimeve nga qytetarët, kush përfiton
OSHEE Group, ka prezantuar skema të reja lehtësuese për barrën e faturave të papaguara të energjisë elektrike, për klientët tanë familjarë dhe jofamiljarë, buxhetorë ose jobuxhetorë.

Këto skema, të ashtuquajtuara “aktmarrëveshje”, ofrojnë lehtësim financiar dhe theksojnë përkushtimin e OSHEE-së ndaj përgjegjësisë sociale, mirëqenies së klientëve familjarë dhe komunitetit të binzesit.

Gjatë vitit 2024 do të aplikojmë aktmarrëveshjet për shlyerjen me këste të faturave të energjisë, të papaguara deri në 31 dhjetor 2022, duke siguruar që klientët tanë të marrin mbështetjen e nevojshme për prapambetjet në pagesat e kohërave të vështira (gjatë dhe pas pandemisë).

Këta klientë duhet të kenë mbyllur ndërkohë detyrimet e krijuara gjatë vitit 2023 dhe në vazhdim, të cilat duhet të jenë likuiduar përpara lidhjes së aktmarrëveshjes së shlyerjes së debisë mes klientit dhe kompanisë OSHEE për periudhat e hershme.

Në skemat e aktmarrëveshjeve, që do të zbatohen gjatë këtij viti, do të përfshihen gjithashtu edhe detyrimet e papaguara nga faturat; dëmi ekonomik, fatura sistemuese, fatura testim matësi, fatura korrektive, që i përkasin vitit 2023 e në vijim”, thuhet në njoftimin e OSHEE Group.

Vendimi është marrë nga Këshilli Mbikëqyrës i OSHEE Group në datë 15 shkurt 2024, pas shqyrtimit të propozimit nga administratori i OSHEE Group, Enea Karakaçi.

Me këto skema lehtësuese, OSHEE Group, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike i qëndron besnik misionin të tij, si një shoqëri aksionere me kapital shtetëror, e cila ka për qëllim kryesor përmbushjen e nevojave të shqiptarëve, stabilitetin financiar të tyre, por edhe stabilitetin financiar të kompanisë, për të operuar me eficiencë afatgjatë.

Secila kategori përfituesish ka lehtësime të ndryshme, të cilat përshkallëzohen në varësi të kategorisë së klientit dhe masës së mbartur të debisë që ka secili prej tyre. Masat lehtësuese janë gjithashtu të ndryshme, duke filluar nga: këstet fikse mujore për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura për klientët familjar, falje ose lehtësim i kamatëvonesave në varësi të periudhës së shlyerjes dhe skema e kësteve të ndryshueshme, në varësi të masës së detyrimit për kategorinë e klientëve buxhetor dhe jo buxhetor.

Në këto skema OSHEE Group është kujdesur veçanërisht për kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë, për klientët familjarë me ndihmë ekonomike, për pensionistët-kryefamiljarë, ose klientët me status të veçantë, të cilët përfitojnë këste akoma më lehtësuese dhe që shtihen më gjatë në kohë, krahasuar me kategoritë e tjera.

Mes klientëve të biznesit, OSHEE Group është kujdesur veçanërisht për biznesin e vogël që ka, gjithashtu, lehtësi shtesë në skemën e shlyerjes së kamatëvonesave.

Më konkretisht, përfitimet për secilën kategori klientësh janë: Klientët familjarë që trajtohen me ndihmë ekonomike, pensionistët-kryefamiljarë, ose klientët me status të veçantë, mund të paguajnë detyrimet e prapambetura me këste fikse mujore 1,200 lekë.

Klientët e tjerë familjarë mund të paguajnë detyrimet e prapambetura me këste fikse mujore 2800 lekë.

Klientët jo familjarë, buxhetorë dhe jo buxhetorë mund të paguajnë detyrimet e prapambetura me këste të përcaktuara në bazë të vlerës së debisë si më poshtë:

OSHEE Group miratoi po ashtu skemën e reduktimit të kamatëvonesës kundrejt likuidimit të plotë të debisë së prapambetur deri në 31 dhjetor 2022. Klientët, që shprehin vullnetin t’i likuidojnë njëherësh të gjitha detyrimet e prapambetura me 1 (një) këst, përfitojnë reduktim të kamatëvonesës në masa të ndryshme, sipas kategorive më poshtë:

Klientët familjarë të të gjitha llojeve përfitojnë reduktim të kamatëvonesës në masën 70%, në rast të shlyerjes së gjithë detyrimit njëherësh.

Klientët jofamiljarë, buxhetorë dhe jobuxhetorë përfitojnë reduktim të kamatëvonesës në masën 50%, në rast të shlyerjes së gjithë detyrimit njëherësh.

Kategoria klientë jofamiljarë – biznes i vogël përfitojnë reduktim të kamatëvonesës në masën 100%, në rast të shlyerjes së gjithë detyrimit njëherësh.

OSHEE fton të gjithë klientët, që duan të përfitojnë nga këto skema lehtësuese, të paraqiten në qendrat e Kujdesit Ndaj Klientit OSHEE Group dhe FSHU për të lidhur aktmarrëveshjen sipas kategorisë përkatëse.

The post OSHEE skemë lehtësuese për shlyerjen e detyrimeve nga qytetarët, kush përfiton appeared first on Albeu.com.

Detyrimet e bizneseve ndaj tatimeve arrijnë në 1,5 miliardë euro më 2023, rritje vjetore me 6%
Detyrimet e papaguara të bizneseve dhe individëve ndaj administratës fiskale, po rriten vit pas viti, pavarësisht se tashmë ka struktura të konsoliduara për arkëtimin tyre.

Të dhënat zyrtare referojnë se me 31 dhjetor 2023, detyrimet tatimore ishin mbi 155 miliardë lekë (1,5 miliardë euro).

Gjatë vitit të kaluar, borxhi tatimor pësoi rritje neto 8.4 miliardë lekë në krahasim me fillimin e vitit, ose 6%.

Nga stoku, rezulton se principali i detyrimeve tatimore të akumuluara përben rreth 61% të shumës totale, ndërkohë që pjesa tjetër e këtyre detyrimeve 39% e mbetur përbëhet nga penalitetet dhe kamatëvonesat.

Në stokun e detyrimeve të papaguara në afat të ndarë sipas llojit të tatimit, TVSH zë peshën më të madhe në stokun e borxhit me 36% në vlerë 55.3 miliardë lekë, e ndjekur nga Tatim Fitimi me 29% në vlerë 44.8 miliardë lekë, zëri Të Tjera me 15% dhe në vlerë 23.9 miliardë lekë, Sigurimet Shoqërore & Shëndetësore me 15% në vlerë 22.5 miliardë lekë, Tatimi në Burim me 4% në vlerë 5.9 miliardë lekë, TAP me 1% në vlerë 2,3 miliardë lekë dhe DIVA me 0.3% në vlerë 462 mln lekë.

Krahasuar me fundin e vitit 2022, gjatë këtij viti TVSH është rritur me 3.2 miliardë lekë, Tatim Fitimi me 2.1 miliardë lekë, Sigurimet Shoqërore dhe Shëndetësore me 2.1 miliardë lekë, Tatimi në Burim me 0.6 miliardë lekë, zëri Të Tjera me 0.2 miliardë lekë, TAP me 0.2 miliardë lekë dhe DIVA me 0.06 miliardë lekë.

Në total stokun e borxhit miliardë lekë sipas vjetërsisë paraqitet detyrimet deri në 3 muaj zunë 3% ndaj totalit të stokut; borxhi nga 3 – 6 muaj 2% ndaj totalit të stokut; borxhi nga 6-12 muaj 4% ndaj totalit të stokut; borxhi nga 1-2 vjet zuri 8% ndaj totalit të stokut dhe borxhi me vjetërsi mbi 2 vjet në vlerë 127,7 miliardë lekë zuri 82% ndaj totalit të stokut.

Tatimpaguesit Aktivë zënë 36% të numrit total të tatimpaguesve debitorë me një vlerë prej 40.8 miliardë lekë ose 26% të masës totale të borxhit. Tatimpaguesit Pasivë zënë 64% të numrit total të tatimpaguesve debitorë me një vlerë prej 114.4 miliardë lekë ose 74% të masës totale të borxhit.

Drejtoria e Mbledhjes së Detyrimeve të Papaguara në DPT është shprehur se ka monitoruar ecurinë e stokut të detyrimeve dhe ka kryer analiza të situatës së detyrimeve në nivel tatimpaguesi dhe veçanërisht atyre më të mëdha.

Sipas DPT-së indikatori kyç për matjen e performancës së Drejtorisë së Mbledhjes së Detyrimeve Tatimore të Papaguara është “Raporti i Detyrimeve Tatimore të Mbledhura, kundrejt detyrimeve të shtuara në të njëjtin vit.

Ky raport për vitin 2023 është realizuar në masën 79.3%, rreth 11.2% më shumë krahasuar me vitin paraardhës.

The post Detyrimet e bizneseve ndaj tatimeve arrijnë në 1,5 miliardë euro më 2023, rritje vjetore me 6% appeared first on Albeu.com.