detyrime Archives - Albeu.com

TABELA/ Ja sa do rritet detyrimi në rrethe për taksën e ndërtesës për pishinat, pistat për gara, fusha futbolli
Rritja e çmimeve të referencës në rrethe të propozuara në projektvendimin e Ministrisë së Financave, pritet të sjellë automatikisht rritjen e detyrimit për të gjithë kategorinë e ndërtesave që taksohen sa 0,05% të vlerës në rast se përdoren për qëllime banime dhe për ato që shfrytëzohen për qëllime tregtare. Taksa e ndërtesës për objekte që shfrytëzohen për qëllime tregtare është 0.2% e vlerës së tyre.

Për të gjitha kategoritë e ndërtesave llogaritja e bazës së taksueshme, pra të vlerës së ndërtesës që taksohet llogaritet me çmimet e referencës të shitblerjes së apartamenteve.

Metodologjia për llogaritjen e taksës së ndërtesës përcakton përdorimin e taksimit në disa kategori ndërtesa, si për ndërtesat që shërbejnë për banim; për parkim të mbuluar ose bodrum; për parkim të hapur; për ndërtesat që shërbejnë për veprimtari tregtimi dhe shërbime; për veprimtari industrial, prodhim, përpunim dhe magazinim dhe për ndërtesat që shërbejnë për veprimtari bujqësore dhe blegtorale.

Monitor ka llogaritur se sa do të jetë detyrimi i ri për taksën e ndërtesës për ambiente të hapura me sipërfaqe 250 metër katror për ndërtime, si: parkim i hapur, pishinë e hapur, ambiente sportive të hapura, të tilla si: fusha futbolli, minifutbolli, basketbolli, volejbolli, tenisi, golfi, pista për gara të ndryshme sportive të atletikës, motorike, garave me kuaj e të tjera të ngjashme me to; porte dhe aeroporte të çdo kategorie.

Sipas metodologjisë së llogaritjes së taksës së ndërtesës çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për ambiente parkim i hapur, pishinë e hapur, ambiente sportive të hapura, të tilla si: fusha futbolli, minifutbolli, basketbolli, volejbolli, tenisi, golfi, pista për gara të ndryshme sportive të atletikës, motorike, garave me kuaj e të tjera të ngjashme me to; porte dhe aeroporte të çdo kategorie, për të gjithë sipërfaqen e shtrirë që ato zënë, është 30 (tridhjetë) % e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas qyteteve, ose sipas njësive administrative për Bashkinë Tiranë. Taksa e ndërtesës për objekte që shfrytëzohen për qëllime tregtare është 0.2%.

Detyrimi i taksës = (Çmimet fiskale x 30%) x sipërfaqja e ndërtesës x 0,2 % niveli i taksës.

P.sh. në Kavajë aktualisht çmimi fiskal i shitblerjes së apartamenteve është 51 mijë lekë për metër katror. në projektvendim është propozuar që Kavaja të ndahet 6 zona kadastrale me çmime referencë nga 51 mijë lekë deri në 75 mijë lekë për metër katror.

Sipas metodologjisë detyrimi aktual për taksën e ndërtesës për një ambient të hapur sportiv me sipërfaqe 250 m2 është 7,650 lekë në vit. Me çmimin e ri fiskal të propozuar taksa vjetore për këto ambiente dhe të ngjashme për to do të jetë në vlerën e 11,250 lekë në vit. Detyrimi pritet të rritet 3,600 lekë apo 47% më shumë.  Rritja e detyrimit pritet në të njëjtat vlera që ndryshojnë referencat.

The post TABELA/ Ja sa do rritet detyrimi në rrethe për taksën e ndërtesës për pishinat, pistat për gara, fusha futbolli appeared first on Albeu.com.

Sofja me dokument, ndan detyrimet për dialogun me Maqedoninë e Veriut
Bullgaria do të shkruajë në dokument detyrimet e të gjitha institucioneve vendase, sa i takon procesit të dialogut me Maqedoninë e Veriut.

Kjo, do të jetë ndër detyrat e para të Ministrisë së Jashtme bullgare nën drejtimin e ministrit të ri të përkohshëm Nikollaj Millkov.

Ai, para mediave, u shpreh i vetëdijshëm se në Shkup nuk ka konsensus politik në dialogun me Sofjen ndërkohë që tha se synimi i tyre është që për partner të kenë shtetin dhe jo partitë politike.

“Do të duhet të bëjmë një dokument të shkruar i cili do t’i definojë detyrat e institucioneve të ndryshme, organizatave në raport me atë që duhet të bëhet në të ardhmen në raportet tona me Maqedoninë e Veriut, për t’u arritur qasje sistematike, qartë të shkruhen detyrimet dhe përgjegjësitë që të mund të priten edhe rezultatet. Shpresoj se do të ketë procedura për konsolidimin edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut për atë që mund të bëjmë në kuptimin pozitiv, sepse për fat të keq edhe po të kemi konsensus për Maqedoninë e veriut, konsensusi nuk është i dukshëm atje”, tha Nikollaj Millkov, ministër i Jashtëm i përkohshëm.

Zëvendëse e Millkovit në qeverinë e përkohshme në Sofje mbetet Velisllava Petrova e cila ishte në po të njëjtën pozitë edhe në kohën e ministres Teodora Gençovska. Millkov u shpreh i kënaqur me punën e qeverisë së kaluar bullgare në fushën e diplomacisë.

Vendi fqinj do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare më 2 tetor për shkak se qeveria politike e kryeministrit Kirill Petkov ra pas mocionit të mosbesimit në të cilin kishte rol edhe dialogu me Maqedoninë e Veriut. Qeveria e përkohshme për momentin drejtohet nga ish ministri punës Gallab Donev. / Alsat.mk

The post Sofja me dokument, ndan detyrimet për dialogun me Maqedoninë e Veriut appeared first on Albeu.com.

Detyrimet e prapambetura rriten brenda një muaji me 10 milion euro
Rritja e detyrimeve të prapambetura (faturat e pashlyera në kohë nga thesari për mallra dhe shërbime) ka hyrë në një trajektore të qëndrueshme rritjeje.

Të dhënat zyrtare mujore nga Ministria e Financave referojnë se në muajin janar të këtij viti stoku i detyrimeve të prapambetura arriti në 15,3 miliardë lekë me një rritje mbi 1,3 miliardë lekë (10,7 milionë euro) brenda muajit.

Të dhënat tregojnë se stoku i detyrimeve u rrit për të katërtin muaj radhazi, që nga shtatori i vitit 2020, ku treguesi shënoi 11,3 miliardë lekë.

Rritja e borxhit të fshehur u udhëhoq nga detyrimet ndaj investimeve në infrastrukturën publike. Në fund të janarit stoku arriti në 5,8 miliardë lekë me një zgjerim prej 15 % në raport me muajin dhjetor. Detyrimet ndaj infrastrukturës zunë 38 për qind të stokut, ndërsa fatura të tjera të pakategorizuara zunë 62 për qind të stokut me një vlerë prej 9.3 miliardë lekësh me një zgjerim 6% në raport me muajin dhjetor të vitit 2020.

Ministria e Financave nuk ka përfshirë të gjitha kategoritë e detyrimeve të fshehura, pasi në tabelat fiskale ka lënë të përjashtuara borxhin e akumuluar nga pushteti vendor, gjykatat e Arbitrazhit etj të cilat e dyfishojnë faturën.

Borxhi i fshehur përbën kërcënim potencial për stabilitetin e fiskal të vendit pasi shifra e vërtetë është më e lartë se deklarimet zyrtare të Ministrisë së Financave.

Fondi Monetar Ndërkombëtar përllogariti se, në vitin 2019 detyrimet e prapambetura ishin rreth 200 milionë euro.

Ndërsa, Kontrolli i Lartë i Shtetit pas auditimit që i ka bërë zbatimit të buxhetit të vitit 2019 ka gjetur se detyrimet e prapambetura të pakontabilizuara në llogaritë e borxhit publik arritën në 72.3 miliardë lekë ose gati 600 milionë euro.

Sipas KLSH në shumën prej 72.3 miliardë lekësh të akumuluar deri në fund të vitit 2019, pjesën më të madhe të detyrimeve e zënë ato për projektet e investimeve, mallra, shërbime, vendime gjyqësore të brendshme nga punësimi dhe të tjera me vlerë 24.4 miliardë lekë ose 198 milionë euro. KLSH thotë se qeveria i ka nën- raportuar me së paku 7 miliardë lekë këto detyrime. Pasi janë gjetur një duzine faturash nga tatimet, doganat, AKSHI, Fondi i Zhvillimit dhe bashkitë që nuk është raportuar dhe mbi 19 miliardë lekë të cilat KLSH i ka përllogaritur duke marrë në konsideratë vendimet e gjykatave ndërkombëtare dhe Arbitrazhit.

Kontrolli i Lartë i shtetit e ka lajmëruar Kuvendin e Shqipërisë në një raport të posaçëm se detyrimet e prapambetura të qeverisë janë shumë më të larta se raportohen. KLSH lajmëroi deputetet në Kuvend se Ministria e Financave dhe Ekonomisë e ka humbur kontrollin mbi saktësinë e shumave të detyrimeve të prapambetura të krijuara, të mbartura dhe gjendjes në fund të vitit./Monitor

The post Detyrimet e prapambetura rriten brenda një muaji me 10 milion euro appeared first on Albeu.com.