Deti i Zi Archives - Albeu.com

Turqia bashkohet me Bullgarinë dhe Rumaninë për pastrimin e Detit të Zi nga minat
Turqia është bashkuar me Bullgarinë dhe Rumaninë për të pastruar Detin e Zi nga minat, gjë që do ta bënte më të lehtë eksportin e drithërave ukrainase drejt tregjeve botërore. Turqia po u reziston thirrjeve për të lejuar futjen e anijeve të NATO-s për pastrimin e minave duke cituar një marrëveshje ndërkombëtare. Sipas Konventës Montreux të vitit 1936, qasja në Detin e Zi bëhet vetëm përmes ngushticës së Bosforit në Stamboll.

Turqia, Bullgaria dhe Rumania nënshkruan në janar një marrëveshje për pastrimin e Detit të Zi nga minat e luftës në Ukrainë. Por aksidentet e anijeve të mallrave në minat detare po nxjerrin në pah kërcënimet në rritje për një prej rrugëve më të rëndësishme detare për eksportin e drithërave dhe energjisë.

Tayfun Ozberk, ish-oficer i marinës turke që tani punon si analist për çështjet e mbrojtjes, tregon për Zërin e Amerikës se pse ndodhin aksidentet me anijet e transportit. “Anijet tregtare nuk kanë pajisje për të zbuluar minat nga distanca. Minat janë gjysmë të zhytura në ujë, dhe kur shihen nga anijet është tepër vonë”.

Analistët thonë se eliminimi i kërcënimeve nga minat do të ishte një nxitje e rëndësishme e përpjekjeve të Ukrainës për eksportimin e drithërave drejt tregjeve botërore pas prishjes së marrëveshjes me Rusinë e cila ishte ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara.

Analistët thonë se Rusia po i kërcënon eksportet ukrainase duke thënë se nuk mund të garantojë sigurinë e anijeve. Por nga ana tjetër, Ankaraja shpreson se rritja e sigurisë për anijet ukrainase mund të shërbejë si shtysë që Moska të rikthehet tek marrëveshja për eksportin e drithërave.

Mesut Casin me Universitetin Yeditepe të Stambollit thotë se pastrimi i minave është çelësi. “Shpresoj se do të jetë shumë e dobishme për palën ukrainase për eksportin e drithërave të tyre. Rusia u tërhoq nga marrëveshja dhe ndoshta mund të kthehet përsëri në tryezën e bisedimeve”, thotë ai.

Marina turke ka aftësi moderne për pastrimin e minave dhe gëzon mbështetjen e Rumanisë dhe Bullgarisë, por vëzhguesit paralajmërojnë se aleatët e NATO-s përballen me sfida të konsiderueshme.

“Nuk dihet sasia dhe vendndodhja e minave detare. Operacionet e kërkimit, gjetjes dhe shkatërrimit të minave do të marrin shumë kohë”, thotë Tayfun Ozberk, analist për çështjet e mbrojtjes detare.

Britania ka ofruar dislokimin e anijeve për pastrimin rrugëve detare nga minat, por Turqia ka bllokuar hyrjen e të gjitha anijeve luftarake që nga fillimi i luftës në Ukrainë duke cituar Konventen ndërkombëtare Montreux.

Në fillim të luftës, në shkurt 2022, Turqia riaktivizoi Konventën Montreux të vitit 1936, për të bllokuar kalimin e anijeve ruse ose ukrainase nëpër ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve. Turqia u tha gjithashtu shteteve që nuk i përkasin Detit të Zi që të mos dërgonin anije luftarake.

Sipas Konventës Montreux të vitit 1936, qasja në Detin e Zi bëhet vetëm përmes ngushticës së Bosforit në Stamboll. Konventa, që vihet në zbatim nga Turqia, kufizon anijet detare nga vendet që nuk i përkasin Detit të Zi, të transportojnë një maksimum ngarkese prej 10,000 tonësh për anije, për vetëm 21 ditë.

Si vend anëtar i NATO-s, Turqia po balancon marrëdhëniet e saj me Perëndimin si edhe me Rusinë e Ukrainën në një përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit. Analistët thonë se eliminimi i rrezikut të minave nga rrugët detare në Detin e Zi do të ishte një hap i vogël drejt këtij qëllimi.

Marrë nga VOA

The post Turqia bashkohet me Bullgarinë dhe Rumaninë për pastrimin e Detit të Zi nga minat appeared first on Albeu.com.

A mund të bëhet diçka për të shpëtuar Marrëveshjen e Drithit të Detit të Zi?
Nga Alex Little “National Interest”

Përktheu: Alket Goce-AlbEu.com

Më 17 korrik, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov njoftoi se Rusia do të pezullojë Nismën e Drithërave të Detit të Zi derisa të plotësohen kërkesat e Moskës për të siguruar eksportin e ushqimeve dhe plehrave të saj kimike nëpër botë.

Ndërsa Peskov pretendoi se nuk kishte ndonjë lidhje, menjëherë pas kësaj deklarate pasoi një sulm i ukrainasve mbi një urë të Krimesë, një linjë jetike furnizimi për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Që ga ajo kohë Rusia është hakmarrë, duke sulmuar eksportet ukrainase të grurit dhe duke goditur portin kryesor në brendësi të Ukrainës përtej lumit Danub.

Si rezultat i pezullimit të marrëveshjes dhe i përshkallëzimit të veprimeve nga Rusia, miliona njerëz të cënueshëm që varen nga rrugët e furnizimit të Detit të Zi, veçanërisht në Jugun Global, mund të përballen me urinë.

Pas dy ditë takimesh dhe negociatash në datat 27-28 korrik, disa liderë afrikanë u larguan nga Samiti Rusi-Afrikë në Shën Petersburg, Rusi, pa garanci për rihapjen e linjave të furnizimit të Detit të Zi.

“Ne mbetemi të përkushtuar të ndihmojmë partnerët tanë afrikanë në çdo mënyrë të mundshme që të forcojnë sovranitetin e tyre kombëtar dhe kulturor, për të luajtur një rol

më aktiv në zgjidhjen e sfidave rajonale dhe globale”- tha Vladimir Putin para samitit. Megjithatë, ndërsa Putin i premtoi Burkina Fasos, Zimbabves, Malit, Somalisë, Eritresë dhe Republikës së Afrikës Qendrore 25.000-50.000 tonë drithë rus falas 3-4 muajt e ardhshëm, kjo sasi është e papërfillshme në krahasim me 725.000 tonë drithë të dërguar nga Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së sipas Marrëveshjes së Drithit.

Që nga korriku 2022, Nisma për Drithërat e Detit të Zi, e ndërmjetësuar fillimisht nga OKB-ja dhe Turqia, ka garantuar eksportin nga Deti i Zi të 32.9 milionë ton drithë. Këto eksporte përfshijnë kryesisht misrin, grurin, miellin dhe vajin e lulediellit, elbin dhe farat e rapit. Britania e Madhe pretendon se 61 për qind e këtyre eksporteve shkuan tek vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, pasi çmimi i drithit u stabilizua në 800 dollarë për ton, nga niveli më i lartë prej 1.360 dollarësh. Rusia ka pohuar se pjesa më e madhe e grurit të eksportuar përmes marrëveshjes nuk po arrinte në vendet me të ardhura më të ulëta.

Megjithatë, destinacionet e eksportit nuk kanë qenë asnjëherë pjesë e marrëveshjes.

Kina dhe Turqia ruajnë një sasi të mjaftueshme mekanizmash ndikues në lehtësimin e zbatimit të nismës që deri tani ka rezultuar e suksesshme. Që nga fillimi i Luftës Rusi-Ukrainë, mbështetja e Rusisë nga Ankaraja dhe Pekini si partnerë tregtarë është rritur në një mënyrë eksponenciale pasi ato refuzojnë t’i bashkohen sanksioneve perëndimore ndaj Moskës.

Në kushtet kur Kina është përfituesja kryesore e nismës, Perëndimi shpreson që Pekini do të bëjë presion ndaj Moskës që të ri-hyjë në marrëveshjen e drithit. Pekini e ka theksuar në të kaluarën rëndësinë e vazhdimit të marrëveshjes së grurit, madje duke e përfshirë atë në planin e tij të paqes.

Refuzimi për të rihyrë në marrëveshje mund të sjellë pasoja në marrëdhëniet midis Rusisë dhe Kinës. Nga ana tjetër Ankaraja, ka ofruar një “kamerdare shpëtimi jetike”ndaj Moskës gjatë gjithë konfliktit, teksa vëllimet e tregtisë së ndërsjelltë u rritën me rreth 93 për qind. Kremlini ka pranuar se Ankaraja është një qendër thelbësore logjistike dhe “një nga vendet e pakta që mban një dialog të nivelit të lartë” me Rusinë.

Ndërsa udhëheqësit afrikanë nuk kishin fuqinë e duhur për të ndikuar ndjeshëm në qëndrimin e Moskës për marrëveshjen e drithi, vizita e pritshme e Putin në Turqi dhe takimi me homologun Recep Tayyip Erdogan do të jetë një mundësi që ky i fundit ta vërë theksin tek rëndësia e ruajtjes së marrëveshjes së drithit.

Ai ka propozuar tashmë një zgjatje 3-mujore të marrëveshjes. A kanë Shtetet e Bashkuara një rol për të luajtur në lehtësimin e ripërtëritjes së Nismës së Drithit të Detit të Zi? Për Uashingtonin do të jetë me shumë rëndësi të dekurajojë ushtrinë ukrainase nga goditja e objektivave në Gadishullin e Krimesë.

Ndërsa 64 për qind e ukrainasve duan që Kievi të rimarrë të gjithë territorin e pushtuar, përfshirë Krimenë, gadishulli është njohur prej kohësh si një “vijë e kuqe” për Moskën. Sipas Ministrit rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu, hakmarrja nga Rusia mund të përfshijë futjen në konflikt të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Deklaratat e zyrtarëve ukrainas se Krimea do të “çlirohet”, dhe sulmet e menjëhershme dhe jo-strategjike kundër objektivave në gadishull, kanë rrezikuar pa pasur nevojë marrëveshjen e drithit.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara nuk kanë investuar shumë kapital diplomatik në ruajtjen e Nismës së Drithërave të Detit të Zi, ato duhet të inkurajojnë Turqinë që të vazhdojë rolin e saj udhëheqës në nxitjen e Rusisë për të vazhduar marrëveshjen. Puna e përbashkët me Ankaranë dhe Kievin do të jetë shumë e rëndësishme për krijimin e kushteve që lehtësojnë një zgjatje realiste të marrëveshjes në fjalë.

Në negociatat e ardhshme me Moskën, Perëndimi duhet ta bëjë të qartë se Rusia do të vazhdojë të ndikohet negativisht nga veprimet e saj. Mungesa e anijeve në Rusi dhe dëshira e zvogëluar e tregtarëve perëndimorë për biznes me Moskën, po kontribuojnë në rritjen e kostove të lëvizjes së grurit rus.

Ndërkaq, rritja e çmimeve e ka detyruar Rusinë të përdorë anije më të vjetra dhe më të vogla, gjë që dëmton efikasitetin. Së fundmi, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet gjithashtu të devijojnë energjinë nga investimi në alternativa të shtrenjta tokësore ndaj rrugëve të Detit të Zi.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, sugjeroi që Shtetet e Bashkuara të punojnë me aleatët e saj të BE-së dhe partnerët e tjerë për të gjetur mënyra të reja për të eksportuar të korrat e Ukrainës. Megjithatë, këto rrugë janë të kushtueshme dhe joefikase  dhe do të rrisin përfshirjen e Perëndimit në konflikt.

Në vend të kësaj, Perëndimi ka një opsion më kosto më efektive nëpërmjet punës diplomatike me Ankaranë për të shfrytëzuar ndikimin e saj. Fati i Nismës së Drithit të Detit të Zi mbështetet kryesisht në veprimet e Kinës dhe Turqisë. Kina dhe Turqia do të veprojnë brenda interesave të tyre për të rigjallëruar marrëveshjen e drithit.

Megjithatë, Perëndimi mund të bëjë pjesën e tij duke e dekurajuar sjelljen e pamatur të Ukrainës, duke investuar kapital diplomatik tek kjo marrëveshje dhe duke shmangur projektet e kushtueshme dhe joefikase. /albeu.com

The post A mund të bëhet diçka për të shpëtuar Marrëveshjen e Drithit të Detit të Zi? appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Momenti kur Ukraina hedh në erë anijen ruse në Detin e Zi
Një sulm me dron (me sa duket ukrainas) ndodhi mëngjesin e sotëm në portin e Detit të Zi, të Novorossiysk, një qendër kryesore për eksportet ruse.

Në të njëjtën kohë, Moska akuzoi Kievin për sulmin ndaj një porti të Krimesë.

A busy night in the Black Sea as Ukrainian drones hit a Russian fuel depot in Feodosia in Russian-occupied Crimea (video) and unmanned surface vehicles targeted Novorossiysk, a Russian Black Sea naval base. Both targets are hundreds of kilometers from Ukrainian-controlled areas. pic.twitter.com/tBppXbOrEz

— Ukraine Reporter (@StateOfUkraine) August 4, 2023

Videot e publikuara në mediat sociale dhe faqet e lajmeve treguan se anijet lëviznin në një distancë të shkurtër nga bregu ndërsa të shtënat shpërthyen nga drejtimi i detit.

Megjithatë, pamjet e reja tregojnë një anije sulmuese ruse, Olenogorsky Gornyak, e cila është goditur dhe dëmtuar rëndë, madje është përmbysur.

POV: you ram into a Russian landing warship as a little simple drone pic.twitter.com/u79u5A4Shb

— Illia Ponomarenko ?? (@IAPonomarenko) August 4, 2023

Anija, i përket flotës veriore të marinës ruse dhe mund të transportojë 450 tonë mallra si dhe 25 transportues të blinduar.

Ukrayna ordusu, Rusya’nın Novorossiysk limanına saldır düzenledi

İnsansız botlarla gerçekleştirilen saldırıda, Rus Donanmasına ait büyük çıkarma gemisi “Olenogorsky Gornyak” ciddi zarar gördü pic.twitter.com/InrxN0ITx1

— Ceyhun Aşirov (@CeyhunAsirov) August 4, 2023

Kohët e fundit ajo është përdorur për të transportuar automjete cilive dhe mallra drejt dh nga Krimea.

Të njëjtat burime raportojnë se nga sulmi ukrainas u goditën edhe dy anije të tjera ruse, për të cilat në fakt në llogarinë zyrtare të Ukrainës në Tëitter thuhej me ironi: “Luftanija ruse e shkatërruar… shiko online falas pa regjistrim!”

duke iu referuar sulmit tjetër për të cilin foli Moska, dyshohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në portin detar në Feodosia, në Krimenë e pushtuar.

Operacioni u krye nga mjete ajrore pa pilot me rreze të gjatë, tha Ministria e Mbrojtjes ruse, duke pretenduar se ka rrëzuar 10 prej tyre, ndërsa tha se nuk kishte dëme.

The post VIDEO/ Momenti kur Ukraina hedh në erë anijen ruse në Detin e Zi appeared first on Albeu.com.

Sulmet ruse me dronë shkaktojnë dëme në portet e Danubit dhe Detit të Zi
Sulmet ruse me dronë i kanë dëmtuar objektet e drithërave në portet e Ukrainës, Odesa dhe Izmail, gjatë natës, thanë autoritetet ukrainase më 2 gusht.

Si pasojë, në gjithë Ukrainën u lëshuan alarme për sulme ajrore.

Një silos i drithërave u dëmtuan në Izamil, njërën prej dy porteve të Danubit që Ukraina është duke i përdorur për t’i eksportuar drithërat, pasi muajin e kaluar Moska nuk pranoi ta zgjaste marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara (OKB) për eksportimin e drithërave dhe produkteve të tjera ukrainase përmes detit.

“Një tjetër depo drithi në portin e Izmailit, rajonin e Odesas, u dëmtuan nga rusët. Drithërat ukrainase kanë mundësi t’i ushqejnë miliona njerëz në mbarë botën”, tha Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës në Twitter.

Izmaili ndodhet rreth 15 kilometra në veri të Tulekës, një porti të madh të Danubit të anëtares së NATO-s, Rumanisë. Javën e kaluar, dronët rusë e goditën Renin, portin tjetër të Danubit që përdoret nga Ukraina për të eksportuar drithëra. Reni ndodhet rreth 200 kilometra përgjatë Danubit nga Rumania.

Në Odesa, dronët rusë i goditën objektet për ruajtjen e drithërave, tha guvernatori rajonal Oleh Kiper.

“Si pasojë e sulmit shpërtheu zjarri në objektet e portit dhe në infrastrukturën industriale në rajon, dhe një depo e drithërave u dëmtua”, shkroi Kiper në Telegram.

Odea, porti kryesor i Ukrainës në Detin e Zi, është goditur vazhdimisht nga granatimet dhe sulmet me ruse dronë, qëkur Rusia u tërhoq nga marrëveshja për drithërat.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha në Telegram se pjesë të portit në jug kanë pësuar dëme të mëdha.

“Ne po e mbrojmë veten me maksimumin e forcave që i kemi…Fatkeqësisht, ka dëme. Dëmi më i madh është bërë në jug të vendit. Terroristët rusë i sulmuan përsëri portet, drithërat dhe sigurinë e ushqimit global. Rusia mundet dhe duhet të ndalet”, tha Zelensky.

Edhe presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, e dënoi sulmin në portin e Danubit, duke e cilësuar atë si “krim lufte”.

“Sulmet e vazhdueshme të Rusisë kundër infrastrukturës civile të Ukrainës në Danub, në afërsi të Rumanisë, janë të papranueshme. Këto janë krime lufte”, shkroi Iohannis në rrjetet sociale.

Kremlini e përsëriti më 2 gusht qëndrimin për marrëveshjen e drithërave përmes Detit të Zi, duke thënë se është e gatshme të kthehet “menjëherë” në marrëveshje, sapo të zbatohet pjesa që i përket Rusisë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i bëri këto komente një ditë pasi ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Linda Thomas-Greenfield, tha se ka sinjale se Rusia mund të jetë e gatshme të kthehet në bisedime për marrëveshjen, falë të cilës Ukraina ishte në gjendje të eksportonte drithëra përmes detit.

Peskov tha, po ashtu, se presidenti rus Vladimir Putin kishte biseduar në telefon mëngjesin e 2 gushtit me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, vendi i të cilit e ndërmjetësoi marrëveshjen bashkë me OKB-në në korrik 2022.

The post Sulmet ruse me dronë shkaktojnë dëme në portet e Danubit dhe Detit të Zi appeared first on Albeu.com.

Rusia nis manovra ushtarake në Detin Baltik, mes tensioneve me fqinjët evropianë
Rusia ka njoftuar të mërkurën se ka nisur manovra detare në Detin Baltik, mes tensioneve në rritje me fqinjët e saj evropianë rreth konfliktit në Ukrainë.

Rusia mban rregullisht ushtrime detare në Detin Baltik, shpesh në kundërpërgjigje ndaj manovrave të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në zonë.

Marina ruse ka luajtur një rol kyç në luftën e Moskës kundër Ukrainës, duke goditur vendin e mbështetur nga Perëndimi me raketa lundruese të lëshuara nga anijet dhe nëndetëset, përveç me armë të tjera.

“Ushtrimet detare Mburoja e Oqeanit-2023 kanë nisur në Detin Baltik”, ka bërë të ditur ministria ruse e Mbrojtjes, nëpërmjet një komunikate, raporton AFP.

Rusia ka njoftuar se 30 luftanije dhe barka, si dhe 20 lundra të tjera mbështetëse, do të marrin pjesë në manovra, bashkë me 6.000 ushtarakë.

Gjatë manovrave, marina ruse do të ushtrojë mbrojtjen e rrugëve detare, transportimin e trupave dhe ngarkesave ushtarake, dhe mbrojtjen e vijës bregdetare, thuhet në komunikatën e ministrisë ruse.

“Planifikohet kryerja e mbi 200 ushtrimeve luftarake, ku do të përfshihet edhe përdorimi i armëve”, kanë bërë të ditur autoritetet ruse.

The post Rusia nis manovra ushtarake në Detin Baltik, mes tensioneve me fqinjët evropianë appeared first on Albeu.com.

NATO rrit mbikëqyrjen e Detit të Zi, kritikon Rusinë për daljen nga marrëveshja e grurit
Të mërkurën, NATO njoftoi se ka marrë vendim që të rrisë mbikëqyrjen e rajonit të Detit të Zi, në përgjigje të tërheqjes së Rusisë nga një marrëveshje që siguronte transitin e sigurt të anijeve që transportonin grurë ukrainas.

Njoftimi pasoi një takim të Këshillit NATO-Ukrainë, i cili u krijua kohët e fundit për të lehtësuar koordinimin midis aleancës ushtarake perëndimore dhe Kievit.

“Aleatët dhe Ukraina dënuan me forcë vendimin e Rusisë për t’u tërhequr nga marrëveshja e grurit të Detit të Zi dhe përpjekjet e saj të qëllimshme për të ndaluar eksportet bujqësore të Ukrainës nga të cilat varen qindra milionë njerëz në mbarë botën”, tha NATO në një deklaratë.

“NATO dhe aleatët po rrisin mbikëqyrjen në rajonin e Detit të Zi, duke përfshirë avionët e patrullimit detar dhe dronët”, thuhet në deklaratë.

Marrëveshja që lehtësoi eksportin e sigurt të grurit të Ukrainës përmes Detit të Zi skadoi më 17 korrik, pasi Rusia vendosi të tërhiqej prej saj. Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) shprehu shqetësime, duke thënë se kjo lëvizje do të kishte një ndikim negativ te kategoritë e varfra në mbarë botën.

Moska tregoi se mund ta rishqyrtojë marrëveshjen nëse përmbushen kërkesat e saj për përmirësimin e eksporteve të grurit dhe plehrave të saj.

Deklarata e NATO-s kritikoi një paralajmërim rus se pjesë të ujërave ndërkombëtare të Detit të Zi ishin përkohësisht të pasigurta për lundrim.

Si pjesë e atij paralajmërimi, Rusia deklaroi gjithashtu se çdo anije që udhëton në portet e Detit të Zi të Ukrainës do të konsiderohej si transportues i ngarkesave ushtarake për Ukrainën.

“Aleatët vunë në dukje se zona e re e paralajmërimit të Rusisë në Detin e Zi, brenda zonës ekskluzive ekonomike të Bullgarisë, ka krijuar rreziqe të reja për keq-llogaritje të gabuara dhe përshkallëzime, si dhe pengesa serioze për lirinë e lundrimit”, thuhet në deklaratën e NATO-s.

Bullgaria është anëtare e NATO-s.

NATO tha gjithashtu se dënon sulmet e fundit ruse në Odesa, Mikolaiv dhe qytete të tjera portuale, duke përfshirë një sulm me dron në një objekt të magazinimit të grurit të Ukrainës në qytetin port të Danubit, Reni, pranë kufirit me Rumaninë që po ashtu është anëtare të NATO-s.

“Ne mbetemi të gatshëm të mbrojmë çdo centimetër të territorit aleat nga çdo agresion”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

The post NATO rrit mbikëqyrjen e Detit të Zi, kritikon Rusinë për daljen nga marrëveshja e grurit appeared first on Albeu.com.

A mundet Rusia të sulmojë anijet tregtare në Detin e Zi?
Ministria e Mbrojtjes në Moskë kishte deklaruar pas largimit të Rusisë nga marrëveshja për drithërat, se nga 20 korriku të gjitha anijet që kalojnë përmes Detit të Zi në porte ukrainase do të konsiderohen si mbajtës potencialë të armatimeve ushtarake. Vendet, me flamurët e të cilave udhëtojnë këto anijee do të konsiderohen të përfshira në anën e Kievit në konfliktin e Ukrainës. A janë të lejuara sulme të tilla kundër anijeve tregtare nga ana e së drejtës ndërkombëtare dhe çfarë pasojash mund të ketë bllokada faktike e porteve ukrainase nga Rusia? DW ka folur me ekspertë për këtë çështje:

Një palë lufte nuk mund të deklarojë në mënyrë të njëanshme persona të veçantë apo organizata si objektivë legjitimë të luftës. I këtij mendimi është Johannes Peters, ekspert i sigurisë në Universitetin e Kielit. “Kur Rusia i sheh si objektiva legjitime anijet, kjo nuk do të thotë aspak se ato janë objektiva legjitime. Një sulm i Rusisë ndaj anijeve tregtare, që ndodhen në lëvizje në ujëra ndërkombëtare mbrohet jo vetëm nga e drejta ndërkombëtare, por edhe nga e drejta ndërkombëtare e luftës.” Vetëm dyshimi, se një anije civile mund të transportojë material ushtarak nuk e justifikon një sulm ndaj një anijeje.

Po çfarë u lejohet palëve në luftë?

Wolff Heintschel von Heinegg, profesor për të drejtën ndërkombëtare në Unniversitetin Viadrina bën të qartë, se një palë që zhvillon luftë, sipas të drejtës të luftës detare, lejohet të kontrollojë të gjitha anijet që marrin kurs drejt territorit armik. Nëse do të gjendet në këtë rast material kontrabandë, kjo duhet t’i bëhet e ditur botës. Por më parë duhet të publikohet një listë e mallrave që nuk lejohet të transportohen. “Nëse kontrollohet një anije, tek e cila nuk bëhet fjalë për një anije tregtare armike, por për një anije tregtare neutrale, dhe del, se ajo ka në bord materiale të tilla, palës luftuese i lejohet të konfiskojë anijen, por jo ta sulmojë. Një sulm ndaj anijes do të lejohej, vetëm nëse anija përdoret për të dhënë një kontribut të efektshëm në veprimet ushtarake të armikut. Për shembull një anije, që jep informacione sekrete me vlerë ushtarake, vendos mina, apo gjëra të përafërta. Atëherë kjo anije do të ishte e cënueshme për t’u sulmuar. Thjesht fakti, që ajo lëviz në Detin e Zi, nuk do të thotë, se ekziston e drejta që ajo të kthehet në objektiv sulmi”, shpjegon eksperti.

Heintschel von Heinegg thekson se, “nëse një anije transporton vërtet materiale ushtarake për armikun, mund të kthehet në një objekt sulmi.” Por kjo duhet të bazohet në fakte dhe jo në supozime. Nëse Rusia nuk publikon më parë një listë të materialeve të ndaluara, atëherë sipas ekspertëve nuk do të ketë mallra të ndaluar për transport dhe anijet në drejtim të Ukrainës nuk duhet të konfiskohen nga Rusia. Por ato mund të ndalohen për kontroll. Një ekip shkon në bord, kontrollon anijen dhe duhet ta lejojë të vazhdojë rrugën, nëse nuk është pjesëmarrëse në zhvillimet në Ukrainë, sipas Heintschel von Heinegg.

Cilat janë qëllimet e Rusisë?

Sipas Johannes Peters Rusia me rrezikimin e tregtisë ndërkombëtare në radhë të parë nuk synon të dobësojë Ukrainën, por më shumë perëndimin përmes përdorimit të urisë si armë dhe ta detyrojë atë të lirojë sanksionet. “Këtu mjafton, kjo është llogaria e Rusisë, që të kërcënohet me masa të caktuara, me qëllim që koncernet e anijeve por edhe shoqëritë e sigurimit të anijeve të mos i hyjnë këtij rreziku dhe kështu t’ia pamundësojnë Ukrainës të eksportojë më tej drithëra”, thotë eksperti. “Rusia kërkon të detyrojë perëndimin që të lirojë sanksionet e vendosura kundër Rusisë.” Kërkesat e Moskës janë të qarta: ripranimi i bankës agrare ruse, “Rosselchosbank” në sistemin SWIFT dhe eksportimi më i lehtë i plehrave kimikë.

Fundi i marrëveshjes për drithërat është për Rusinë një rast i mirëpritur, për të vendosur nën presion botën perëndimore, thekson Peters. Edhe forcimi i sulmeve mbi Odesa janë pjesë e strategjisë ruse “për të penguar që anijet me ftesë të Ukrainës të zgjedhin itinerare të tjera alternative që diskutohen për momentin.”

Cilat janë mundësitë e perëndimit?

Peters thotë, se perëndimi duhet tani të vendosë, nëse në rast nevoje do të shoqërojë ushtarakisht anijet tregtare, gjë që po debatohet së fundmi. Megjithate kjo është praktikisht e vështirë të realizohet, sipas ekspertit. Së pari duhet që Turqia të miratojë prezencën e një sërë anijesh ushtarake në Detin e Zi. Tjetra: në kërë rast duhet të vendosen itinerare speciale. Nga ana tjetër sipas Peters, me këtë hap do të rritej shumë rreziku, që shtetet perëndimore, sikur edhe padashur, të përfshiheshin drejtpërdrejt në përplasje ushtarake me anijet ruse të luftës. “Nga fillimi i luftës si Rusia ashtu edhe perëndimi janë përpjekur të mënjanojnë një shkallëzim të tillë.”/dw

The post A mundet Rusia të sulmojë anijet tregtare në Detin e Zi? appeared first on Albeu.com.

Shtëpia e Bardhë paralajmëron: Rusia mund të sulmojë anijet me civilë në Detin e Zi
Shtëpia e Bardhë paralajmëroi të mërkurën se Rusia mund të zgjerojë sulmet ndaj objekteve ukrainase të lidhura me drithërat, duke vënë në shënjestër edhe anije civile në Detin e Zi.

Adam Hodge, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, tha se zyrtarët amerikanë kanë informacione që tregojnë se Rusia ka vendosur mina detare pranë porteve të Ukrainës. “Ne besojmë se kjo është një përpjekje e koordinuar për të justifikuar çdo sulm kundër anijeve civile në Detin e Zi dhe për të fajësuar Ukrainën për këto sulme,” tha ai.

Zoti Hodge tha se Rusia kishte njoftuar se të gjitha anijet që shkojnë në portet ukrainase në ujërat e Detit të Zi do të konsideroheshin transportues të mundshëm të ngarkesave ushtarake dhe tha se informacioni i SHBA-së tregonte se Rusia kishte vendosur mina shtesë detare në afrimet drejt porteve të Ukrainës.

“Rusia vuri në shënjestër me raketa dhe dronë më 18 dhe 19 korrik portet e eksportit të grurit të Ukrainës në Odesa, duke shkatërruar infrastrukturën bujqësore dhe 60,000 tonë drithë”, tha ai.

Zoti Hodge tha se Rusia kishte njoftuar se të gjitha anijet që shkojnë drejt porteve ukrainase në ujërat e Detit të Zi do të konsiderohen transportues të mundshëm të ngarkesave ushtarake.

Vetë Ministria ruse e Mbrojtjes e bëri këtë paralajmërim, dy ditë pasi pezulloi pjesëmarrjen në marrëveshjen për transportin e drithit ukrainas përmes Detit të Zi.

Në një deklaratë të shpërndarë përmes aplikacionit Telegram, ministria thotë se duke filluar nga mesnata e 20 korrikut “të gjitha anijet që lundrojnë në ujërat e Detit të Zi drejt porteve të Ukrainës do të konsiderohen si transportuese të mundshme të ngarkesave ushtarake”.

“Vendet e këtyre anijeve do të konsiderohen të përfshira në konfliktin ukrainas në krah të regjimit të Kievit”, vazhdon deklarata.

Sipas Ministrisë së Jashtme ruse, disa zona në Detin e Zi “deklarohen përkohësisht të rrezikshme për lundrim” dhe Rusia ka bërë paralajmërime se nuk garanton sigurinë për marinarët.

Shefja e USAID-it, Samantha Power i tha Zërit të Amerikës të mërkurën në Kiev se “të gjitha vendet dhe udhëheqësit e tyre duhet të dënojnë publikisht vendimin [e Rusisë] për t’u tërhequr nga një nismë që synonte dërgimin e ushqimit nga Ukraina në pjesën tjetër të botës”, duke shtuar se dy të tretat e drithit që u transportua në bazë të marrëveshjes, kishin shkuar në vendet në zhvillim.

The post Shtëpia e Bardhë paralajmëron: Rusia mund të sulmojë anijet me civilë në Detin e Zi appeared first on Albeu.com.

Luftanija ruse sulmohet nga dronët e marinës ukrainase në Detin e Zi
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha sot se luftanija ruse Ivan Hurs u sulmua pa sukses nga tre skafe ukrainas pa pilot në Detin e Zi teksa po i afrohej ngushticës së Bosforit.

Në një deklaratë të postuar në aplikacionin Telegram, ministria tha se anija luftarake po mbronte tubacionet e gazit TurkStream dhe BlueStream, të cilat transportojnë gaz nga Rusia në Turqi, pjesërisht përmes Detit të Zi.

Aktualisht nuk ka komente nga Kievi.

Ministria tha se sulmi justifikonte zgjerimin e masave të mbrojtjes nga Rusia. Shtatorin e kaluar, shpërthimet shkatërruan tubacionet Nord Stream 1 dhe 2 që transportonin gaz nga Rusia nën Detin e Zi në Gjermani.

Deklarata ruse duket se ka gjasa të rrisë tensionet në Detin e Zi, ku Rusia ra dakord vetëm javën e kaluar, një ditë përpara afatit, për të zgjatur një marrëveshje që lejon Ukrainën të eksportojë në mënyrë të sigurt grurin nga portet e saj.

TurkStream transporton gaz nga Gadishulli Taman i Rusisë përmes Detit të Zi në një pikë në perëndim të Bosforit.

Megjithatë, Rryma Blu përshkon Detin e Zi lindor nga veriu në jug, duke arritur në tokë më shumë se 700 km në lindje të Bosforit.

“Të gjitha anijet e armikut u shkatërruan nga zjarri nga armatimi konvencional i një anijeje ruse 140 km në verilindje të Bosforit”, shtohet në deklaratë. Ivan Hurs është një anije zbulimi me përmasa të mesme që u hodh në qarkullim në vitin 2013./Albeu.com/

The post Luftanija ruse sulmohet nga dronët e marinës ukrainase në Detin e Zi appeared first on Albeu.com.

Fundi i marrëveshjes së grurit, sot largohet anija e fundit nga Ukraina, çfarë do të ndodh me eksportet
Anija e fundit do të largohet nga një port në Ukrainë sot në bazë të një marrëveshjeje që lejon eksportin e sigurt të grurit të Ukrainës në Detin e Zi, tha një zëdhënës i OKB-së.

Kalimi i anijes fillon një ditë përpara se Rusia të largohej nga pakti për pengesat në eksportet e saj të grurit dhe plehrave, raporton Reuters.

Kombet e Bashkuara dhe Turqia ndërmjetësuan marrëveshjen e Detit të Zi për 120 ditë fillestare në korrik të vitit të kaluar për të ndihmuar në trajtimin e një krize globale ushqimore që është përkeqësuar nga pushtimi i Moskës në Ukrainë, një nga eksportuesit kryesorë në botë të drithërave.

Moska ra dakord të zgjasë paktin e Detit të Zi për 120 ditë të tjera në nëntor, por më pas në mars ajo ra dakord për një zgjatje prej 60 ditësh – deri më 18 maj – nëse nuk plotësohej një listë e kërkesave në lidhje me eksportet e saj bujqësore.

Për të bindur Rusinë në korrik që të lejojë eksportet e grurit në Detin e Zi, Kombet e Bashkuara ranë dakord në të njëjtën kohë të ndihmojnë Moskën me dërgesat e veta bujqësore për tre vjet.

“Ka ende shumë pyetje të hapura në lidhje me pjesën tonë të marrëveshjes. Tani do të duhet të merret një vendim”, u tha gazetarëve të martën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, sipas mediave ruse.

The post Fundi i marrëveshjes së grurit, sot largohet anija e fundit nga Ukraina, çfarë do të ndodh me eksportet appeared first on Albeu.com.