deti i kuq Archives - Albeu.com

Kina indiferente ndaj sulmeve kundër anijeve tregtare në Detin e Kuq
Një anije është dëmtuar në Gjirin e Adenit pas një sulmi nga militantët Houthi të Jemenit, duke shpallur një tjetër akt sulmi në një seri ngjarjesh të fundit. Sulmet kundër anijeve tregtare amerikane dhe britanike janë vazhdim i hakmarrjes për luftën e Izraelit ndaj Hamasit në Rripin e Gazës. Një anije u fundos gjatë javës pasi u godit nga një raketë. Për të mbajtur të sigurt rrugën tregtare, SHBA dhe Britania kanë goditur baza të militantëve. Megjithatë, ekspertët ngrenë pyetjen se pse nuk po reagon Kina, edhe pse rreth 40% e tregtisë midis Evropës dhe Azisë kalon përmes Detit të Kuq.

Kjo është një nga anijet e mallrave që po fundoset në Detin e Kuq, pasi u godit nga një raketë e grupit militant Houthi muajin e kaluar.

“Rubymar” është anija e parë e fundosur nga grupi militant, por ata kanë dëmtuar dhjetëra të tjera që nga mesi i nëntorit dhe madje kanë hipur në një anije.

“Këtu jemi në mes të një krize të vërtetë sigurie, e cila është për kaq shumë njerëz një krizë ekonomike dhe diplomatike në rajon, dhe Kina nuk po shihet askund”, deklaroi senatori republikan, Todd Young.

Ushtria amerikane dhe ajo e Britanisë kanë kryer sulme të shumta kundër objektivave Houthi në Jemen për të shkatërruar armët dhe radarët e përdorur për të goditur anijet tregtare, një problem që nxiti një seancë dëgjimore në Senat javën e kaluar.

“Anijet tona dhe njerëzit tanë atje janë të rrezikuar. Kina është vendi që preket më shumë nga mbyllja kësaj rruge të tregtisë në Detin e Kuq dhe megjithatë ata janë duke qëndruar indiferentë duke u shtirur sikur janë miqtë e të gjithëve”, deklaroi Mitt Romney, Senator Republikan.

“Shohim një rritje të sulmeve. Kjo është absolutisht e papranueshme. Kur flasim për një problem ndërkombëtar, ka nevojë për një zgjidhje ndërkombëtare. Duhet që kinezët të angazhohen në mënyrë shumë më agresive”, deklaroi Tim Lenderking, i dërguari special i SHBA për Jemenin.

Një zëdhënës i Ambasadës së Kinës në Uashington i tha së fundmi Zërit të Amerikës se “ Kina është e gatshme të punojë me të gjitha palët për të mbrojtur sigurinë e rrugëve ndërkombëtare të transportit”.

Kina njoftoi se flota e saj e 46-të më 21 shkurt doli në aksion, por Zëri i Amerikës nuk në qenë në gjendje të konfirmojnë mbërritjen e flotës në rajonin e Detit të Kuq.

“Ne do të mirëprisnim që Kina të kishte një rol produktiv, por në dijeninë time, në këtë fazë ata nuk kanë ofruar dhe nuk po kryejnë ndonjë lloj operacioni për të ndihmuar në mbrojtjen e marinarëve ose të transportit ndërkombëtar”, tha zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes, gjenerali Pat Ryder.

Analistët paralajmërojnë se ndërsa kinezët janë përpjekur të ndihmojnë me problemet ndërkombëtare, në disa raste gjatë dekadës së fundit, përfshirja e tyre nuk ka qenë gjithmonë për arsye humanitare.

“Ekziston gjithashtu dyshim i besueshëm se ata mund të dërgojnë anije vetëm për të mbledhur informacione mbi performancën e teknologjisë sonë të zbulimit të raketave dhe dronëve. Ajo që unë mendoj është se Kina do të përpiqet të ndihmojë pak në kauzën e përgjithshme, por do të jetë më e përqendruar të mbrojë anijet e veta dhe të mësojë se çfarë po bëjnë SHBA-të”, thotë Michael O’Hanlon, nga Instituti Brookings.

Pekini njihet në rajon si blerësi më i madh i naftës së papërpunuar të Iranit, por deri më sot nuk ka treguar se ka ndikim të mjaftueshëm mbi Iranin për të ndaluar sulmet me raketa nga militantët Huthi të mbështetur nga ky vend.

Militantët thonë se anijet nga Kina dhe Rusia mund të kalojnë të sigurta përmes Detit të Kuq, por një cisternë që transportonte naftë ruse u godit nga një raketë Houthi në fillim të këtij viti./VOA

The post Kina indiferente ndaj sulmeve kundër anijeve tregtare në Detin e Kuq appeared first on Albeu.com.

Rebelët Houthi kryejn sulm ndaj një anije tjetër tregtare në Detin e Kuq
Rebelët e grupit Houthi morën përsipër të hënën sulmin ndaj një anijeje me flamurin e shtetit të Amerikës Qendrore, Belizë, që po udhëtonte përmes ngushticës Bab el-Mandeb.

Një anije tjetër kërkoi mbështetje ushtarake pasi njoftoi për një tjetër sulm me raketë, në rajon.

Përmes një deklarate grupi Houthi tha se anija e transportit të mallrave “Rubymar” me flamurin e Belizës po udhëtonte nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Bullgarisë.

Agjencia detare e Britanisë së Madhe, UKMTO, e cila mbikëqyr ujërat e Lindjes së Mesme, tha të hënën se autoritetet ushtarake kishin bërë të ditur se ekuipazhi kishte braktisur anijen, e cila ishte përfshirë në një incident që u njoftua të dielën, rreth 65 kilometra në jug të qytetit bregdetar Al Mukha, në Jemen.

“Anija dhe ekuipazhi janë të sigurtë”, tha agjencia detare britanike.

Firma britanike e sigurisë ‘Ambrey’ tha se anija e dytë me flamur grek, që zotërohet nga një linjë transporti amerikane, po udhëtonte nga Argjentina drejt portit të Adenit në Jemen.

Agjencia detare e Britanisë së Madhe njoftoi për një incident rreth 185 kilometra në lindje të Adenit, duke bërë të ditur se u sinjalizua mbi një shpërthim “në afërsi të anijes”. Agjencia tha se anija dhe ekuipazhi i saj ishin të sigurt dhe po i drejtoheshin portit.

Rebelët Houthi kanë kryer sulme të shumta që nga nëntori, duke përdorur drone, raketa dhe varka për të goditur anijet në Detin e Kuq. Rebelët e mbështetur nga Irani thonë se po veprojnë në solidaritet me palestinezët në Gazë.

Forcat amerikane dhe britanike kanë kryer sulme hakmarrëse në Jemen, për të rrëzuar dronët dhe raketat Houthi me qëllim mbrojtjen e rrugës së rëndësishme të transportit në Detin e Kuq.

Të shtunën, Shtetet e Bashkuara kryen pesë sulme në zonat e Jemenit të kontrolluara nga grupi Houthi që mbështetet nga Irani.

Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane tha se goditi për vetëmbrojtje tre raketa, një nëndetëse dhe një anije pa pilot

The post Rebelët Houthi kryejn sulm ndaj një anije tjetër tregtare në Detin e Kuq appeared first on Albeu.com.

Suedia dëshiron të bashkohet me misionet e SHBA-së dhe BE-së në Detin e Kuq
Suedia dëshiron që të marrë pjesë në dy misionet ushtarake në Detin e Kuq. E para është aktualisht në zhvillim e sipër dhe drejtohet nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar, ndërsa e dyta pritet të fillojë së shpejti dhe të përfshijë anëtarët e Bashkimit Evropian.

“Ne jemi të interesuar të dimë se çfarë mendon parlamenti për informacionin që kemi marrë dhe situatën në rajon,” tha Ministri i Jashtëm suedez Tobias Billstrom në një intervistë me radion publike suedeze, Sveriges Radio. Sipas ministrit, do të ishte në interesin e Suedisë të marrë pjesë në të dyja.

“Ne do të japim informacion dhe kushte për të dy operacionet. I pari, i quajtur ‘Operacioni Prosperity Guardian’, tashmë është duke u zhvilluar, ndërsa i dyti pritet të nisë pas samitit të ardhshëm të sigurisë të Bashkimit Evropian. Prandaj është e rëndësishme për ne të dimë qëndrimin e legjislativit për këtë çështje”, shtoi Billstrom.

Këto deklarata pasojnë një kërkesë drejtuar qeverisë suedeze të bërë në fillim të këtij muaji nga Shtetet e Bashkuara, e cila bëri thirrje për përfshirjen suedeze në operacionin e saj në Detin e Kuq. Suedia nuk është bërë ende anëtare e NATO-s, në pritje të ratifikimit nga parlamenti hungarez.

The post Suedia dëshiron të bashkohet me misionet e SHBA-së dhe BE-së në Detin e Kuq appeared first on Albeu.com.

Rebelët Houthi kërcënojnë 1/5 e internetit në botë: Si mund të “paralizojnë” pjesën më të madhe të njerëzimit
Luftëtarët Houthi të mbështetur nga Irani në Jemen mund të “paralizojnë” pjesën më të madhe të botës, duke kërcënuar potencialisht pothuajse 1/5 e internetit, sipas Daily Mail.

Houthi-t e lidhur me Iranin kanë nisur sulme me dronë dhe raketa mbi anijet tregtare në Detin e Kuq që nga mesi i nëntorit, në atë që ata e përshkruajnë si një akt solidariteti me palestinezët në luftën Izrael-Hamas.

Udhëheqësi i Houthi-t në Jemeni, Abdul Malik al-Houthi tha sot se lëvizja shiite do të “përshkallëzojë më tej” sulmet ndaj anijeve tregtare nëse ofensiva ushtarake izraelite në Gaza nuk ndalet.

Konkretisht dhe sipas raportit të Daily Mail, ata mund të sabotonin kabllot e internetit në Detin e Kuq që mbajnë pothuajse një të pestën e internetit në botë.

Në veçanti, qeveria e Jemenit paralajmëroi se Deti i Kuq është “një nga tre pikat më të rëndësishme të takimit për kabllot” në botë dhe Houthi-t paraqesin një “kërcënim serioz për një nga infrastrukturat dixhitale më të rëndësishme në botë”.

Kërcënimi doli në dritë pasi një kanal i mediave sociale Houthi publikoi një hartë që tregon rrugët e kabllove të ndryshme përmes Detit të Kuq, Gjirit të Adenit dhe Detit Arabik.

Harta u shoqërua me mesazhin ogurzi: “Jemeni duket se ndodhet në një vend strategjik, pasi linjat e internetit që lidhin kontinente të tëra, jo vetëm vende, kalojnë nëpër të”.

Ka paralajmërime se Houthis mund të veprojnë në atë mënyrë që të sabotojnë kabllot e internetit në Detin e Kuq që bartin 17% të trafikut të internetit në botë. Disa nga kabllot shtrihen deri në 328 metra nën sipërfaqe, duke shkaktuar frikë se grupi i mbështetur nga Irani mund t’i shënjestrojë lehtësisht.

Huthi, të cilët kontrollojnë pjesë të Jemenit, filluan të sulmojnë anijet ndërkombëtare në Detin e Kuq më 19 nëntor për të mbështetur Hamasin në luftën e tij me Izraelin në Gaza.

Që atëherë, disa dhjetëra anije kanë shkaktuar ndërprerje të mëdha në tregtinë globale, rreth 12% e të cilave kalojnë përmes Detit të Kuq. SHBA dhe Britania e Madhe kanë nisur një fushatë masive sulmesh ajrore kundër tyre.

Tani ka shqetësime se Houthi-t mund të përgjigjen duke synuar internetin dhe transmetimin e të dhënave financiare.

The post Rebelët Houthi kërcënojnë 1/5 e internetit në botë: Si mund të “paralizojnë” pjesën më të madhe të njerëzimit appeared first on Albeu.com.

Fregata daneze drejt Detit të Kuq për të ndihmuar operacionet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara
Të hënën Danimarka nisi drejt Detit të Kuq një fregatë e cila do të marrë pjesë në operacionet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara për të mbrojtur anijet tregtare kundër sulmeve të militantëve Houthi.

Organizata terroriste Houthi, e mbështetur nga Irani, ka ndërmarrë një valë sulmesh me dronë dhe raketa kundër anijeve tregtare dhe ushtarake që nga 19 nëntori, si reagim ndaj operacioneve ushtarake izraelite në Rripin e Gazës.

Anijet tregtare janë detyruar të përdorin rrugën detare të Kepit të Shpresës së Mirë të Afrikës së Jugut. Kjo rrugë detare është rreth 14 ditë më e gjatë dhe më e kushtueshme se kalimi përmes Detit të Kuq dhe Kanalit të Suezit.

Danimarka, ku ka selinë kompania e transportit detar “Maersk MAERSKb.CO” po dërgon fregatën 139 metra të gjatë për të marrë pjesë në operacionet për mbrojtjen e anijeve tregtare.

Ministri i Mbrojtjes së Danimarkës, Troels Lund Poulsen, foli për shtypin nga bordi i fregatës përpara nisjes së saj nga baza detare Korsor. Ai tha se e “kanë gabim ata që mendojnë se ne do të rrimë duarkryq dhe të lejojmë lëvizjen Houthi që të terrorizojë tregtinë e lirë botërore”.

Javën e kaluar rebelët Houthi qëlluan me tre raketa balistike drejt një anije transporti që lundronte nën flamurin amerikan, të operuar nga firma Maersk.

Fregata është e pajisur me raketa amerikane kundër anijeve të tipit Harpoon dhe raketa tokë-ajër të modelit ESSM, por nuk ka aftësi mbrojtëse kundër raketave balistike, tha kreu i Komandës së Marinës Daneze, Henrik Ryberg.

Fregata me një ekuipazh prej rreth 175 marinarësh do të fillojë operacionet në Detin e Kuq, sapo parlamenti danez të miratojë një rezolutë për dërgimin e anijes luftarake në zonë, çka pritet më 6 shkurt. Fregata nuk do të marrë pjesë në ofensivën kundër rebelëve të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, tha ministri.

Rreth 2500 anije të kompanive daneze të transportit detar kalojnë në vit përmes Detit të Kuq, një rrugë tregtare që përbën rreth 15% të trafikut të anijeve në botë.

The post Fregata daneze drejt Detit të Kuq për të ndihmuar operacionet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara appeared first on Albeu.com.

Luftanija britanike zmbraps një sulm të Huthëve
Sekretari britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps, tha se Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë “e patrembur” pasi anëtarët e lëvizjes rebele jemenase, Huthi, tentuan të sulmonin një luftanije britanike në Detin e Kuq.

“Dje [e shtunë, 27 janar] anija HMS Diamond me sukses ka zmbrapsur një sulm me dronë në Detin e Kuq nga Huthët që mbështeten nga Irani”, shkroi Shapps në X, që më herët njihej si Twitter.

Ai i cilësoi sulmet e vazhdueshme ndaj anijeve nga Huthët si “të patolerueshme dhe të jashtëligjshme”.

“Me dislokimin e sistemit raketor, Sea Viper, Diamond shkatërroi dronin që ishte nisur” drejt luftanijes, tha Shapps.

Nuk raportohet për të lënduar apo dëme në anijen Diamond.

Forcat e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë më 12 janar kanë kryer sulmet e para të përbashkëta, që synojnë të reduktojnë aftësitë e Huthëve për të goditur anijet që kalojnë përmes rrugës kyçe në Detin e Kuq. Rebelët kanë thënë se sulmet e tyre ndaj anijeve janë në mbështetje të palestinezëve në Rripin e Gazës, ku Izraeli po lufton me Hamasin, grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

Huthët nisën të shënjestronin anijet në Detin e Kuq në nëntorin e vitit të kaluar.

Uashingtoni po ashtu ka kryer sulme të njëanshme, por Huthët janë zotuar se do të vazhdojnë sulmet e tyre.

Rebelët – që janë pjesë e aleancës së bashkëpunëtorëve të Iranit kundër Izraelit dhe Perëndimit – kanë penguar tregtinë në Detin e Kuq, ku kalon rreth 12 për qind e trafikut detar ndërkombëtar.

Disa kompani të dërgesave të mallrave po shmangin ujërat e Detit të Zi dhe po përdorin rrugë më të gjata dhe më të shtrenjta përreth Kepit të Shpresës së Mirë në Afrikën e Jugut./rel

The post Luftanija britanike zmbraps një sulm të Huthëve appeared first on Albeu.com.

Kriza në Detin e Kuq pritet të rrisë disa çmime në Kosovë
Çmimet e disa produkteve në Kosovë ka rrezik të rriten sërish, për shkak të krizës në Detin e Kuq.

Shumë kompani detare i kanë ndaluar anijet e tyre të mallrave që të lundrojnë në këtë det dhe i kanë naviguar në drejtime të tjera më të gjata, për shkak të sulmeve të rebelëve të Huthit kundër tyre.

Për pasojë, kompanisë “Elkos Group” nga Kosova i duhet të paguajë deri në 6.000 euro më shumë për një kontejner prej 25 tonelatash që i vjen nga Kina.

“Nga dy mijë në tetë mijë euro është rritur kostoja e transportit detar”, thotë pronari Ramiz Kelmendi për Radion Evropa e Lirë (REL).

Edhe vende të tjera kanë paralajmëruar tashmë se përballen me rrezikun e rritjes së çmimeve të konsumit dhe ngadalësimit të rritjes ekonomike, për shkak të kësaj krize.

Si ka nisur kriza?

Rebelët e Huthit në Jemen, të mbështetur nga Irani, kanë filluar t’i sulmojnë anijet tregtare në Detin e Kuq me raketa dhe dronë në fund të vitit të kaluar, përkatësisht pas shpërthimit të luftës midis Izraelit dhe grupit të shpallur terrorist nga SHBA-ja, Hamas.

Sulmet kanë vazhduar, pavarësisht ndërhyrjes së fuqive perëndimore kundër rebelëve të Huthit, në fillim të këtij muaji.

Ato e kanë penguar transportin detar në Kanalin e Suezit, që është rruga më e shpejtë detare midis Azisë dhe Evropës dhe përmes së cilës kalon rreth 15 për qind e tregtisë detare globale.

Rrjedhimisht, disa nga kompanitë më të mëdha të transportit detar i kanë ridrejtuar anijet në një rrugë shumë më të gjatë përreth Afrikës.

Vonesa deri në tri javë

Kelmendi thotë se, përpara krizës, janë dashur deri në dyzet ditë kohë për pranimin e një kontejneri në portin e Selanikut në Greqi ose në atë të Durrësit në Shqipëri – “tani duhen deri në 60 ditë”.

“Ne kemi marrëveshje njëvjeçare me kompanitë atje [në Kinë] dhe ato duhet të zbatohen… Nuk kemi ndërprerë asnjë dërgesë, vetëm se ka vonesa dhe e paguajmë më shtrenjtë transportin… Dërgesat përmbajnë lëndë të parë për linjat prodhuese dhe produkte finale, si teknikë e bardhë dhe pajisje elektronike”, thotë Kelmendi.

Kompania e tij është ndër distributorët më të mëdhenj të autorizuar në Kosovë të dhjetëra markave ndërkombëtare.

Kelmendi thotë se rritja e kostos së transportit, tash për tash, nuk vërehet te konsumatorët, sepse “po punojmë me fitim minimal”.

“…por, nëse kjo situatë zgjat, mund të ketë ndryshim të çmimeve në tregun e Kosovës”, paralajmëron ai.

Me vonesa në marrjen e dërgesave nga Azia në Kosovë është përballur edhe kompania transportuese e mallrave dhe logjistikës “Pro Transport”, me qendër në Prishtinë.

Pronari Faton Demaj tregon për Radion Evropa e Lirë se disa kontejnerë me produkte si lodra, tekstil dhe vegla pune, që janë porositur nga firmat kosovare qysh nga fundi i nëntorit, nuk kanë arritur ende.

“Kjo, automatikisht, rrit çmimet e produkteve në treg”, thotë ai.

Demaj tregon se i ka njoftuar tashmë klientët se do të ketë ngritje të konsiderueshme të çmimit të transportit, por nuk specifikon më shumë.

“Çdo informatë që e marrim nga linjat detare, në formë të shkruar ua dërgojmë kompanive me të cilat bashkëpunojmë. Mundohemi t’i informojmë me kohë”, thotë ai.

Sa importon Kosova nga Kina?

Kosova varet nga importi i produkteve të huaja, si nga vendet fqinje, ato të Bashkimit Evropian dhe më larg.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) tregojnë se, vitin e kaluar, vendi ka importuar produkte në vlerë prej 5.8 miliardë eurosh.

Vlera e eksporteve, ndërkaq, mbetet nën një miliard euro.

Kosova, sipas BQK-së, rreth 10 për qind të tregtisë së jashtme e bën me Kinën.

Në vitin 2022, vlera e importit nga Kina ka qenë 548 milionë euro, ndërsa në periudhën janar-shtator të vitit 2023 ka qenë 460 milionë.

Për tre muajt e fundit të vitit 2023, Radio Evropa e Lirë ka siguruar të dhëna nga Doganat e Kosovës, sipas të cilave, Kosova ka importuar nga Kina mallra në vlerë prej 189 milionë eurosh.

Nëse të dhënat e dy muajve të fundit të vitit 2023 – kur edhe ka nisur kriza në Detin e Kuq – krahasohen me dy muajt e fundit të vitit 2022, del se vlera e importeve nga Kina ka qenë më e lartë.

Sipas Doganave të Kosovës, në nëntor dhe dhjetor 2022 janë importuar mbi 90 milionë euro produkte, ndërsa në nëntor dhe dhjetor 2023 mbi 124 milionë.

Në mesin e mallrave të importuara nga Kina ka pasur: makina të kondicionimit të ajrit, koncentrat kromi, vegla pune, pjesë plotësuese elektronike të makinave, telefona të mençur, dyshekë prej materialeve të ndryshme, artikuj prej plastike, tekstil e të tjera.

Pasoja të pashmangshme

Kosova, sikurse edhe vende të tjera në botë, është përballur me rritje të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve, viteve të fundit. Kjo, pasi lufta e Rusisë me Ukrainën ka nxitur inflacionin, duke i rritur veçanërisht çmimet e naftës dhe të ushqimeve.

Arian Zeka, drejtor i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, thotë se edhe pasojat e krizës në Detin e Kuq do të jenë të pashmangshme për Kosovën, meqë vendi importon nga Kina.

Sipas tij, pritet të ketë rritje të çmimeve të disa produkteve, por “e mira e gjithë kësaj është se mallrat ushqimore, Kosova nuk i importon në sasi të madhe nga Kina dhe shtetet aziatike”.

Prej atij rajoni, India është e dyta, pas Kinës, që eksporton në Kosovë.

“Shpresoj që, së paku, të mos ketë ngritje të mëtejshme të çmimeve të produkteve të konsumit të përditshëm, përfshirë këtu ushqimin dhe pijet joalkoolike”, thotë Zeka për Radion Evropa e Lirë.

Pjesën më të madhe të produkteve ushqimore, Kosova e importon nga vendet përreth dhe ato të BE-së.

Edhe një ndër fqinjët e saj, Maqedonia e Veriut, ka paralajmëruar përmes Dhomës së saj të Tregtisë për rritjen e çmimeve të produkteve, si pasojë e krizës në Detin e Kuq.

Këtë javë, nënkryetari i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis, i cili mbikëqyr ekonominë e 27 vendeve të BE-së, tha se blloku përballet me rrezikun e rritjes së çmimeve të konsumit dhe ngadalësimit të rritjes ekonomike, për shkak të ndërprerjeve të transportit detar përmes Detit të Kuq.

Ai tha se trafiku i transportit detar përmes këtij deti ka rënë për 22 për qind në një muaj, si pasojë e sulmeve të rebelëve të Huthit./rel

The post Kriza në Detin e Kuq pritet të rrisë disa çmime në Kosovë appeared first on Albeu.com.

Relebët Houthi godasin anijen ushtarake amerikane në Gjirin e Adenit
Një sulm ndaj anijes së mallrave ushtarake amerikane “Ocean Jazz” në Gjirin e Adenit është kryer nga Houthi të hënën, sipas asaj që ka bërë të ditur përfaqësuesi i lëvizjes jemenase.

“Forcat e armatosura të Jemenit vazhdojnë t’i përgjigjen çdo sulmi amerikan ose britanik kundër vendit tonë, duke synuar të gjitha burimet e kërcënimit në Detin e Kuq dhe në Detin Arabik ,” tha zëdhënësi ushtarak i Houthi, Yahya Sariyah në një deklaratë rreth sulmit.

Ndërkohë, më herët gjatë ditës së sotme, komandanti i lartë i marinës amerikane në Lindjen e Mesme, zëvendësadmirali Brad Cooper , i tha Associated Press se Irani ishte “i përfshirë drejtpërdrejt” në sulmet e anijeve të kryera nga rebelët Houthi të Jemenit.

بيان ناطق القوات المسلحة #اليمنيه

نفذتِ القواتُ البحريةُ في القواتِ المسلحةِ اليمنيةِ وبعونِ اللهِ تعالى عمليةً عسكريةً استهدفتْ سفينةَ شحنٍ عسكريةٍ أمريكيةٍ( أوشن جاز OCEAN JAZZ )في خليجِ عدن وذلك بصواريخَ بحريةٍ مناسبة.#انقذو_غزة_من_المجاعة pic.twitter.com/pzbVxbTF8l

— نصراليمن (@Yemen11yemen144) January 22, 2024

Sulmet e Houthi-ve ndaj anijeve në dhe rreth Detit të Kuq në javët e fundit kanë ngadalësuar tregtinë midis Azisë dhe Evropës dhe kanë ngritur shqetësime për një përshkallëzim të luftës në Gaza.

Huthi, të cilët kontrollojnë pjesën më të madhe të Jemenit, thonë se sulmet e tyre janë në solidaritet me palestinezët e sulmuar nga Izraeli në Gaza.

Që nga java e kaluar, Shtetet e Bashkuara kanë nisur sulmet ndaj objektivave Houthi në Jemen dhe këtë javë e kanë kthyer milicinë në listën e grupeve “terroriste”./albeu.com

The post Relebët Houthi godasin anijen ushtarake amerikane në Gjirin e Adenit appeared first on Albeu.com.

Rebelët Houthi zotohen për hakmarrje, SHBA paralajmëron anijet: Qëndroni larg Detit të Kuq
Të premten marina amerikane paralajmëroi anijet me flamur amerikan, që në 72 orët e ardhshme, të largohen nga zonat përreth Jemenit në Detin e Kuq, si dhe në Gjirin e Adenit, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Britania, nisën sulme të shumta ajrore në shënjestër të të cilave ishin rebelët Houthi.

Paralajmërimi erdhi pasi këta të fundit (rebelët Houthi) u zotuan për hakmarrje të fortë ndaj sulmeve të udhëhequra nga Uashingtoni, duke rritur më tej mundësinë e një konflikti më të gjerë në një rajonin e përfshirë tashmë nga lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë.

Ushtria amerikane dhe zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se prisnin që Houthi të kundërpërgjigjej. Po kështu Presidenti Joe Biden paralajmëroi të premten se grupi mund të përballet me sulme të mëtejshme.

Sulmet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, që nisën si përgjigje ndaj një fushate sulmesh me dronë dhe raketa ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq, vranë të paktën pesë persona dhe plagosën gjashtë të tjerë, sipas grupit rebel. Shtetet e Bashkuara thanë se sulmet, që u zhvilluan në dy faza, goditën objektiva në 28 vendndodhje të ndryshme, në zona që kontrollohet nga rebelet Houthi në Jemen.

“Ne do të sigurohemi që së bashku me aleatët tanë t’i përgjigjemi grupit Houthi nëse ata vazhdojnë me këtë sjellje të egër“, u tha Presidenti Biden gazetarëve gjatë një ndalese në Emmaus, të shtetit të Pensilvanisë.

I pyetur nëse ai beson se grupi Houthi, është një grup terrorist, zoti Biden tha po.

Në nëntor Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se po shqyrtonte mundësinë për ripërcaktimin e grupit të rebelëve Houthi si një organizatë terroriste, ndërsa ata filluan të godasin anijet civile. Administrata Biden e hoqi zyrtarisht këtë grup nga lista e “organizatave terroriste të huaja” apo “terroristë të përcaktuar globalisht” në vitin 2021, duke zhbërë një masë të Presidentit Donald Trump.

Gjenerallejtënant Douglas Sims, tha se sulmet e reja amerikane ishin kryer përgjithësisht në zona me popullsi të vogël dhe se numri i të vrarëve sipas tij nuk do të ishte i lartë. Ai tha se sulmet goditën armatimet, radarët dhe vendndodhjet e grupit, përfshirë zonat e thella malore./VOA/

The post Rebelët Houthi zotohen për hakmarrje, SHBA paralajmëron anijet: Qëndroni larg Detit të Kuq appeared first on Albeu.com.

Kush janë Houthis dhe pse SHBA-ja dhe Britania e Madhe u hakmorrën për sulmet e tyre ndaj anijeve në Detin e Kuq?
UASHINGTON- Anijet luftarake dhe avionët e SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar lëshuan valë raketash ndaj rebelëve Houthi të mbështetur nga Irani në Jemen herët të premten në Sanaa. Ata përmbyllën javë të tëra paralajmërimesh për grupin të cilit i kishin kërkuar të ndërpriste sulmet me dron dhe raketa kundër anijeve tregtare në Detin e Kuq ose do të përballeshin me pasoja të rënda.

Më parë, SHBA-të nuk kishin ishin kundërpërgjigjur. Por të martën, u shënua sulmi më i ashpër nga rebelët Houthi, të cilët lëshuan 18 dronë sulmues, raketa lundrimi dhe një raketë balistike kundër anijeve tregtare ndërkombëtare dhe anije luftarake në Detin e Kuq.

Ndërsa anijet dhe avionët ushtarakë të SHBA-së dhe partnerëve që tani mbrojnë rrugët ujore ishin në gjendje të shmangnin sulmin e së martës, qëllimi dhe ashpërsia e sulmit solli dënimin ndërkombëtar.

Si kundërpërgjigje, SHBA-ja dhe Britania e Madhe goditën e raketat, radarët dhe dronët Houthi për të degraduar aftësinë e grupit për të kryer më shumë sulme si ai i së martës.

Në përgjigje të sulmeve, të cilat ndodhën në Jemen në orët e para të mëngjesit të së premtes, grupi rebel tashmë është zotuar të hakmerret. Më vonë gjatë ditës, Houthi-t thanë se sulmet vranë pesë nga forcat e tyre dhe plagosën gjashtë të tjerë.

Rebelët Houthi u larguan nga bastioni i tyre verior në Jemen dhe pushtuan kryeqytetin, Sanaa, në vitin 2014, duke nisur një luftë të ashpër. Një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite ndërhyri në vitin 2015 në përpjekje për të rivendosur në pushtet qeverinë e Jemenit në mërgim, të njohur ndërkombëtarisht.

Vite luftimesh të përgjakshme dhe të pasigurta kundër koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite pasuan ndërmjet Arabisë Saudite dhe Iranit, duke shkaktuar uri dhe mjerim të gjerë në Jemen, vendin më të varfër të botës arabe.

Lufta ka vrarë më shumë se 150,000 njerëz, duke përfshirë luftëtarë dhe civilë, dhe ka krijuar një nga fatkeqësitë më të rënda humanitare në botë, duke vrarë dhjetëra mijëra të tjerë.

Një armëpushim që teknikisht përfundoi më shumë se një vit më parë është ende duke u respektuar në masë të madhe. Arabia Saudite dhe rebelët kanë bërë disa shkëmbime të burgosurish dhe një delegacion Houthi u ftua në bisedimet e nivelit të lartë të paqes në Riad. Ndërsa ata raportuan “rezultate pozitive”, ende nuk ka paqe të përhershme,

Huthët kanë shënjestruar në mënyrë sporadike anijet në rajon me kalimin e kohës, por sulmet janë shtuar që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit dhe janë rritur pas një shpërthimi më 17 tetor në një spital në Gaza, duke vrarë dhe plagosur shumë persona.

Ai shpërthim spitali shënoi fillimin e një fushate intensive militante kundër bazave amerikane në Irak dhe Siri, dhe në shumë anije tregtare që kalojnë tranzit në Detin e Kuq. Sulmet kanë dëmtuar anijet tregtare dhe kanë detyruar kompanitë ndërkombëtare të anijeve të devijojnë anijet e tyre rreth Kepit të Shpresës së Mirë.

Që nga e enjtja, Houthit kishin nisur 27 sulme të ndryshme ndaj anijeve që kalonin tranzit në Detin e Kuq Jugor, tha zëdhënësi i Pentagonit, gjeneralmajor Pat Ryder në një konferencë shtypi të Pentagonit.

Zëdhënësi ushtarak i Houthi, Gjenerali Yahya Saree ka thënë se grupi dëshiron të “parandalojë anijet izraelite që të lundrojnë në Detin e Kuq (dhe Gjirin e Adenit) derisa të ndalojë agresioni izraelit kundër vëllezërve tanë të palëkundur në Rripin e Gazës”.

Por pak nga anijet e synuara kanë pasur lidhje të drejtpërdrejta me Izraelin. Zyrtarët amerikanë kanë argumentuar se Houthi-t nuk kanë shënjestruar teknikisht anijet apo forcat ushtarake amerikane.

Në përgjigje të sulmeve, muajin e kaluar Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin njoftoi Operacionin Prosperity Guardian, ku SHBA dhe më shumë se 20 vende të tjera kanë krijuar një ombrellë mbrojtëse për anijet tregtare që kalojnë tranzit në Detin e Kuq.

Deri më sot, Operacioni Prosperity Guardian ka ndihmuar më shumë se 1500 anije tregtare të kalojnë në mënyrë të sigurtë në Detin e Kuq.

Ndërsa SHBA-ja ka kryer sulme ajrore ndaj milicive të mbështetura nga Irani në Irak dhe Siri që kanë shënjestruar trupat amerikane në 130 sulme të ndryshme që nga 17 tetori, deri të enjten ushtria nuk ishte kundërpërgjigjur ende kundër Houthis.

Ky ngurrim pasqyron ndjeshmëritë politike dhe rrjedh kryesisht nga shqetësimet më të gjera të administratës së Bidenit për ndërprerjen e armëpushimit të lëkundur në Jemen dhe nxitjen e një konflikti më të gjerë në rajon. Shtëpia e Bardhë dëshiron të ruajë armëpushimin dhe është e kujdesshme për të ndërmarrë veprime që mund të hapin një front tjetër lufte.

Milicitë e mbështetura nga Irani kanë lëshuar dronë, dhe raketa balistike me rreze të afërt në bazat në Irak 53 herë dhe në Siri 77 herë. Dhjetra trupa kanë pësuar lëndime si pasojë e sulmeve, në shumë raste lëndime traumatike të trurit.

SHBA është kundërpërgjigjur me sulme ajrore disa herë në Siri që nga 17 tetori, duke synuar depot e armëve dhe objektet e tjera të lidhura drejtpërdrejt me Korpusin e Gardës Revolucionare të Iranit dhe milicitë. Dhe goditi shumë vende në Irak në fund të muajit të kaluar pasi një grup milicie për herë të parë qëlloi raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi ndaj forcave amerikane në bazën ajrore Al-Asad.

Në të njëjtën kohë, SHBA ka thënë vazhdimisht se dëshiron të mbrojë lundrimin e lirë në dete. Por veprimet Houthi kanë shtyrë Konstruktin Ndërkombëtar të Sigurisë Detare të lëshojë një paralajmërim për anijet që kalojnë tranzit në Detin e Kuq dhe Bab el-Mandeb. Ai thotë se anijet duhet të zgjedhin rrugë sa më larg ujërave të Jemenit, të udhëtojnë natën dhe të mos ndalojnë, sepse kjo i bën ato një objektiv më të lehtë.

Administrata Biden ka folur me këmbëngulje për nevojën për të shmangur përshkallëzimin e luftës Izrael-Hamas në një konflikt më të gjerë rajonal. Deri më tani, sulmet ndaj grupeve të mbështetura nga Irani në Irak dhe Siri nuk e kanë zgjeruar konfliktin, tha Ryder.

Nuk është e qartë nëse sulmet e synuara kundër depove të armëve Houthi ose vendeve të ngjashme, të cilat gjithashtu kanë mbështetjen iraniane, do të kalonin një vijë dhe do të shkaktonin një luftë më të gjerë.

“Ne do të vazhdojmë të konsultohemi me aleatët dhe partnerët ndërkombëtarë për një mënyrë të përshtatshme për të mbrojtur transportin tregtar që kalon nëpër atë rajon, dhe në të njëjtën kohë duke u siguruar që të bëjmë atë që duhet të bëjmë për të mbrojtur forcat tona”, tha Ryder./albeu.com

The post Kush janë Houthis dhe pse SHBA-ja dhe Britania e Madhe u hakmorrën për sulmet e tyre ndaj anijeve në Detin e Kuq? appeared first on Albeu.com.