Detaje te reja Archives - Albeu.com

Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i 43-vjeçarit Edmond Mëhalla në Elbasan
Biznesmeni Mondi Mëhalla (Edmond Hyka), u ekzekutua të dielën nga një atentat mafioz. Mësohet se shkak i organizimit të ekzekutimit të biznesmenit, janë bërë mosmarrëveshjet për ndarjen e normës së fitimit në biznes.

Gjithashtu, theksohet se mes palëve ka pasur edhe incidente si pasojë e kësaj çështje.

Policia lidhur me këtë ngjarje ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy persona, si autorë të dyshuar të vrasjes.

Policia e Elbasanit, njoftoi se në kuadër të operacionit policor të koduar “Strike”, u arrestuan shtetasit Xhino Ago dhe Kujtim Pisha (roja i karburantit në pronësi të Mëhallës), si dhe u shpallën në kërkim Marselo Arani dhe Armando Kola.

The post Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i 43-vjeçarit Edmond Mëhalla në Elbasan appeared first on Albeu.com.

Babai është hetues i BKH-së, nëna pjesë e SPAK-ut, ja kush është personi i dytë në vrasjen e Martin Canit (EMRAT)
Të tjera detaje janë zbardhur nga skandali ku është përfshirë me dashje, Policia e Shtetit, në lidhje me autorin e dytë që ka marrë pjesë në vrasjen e Martin Canit dhe plagosjen e Luis Meçajt.

Pasi u bë e ditur se autori i dytë, i cili është ende i lirë, është djali i një hetuesi të Byrosë Kombëtare të Hetimit, tani është mësuar se edhe nëna e djalit është pjesë e SPAK, si punonjëse e administratës.

Burime ekskluzive për JOQ, kanë zbuluar skandalin në vrasjen e Martin Canit, ku një prej të miturve është lënë i lirë.

Emri që është fshirë nga Policia e Shtetit është Kledion Bejkaj, shoku i autorit të vrasjes Mario Prelleshaj.

Bejkaj nuk është ndaluar nga policia, pasi policia pretendon se ai nuk ka qenë i përfshirë në krim, ndërkohë që të kundërtën ka treguar i plagosuri Luis Meçe.

JOQ zbulon se Kledion Bejkaj është djali i Maksim Bejkajt, hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), dhe Nevila Bejkajt, Specialiste e Regjistrave dhe Statistikës pranë Prokurorisë së Posaçme.

Sipas grupit hetimor, është arritur në përfundimin se Mario Prelleshaj ka vepruar i vetëm dhe nuk ka pasur një bashkëpunëtor në ngjarje, por në deklaratën e marrë nga OPGJ, Kledion Bejkaj ka shoqëruar Mario Prelleshajn në sulmin ndaj viktimës.

Bejkaj është denoncuar publikisht edhe nga i ati i Luis Meçe, i cili ka thënë se i mituri mbante një thikë të vogël dhe ka goditur pas shpine të birin.

Gjithashtu, ai ka thënë se 14-vjeçarin, prindërit me influencë në BKH, po mundohen ta nxjerrin jashtë Shqipërisë./JOQ

The post Babai është hetues i BKH-së, nëna pjesë e SPAK-ut, ja kush është personi i dytë në vrasjen e Martin Canit (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i Klaudio Prendit/ Makina që përdorte ishte në emër të një vajze
Një ditë pas vrasjes së 30-vjeçarit Klaudio Prendi, gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson detaje të reja. 30-vjeçari dyshohet se kohët e fundit kishte përplasje me persona të tjerë për borxhe.

Viktima kishte borxh afro 15 mijë euro.

Madje ditët e fundit, Prendi kishte patur përplasje pasi nuk kishte kthyer borxhet dhe ishte konfliktuar me grushte me disa persona të tjerë.

Arma e krimit dyshohet se ishte pistoletë me silenciator.

Babai i viktimës, ish-gjyqtari Fran Prendi në dëshminë e tij, ka thënë që ishte në dijeni që djali i tij kishte konflikte me të tjerë, por jo deri sa të përfundonte në atentat.

Makina luksoze që përdorte viktima nuk ishte në emër të tij, por të një vajzë.

The post Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i Klaudio Prendit/ Makina që përdorte ishte në emër të një vajze appeared first on Albeu.com.

Zbardhen detaje të reja nga atentati në Shkodër/ Hetuesit dyshojnë për vrasës me pagesë nga Mali i Zi
Grupi hetimor i Policisë së Shkodrës dhe policisë kriminale ka dyshime se autorët e masakrës me 3 të vrarë dhe 1 të plagosur janë vrasës me pagesë nga Mali i Zi, në moshë të re.

Gazetari i Klan News, Besar Bajraktari, raporton se makina e viktimave rezulton të ketë hyrë në vendin tonë po ashtu nga Mali i Zi gjatë ditëve të fundit.

Automjeti ka hyrë edhe gjatë ditës së djeshme nga pika kufitare e Hanit të Hotit dhe nuk përjashtohet mundësia që dikush të ketë lajmëruar autorët.

Gjatë ditës së mërkurë, makina është parë duke kaluar disa herë në zonën e Dobraçit në unazën e Shkodrës.

Hetuesit kanë sekuestruar më shumë se 35 gëzhoja në vendngjarje. Makina e djegur e autorëve, deri tani nuk ka prodhuar asnjë të dhënë për grupin hetimor, pasi numri i shasisë është dëmtuar nga zjarri, megjithatë është dërguar për ekspertim me shpresën se mund të zbulohet.

Hetuesit janë përqëndruar te kamerat e sigurisë, por po haset vështirësi. Kjo për shkak se në zona të caktuara nuk ka kamera, e ndërsa aty ku ka nuk janë të pajisura me servera për ruajtje pamjesh.

Disa prej tyre janë të koduara dhe janë marrë për t’u ekspertuar në laborator.

Nga masakra në Shkodër pasditen e 30 Tetorit, mbetën të vrarë Hamza Lici, Arlind Bushati dhe Flutura Basha, e cila ishte kalimtare e rastit dhe nuk ka lidhje me ngjarjen.

Gjithashtu, i plagosur rëndë ka mbetur bashkëshorti i Fluturës, Bashkim Basha, pa lidhje me ngjarjen.

Çifti Flutura dhe Bashkim Basha, po udhëtonin me motor në zonë kur automjeti Mercedes i viktimave që ishin shënjestër e atentatit, humbi kontrollin dhe përplasi motomjetin.

Atentatorët që udhëtonin me një makinë Range Rover, dyshohet të ketë qenë 3 persona; 2 qitës dhe 1 shofer. Ndërsa një person i katërt mendohet se i ka ndihmuar të largohen pas djegies së automjetit.

The post Zbardhen detaje të reja nga atentati në Shkodër/ Hetuesit dyshojnë për vrasës me pagesë nga Mali i Zi appeared first on Albeu.com.

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Tetovë/ Trupat e pajetë të nënës dhe vajzës së mitur u gjetën nga gjyshja, arrestohet kryefamiljari
Ditën e djeshme rreth orës 14:00, një ngjarje e rëndë u regjistrua në fshatin Sllatinë të Tetovës, ku janë gjetur pa shenja jete në rrethana misterioze nënë e bijë në banesën e tyre.

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen tragjike, ku bëhet me dije se është vënë në pranga kryefamiljari.

Arrestimi i tij u bë kur doli nga spitali, pasi edhe ai është plagosur. Nga kjo ngjarje është plagosur edhe djali i mitur.

Gruaja dhe vajza e saj e mitur, u gjetën të pajeta rreth orës 14:00 në banesë në Sllatinë, ndërsa bashkëshorti dhe djali i mitur u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

50-vjeçari pas daljes nga spitali është shoqëruar në polici, ku do të mbahet deri në zbardhjen e plotë të rastit.

Sipas Alsat, trupat e viktimave u gjetën nga nëna e kryefamiljares, e cila ka shkuar në banesën e së bijës pasi është marrë një thirrje telefonike për ndihmë në urgjencën e Tetovës.

The post Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Tetovë/ Trupat e pajetë të nënës dhe vajzës së mitur u gjetën nga gjyshja, arrestohet kryefamiljari appeared first on Albeu.com.

Kush është Blerti Kanushi? Zbulohet e shkuara e vrasësit të 72-vjeçarit në Memaliaj
Janë mësuar detaje të reja rreth profilit të vrasësi të 72-vjeçarit, Faik Ajdini në Memaliaj.

Mësohet se autori arrestuar dhe i identifikuar si 23-vjeçari Blerti Kanushi rezulton person me precedent penal të mëparshëm.

Që prej shkurtit të këtij viti 23-vjeçari ishte në kërkim me masë sigurie nga gjykata. Më datë 6 shkurt të këtij viti, 23-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës si pjesëtar i një grupi që u kap me 1.5 kg kokainë në zonën e “Astirit”.

Në 6 shkurt Sektori i Antidrogës në Policinë e Tiranës arrestoi dy persona dhe shpalli në kërkim bashkëpunëtorin e tyre 23-vjeçarin Blerti Kanushi, i cili kishte rolin e ndërmjetësuesit në grupin e shpërndarjes së lëndës narkotike.

Kujtojmë që gjatë ditës sot, Drejtori i Policisë së Gjirokastrës, Ardian Çipa  në një deklaratë për mediat në lidhje me ngjarjen e rëndë u shpreh se nga dinamika hetimore u konkludua se për shkak të konflikteve për motive të dobëta ndërmjet viktimës, shtetasit Faik Ajdini, dhe bashkëshortëve Skënder dhe Darovi Ajdini, këta të fundit kanë nxitur shtetasin Blerti Kanushi, 23 vjeç, i kanë krijuar kushtet dhe i kanë siguruar mjetet, për kryerjen e vrasjes.

“Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin Skënder Ajdini, më datë 19 gusht 2024, rreth orës 07:00 të mëngjesit, kanë kryer vrasjen me thikë të shtetasit Faik Ajdini dhe më pas Blerti Kanushi është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas kryerjes së krimit, Skëndër Ajdini me shtetasen Darovi Ajdini kanë kryer veprime aktive për pengimin e zbulimit të së vërtetës, duke bërë përpjekje për të zhdukur provat e krimit. Shtetasi Bledar Ajdini, në dijeni të plotë për krimin, ka përkrahur autorin e krimit, duke mos informuar institucionet ligjzbatuese për vendndodhjen e tij”,tha Çipa.

Nga gjithë tërësia e veprimeve hetimore të kryera, u arrit të gjenden, fiksohen dhe sekuestrohen me cilësinë e provës materiale, thika me të cilën ka kryer krimin autori, si dhe sende e mjete të tjera të cilat kanë influencuar në rrethanat e ngjarjes, të shfrytëzuara nga të dyshuarit. Këto sende dhe mjete do t’iu nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme shkencore.

1-Skënder Ajdini

2-Bledar Ajdini

3-Blerti Kanushi

4-Darovi Ajdin

Deklarata e plotë e Drejtorit të Policisë Vendore Gjirokastër, Ardian Çiap

Më lejoni që nëpërmjet këtij komunikimi me publikun dhe me median, të informoj lidhur me ngjarjen e rëndë të vrasjes me armë të ftohtë, të shtetasit Faik Ajdini, kryer më datë 19 gusht 2024, në fshatin Zhapokikë, Memaliaj. Gjithashtu, t’ju informoj për rezultatet e hetimit për zbardhjen e ngjarjes.

Më datë 20.08.2024, rreth orës 06:40, jemi njoftuar se në fshatin Zhapokikë, Memaliaj, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, në një përrua, shtetasi Faik Ajdini, 72 vjeç.

Me marjen e njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe të Komisariatit të Policisë Tepelenë, si dhe Shefi i Stacionit të Policisë Memaliaj, punonjës të Seksionit të Policisë Shkencore dhe eksperti i Institutit të Mjekësisë Ligjore. Nga këqyrja paraprake e kufomës në vendin e ngjarjes dhe nga rrethanat fillestare, hidheshin dyshime se viktima kishte shenja dhune dhe se vdekja mund të ishte shkaktuar nga mjet prerës.

Për të hetuar dhe zbardhur këtë ngjarje të rëndë, si dhe për të sqaruar rrethanat e ndodhjes së saj, u ngrit një grup i posaçëm hetimor, i kryesuar nga prokurori i Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër z. Bledar Bala dhe i përbërë nga 2 zëvëndësdrejtorët e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, specialistë të Seksionit për Krimet e Rënda, Shefi i Komisariatit të Policisë Tepelenë, Shefi i Stacionit të Policisë Memaliaj, specialistë të Seksionit të Policisë Shkencore, ekspertë mjeko-ligjorë, si dhe struktura të tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër. Gjithashtu, u koordinua puna dhe u mor mbështetje pa rezerva, me burime njerëzore dhe logjistike, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në  Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Për thellimin e hetimit u fiksuan dhe u morën për ekzaminime të mëtejshme sende dhe mjete të cilat dyshohej se kishin lidhje me rrethanat e ngjarjes dhe që ekzaminimi i të cilave do të identifikonte autorin dhe do të dokumentonte me prova ligjore ngjarjen.

Për sqarimin e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve u shoqëruan dhe u pyetën një numër i konsiderueshëm personash. U kryen intervista, verifikime, kontrolle dhe ekspertime. U bë eksperiment hetimor dhe u kryen të gjitha veprimet e tjera që grupi i posaçëm hetimor çmoi të nevojshme për të zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen.

Nga hetimet intensive, inteligjenca policore, deklarimet e ndryshme dhe ekzaminimet biologjike të provave, u arrit të sqarohet motivi dhe të dokumentohet me prova ligjore autorësia e kësaj ngjarje të rëndë, me pasojë vdekjen e shtetasit Faik Ajdini.

Nga dinamika hetimore u konkludua se për shkak të konflikteve për motive të dobëta ndërmjet viktimës, shtetasit Faik Ajdini, dhe bashkëshortëve Skënder dhe Darovi Ajdini, këta të fundit kanë nxitur shtetasin Blerti Kanushi, 23 vjeç, i kanë krijuar kushtet dhe i kanë siguruar mjetet, për kryerjen e vrasjes. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin Skënder Ajdini, më datë 19 gusht 2024, rreth orës 07:00 të mëngjesit, kanë kryer vrasjen me thikë të shtetasit Faik Ajdini dhe më pas Blerti Kanushi është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas kryerjes së krimit, Skëndër Ajdini me shtetasen Darovi Ajdini kanë kryer veprime aktive për pengimin e zbulimit të së vërtetës, duke bërë përpjekje për të zhdukur provat e krimit. Shtetasi Bledar Ajdini, në dijeni të plotë për krimin, ka përkrahur autorin e krimit, duke mos informuar institucionet ligjzbatuese për vendndodhjen e tij.

Nga sqarimi i rrethanave të ngjarjes dhe mekanizmit të ndodhjes së saj, nga ana jonë është organizuar puna për lokalizimin e kapjen e shtetasit Blerti Kanushi dhe sekuestrimin e të gjitha provave që dokumentonin autorësinë e tij në këtë krim të rëndë. Në vijim të hetimeve, më datë 20.08.2024 në orën 23:30, janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

1 . Skënder Ajdini, 71 vjeç për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga nenet 78/25, 80 dhe 302 të Kodit Penal;

2 . Bledar Ajdini, 43 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal.

Gjithashtu, në ndjekje të vazhdueshme dhe të pandërprerë të veprimeve operacionale dhe hetimore në terren, më datë 22.08.2024, ora 03:00, u arrestua në flagrancë shtetasi Blerti Kanushi, 23 vjeç për vepren penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78/25 i Kodit Penal dhe shtetasja Darovi Ajdini, 64 vjeçe, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga nenet 301 dhe 302 i Kodit Penal.

Nga gjithë tërësia e veprimeve hetimore të kryera, u arrit të gjenden, fiksohen dhe sekuestrohen me cilësinë e provës materiale, thika me të cilën ka kryer krimin autori, si dhe sende e mjete të tjera të cilat kanë influencuar në rrethanat e ngjarjes, të shfrytëzuara nga të dyshuarit. Këto sende dhe mjete do t’iu nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme shkencore.

Dua të siguroj qytetarët sepunonjësit e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, të cilat operojnë në të gjithë territorin e qarkut, janë plotësisht të angazhuara për të garantuar rendin dhe sigurinë, si dhe për të luftuar çdo paligjshmëri në territor. Në këtë kuadër i ftoj sërish qytetarët, që të besojnë dhe të bashkëpunojnë më shumë me Policinë, pasi vetëm bashkërisht ndërtojmë një ambient më të sigurtë.

The post Kush është Blerti Kanushi? Zbulohet e shkuara e vrasësit të 72-vjeçarit në Memaliaj appeared first on Albeu.com.

“Ishte divorcuar dhe në gjendje të rënduar psikologjike”, 27-vjeçarja tentoi të hidhej në lumin Buna me 4 fëmijët, dalin detaje të reja
Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ngjarjen e cila u parandalua nga policia e Shkodrës, teksa një nënë së bashku me 4 fëmijët e saj tentoi të vetëmbytet në lumin Buna. Mësohet se 27-vjeçarja prej disa kohësh është divorcuar nga bashkëshorti i saj dhe ishte shpërngulur tek prindërit. Ndërkohë që kohët e fundit, gjendja e saj psikologjike ishte rënduar, gjë që ishte vënë re edhe nga familjarët e saj.

Po ashtu bëhet me dije se 27-vjeçarja pak minuta se të ndërmerrte tentativë e vetëmbytjes, ka komunikuar me një nga familjarët e saj dhe këta të fundit kanë lajmëruar efektivët e policisë të cilët në kohë rekord kanë mbërritur pranë vendit ku ishte pozicionuar 27-vjeçarja dhe 4 të vegjlit e saj.

Gjithashtu mësohet se ajo dukej në gjendje të rënduar psikologjike, teksa është marrë dhe është shoqëruar në komisariat.

The post “Ishte divorcuar dhe në gjendje të rënduar psikologjike”, 27-vjeçarja tentoi të hidhej në lumin Buna me 4 fëmijët, dalin detaje të reja appeared first on Albeu.com.

Pjesë e mafies ballkanike, dalin detaje të reja mbi arrestimin e shqiptarit: Dyshohet për vrasjen e dy bashkëshortëve malazezë
Kanë dalë detaje të reja nga arrestimi i shtetasit nga Kosova Remzi Azemi, i cili u kap në 6 dhjetor. Azemi është kapur në Maqedoninë e Veriut, pasi ishte shpallur në kërkim nga Interpoli, si dhe ishte i kërkuar nga Ekuadori për shkak të një vrasjeje të ndodhur në Guayaquil dhe se pritej procesi i ekstradimit.

Informacionet mbi arrestimin e tij tregonin se kapja e tij lidhej me vrasjen e shqiptarit Hidri Ilir, 40 vjeç, i ndodhur në orën 20:07 të datës 30 maj 2017, në rrugët 36 dhe Ch, në periferi.

Edhe pse Remzi Azemi ishte përfshirë në atë hetim, nuk ishte ky rasti pse ishte në kërkim ndërkombëtar. Media “EXTRA” aksesoi një dosje dhe konfirmoi se Azemi ishte në kërkim për shkak të një ekzekutimi të dyfishtë në të cilin viktima ishin malazezi Fadil Kacanic dhe gruaja e tij, ekuadoriane Elsa María de Fatima Gallegos Chacón.

Ata u rrëmbyen nga një grup prej rreth pesëmbëdhjetë individësh që u identifikuan si oficerë policie që hynë në shtëpinë e tyre, në kështjellën Ceibos Norte, në veriperëndim të Portit Kryesor. Ngjarja ka ndodhur në orën 05:00 të datës 14 mars 2018.

Në dokumentet e procesit, të shqyrtuara nga “EXTRA”, detajohet se kërkesa në Interpol u ngrit pasi hetuesit zbuluan se i dyshuari ishte larguar nga vendi për në Peru dhe kishte të dhëna emigracioni të udhëtimeve në Gjermani dhe Holandë. Hetimet për rastin dolën në dritë në vitin 2020, gjatë seancës në të cilën u vendos që Remzi Azemi të thirrej në gjyq për krimin e dyfishtë.

Në procesverbal përmendet se incidenti ndodhi për shkak të larjes së hesapeve mes këtyre shtetasve të rajonit evropian të Ballkanit. Remzi Azemi gjithashtu, është konsideruar si një nga drejtuesit e dyshuar të mafies ballkanike, pasi ishte një nga të arrestuarit në të vetmin operacion të kryer në Ekuador, në qershor të vitit 2014, për çmontimin e një grupi të kësaj organizate, që trafikonte kokainë përmes Portet e Guayaquil.

Individi u identifikua si një nga drejtuesit që financonte këtë strukturë, me të cilën ishte i lidhur edhe Johnny Villalobos Moreira, si një ndërmjetës i dyshuar. Në atë kohë, ai ishte partner i prezantueses Gineth Moreno.

Ndaj Remzi Azemit ka pasur një tentativë vrasje në orën 17:20 më 7 nëntor 2017, në kryqëzimin e rrugëve Primero de Mayo dhe Carchi, në qendër të Buenos Aires. Ai po udhëtonte me bashkëshorten dhe vajzën e saj 3-vjeçare me një automjet Ford Explorer ngjyrë bronzi të blinduar që nuk kishte targa.

Ai u qëllua një herë në qafë dhe tre herë në shpatullën e majtë kur bashkëshortja e tij uli dritaren e derës së pasagjerit, gjoja se do të pinte duhan. Azemi u dërgua në spitalin “Luis Vernaza”, ku u shërua. Ishte hera e fundit, para arrestimit pak ditë më parë, që vendndodhja e tij ishte e sigurt.

Me hetimet u konstatua se makina me të cilën ai udhëtonte i përgjigjej targës së mjetit GSU-2041. E njëjta makinë ndodhej jashtë shtëpisë së Gallegos dhe Kaçanicit, pasi ishte regjistruar edhe gjatë operacionit fals për rrëmbimin e tyre. Për rrjedhojë, agjentët zbuluan se pronari i vërtetë i automjetit ishte ligjërisht Gallegos. Për më tepër, ditën kur tentuan t’i bënin atentat Remzi Azemit, personi që e kishte thirrur për të shkuar në atë zonë kishte qenë Kaçanic.

Këto detaje figurojnë në dosjen e vrasjes së dyfishtë. Mirëpo, nuk saktësohet nëse hakmarrja ka ardhur për shkak të asaj ngjarje apo për ndonjë arsye tjetër, por mësohet se vdekja është kryer në mënyrë të egër, sidomos ndaj malazezit. E lanë me duar të lidhura dhe një çarçaf në fytyrë. Ai kishte një plagë me armë zjarri në gjoks dhe trupi i tij ishte lënë në gjunjë, me kokën drejt dyshemesë, ngjashëm me pozicionin e ashpër për të kërkuar falje.

The post Pjesë e mafies ballkanike, dalin detaje të reja mbi arrestimin e shqiptarit: Dyshohet për vrasjen e dy bashkëshortëve malazezë appeared first on Albeu.com.

Konsiderohet si lojtari më i mirë i ekipit, detaje të reja nga arrestimi i yllit të Premier League
Ditën e djeshme një lajm i bujshëm qarkulloi nga mediat angleze ku raportonin se një lojtar i Premier League, në fund të 20-ave, është arrestuar nga policia pasi mbi të u hodhën akuza për përdhunim.

Në orët e para të mëngjesit, disa makina policie u shfaqën në rezidencën e tij duke e arrestuar menjëherë. Një grua rreth të 20-ave raportoi në polici sulmin seksual dhe i tregoi policisë fotografitë të shenjave në trup. Lojtari thuhet se është një nga më të mirët në ekipin e tij dhe madje do të luante edhe në Botërorin e Katar 2022.

Lojtari i kampionatit anglez raportohet se është marrë në pyetje nga policia për rreth 15 orë. Nuk është zbuluar ende emri i personit në fjalë, por kurioziteti ka mbirë kudo për të ditur se cili është ky lojtar i cili konsiderohet si më i miri në ekipin e tij të Premier League./ h.ll/albeu.com

The post Konsiderohet si lojtari më i mirë i ekipit, detaje të reja nga arrestimi i yllit të Premier League appeared first on Albeu.com.

DETAJE/ U vra një natë më parë në Shkodër, viktima ishte arrestuar më parë për drogë dhe mbajtje armësh
Shkodra u trondit mbrëmjen e djeshme pasi Lulash Qepuri mbeti i vdekur, pasi iu bë antentat me armë zjarri teksa ndodhej brenda lokalit të tij fshatin Stom Golem.

I moshuari arriti të shkonte me shenja jetë në spital, por nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve të marra, për pasojë ndërroi jetë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:40, ndërsa ende nuk dihen rrethanat dhe as autorët.

Sipas informacioneve, 76-vjeçari është arrestuar në vitin 2011, atëherë 63-vjeç pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin dhe në banesën e tij ngjitur me lokalin, janë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri, municione luftarake si edhe fara të bimës narkotike kanabis sativa./albeu.com

The post DETAJE/ U vra një natë më parë në Shkodër, viktima ishte arrestuar më parë për drogë dhe mbajtje armësh appeared first on Albeu.com.