Detaje nga vrasja në Itali, viktima dhe autori nga Lezha, familjet fqinje me njëra-tjetrën

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e 33-vjeçarit shqiptar, Alfons Klola në Itali.

Alfons Kola u vra me thikë dy ditë më parë, jashtë një lokali në Breshia nga bashkatdhetari i tij, Petrit Gega 52 vjeç , i cili është arrestuar.

Burime bëjnë me dije se viktima Alfons Kola dhe autori Petrit Gega janë nga fshati Kallmet Vogël i Lezhës. Banesat e tyre në këtë fshat janë vetëm pak metra larg njëra-tjetrës.

Sipas banorëve familjet kanë pasur marrëdhënie shumë të mira me njëra-tjetrën dhe janë të tronditur nga kjo ngjarje. Alfons Kola ndërroi jetë në spital, pasi nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra nga thika./albeu.com/


Shtuar 2.06.2023 08:55