destinacioni Archives - Albeu.com

“Independent”: Shqipëria, ndër destinacionet më të bukura për t’u vizituar në 2025
Shmangni destinacionet e mbipopulluara dhe zbuloni disa nga vendet e qeta, por sensacionale të pushimeve për një arratisje të paharrueshme këtë vit, shkruan Daniel Stables në të përditshmen britanike “Independent”.

“Ferri janë njerëzit e tjerë” – kështu shkruante Jean-Paul Sartre – figurë udhëheqëse në filozofinë dhe marksizmin francez të shekullit XX – i cili mund të kishte qenë më pak një mizantrop nëse do të kishte kaluar më pak kohë në Paris, kryeqytetin më të populluar të Evropës – dhe në vend të tij të shkonte drejt zonave më të qeta të vendit të tij; Camargue – rajoni bregdetar në Francën jugore apo ndoshta, Occitania – rajoni historik në Evropën Jugore.

Sot, turizmi masiv është bërë një problem në cepat e botës ku njerëzit nuk kishin shkelur një ose dy shekuj më parë, dhe aq më pak në Francë.

Antarktida po mbushet me anije lundrimi dhe shpesh shfaqen bllokime të trafikut në majën e Everestit.

Kjo nuk është vetëm e tmerrshme për mjedisin, por është një mënyrë e sigurt për të prishur pushimet.

Ne ju sugjerojmë disa destinacione më pak të vizituara në të gjithë botën, të cilat janë po aq magjepsëse sa vendet homologe më të njohura si : Shqipëria; Oman; Sulawesi, Indonezi dhe Zimbabve.

Shqipëria

Male të larta, plazhe të mahnitshme dhe ishuj që shkëlqejnë në detin Jon – Greqia është e bukur në pranverë, por fqinja e saj ballkanike, Shqipëria, i premton të gjitha këto thesare – me shumë më pak vizitorë dhe një larmi më të madhe peizazhesh natyrore në një sipërfaqe toke më të vogël.

Parku Kombëtar i Thethit, në veri të vendit është shtëpia e ecjeve të shkëlqyera dhe pamjeve befasuese si Syri i Kaltër, një burim karstik me ujëra të kaltra.

Aty pranë, Bjeshkët e Nemuna formojnë Alpet Dinarike.

Ky vend me majat e frikshme, të thepisura, që rrethojnë luginat e gjelbra akullnajore – me lule të egra në pranverë, sigurisht që ia vlen të vizitohet përpara se të zbulohet dhe të bëhet një nga destinacionet më të nxehta të ecjes në Evropë.

Kryeqyteti i gjallë, Tirana, ju jep ndjesinë e një vendi që kompenson kohën e humbur.

Arkitektura e larmishme e qytetit pasqyron shumëllojshmërinë e tij kulturore, lëvizjen e tij përmes diktaturave fashiste dhe komuniste dhe hapjen e tij ndaj botës më të gjerë që nga vitet 1990.

Ndërtesat që bien në sy përfshijnë Piramidën e Tiranës, e ndërtuar si një muze per diktatorin Enver Hoxha; Xhamia monumentale e Namazgjasë, më e madhja në Ballkan; dhe Shtëpia me Gjethe, një muze spiunazhi dhe një qendër mbikëqyrjeje e policisë sekrete komuniste.

Aty ku Tirana merr jetë, megjithatë, është skena e saj kulturore bashkëkohore.

Muzeu i artit modern – Bunk’Art është një simbol i gjallë i rishpikjes, i vendosur në një bunker të rindërtuar të Luftës së Ftohtë; ndërsa Blloku – dikur i frekuentuar vetëm nga elita komuniste ka rilindur si një lagje plot restorante dhe bare të modës.

The post “Independent”: Shqipëria, ndër destinacionet më të bukura për t’u vizituar në 2025 appeared first on Albeu.com.

“Travel and Tour World”: Rekord vizitorësh, Shqipëria kryeson si destinacioni më i kërkuar evropian
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA), ka raportuar një rritje të ndjeshme të numrit të pasagjerëve në nëntëmujorin e parë të vitit 2024, duke transportuar mbi 8,32 milionë pasagjerë, duke shënuar një rritje mbresëlënëse prej 55% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas një artikulli të botuar në “Travel and Tour World”.

Kjo rritje e jashtëzakonshme e numrit të pasagjerëve thekson rëndësinë në rritje të Shqipërisë, si destinacion turistik dhe biznesi në Evropë.

Vetëm në shtator të 2024, Aeroporti i Tiranës priti 1,1 milionë pasagjerë, duke reflektuar një rritje prej 47% në terma vjetore.

Këto shifra nxjerrin në pah rimëkëmbjen dhe zgjerimin e vazhdueshëm të sektorit të turizmit në Shqipëri me Tiranën, e cila është kthyer në një qendër kyçe për udhëtimet turistike dhe të biznesit në Ballkan.

Linjat ajrore: “Wizz Air” kryeson fluturimet

“Wizz Air” u shfaq si linja ajrore “lidere” – e cila i shërben Aeroportit të Tiranës nga janari deri në shtator të 2024, duke kryer 53,2% të fluturimeve.

Kompania me kosto të ulët ka zgjeruar me shpejtësi praninë e saj në Shqipëri, duke ofruar një gamë të gjerë fluturimesh të përballueshme drejt destinacioneve në të gjithë Evropën.

“Ryanair” pasoi me 22,1% të fluturimeve, duke ofruar kosto buxhetore për udhëtarët.

“Air Albania”, transportuesi kombëtar, mbuloi pjesën më të vogël të tregut me 3,7%, por mbetet një “lojtar” i rëndësishëm në lidhjet e Shqipërisë me destinacionet kryesore.

Mbizotërimi i linjave ajrore me kosto të ulët si “Wizz Air” dhe “Ryanair” reflekton kërkesën në rritje për udhëtime me kosto të ulët, pasi turistët dhe vizitorët e biznesit kërkojnë fluturime të përballueshme për dhe nga Shqipëria.

Turizmi nxiti rritjen ekonomike të Shqipërisë

Rritja e numrit të pasagjerëve në Aeroportin e Tiranës përputhet me një rritje më të gjerë të turizmit në të gjithë Shqipërinë.

Numri i turistëve të huaj në vend u rrit me 17% gjatë të njëjtit nëntëmujor, duke arritur në 9,7 milionë vizitorë.

Kjo rritje është një dëshmi se Shqipëria tashmë është kthyer në një destinacion turistik, falë peizazheve të saj mahnitëse, trashëgimisë së pasur kulturore dhe kostove të përballueshme të udhëtimit.

Mirela Kumbaro, ministrja e Turizmit, ndau së fundmi këto statistika, duke theksuar ndikimin pozitiv të vizitorëve të huaj në ekonominë e vendit.

Me më shumë se 7,26 milionë pasagjerë në vitin 2023 – një rritje prej 40% krahasuar me vitin e kaluar – Aeroporti i Tiranës po luan një rol kryesor në zhvillimin e industrisë së turizmit në Shqipëri.

Rritja e numrit të pasagjerëve dhe perspektiva e së ardhmes

Rritja prej 55% e numrit të pasagjerëve në Aeroportin e Tiranës në vitin 2024 tejkaloi pritshmëritë e industrisë dhe thekson rolin e aeroportit si një qendër për vizitorët e kohës së lirë dhe të biznesit.

Operatori i aeroportit, TIA, vazhdon të investojë në përmirësimin e infrastrukturës dhe për të përballuar numrin në rritje të turistëve.

Me linjat ajrore si “Wizz Air” dhe “Ryanair”, një numër në rritje vizitorësh po zgjedhin Shqipërinë si destinacionin e tyre të përshtatshëm për të eksploruar Evropën Juglindore.

Aeroporti i Tiranës pritet të ruajë trajektoren e tij rritëse, ndërsa vazhdon të tërheqë turistë të huaj nga vendet fqinje dhe më gjerë.

Pozicioni strategjik i aeroportit në rajon, i kombinuar me kostot e përballueshme të udhëtimit dhe joshjen e bukurisë natyrore të Shqipërisë, ka të ngjarë të kontribuojë në rritjen e mëtejshme ekonomike – në vitet e ardhshme.

Një vit rekord për Aeroportin e Tiranës

Në vitin 2023, Aeroporti i Tiranës priti 7,26 milionë pasagjerë, një rritje prej 40% nga viti i kaluar, duke e bërë atë një nga aeroportet me rritjen më të shpejtë në rajon.

Rritja e vazhdueshme e turizmit dhe zgjerimi i rrjetit të fluturimeve të aeroportit kontribuan në këtë performancë rekord.

Me Shqipërinë e njohur tashmë si një nga destinacionet e reja turistike të Evropës, një numër në rritje vizitorësh po vërshojnë në vend – për të përjetuar plazhet piktoreske, vargmalet e thyer malore dhe vendet historike.

Tirana, kryeqyteti, po fiton gjithashtu popullaritet – falë jetës së saj të gjallë të natës, festivaleve kulturore dhe atraksioneve historike.

Sfidat dhe mundësitë e Aeroportit të Tiranës

Pavarësisht rritjes së jashtëzakonshme të aeroportit, ai gjithashtu përballet me sfida që lidhen me menaxhimin e kapaciteteve dhe infrastrukturës.

Me rritjen e vazhdueshme të numrit të vizitorëve, Aeroporti i Tiranës duhet të vazhdojë të investojë në objektet e tij – për të siguruar funksionim të qetë dhe për të akomoduar fluksin e udhëtarëve.

Kjo përfshin përmirësimin e terminaleve, zgjerimin e kapacitetit të pistës dhe përmirësimin e shërbimeve të pasagjerëve.

Nga ana tjetër, kërkesa në rritje për fluturime drejt dhe nga Tirana paraqet një mundësi për zgjerimin e mëtejshëm të linjave ajrore.

Futja e destinacioneve të reja dhe fluturimeve shtesë – jo vetëm që do të rrisë lidhjet me vendet e tjera, por do ta bëjë Shqipërinë edhe më të aksesueshme për turistët ndërkombëtarë.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës regjistroi një rritje të konsiderueshme në numrin e pasagjerëve gjatë nëntë muajve të parë të 2024-ës, i mbështetur nga popullariteti i linjave ajrore buxhetore.

Performanca mbresëlënëse e aeroportit dhe numri i lartë i mbërritjeve të turistëve të huaj, nënvizon se Shqipëria është kthyer në një destinacion kryesor udhëtimi.

Ndërsa Aeroporti i Tiranës vazhdon të investojë në infrastrukturë dhe të zgjerojë rrjetin e tij të fluturimeve, e ardhmja duket e ndritshme për sektorët e turizmit dhe aviacionit të Shqipërisë.

Trashëgimia e pasur kulturore e vendit, peizazhet piktoreske dhe mundësitë në rritje të biznesit ka të ngjarë të tërheqin edhe më shumë vizitorë në vitet në vijim, duke forcuar më tej rolin e Tiranës si një portë kyçe në Evropën Juglindore.

The post “Travel and Tour World”: Rekord vizitorësh, Shqipëria kryeson si destinacioni më i kërkuar evropian appeared first on Albeu.com.

“The Times”: Shqipëria, destinacioni i pazbuluar i Mesdheut
Mos e quani Shqipërinë “Greqia e re” apo “Maldivet e lira”. Vija e saj bregdetare është plot me surpriza – dhe shtigjet me pamje përrallore ndodhen pikërisht në zemër të saj, shkruan Marianna Hunt në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “The Times”.

Ne kaluam nëpër të njëjtat pyje të dendura me pisha dhe bredha ashtu si Jul Çezari në vitin 48 p.e.s., gjysmë të nervozuar dhe të emocionuar nga mendimi se do të përballeshim me macet e egra, ujqërit dhe derrat e egër evropianë që jetojnë mes pemëve të Parkut Kombëtar të Llogorasë në Shqipëri.

Papritur ne partneri im, dhe unë u surprizuam dhe mahnitëm nga malet përreth, luginat e veshura me pisha dhe ujërat bruz të detit Jon.

Ishim në mes të një prej ecjeve tona, të organizuara nga operatori turistik “Walks Worldwide”, dhe kjo pamje justifikonte të gjitha arsyet tona për të vizituar Shqipërinë.

Bregdeti i Jonit në Shqipëri ka tërhequr një numër në rritje udhëtarësh ndërkombëtarë vitet e fundit – falë fshatrave të përsosura si Ksamili, i cili ka plazhe të bardha të pacenuara, të konsideruara në Instagram si “Maldivet e Evropës”.

Megjithatë, e dija se në bregdetin e Shqipërisë, kishte shumë më tepër se vetëm diell dhe rërë, duke përfshirë natyrën e pacënuar dhe trashëgiminë historike magjepsëse.

Sipas “Walks Worldwide”, kostot e përgjithshme për pushime në Shqipëri janë më lirë krahasuar me Greqinë.

Në restorante, ju mund të paguani rreth gjysmën e asaj që do të paguanit në Korfuz – i cili ndodhet vetëm 30 minuta larg me traget nga Shqipëria.

Në vend të kësaj, ne fluturuam për në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, dhe shijuam një udhëtim mbi tre orë me makinë deri në bregdet, peizazhin dhe pamjet mahnitëse të detit.

Ishim në një turne ecjeje me vetë-udhëzues që fokusohej në të ashtuquajturën Riviera Shqiptare.

Rruga ishte gjithashtu, një kombinim i bukur i ecjes në pyjet me pisha dhe shëtitjeve përgjatë plazheve rreth Himarës, një qytet i njohur bregdetar.

Akomodimi ynë në Himarë ishte “Guest House Solive”. Bujtina ishte e thjeshtë, por e pastër, me një kopsht të vogël.

Në shëtitjen tonë të parë shkuam në fshatin me kalldrëm, Kudhës për të ndjekur shtigjet e barinjve të vjetër.

Këto na çuan nëpër ullishtat dhe livadhet e sherebelës, ku aroma e kamomilit dhe barishteve ndihej sikur po nuhasnim infuzione çaji bimor.

Më në fund zbritëm në Qeparo, një tjetër fshat me shtëpi prej guri. U ulëm nën hijen e një lisi, duke admiruar pamjen e detit Jon.

Shëtitja nga fshati Lukovë në Borsh ishte një nga të preferuarat e mia, duke zbuluar ujëvarat dhe kishat e rrënuara dhe papritur u gjendëm në një shtrirje të mrekullueshme si Buneci.

Ne gjithashtu u drejtuam në Parkun Kombëtar të Llogorasë, me një sërë malesh dhe livadhesh alpine me pamje nga Riviera.

Këto pyje të dendura dikur strehuan Jul Çezarin dhe ushtrinë e tij, ndërsa ai luftonte me rivalin e tij të madh Pompeun.

Një peizazh kaq i thyer aq pranë plazheve, ndihej shumë ndryshe nga ajo që kisha përjetuar në pjesë të tjera të Mesdheut.

Është një peizazh që ka mahnitur edhe romantikët si Lord Bajroni, i cili shkroi për Shqipërinë në poemën e tij epike “Childe Harold’s Pilgrimage”.

“Nën drejtimin e Enver Hoxhës, Shqipëria ishte një nga vendet më të izoluara në botë. Ne ishim të shkëputur edhe nga Bashkimi Sovjetik”, na tha Elton Caushi nga “Albanian Trip”.

Dyshimet e Hoxhës për botën e jashtme është arsyeja që, sot, peizazhi i Shqipërisë është i mbushur me bunkerë ushtarakë betoni, vlerësohet të jenë më shumë se 700,000  rreth një për çdo katër shqiptarë.

Përveç industrisë së saj në shpërthim të turizmit, kuzhina në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më e preferuar, falë lulëzimit të fermave.

Udhëtuam me makinë në brendësi të vendit për rreth tre orë për të vizituar “Pupa Winery & Guesthouse” Veraria & Bujtina e drejtuar nga vetë familja e cila kultivon rrush autokton shqiptar, bishtajore dhe dhjetëra perime të ndryshme për restorantin.

Roze e bardhë e freskët dhe e bardhë kombinohet në mënyrë perfekte me pjatat me bazë perimesh plot shije dhe specat e ëmbël të mbushur me djathë kremoz.

Veraria gjithashtu ofron dhoma gjumi elegante me një kosto prej 74 euro.

Në bregdet, ushqimi ishte i një cilësie të ngjashme, por pak më i shtrenjtë. Për më pak se 18 euro secila, ne porositëm pjata me oktapod të pjekur në skarë dhe karkaleca, në “Taverna Velco”, Himarë.

Më pas, udhëtuam në një rrugë të tërthortë derisa arritëm në fshatin Tragjas, ku vizituam shtëpinë e Sofo Daupaj dhe bashkeshortës së tij Dhurata.

Dikur ekzistonte një komunitet i konsiderueshëm në këto kodra të largëta, por pasi forcat e rezistencës luftuan nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, zona u bombardua dhe u braktis.

Të mbijetuarit dhe pasardhësit e tyre, tani jetojnë në shtëpi betoni në rrëzë të malit me përjashtim të familjes Daupaj.

Në mbrëmje shijuam pamjet mahnitëse, ndërsa dielli perëndonte dhe rrezatonte në livadhet e pafundme me sherebele dhe lulet e verdha të tyre.

Mendova të provoja të bëja një foto, por më pas ndryshova mendim. Tingujt, erërat, shija e qumështit të ngrohtë të dhisë… kjo ishte një anë e Shqipërisë që asnjë postim në Instagram nuk mund ta pasqyronte!

The post “The Times”: Shqipëria, destinacioni i pazbuluar i Mesdheut appeared first on Albeu.com.

Media franceze “Aufeminin”: Shqipëria, destinacioni më në tendencë për verën e vitit 2024
Po kërkoni destinacionin tuaj për pushimet verore 2024? Një vend është shumë në modë, dhe është vetëm 3 orë larg me fluturim nga Franca!

Vendet e Mesdheut vazhdojnë të jenë ndër më të preferuarat në mesin e turistëve francezë, por një destinacion i ri – po kthehet në një nga tendencat për vitin 2024, shkruan Charlotte Loisy në një artikull të botuar në revistën franceze “Aufeminin”.

Një destinacion në trend për verën e 2024

Shqipëria ka të ngjarë të bëhet një destinacion shumë popullor këtë verë.

Sipas platformës franceze të udhëtimeve “Abritel”, Shqipëria është një nga tendencat e radhës, ku fluturimet drejt kryeqytetit të saj, Tiranës, janë rritur me më shumë se 25% dhe kërkimet e hoteleve me më shumë se 35,7%.

Turistët francezë duket se po kërkojnë horizonte verore më pak të mbushura me njerëz.

Krahas të qenit një vend i paeksploruar, Shqipëria është më e lirë se destinacionet fqinje.

Kostoja e jetesës është vërtet më e ulët atje.

Pse të vizitoni Shqipërinë?

Nëse jeni të tërhequr nga Shqipëria, por dini pak për të, dijeni se kryeqyteti i saj është befasues.

Tirana përfshin ndërtesa të bukura si Kulla e Sahatit apo Xhamia e Namazgahut, mrekullitë osmane nga fillimi i shekullit të XIX.

Berati është një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s dhe i quajtur “qyteti i një mbi një dritareve”.

Vlen të vizitohet edhe muzeu etnografik i Gjirokastrës.

Në brendësi, “Toka e Panjohur” evropiane është ideale për një udhëtim në rrugë tokësore, veçanërisht në Liqenin e Ohrit dhe ujërat e tij të bruztë.

Liqeni i Ohrit iu bashkua listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s në vitin 2019, falë thellësisë së tij dhe i rrethuar nga fshatra peshkimi.

Resorti bregdetar i Sarandës, shtëpitë e gurta në Rehovë dhe ujërat termale të Bënjës janë gjithashtu ndër vendet kryesore për t’u vizituar në Shqipëri.

The post Media franceze “Aufeminin”: Shqipëria, destinacioni më në tendencë për verën e vitit 2024 appeared first on Albeu.com.

‘Express’: Dhërmiu, destinacioni i bukur i Evropës për vitin 2024
Dhërmiu një fshat i mrekullueshëm bregdetar, është një nga destinacionet më të lira të Evropës për vitin 2024 shkruan Esther Marshall për të përditshmen britanike Express.co.uk.

Dhërmiu ndodhet në detin Jon dhe ofron disa prej plazheve spektakolare si dhe ambiente argëtuese të jetës së natës.

Riviera Shqiptare është një nga destinacionet turistike me rritje më të shpejtë në Evropë, por është ende një vend i përballueshëm për britanikët që kërkojnë çmime të ulëta.

Ju mund të akomodoheni në hotele me katër yje në fshatin e bukur bregdetar për 50 paund nata, në korrik.

E ndërsa në Vlorë po ndërtohet aeoroporti i ri, për momentin, turistët do të duhet të fluturojnë drejt Aeroportit të Tiranës për të arritur në Dhërmi.

Edhe pse duhen rreth tre orë e gjysmë për të arritur, ia vlen të sakrifikoni për këtë destinacion të jashtëzakonshëm.

Çfarë duhet të bëni në Dhërmi

Pjesa e vijës bregdetare është një nga më të vlerësuarat në Tripadvisor.

Shpella e Piratëve të Dhërmiut është gjithashtu një nga atraksionet më të mira të saj dhe turistët mund të eksplorojnë shpellën e bukur si pjesë e një turneu me varkë.

Fshati i vjetër i Dhërmiut mund të ngatërrohet me një fshat grek dhe është një vend i mrekullueshëm për një shëtitje relaksuese.

Nëse jeni në kërkim të aventuarave, ju mund të provoni të ecni në kanionin e Gjipesë, i cili zgjat rreth dy orë.

Çfarë duhet të hani në Dhërmi

Dhërmiu ka disa restorante fantastike me ushqim deti, ndërsa vegjetarianët do të gjejnë ushqime të freskëta vendase.

Tirana është një nga vendpushimet më të lira të Evropës, me disa muze interesantë dhe bare koktejle të përballueshme.

The post ‘Express’: Dhërmiu, destinacioni i bukur i Evropës për vitin 2024 appeared first on Albeu.com.

Bënë xhiron e rrjetit, zbulohet destinacioni i afganëve që u dyndën në avion
Ndërkohë që vetëm gjatë ditës së sotme në Shqipëri pritet tëvijnë 300 afganë të ikur nga regjimi i talebanëve, fotot e një avioni ushtarak amerikan të mbushur me më shumë se 600 prej tyre janë duke bërë xhiron e botës.

Avioni gjigant amerikan ka një kapacitet prej 150 ushtarësh bashkë me pajisjet e tyre, ndërsa në të hipën me shpejt rreth 650 afganë duke bërë që piloti të ngrihej me një peshë disa herë më të madhe se sa ajo e lejueshmja.

Po ku shkuan këta njerëz?

Destinacioni i tyre i parë është pikërisht baza amerikane ne Katar, nga ku edhe pritet të shpërndahen në vendet e tjera, përfshi edhe Shqipërinë. Kryeministri Rama deklaroi për mediat spanjolle se pritet që në Shqipëri të vijnë 1 000 afganë, të cilët do të rrijnë këtu përkohësisht deri në përfundimin e procedurave të vizës për në SHBA.

The post Bënë xhiron e rrjetit, zbulohet destinacioni i afganëve që u dyndën në avion appeared first on Albeu.com.