destabilitet Archives - Albeu.com

“Fox News” tregon prapaskenat e vizitës së Blinken në Tiranë: Parashikohet rrezik konflikti në Ballkan, Putin e Vuçiç kanë grumbulluar armët për Kosovën
Vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, vjen në një moment kur rajoni përballet me vështirësi, si tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa shtete të tjera të Ballkanit Perëndimor janë synim i Rusisë.

“Fox News”, në një shkrim për vizitën e parë të Blinken në Tiranë, citon një diplomat të lartë se probabiliteti i konfliktit në Ballkanin Perëndimor këtë vit është shumë i lartë.

Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai serb Aleksandar Vuçiç kanë në pikëpyetje Kosovën, Bosnjën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Shtetet e Bashkuara me shumë gjasa e dinë këtë, pretendon diplomati, gjë që shpjegon pse ka grumbullime të aseteve ushtarake dhe shitjen e pajisjeve ushtarake për Kosovën.

“Rreziku i përshkallëzimit të tensioneve etnike në një konflikt aktual në Ballkan po rritet. Rusia dhe Serbia, asnjëra prej të cilave nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, duket se janë të përfshira në nxitjen e destabilitetit në rajon”, u shpreh Rebekah Koffler, një ish-analiste e inteligjencës së mbrojtjes për “Fox News Digital”.

Teksa Blinken, me vizitën e tij, riafirmon fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë, një partner kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, kjo është një periudhë e vështirë për rajonin dhe shumë vëzhgues në rajon besojnë se rajoni është edhe një herë një kuti e zezë gati për t’u ndezur, shkruan më tej media amerikane.

Rusia ka qenë veçanërisht aktive në Malin e Zi, ku Moska synonte të minonte ofertën e vendit të vogël për t’u bashkuar me NATO-n dhe për t’u afruar me Evropën.

“Ky mund të jetë fillimi i përpjekjeve konkrete për të frenuar Serbinë, dhe rrjedhimisht ndikimin rus, në Ballkan duke mbështetur aleatët e pambrojtur të NATO-s dhe duke kundërshtuar operacionet dezinformuese ruso-serbe në Bosnje dhe Kosovë”, tha diplomati për Fox News Digital, duke folur për vizitën e zyrtarit të lartë amerikan.

The post “Fox News” tregon prapaskenat e vizitës së Blinken në Tiranë: Parashikohet rrezik konflikti në Ballkan, Putin e Vuçiç kanë grumbulluar armët për Kosovën appeared first on Albeu.com.

Stoltenberg nga Shkupi: NATO nuk do të lejojë destabilitet në rajon
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të martën në Shkup se Aleanca Veri-atlantike do të bëjë gjithçka për të parandaluar ndonjë përshkallëzim të gjendjes së sigurisë, apo kërcënim ushtarak ndaj ndonjë vendi anëtar të NATO-së apo edhe të vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor.

Këtë deklaratë ai e bëri pas takimit që zhvilloi me kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaçevski, kur u pyet të komentojë deklaratën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, se Rusia po synon të nxisë konflikt në rajon.

“Ne nuk shohim ndonjë kërcënim ushtarak që do të vinte nga Rusia ndaj ndonjë vendi anëtar të NATO-s, apo rajonit, por gjithsesi se jemi të kujdesshëm dhe nga afër po vëzhgojmë çfarë po bën Rusia. Ne kemi prani ushtarake në këtë rajon, KFOR-in në Kosovë, shtabin e përgjithshëm në Sarajevë dhe zyrën në Beograd dhe jemi të përgatitur që të bëjmë gjithçka për të mbrojtur çdo aleat nga çfarëdo qoftë kërcënimi”, tha Stoltenberg.

Kreu i NATO-s përsëriti mesazhin e aleancës për Rusinë se “duhet të përmbahet nga veprimet agresive ndaj fqinjëve dhe gjithsesi t’i japë fund agresionin ndaj Ukrainës”.

Stoltenberg, i cili arriti në Shkup pas vizitës në Beograd, tha se “siguria e Ballkanit Perëndimor është e një rëndësi të veçantë për NATO-n” dhe më këtë rast përmendi disa arsyeje që paraqesin “brengosje për aleancën”.

“Në Bosnjë Hercegovinë u paraqiten tensione dhe këtu inkurajoj liderët politikë që të përmbahen nga ndarjet dhe retorika secesioniste, ndërsa përpjekjet e tyre t’i orientojnë drejt pajtimit dhe të ardhmes paqësore”, tha kreu i NATO-s.

Në këtë kuadër, Stoltenberg foli edhe për zhvillimet në Kosovë, duke theksuar nevojën për vazhdimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Në Kosovë kohë më parë pamë incidente me dhunë serioze që përfshinte edhe sulme të papranueshme ndaj trupave paqësore të KFOR-it dhe ata që e bënë këtë duhet të përgjigjen. Beogradi dhe Prishtina duhet të vazhdojnë me dialogun që po lehtësohet nga Bashkimi Evropian, pasi është mënyra e vetme drejt zgjidhjes e cila do të respektonte të drejtat e të gjitha bashkësive etnike”, tha shefi i aleancës ushtarake perëndimore.

Ai foli edhe për rolin e Maqedonisë së Veriut në sigurinë rajonale, miratimin e ndryshimeve të nevojshme kushtetuese për integrimin në Bashkimin Evropian.

Këtë mesazh ai ua përcolli edhe deputetëve në një fjalim në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, ndërkohë tha se institucionet do të bëjnë gjithçka për sigurinë rajonale, por edhe për arritjen e integrimit evropian si “rruga më e mirë e mundshme për të ardhmen e vendit”.

“Siguria rajonale është më rëndësi si asnjëherë më parë, andaj prioritet i yni mbetet integrimit evropian, para se gjithash i Maqedonisë së Veriut, por edhe i rajonit. Nuk duhet të kemi pengesa në këtë rrugë dhe do të bëjmë gjithçka të mundur që të bëjmë këtë rrugë deri në fund, deri në anëtarësimin tonë në BE, deri në vitin 2030”, deklaroi Kovaçevski.

Kryeministri maqedonas tha se angazhimi për paqen, sigurinë dhe perspektivën e qytetarëve “nuk mundet dhe nuk guxon të pengohet nga kalkulimet politike të politikanëve destruktivë”.

Paraprakisht, Stoltenberg ka qëndruar në Sarajevë dhe Prishtinë. Shefi i NATO-s do ta përmbyllë turneun ballkanik me një takim të mërkurë në Shkup me udhëheqësit e shteteve anëtare të NATO-s nga rajoni. Ai do të takohet me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, presidentin kroat, Zoran Millatoviq, kryeministrin e Malit të Zi, Millojko Spajiq, dhe me atë të Sllovenisë, Robert Golob./REL

The post Stoltenberg nga Shkupi: NATO nuk do të lejojë destabilitet në rajon appeared first on Albeu.com.

Osmani: Rusia përmes satelitit të saj, Serbisë po destabilizon rajonin e Ballkanit Perëndimor
Presidentja Vjosa Osmani ka dhënë një intervistë për mediumin britanik Times Radio, ku ka folur për agresionin rus mi Ukrainën dhe gjendjen në Ballkan.

Osmani ka thënë se Rusia ka destabilizuar Ballkanin Perëndimor, përmes Serbisë, duke krijuar tensione në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë e Mal të Zi. Ajo shton se vonesat në rrugën drejt BE-së të këtij rajoni, kanë lëshuar terren për Rusinë që të veprojë.

“Ka pasur një interes të vazhdueshëm rus për destabilizim të Ballkanit Perëndimor. Jo vetëm Kosovën por edhe shtetet tjera. Dhe e kanë bërë me veprime konkrete Përmes Serbisë satelitit, Serbisë. Është mundur të krijojë tensione në kufi me Kosovën dhe destabilizim të Bosnje e Hercegovinës dhe Malit të zi, duke organziuar puç. Në këto shtete Rusia ka treguar interes për destabilizim të Ballkanit Perëndimor. Pasi përmes destabilizimit të këtij rajoni, destabilizon edhe BE-në. Këtu ka të vërteta, procesi ka ecur më ngadalë që kemi shpresuar. Pasi sa më ngadalë të ec procesi i anëtarësimit të Ballkanit Perendimor në BE, atëherë ka më shumë mundësi për Rusinë dhe interesat e saj që të jenë prezentë në rajon”, ka thënë ajo, transmeton Gazeta Express.

Tutje ajo shton se Serbia është vendi i vetëm që nuk ka vënë sanksione ndaj Rusisë dhe në anën tjetër po e përkrah atë.

“Absolutisht, ajo që po ndodh në Ukrainë tregon se është një imperativ sigurie që të kemi edhe Kosovën edhe Bosnjën që të bashkohen me ANTO-, si dy vendet e fundit që duan të bashkohem me NATO-n në rajon, pasi Serbia nuk do anëtarësimin. Pra është e qartë se kush në rajon është kundër aksioneve të Putinit dhe kush po i mbështetë. Serbia nuk ka vënë sanksione ndaj Ukrainës, por në fakt po e ndihmon atë. Pavarësisht nga fakti që ka thënë se do të anëtarësohet në BE, nuk ka përshtatur politikat e saja me ato të BE-së e NATO-s”, përfundoi Osmani. /Gazeta Express/

The post Osmani: Rusia përmes satelitit të saj, Serbisë po destabilizon rajonin e Ballkanit Perëndimor appeared first on Albeu.com.

Basha nga Dibra: Lufta në Ukrainë, rrezik për destabilizimin e rajonit
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ndodhet në Dibër në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 6 marsit. Basha, gjatë fjalës së tij përmendi dhe luftën në Ukrainë, ku tha se sulmi rus është një kërcënim për mbarë botën dhe një rrezik për destabilizimin e rajonit.

“Ju falënderoj nga zemra vëllezër dhe motra, vëllezër dhe motra dhe shpreh kënaqësinë e dyfishtë që ndodhemi brenda një harku kohor të shkurtër përsëri këtu në zemër të Dibrës, në qendër të Peshkopisë, në një ditë ku dielli shndrinë edhe më fortë, po shkëlqimi i tij na duket edhe më i madh sepse sheshi është mbushur plotë e përplot jo vetëm me nëna dhe baballarë dibranë, por dhe me rininë dibrane. Të cilën e paskeni zgjedhur sot në këtë takim përmbyllës të kësaj fushate të shkurtër, por kaq të rëndësishme për shpresën dhe zemrat e dibranëve, të jetë zëdhënësja e Dibrës dhe dibranëve. E kjo në një trevë ku mençuria është legjendare. E ku mençuria padiskutim, vjen jo vetëm nga geni dibran, por edhe nga përvoja e gjatë jetësore që e pajis dibranen dhe dibranin në një zgjuarsi të rrallë, për të ndarë të mirën nga e keqja, të shkuarën nga e ardhmja, pesimizmin nga optimizmi, ndarje e cila nuk ndodh thjeshtë sot, por ka ndodhur mot së moti, edhe në kohët më të vështira ku nuk e bënin fjalët, por e bënte pushka, e bënte topi, e bënte mençuria dhe trimëria, pena dhe pushka e dibranit. E pra sot ja tek jemi mbledhur për një vendim që do të merret të dielën, Siç e thash, pak kohë na ndajnë nga takimi ynë i fundit, por ndërkohë shumë gjëra kanë ndodhur. Dibra me të vërtetë ka dekada që mbahet e izoluar, pa infrastrukturë, por dibranët e ndodhur kudo anembanë botës dhe këtu në djepin e mençurisë së tyre legjendare, kurrë nuk kanë qenë të izoluar nga ngjarjet që ndodhin anembanë botës. Dhe një nga këto ngjarje padiskutim, e cila po gdhend me shpejtësi atë që do të ndodh në javët, në muajt, në vitet në vazhdim, një nga këto momente të rëndësishme është pushtimi që po i bën Rusia Ukrainës. Ky është një kërcënim për mbarë botën demokratike. Është një betejë midis të keqes dhe të mirës.

Ky është kërcënim për mbarë botën. Betejë midis të keqes dhe të mirës. Është betejë që Dibra e njeh shumë mirë. Me numra më të vegjël se ushtritë pushtuese, është gjendur në lufta të pabarabarta, duke luftuar kundër shumë krajilijve, por ia kemi dalë të mbrojmë Dibrën. Sot është moment i rëndësishëm dhe për sakrificat e stërgjyshërve tanë. Ngjarjet që po ndodhin në Ukrainë. Mund të destabilizojnë dhe rajonin, përmes aleatit që Rusisë, që i kanë lënë shpesh shapkat shpesh në bregun e Drinit. Aleati i tyre që u nda nga bota demokratike dhe refuzoi ta dënonte agresorin. Sot ka një dallim të madh, pasi ka vite që shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë, janë të bekuar me një aleat si SHBA. Çdo sulm kundër Shqipërisë, është sulm ndaj SHBA-v. Ne jemi të mbrojtur në çdo rast. Detyra jonë si PD është që qëndrojmë ashtu siç kemi lindur, partnerë të SHBA-ve. Të tillë kemi lindur dhe do vazhdojmë dhe të tillë do të ecim para me zgjedhjet që do të bëjmë dhe këtë të diel. Kjo situatë e krijuar me sulmin në Ukrainë, do të ndikojë në vendin tonë, siç është çmimi i karburantit. Thirrja ime e drejtuar kësaj qeverie është që të marrë masat e menjëhershme. Të ndalë pagesat korruptive të inceneratorëve, që ishte një aferë e pastër korruptive. Plot 430 mln euro kanë shkuar në xhepat e qeveritarëve. Çdo duhet t’u kthejë shqiptarëve paratë. Kjo është beteja jonë. Ky është modeli ynë.”, tha Basha.

The post Basha nga Dibra: Lufta në Ukrainë, rrezik për destabilizimin e rajonit appeared first on Albeu.com.