deshtimi Archives - Albeu.com

Zhupa: Policia e shtetit po dështon në garantimin e rendit dhe sigurisë në Sarandë
Në një deklaratë për mediat nga qyteti i Sarandës, deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, u shpreh se ngjarjet kriminale që po ndodhin në qytet, përfshirë rrëmbime, plagosje, vrasje dhe shpërthime, po rrezikojnë jetën e banorëve dhe po krijojnë një gjendje pasigurie për komunitetin.

Zhupa theksoi se është e nevojshme që Policia e Shtetit të ndërhyjë menjëherë, të monitorojë terrenin dhe të marrë masa proaktive për të parandaluar krimet, duke qenë pararendëse e ngjarjeve dhe jo vetëm për të reaguar pas tyre.

Deputetja gjithashtu kërkoi që autoritetet të intensifikojnë praninë në terren dhe të zbatojnë kontrolle të rregullta për të siguruar paqen dhe sigurinë në Sarandë.

DEKLARATA E DEPUTETES SË PD, INA ZHUPA NGA SARANDA:

Ngjarjet e vazhdueshme kriminale janë bërë refren në qytetin e Sarandës, ku që nga sezoni turistik por dhe tani në muajt e parë të vjeshtës vazhdojnë më rrëmbime, plagosje, vrasje, shpërthime, të cilat rrezikojnë jeten e banorëve të qytetit të Sarandës.

Si deputete e Sarandës kam ndarë shpesh shqetësimin publik për këtë gjëndje, duke i kërkuar Ministrisë së Brëndshme nëpërmjet strukturave të policisë së shtetit të reagojë.

Të vër në kontroll dhe të monitoroj terrenin në qytetin e Sarandës.

Duhet që Policia e Shtetit të reagoj për të parandaluar ngjarjet, për të qenë ajo pararendëse e asaj që do të ndodhi në Sarandë dhe jo për të numëruar viktimat mbasi ngjarja ka ndodhur.

The post Zhupa: Policia e shtetit po dështon në garantimin e rendit dhe sigurisë në Sarandë appeared first on Albeu.com.

Belind Këlliçi: Dështim katastrofik me inceneratorët, paratë e shqiptarëve të zhdukura në tre projekte fantazmë
Ditën e sotme, në një deklaratë për mediat, deputeti i Zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, e ka quajtur krijimin e një operatori kombëtar për trajtimin e mbetjeve, si një fasadë për afera korruptive.

“Edhe ky projekt pritet të jetë një tjetër gropë e zezë korrupsioni, një tjetër ndërmarrje fasadë ku do të zhduken të tjera miliona euro nga taksat e qytetarëve. Sepse nuk kemi të bëjmë me reformë, por me të njëjtin model, zhdukje fondesh përmes propagandës dhe kontratave klienteliste”, tha Këlliçi në një dkelaratë nga selia blu.

Demokrati përfundoi me “projekti i inceneratorëve është vjedhja e shekullit, ndërsa ‘riciklimi’ i Ramës është thjeshtë afera korruptive e radhës”.

DEKLARATA:

Të nderuar qytetarë,

Prej 12 vitesh në pushtet, Edi Rama ka vërtetuar se qeverisja e tij është sinonim i korrupsionit, mashtrimit dhe shpërdorimit të parasë publike. Afera e inceneratorëve është shembulli më kriminal i kësaj qeverie: qindra milionë euro të shqiptarëve janë zhdukur në tre projekte fantazmë, në Elbasan, Fier dhe Tiranë, projekte që as funksionojnë, as nuk kanë prodhuar asnjë kilovat energji siç duhej të ndodhte, as nuk kanë trajtuar asnjë ton mbetje sipas standardeve, por mbi të gjitha kanë future Shqipërinë në një situatë emergjence kombëtare mjedisore duke cënuar rëndë shëndetin e qytetarëve shqiptarë.

Për të kuptuar përmasën e vjedhjes dhe kolapsit mjedisor, mjafton të kujtoni pamjet e djegies së landfillit të Elbasanit dhe Vlorës apo pirgun gjigand të mbetjeve të depozituara në landfillin e Sharrës.

Sot pas 12 vitesh mashtrime dhe pastrim parash përmes kontratave koncesionare kriminale, Edi Rama vjen e na thotë se do të braktisë incenerimin si strategji dhe do të kalojë në ‘strategjinë e riciklimit’. Nuk kemi të bëjmë me një vizion të ri, por me një pranim të dështimit spektakolar të tij, pasi projekti kombëtar i inceneratorëve u shndërrua në skemën më të madhe të grabitjes së fondeve dhe taksave të qytetarëve në historinë e shtetit shqiptar.

Dhe këtu ndalemi një çast e flasim me fakte:

Inceneratori i Elbasanit: një vepër që duhej të prodhonte energji dhe të trajtonte mbetjet e qarkut Elbasan. Sot, nën menaxhimin e Gledian Llatjas, kjo ngrehinë jo vetëm që nuk trajton asnjë ton mbetje, por landfilli merr flakë çdo 6 muaj duke djegur jo vetëm mbetjet, por edhe miliona euro taksa të qytetarëve të Elbasanit, të cilët tashmë dhuratë kanë edhe dyfishimin e tarifës së pastrimit.

Inceneratori i Fierit: i shpallur si ‘model suksesi’ nga Edi Rama, edhe ky nuk funksionon. Me dhjetëra miliona euro të shpenzuara, sot kanë prodhuar vetëm një pirg betoni pa asnjë vlerë. Që ky ‘model suksesi’ i Edi Ramës është një aferë korruptive e pastër kuptohet fare qartë nga veprimet e Belinda Ballukut e cila refuzon të paguajë mbylljen e investimit dhe Armando Subashi, i cili në ndryshim nga Llatja Elbasanit, refuzon ta marrë në administrim këtë monument korrupsioni.

Landfilli i Vlorës: për të cilin është folur shumë pak, por retë e zeza kancerogjene mbi qytetin turistik të Vlorës, flasin shumë. ‘Mrekullia’ e Ramës në Vlorë kushtoi 10 milionë euro, por edhe këtu këtë ‘mrekulli’ korruptive refuzon ta marë në administrim Ermal Dredha.

Dhe për ta përmbyllur kalojmë tek kryevepra korruptive e Inceneratorit fantazmë të Tiranës: skandali më i madh korruptiv në historinë e shtetit shqiptar, ku mbi 170 milionë euro janë paguar për një objekt që nuk ekziston! Asnjë tullë nuk është vendosur në atë që sot është kthyer në fushën më të madhe të depozitimit të plehrave në Shqipëri dhe është duke helmuar dhe kontaminuar në mënyrë masive, jo vetëm zonën përret, por të gjithë kryeqytetin.

Këto denoncime tashmë janë të provuara me fakte të pakontestueshme, të bëra publike prej vitesh nga Partia Demokratike dhe opozita, të mbështetura me dokumente origjinale, kontrata dhe prova ligjore, por që deri më tani SPAK ka vendosur që ti trajtojë si afera korruptive të ndara veç e veç dhe jo si një strategji e një organizate të mirefilltë kriminale, e cila drejtohet nga Edi Rama.

Këto fakte kanë çuar para drejtësisë dhjetëra zyrtarë të nivelit të ulët dhe presta-nome të qeverisë, por fatkeqësisht ende nuk kanë prekur pronarët faktikë të këtyre veprave: Edi Ramën dhe Erion Veliajn.

Të nderuar qytetarë,

Kryeministri që shkatërroi financat publike me inceneratorët, del e thotë se do të ngrejë një ‘operator kombëtar për trajtimin e mbetjeve’. Edhe ky projekt pritet të jetë një tjetër gropë e zezë korrupsioni, një tjetër ndërmarrje fasadë ku do të zhduken të tjera miliona euro nga taksat e qytetarëve. Sepse nuk kemi të bëjmë me reformë, por me të njëjtin model, zhdukje fondesh përmes propagandës dhe kontratave klienteliste.

Partia Demokratike u kujton shqiptarëve se në vitin 2012, kur PD ishte në qeveri, ishte hartuar një strategji serioze për trajtimin e mbetjeve, e bazuar tek riciklimi dhe ekonomia e gjelbër, pa afera korruptive dhe pa dhunuar buxhetin e shtetit.

Edi Rama, me qëllim të vetëm përfitimin e bandës së tij, e hodhi poshtë këtë strategji dhe shpiku projektin kombëtar të inceneratorëve, duke e kthyer trajtimin e mbetjeve, në një biznes gjigant të pastrimit të parave.

E vërteta është një dhe vetëm një: projekti i inceneratorëve është vjedhja e shekullit, ndërsa ‘riciklimi’ i Ramës është thjeshtë afera korruptive e radhës.

The post Belind Këlliçi: Dështim katastrofik me inceneratorët, paratë e shqiptarëve të zhdukura në tre projekte fantazmë appeared first on Albeu.com.

Erisa Xhixho: Dështimi i sistemit arsimor është përgjegjësi vetëm e Edi Ramës
Përmes një postimi në rrjetet sociale, nënkryetarja e Partisë së Lilrisë, Erisa Xhixho, shprehet se dështimi i sistemit arsimor, është përgjegjësi vetëm e Edi Ramës.

Xhixho ka listuar një sërë faktesh, ku sipas saj sistemi i qeverisjes së Edi Ramës, është dështim.

Postimi i Xhixhos:

Dështimi i sistemit arsimor është përgjegjësi vetëm e Edi Ramës.

Fakt është që në 12 vite kemi buxhetin për arsimin më të ulët në rajon.

Fakt është që rezultatet e testeve PISA treguan që kemi rënie drastike në matematikë, fizikë e letërsi dhe u renditëm në vend të 69 nga 80 vende.

Fakt është që kemi dështuar me kurrikulat dhe nxënësit nuk kuptojnë tekstet shkollore që u vihen përpara.

Fakt është që rreth 60% e 15-vjeçarëve janë analfabetë funksionalë.

Ngjarja e rëndë në shkollën “Fan Noli” tregoi qartë dështimin e kësaj qeverie edhe me sigurinë në shkolla.

Edi Rama dhe kjo qeveri në vend që të marrë përsipër përgjegjësitë, si gjithmonë fajin e hedh te të tjerët dhe po përpiqet ta gjejë fajtorin te rrjetet sociale.

Arsyet e degradimit të arsimit në Shqipëri nuk fshihen as pas Tik-Tokut, as pas Snapchat-it.

Ato lidhen direkt me keqqeverisjen prej shumë vitesh dhe mospasjen kurrë të arsimit prioritet.

Edi Rama nuk mund t’ia hedhë fajin Tik-Tokut për modelet që promovon, kur trafikantët dhe kriminelët i ka bërë vetë deputetë e u ka dhënë karrige ministrash e kryebashkiakësh.

Nuk e ka fajin Tik-Toku për shkretimin e shkollave që kthehen në shtëpi bari, si ajo në Vaun e Dejës.

Faji është i vetë qeverisë që ka rrënuar arsimin, duke detyruar shqiptarët të ikin për t’i rritur e arsimuar fëmijët e tyre jashtë Shqipërisë.

Modelet jo të mira që thotë se imponon Tik-Toku, Edi Rama i ka në shkollë.

Le të sjellim ndërmend drejtorin e shkollës artistike “Jan Kukuzeli”, në Durrës, që shiste armë dhe drogë.

Kjo qeveri duhet ndeshkuar me forcë sepse nuk mbajti asnjë premtim për arsimin dhe e rrënoi!

Ne na duhet një pakt kombëtar për arsimin, të cilin duhet ta bëjmë prioritet kombëtar, pasi vetëm duke ringritur arsimin mund të ringremë Shqipërinë.

The post Erisa Xhixho: Dështimi i sistemit arsimor është përgjegjësi vetëm e Edi Ramës appeared first on Albeu.com.

Dështimi në Champions League, PSG synon të rinovojë skuadrën
Verën e ardhshme, Paris Saint-Germain do të përpiqet të sjellë Bernardo Silvan dhe të bindë Victor Osimhen të heqë dorë nga kalimi në Premier League dhe kampioni francez, përveç këtyre dyve, planifikon të shtojë më shumë përforcime për të riparuar plotësisht ekipin pas dështimit të fundit.

Kështu, L’Equipe franceze ka publikuar sot listën e futbollistëve që mund të vijnë verën e ardhshme dhe të ndihmojnë Kylian Mbappe dhe Lionel Messi në luftën për titullin e kampionit të Europës.

Në krye të listës së dëshirave është 28-vjeçari portugez Silva, i cili në fund të sezonit do të largohet nga Manchester City dhe krahas tij në pjesën sulmuese, PSG kërkon edhe 19-vjeçarin Ryan Cherki nga Lyon.

The post Dështimi në Champions League, PSG synon të rinovojë skuadrën appeared first on Albeu.com.

Britania reagon pas rimarrjes së Khersonit nga Ukraina: Putin është poshtëruar, dështim i tij
Rusia ka arritur vetëm “izolim dhe poshtërim ndërkombëtar” nga pushtimi i saj në Ukrainë, tha Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Wallace.

Në një deklaratë së fundmi, Wallace tha se tërheqja e forcave pushtuese të Vladimir Putin nga qyteti kyç i Khersonit shënon “një tjetër dështim strategjik” pasi Rusia dështoi të arrijë asnjë nga qëllimet e saj kryesore përveç marrjes së qytetit.

“Tërheqja e njoftuar e Rusisë nga Kherson shënon një tjetër dështim strategjik për ta. Në shkurt, Rusia nuk arriti të marrë asnjë nga objektivat e saj kryesore përveç Khersonit. Tani me dorëzimin e kësaj, njerëzit e zakonshëm të Rusisë duhet të pyesin me siguri veten për çfarë ishte e gjithë kjo situatë”, deklaroi Wallace.

“Ushtria ruse ka pësuar një humbje të madhe jetësh si rezultat i pushtimit të saj të paligjshëm dhe ka arritur vetëm izolimin dhe poshtërimin ndërkombëtar”, ndërsa shtoi se “Mbretëria e Bashkuar dhe komuniteti ndërkombëtar do të vazhdojnë t’i mbështesin ata, dhe ndërsa tërheqja është e mirëpritur, askush nuk do të nënvlerësojë kërcënimin e vazhdueshëm që vjen nga Federata Ruse”.

The post Britania reagon pas rimarrjes së Khersonit nga Ukraina: Putin është poshtëruar, dështim i tij appeared first on Albeu.com.

Shefi britanik i Mbrojtjes: Putin po dështon në Ukrainë, problemet e tij po shtohen
Vladimir Putin “po dështon në të gjitha objektivat e tij strategjike ushtarake” dhe “problemet e tij po shtohen”, tha kreu i forcave të armatosura të Britanisë.

Shefi i Shtabit të Mbrojtjes, Admirali Sir Tony Radakin tha: “Në fillim, ne thamë se ky ishte një gabim strategjik i Presidentit Putin dhe gabimet strategjike çojnë në pasoja strategjike. Dhe në këtë rast, është një dështim strategjik. Putini po dështon në të gjitha objektivat e tij strategjike ushtarake, ai donte të nënshtronte Ukrainën, kjo nuk do të ndodhë. Ai donte të merrte kontrollin e kryeqytetit, ne e pamë që ai u mund më herët. Ne e pamë se ai donte të dobësonte NATO-n. NATO tani është shumë më e fortë dhe ne kemi Finlandën dhe Suedinë që i bashkohen. Ai dëshiron të thyejë vendosmërinë ndërkombëtare. Epo, në fakt kjo u forcua gjatë kësaj periudhe, dhe ai është nën presion, problemet e tij po shtohen. Ai gjithmonë ka pasur një problem për sa i përket ekuipazhit të pajisjeve që ka dhe nuk ka fuqi punëtore të mjaftueshme. Forcat e tij janë të pakta në tokë. Dhe ne po shohim gjithashtu një forca të mrekullueshme të armatosur ukrainase që kanë qenë të guximshme, ata po luftojnë për vendin e tyre dhe kanë përqafuar mbështetjen ndërkombëtare që të gjithë ne po ofrojmë. Mendojmë se është domethënëse për sa i përket asaj që po ndodh në terren, është vërtet domethënëse për moralin ukrainas dhe domethënëse për ndikimin që ka në forcat ruse. Por njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm, rezultati i mundshëm me gjithë këtë është se do të vazhdojë për një kohë të gjatë. Dhe kjo është arsyeja pse ka një dëshirë kur njerëzit nxjerrin përfundime të shpejta se ose presidenti Putin është i dobët dhe baza e tij e pushtetit mund të minohet, ose se Ukraina ka fituar një terren dhe ka pasur një veprim madhështor në verilindje. Por kjo nuk çon automatikisht në fitore të lehta diku tjetër.”

The post Shefi britanik i Mbrojtjes: Putin po dështon në Ukrainë, problemet e tij po shtohen appeared first on Albeu.com.