deshtim Archives - Albeu.com

Lefter Maliqi: KLGJ, simboli i dështimit të reformës në drejtësi
Në një reagim pas ngjarjes tragjike ku humbi jetën gjyqtari Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, ish-deputeti Lefter Maliqi, ka denoncuar gjendjen e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, duke e cilësuar si të kapur politikisht dhe të zhytur në kaos institucional.

Ai e ka quajtur Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ), “simbolin e dështimit” të reformës në drejtësi, duke e akuzuar për vonesa të pajustifikueshme dhe për pengimin e funksionimit normal të gjykatave.

Maliqi deklaron se reforma e nisur 9 vite më parë ka larguar qindra gjyqtarë dhe prokurorë, duke lënë pas një sistem të paralizuar që prodhon vetëm “vonesa, padrejtësi dhe pasiguri”.

Ai thekson se qytetarët presin deri në 4 vjet për një gjyq të shkallës së parë dhe 6–7 vjet për Apelin, ndërsa disa mbeten peng të drejtësisë për 15 vite.

Deklarata:

Pas ngjarjes tragjike ku humbi jetën gjyqtari Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, sistemi i drejtësisë është zhveshur plotësisht nga çdo fasadë.

Kjo është fytyra e vërtetë e kaosit që ka mbjellë një reformë e kapur politikisht, që shkatërroi institucionet, largoi qindra gjyqtarë e prokurorë dhe sot prodhon vetëm vonesa, padrejtësi dhe pasiguri!

Turp që 9 vjet pas kësaj “reforme historike”, shqiptari duhet të presë 4 vjet për një gjyq të shkallës së parë dhe 6-7 vjet në Apel!

Ka njerëz që mbeten peng i drejtësisë për 15 vjet, ndërsa pushtetarët shëtisin të qeshur mes luksit dhe korrupsionit që kanë mbjellë vetë!

Dhe ndërkohë…

Janë diplomuar 45 gjyqtarë të rinj, magjistratë që kanë përfunduar trajnimin, por presin prej 4 muajsh që KLGJ t’i emërojë në gjykata!

Nga njëra anë, KLGJ e qeveria ankohen se nuk ka gjyqtarë dhe se stoku i dosjeve ka kaluar mbi 200 mijë, ndërsa nga ana tjetër mbajnë peng 45 të rinj që mund të ndihmonin menjëherë sistemin!

Ky është absurdi dhe cinizmi i një drejtësie që po mbahet peng nga vendime politike dhe interesa të ngushta!

KLGJ sot nuk është garant i drejtësisë, por pengmarrësi i saj!

Shqiptarët e kanë kuptuar: kjo nuk është reformë për drejtësi, por për pushtet!

Koha e mashtrimeve mbaroi – drejtësia duhet t’i kthehet qytetarit, jo partisë!

The post Lefter Maliqi: KLGJ, simboli i dështimit të reformës në drejtësi appeared first on Albeu.com.

Marrëveshja Rama-Meloni për refugjatët/ Gjykata e Romës: Nuk garantohet e drejta për kujdes shëndetësor
Një tjetër pengesë për qendrat e emigrantëve në Shqipëri të promovuara nga qeveria Meloni, e cila tashmë ndodhet nën presion të fortë në Europë për të shpëtuar një eksperiment të dështuar dhe jashtëzakonisht të kushtueshëm. Problemet nuk lidhen më vetëm me përcaktimin e listës për vendet e sigurta, një kriter kyç për procedurën e përshpejtuar të kufirit dhe për mbajtjen e emigrantëve në territorin shqiptar, një koncept i rrëzuar nga vendimi i fundit i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. Një vendim i ri i Gjykatës së Romës vë në pikëpyetje edhe fazën e dytë të projektit: përpjekjen për të shpëtuar dështimin shqiptar përmes transformimit të qendrës në Gjader në një CPR, duke transferuar aty edhe persona të ndaluar tashmë në Itali. Gjykata është e qartë: në Shqipëri nuk mund të ofrohet kujdes shëndetësor i përshtatshëm, një e drejtë e garantuar nga Kushtetuta italiane.

“Mbajtje që cenon të drejtën për shëndet”

Në vendim thuhet se “mënyrat me të cilat aktualisht është i ndaluar paditësi në CPR-në e Gjadrit cenojnë të drejtën e tij themelore për shëndet”. Një shkelje aq e hapur, sa që kërkonte një masë të menjëhershme mbrojtëse. “Pamundësia për të përmirësuar gjendjen për shkak të mungesës së trajtimit mjekësor dhe përkeqësimit të vazhdueshëm të kushteve shëndetësore të paditësit, me pasoja të paparashikueshme, justifikon lëshimin e një vendimi urgjent pa dëgjuar palën tjetër”, thekson gjykata.

Rasti që çoi në këtë vendim

Gjykata mori vendimin në përgjigje të kërkesës së një shtetasi të ndaluar, i cili ishte transferuar nga CPR-ja e Torinos. Ai ishte ndaluar thjesht sepse, ndonëse kishte punuar vazhdimisht, nuk kishte asnjë kontratë pune që t’i siguronte dokumentacion të rregullt. Pas transferimit në Shqipëri, ai nisi të shfaqte “pagjumësi” dhe makthe të përsëritura, “ankth të shpeshtë”, gjendje depresive, humbje oreksi, pa mendime vetëvrasëse.

Pa qenë i informuar dhe pa nënshkruar asnjë lloj “pëlqimi”, një kusht i domosdoshëm për terapitë jashtë protokolleve të sistemit shëndetësor kombëtar – atij i janë dhënë psikotropë të fortë, “pa recetë të duhur mjekësore dhe për qëllimin e vetëm të qetësimit”.

Antiepileptikë si qetësues

Konkretisht, atij iu dha Rivotril, një antiepileptik i fortë. Disa javë më vonë, për shkak të përkeqësimit të shpejtë të gjendjes shëndetësore, iu shtua edhe një tjetër ilaç i njohur si “trittico”, një sedativ dhe antidepresiv. Ky “koktej” farmaceutik përdoret shpesh në mënyrë të pakontrolluar edhe në CPR-të brenda territorit italian, siç është zbuluar nga një hetim i Altraeconomia, i cili evidentoi rritjen alarmante të blerjeve të antiepileptikëve, që përfaqësojnë benzodiazepinat me kosto të ulët.

Në rastin e Shqipërisë – dhe ndoshta jo vetëm – paraqiten disa problematika serioze. Së pari, administrimi i terapisë jashtë protokolleve (off-label) lejohet vetëm pasi pacienti të jetë informuar plotësisht dhe të ketë dhënë pëlqimin me shkrim. Së dyti, në dosjen shëndetësore të paditësit është përmendur edhe nevoja për ndihmë psikologjike, e cila nuk është ofruar asnjëherë.

“Terapia jashtë kushteve ligjore”

Sipas gjyqtarit, “jo vetëm që paditësi nuk po merr trajtim të përshtatshëm për gjendjen e tij shëndetësore, e cila duket se po përkeqësohet vazhdimisht, por terapia i është dhënë jashtë kushteve dhe garancive të parashikuara nga ligji”. Gjithashtu, “terapia psikologjike, e rekomanduar që nga hyrja e tij në Gjadër, nuk është ofruar, por janë zhvilluar vetëm vetëm seanca monitorimi”.

Kush janë mjekët që ofrojnë kujdes në CPR?

Deri këtu, kemi të bëjmë me një rast individual. Por gjykata vë në dukje edhe probleme strukturore më të thella. “Nga ditari klinik – shkruan gjykata – nuk kuptohet se cilës organizatë i përkasin mjekët që e kanë në kujdes paditësin, apo nëse janë apo jo pjesë e Shërbimit Shëndetësor Italian. Në fakt, në Shqipëri nuk ka një strukturë të përhershme të këtij shërbimi, ndërkohë që është e qartë se paditësi duhet të trajtohet nga një strukturë e përshtatshme siç është një qendër për shëndetin mendor pranë ASL-së.”

Problem i përhapur në të gjitha CPR-të

Këto arsye ishin të mjaftueshme për të pranuar kërkesën e paditësit dhe për të urdhëruar lirimin e menjëhershëm dhe kthimin e tij në Itali. Por ajo që zbulohet në këtë vendim nuk është vetëm problem i këtij rasti të veçantë.

Ashtu si në Shqipëri, edhe në CPR-të në Itali, kujdesi shëndetësor nuk është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar, siç është në burgje, por sigurohet nga enti menaxhues. Kjo është një dobësi e njohur edhe nga një vendim i fundit i Gjykatës Kushtetuese, e cila ndonëse evidentoi një sërë shkeljesh dhe mangësish, që nga mungesa e kujdesit shëndetësor deri te cenimi i të drejtës për lidhje emocionale, nuk u shpreh për kushtetutshmërinë e normave përkatëse, duke ia lënë vendimmarrjen ligjvënësit.

Rreziku i një vale padish

Ndër problemet e evidentuara është edhe mungesa e qartësisë për kompetencat e gjyqtarit civil në rastet e mbajtjes në CPR. Aktualisht, siç rikujton Gjykata e Romës, gjyqtari mund të vendosë vetëm për vazhdimin ose ndërprerjen e ndalimit, por jo për transferimin në një CPR tjetër, veprim që gjithsesi nuk do të zgjidhte problemin e trajtimit shëndetësor, pasi nuk parashikohet që në këto qendra kujdesi të ofrohet nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar.

Për këtë arsye, siç thekson gjykata, “duhet të konsiderohet se, në këtë rast, masa e vetme e përshtatshme për të mbrojtur të drejtën për shëndet të paditësit është ndërprerja e menjëhershme e ndalimit dhe lirimi i tij”. Një vendim që vendos një precedent dhe mund të hapë rrugën për paditë e ardhshme të të gjithë personave të ndaluar./ La Repubblica

The post Marrëveshja Rama-Meloni për refugjatët/ Gjykata e Romës: Nuk garantohet e drejta për kujdes shëndetësor appeared first on Albeu.com.

Kosovë/ Dështon për herë të 25-të konstituimi i Kuvendit, vazhdon bllokada
Dështon sërish të konstituohet Kuvendi i Kosovës edhe në tentativën e 25-të.

Kjo pasi sërish nuk mori votat e mjaftueshme për formimin e Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Nga 104 deputetë që ishin në sallë, 51 deputetë votuan pro, një kundër dhe s’pati abstenim.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe Lista Serbe që të bëjnë propozimet e kandidatëve të tyre për komision, por këto parti sërish nuk pranuan të propozojnë emrat si dhe nuk morën pjesë në votim.

Seanca u ndërpre për shkak të mungesës së kuorumit për të vazhduar me 04.06.2025j në orën 10:30.

The post Kosovë/ Dështon për herë të 25-të konstituimi i Kuvendit, vazhdon bllokada appeared first on Albeu.com.

Dështoi 20 herë/ Sot tentativa e 21-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, a do kalohet ngërçi politik?
KOSOVË- Pas 20 dështimeve, Kuvendi i Kosovës edhe këtë të dielë do të mblidhen në përpjekjet e radhës për konstitumimin e legjislaturës së nëntë të dalë nga zgjedhje e 9 shkurtit. Seanca është planifikuar të nisë nga ora 11:00.

Seancën e kaluar më 23 maj, për të 12-ën herë dështoi formimi i një komisioni për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës.

Çështja e votimit të fshehtë që u propozua më 1 maj nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, është dërguar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës nga partitë.

Lëvizja Vetëvendosje këmbëngul në kandidaten e saj, Albulena Haxhiu, për postin e kryeparlamentares, e cila nuk po gjen mbështetje nga partitë tjera.

Këto parti i ka bërë thirrje Vetëvendosjes që të ndërrojë kandidaten dhe në vend të Haxhiut të kandidohet “një figurë konsensuale”.

Në deklarimet pas seancës së kaluar, përfaqësues të partive politike bënë me dije se qëndrimi i tyre nuk do të ndryshojë.

Deputetja nga lista e Vetëvendosjes, Donika Gërvalla, fajësoi deputetët e partive tjera për bllokadën në Kuvend.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se Kosova është duke u mbajtur peng e kryeneçësisë së kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, duke shtuar se partia e saj është pro hapjes së rrugës me ofrimin e alternativave të tyre.

The post Dështoi 20 herë/ Sot tentativa e 21-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, a do kalohet ngërçi politik? appeared first on Albeu.com.

Dështon për herë të 17 konstituimi i Kuvendit të Kosovës, ja kur mbahet seanca e radhës
Për të 17-tën herë në Kuvendin e Kosovës, edhe sot ka dështuar konstituimi i përbërjes parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt.

Në fillim të seancës, kryesuesi Avni Dehari, nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), kërkoi konsultim me përfaqësues të partive politike.

Pas fundit të seancës, kryesuesi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, dhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, thanë se kërkesa e LVV-së ishte që vazhdimet e seancave të mos bëheshin çdo 48 orë, ashtu si e kërkon rregullorja e Kuvendit, por një herë në javë.

Pasi u konstatua se në seancë janë të pranishëm 99 nga gjithsej 120 deputetë, seanca ndoqi të njëjtin skenar si ato parapraket.

Dehari kërkoi nga partitë politike të propozojnë nga një përfaqësues për mbarëvajtjen e votimit të fshehtë për të zgjedhur kryeparlamentarin e ri.

Sërish, PDK, LDK, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe refuzuan ta propozonin një përfaqësues.

Kjo bëri që Dehari ta ndërpresë seancën, e cila u tha se do të vazhdojë më 19 maj, në 10:30.

The post Dështon për herë të 17 konstituimi i Kuvendit të Kosovës, ja kur mbahet seanca e radhës appeared first on Albeu.com.

Jorida Tabaku: Skema e pensioneve ka dështuar, duhet një reformë e thellë
Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka shkruar në lidhje me pensionistët, ku u shpreh se sot në Shqipëri, 700.000 pensionistë varen nga pensionet, e që sipas deputetes demokrate, mund të quhen më tepër lëmosha, sesa një pension i drejtë për punën e tyre në shërbim të vendit.

Tabaku theksoi se raporti i pensionistëve me totalin e popullsisë është 30%, duke e cilësuar si një nga raportet më të larta në rajon.

Kjo sipas deputetes së PD, është një tjetër shkak që duhet të kemi në vëmendje skemën e pensioneve.

Tabaku u shpreh se reforma e pensioneve në 2015, ishte një skemë e dështuar, që nuk i ofron një jetë me dinjitet kësaj kategorie.

“Shqipëria ka sot normën më të lartë të pensionistëve si përqindje të popullsisë, 30%. 700.000 pensionistë varen sot nga pensionet, nga lëmoshat në fakt që ofron qeveria. Rritja e fundit, që nuk ishte as indeksim, 25 Lekë në ditë, tregon qartësisht se skema e pensioneve ka dështuar për t’ju ofruar një jetë dinjitoze 700.000 pensionistëve”,– tha Tabaku.

Gjithashtu, deputetja e PD theksoi se modeli ekonomik i zgjedhur nga qeveria, është një nga arsyet kryesore për këtë situatë.

Sipas saj, modeli ekonomik aktual nuk po krijon bazën e nevojshme, për të mbështetur një skemë pensionesh të qëndrueshme dhe të shëndetshme.

“Model ekonomik i cili po të jetë i shëndetshëm, ofron një pension të shëndetshëm. Po të jetë i mirë dhe i qëndrueshëm, sigurisht që ofron një pension të shëndetshëm. Por duke qenë se sot rritja e pagave bëhet me telekomandë dhe jo sipas nevojave që ka tregu dhe biznesi, sot reforma e pensioneve ndodhet në një pikëpyetje të madhe”,- u shpreh Tabaku.

Tabaku u shpreh se nevojitet një reformë e thellë e sistemit të pensioneve, e cila të bazohet në një model ekonomik që promovon rritjen dhe ndihmon biznesin të krijojë më shumë vende pune.

The post Jorida Tabaku: Skema e pensioneve ka dështuar, duhet një reformë e thellë appeared first on Albeu.com.

Shqiptari po pret Evertonin? The Guardian: Kalimi i Brojës te Ipswich drejt dështimit
Armando Broja te Ipswich Town, dukej një transferim i mbyllur. Në mediat britanike u raportua se ishin mbyllur edhe testet mjekësore, ndërsa pritej vetëm zyrtarizimi i klubit anglez.

Megjithatë, ky zyrtarizim ka zgjatur shumë dhe nga “The Guardian” vijnë lajme të reja. Sipas tyre, transferimi i Brojës te Ipswich Town mund të dështojë për disa probleme të dokumentave që lidhen mes Brojës dhe ekipit t sapongjitur në Premier League dhe jo me Chelsea.

Ipswich po sheh edhe për sulmues alternativ në treg, nëse nuk arrijnë marrëveshjen me sulmuesin shqiptar.

Ndërkohë në Britani, ngrejnë dyshime se shqiptari është tunduar nga Evertoni dhe po zgjat marrëveshjen me Ipswich Town për të bërë një hap pas dhe për të kaluar te Everton.

Sa i përket Ipswich Town u tha se Broja do të kalonte tek ekipi anglez në formë huazimi nga Chelsea, me detyrim blerje për 30 milion paund, nëse do të arrinin të siguronin mbijetesën në Premier League.

The post Shqiptari po pret Evertonin? The Guardian: Kalimi i Brojës te Ipswich drejt dështimit appeared first on Albeu.com.

Kur flamuri peshon rëndë: Beteja e vetmuar e Luiza Gegës në Lojërat Olimpike
Luiza Gega nuk mundi të kualifikohej në finalen e atletikës në Lojërat Olimpike. Ajo u rendit e 9 në baderinë e saj kualifikuese, duke qenë larg pritshmërive, pasi në finalen e 3000 metrave me pengesa kualifikoheshin 5 atletet e renditura të para.

Ish-kampionia e Evropës e cila i ka bërë jehonë Shqipërisë në mbarë botën me sukseset e saj, e ndjerë në faj që këtë herë ishte shumë larg rekordit personal, u kërkoi falje bashkëkombësve të saj që nuk mundi të jepte maksimumin, ndërsa e quajti këtë garë një dështim të karrierës së saj.

Edhe pse sakrifikoi për të dhënë më të mirën nga vetja, në fakt nuk ishte faji i Gegës që këtë garë në Lojërat Olimpike ta mbyllte pa medalje, pasi gjatë muajit prill ajo ka patur probleme dhe nuk ka qenë në gjendjen më të mirë fizike.

Gega ja drejtoi gishtin vetes për rezultatin zhgënjyes, por në fakt të gjithë e dimë se kush është fajtori. Shqipëria nuk është toka e premtuar për shumë sportistë në vendin tonë, megjithatë Gega e shikon të ardhmen në ngjyrat e flamurit tonë kombëtar, pavarësisht se i duhet të përballet me mungesë të kushteve dhe mbështetjes nga institucionet.

Gega po bën sakrificë për të na përfaqësuar denjësisht në gara me emër. Ajo nuk duhet të ndjehet kokëulur, pasi dështimin mbi “shpatulla” duhet ta mbajnë përgjegjësit dhe institucionet që nuk i kushtuan rëndësi kushteve në të cilat ajo është dashur të stërvitet për garën e madhe.

Pavarësisht neglizhencës së institucioneve përgjegjëse ajo ka mundur të sigurojë një profil të lartë në atletikë dhe ka ndërtuar një karrierë cilësore, me shumë medalje e çmime.

I jemi falënderues Gegës e cila edhe pse për kaq vite i është dashur të përgatitet në kushte skandaloze, në mes të mungesës së kulturës dhe stimujve financiarë të institucioneve, ja ka dalë dhe na ka përfaqësuar denjësisht në shumë gara ndërkombëtare me emër.

Nisur nga kjo, Federata e Atletikës dhe Ministria e Sportit duhet të reflektojnë urgjentisht që kampionia jonë të mos i bashkohet eksodit të sportistëve.

The post Kur flamuri peshon rëndë: Beteja e vetmuar e Luiza Gegës në Lojërat Olimpike appeared first on Albeu.com.

Mungesa e forcës punëtore/ Pasi dështuan me punonjësit nga Bangladeshi, tani po tentohet me indianët
Biznese në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, po i drejtojnë sërish sytë te vendet e huaja për gjetjen e forcës punëtore. Emigracioni dhe plakja e popullsisë ndër vite, vijon të shtojë hendekun e gjetjes së punonjësve.

Fillimisht u tentua me punonjës kryesisht nga Bangladeshi, skemë e cila dështoi pasi ata e shihnin Shqipërinë më shumë si trampolinë për të kaluar në Europë. Tashmë India po shihet si një burim për gjetjen e punonjësve.

Në situatë të vështirë për punonjës, janë edhe fermat e mëdha dhe të mesme. Përveç ofrimit të pagave deri 1,000 euro në muaj për stallier nga drejtuesit e fermave, po kërkohen punonjës nga India.

Klajdi Myzaferi, drejtuesi i një ferme me 150 krerë lopë në Vlorë, prej muajit nëntor 2023 ka të punësuar 2 indianë që i paguan 500 USD në muaj, përfshirë akomodimin dhe ushqimin e paguar, dhe dhëniesh bonusi për punë ekstra.

“Jam i kënaqur me rendimentin e punës, sidomos me qëndrueshmërinë, gjë të cilën nuk po e hasim me punonjësit vendas. Gjithashtu kanë nisur të përshtaten edhe me proceset e automatizuara të fermës”.

Ai pritet që së shpejti të shtojë stafin me të punësuar nga India, prej 2 apo 3 punëtorë.

“Nuk ka vazhdimësi në fuqinë vendase. Nuk ka të rinj që duan të punojnë në blegtori, largohen në emigracion. Gjen forcë punëtore mbi moshën 55-vjeç, por ata nuk arrijnë të përballojnë punë të vështira në blegtori ”, tha ai.

Myzaferi shton se pagat për punonjës vendas në pozicionin e stallierit, variojnë nga 700 deri 1,500 euro në muaj. Ndërsa gjatë periudhës së verës, pagesat për punonjësit e transportit arrijnë deri në 2,000 euro në muaj.

Dy punonjës të huaj me shtetësi indiane, pritet të punësohen edhe në një tjetër ferme me 60 krerë lopë në zonën e fierit. Sipas kontratës të nënshkruar nga drejtuesi i fermës me kompaninë e rekrutimit, paga për punëtoret e huaj do të jetë 600 euro në muaj.

Por eksperti i bujqësisë dhe blegtorisë Ervin Resuli, nuk e sheh zgjedhje punësimin e shtetasve të huaj jo vetëm nga rendimenti dhe qëndrueshmëria, por për shkak të krizës se sektorit të blegtorisë.

Përfshirë edhe mosgjetjen e punonjësve, kjo sipas tij shumë shpejt do t’i sjellë blegtorisë rënie të lartë të numrit të fermave të mëdha dhe të vogla dhe numrin e krerëve të bagëtive.

Ai thotë se në këtë situatë, është shumë e domosdoshme që nga institucionet shtetërore të shtohen subvencionet për sektorin e blegtorisë, me qëllim rritjen e konkurrueshmërisë krahasuar me rajonin.

Sipas tij, diferenca në dhëniesh subvencionesh është e lartë krahasuar me rajonin. P.sh. në Kosovë subvencioni për dhitë është 30 euro për krerë, ndërsa në Shqipëri 1,200 lekë apo 12 euro për krerë për tufën nga 100 deri në 300 dhi.

Të dhënat e fundit të INSTAT, treguan se gjatë vitit 2023, numri i bagëtive shënoi ulje në mbi 11 për qind në secilën kategori, gjedhë, dhi dhe dele. Në vitin 2023 në të gjithë vendin kishte 263 mijë gjedhë me rënie vjetore 11.5%

Ndërsa numri i të imtave shënoi rënie me 11.7%. Me rënie 16% ishte edhe numri i derrave. Teksa me rritje ishin vetëm shpendët dhe kosheret me nga 2,6 dhe 8.2% secila./Monitor

The post Mungesa e forcës punëtore/ Pasi dështuan me punonjësit nga Bangladeshi, tani po tentohet me indianët appeared first on Albeu.com.

Tabaku për VOA-n: Qeveria ka dështuar me korrupsionin, por beteja e opozitës duhet bërë në institucione
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku akuzoi shumicën socialiste në pushtet se ka dështuar me luftën kundër korrupsionit dhe se ka nxitur prej vitesh kulturën e korrupsionit, pa patur asnjëherë vullnetin politik për ta luftuar fenomenin.

Megjithatë, sipas zonjës Tabaku, opozita duhet t’i zhvillojë betejat e veta brenda institucione apo mekanizmave parlamentare që ngrihen mbi këtë çështje, sikundër komisioni i posaçëm i ngritur vetëm me votat e shumicës socialiste.

Gjatë intervistës me gazetaren Menada Zaimi zonja Tabaku, flet mbi të ardhmen e opozitës, rolin e zotit Berisha në Partinë Demokratike, apo edhe vajzës së tij, Argita Malltezi.

Zëri i Amerikës: Zonja Tabaku, në disa raporte të fundit duket që çështja e korrupsionit është një nga problemet kryesore për shqiptarët.

Ditët e fundit, shumica propozoi dhe votoi një komision që do të synojë një cikël të ri reformash për sundimin e ligjit, mirëqeverisjen dhe antikorrupsionin. Ju personalisht, por dhe pjesa dërrmuese e opozitës, e keni kundërshtuar këtë nismë. Në thelb, pse sipas jush, nuk duhet mbështetur?

Jorida Tabaku: Është e vërtetë që ne sot ndodhemi në një situatë të re. Ku fatkeqsisht korrupsioni është kthyer në një nga problemet kryesore.

Sondazhet e fundit të publikuara edhe dje në Shqipëri tregojnë që nga fakti që ndërsa korrpsionin e konsideronin si pengesë dhe kërcënim, 25% e shqiptarëve, në vitin 2023 e kanë konsideruar 45% e shqiptarëve.

Kjo do të thotë që korrupsioni është shdërruar në endemik, i përhapur si një kulturë në sistem, i cili fatkeqsisht nuk është luftuar dot në 10 vite, përkundrazi, është ngritur në këtë sistem për të cilin unë po flas. Ekziston perceptimi dhe mendimi që me korrupsion ti ia del.

Që puna e ndershme nuk vlerësohet aq sa aferat korruptive. Dhe kjo situatë ka kërkuar një vullnet politik për t’u luftuar. Një vullnet politik që fatkeqsisht ka dështuar që të ekzistojë, e që ka dështuar ta luftojë korrupsionin. Korrupsionin nuk e lufton opozita.

Unë në emër të opozitës kam bërë propozime pa fund për luftën ndaj korrupsionit. Paketa ligjore, iniciativa menjëherë pas komisionit hetimor të inceneratorëve, por ato të gjitha kanë shkuar në vesh të shurdhër.

Ndërkohë që sot mazhoranca është duke u përpjekur pikërisht, për ngritjen e këtij komisioni si një mënyrë për të marrë flamurin e një beteje që nuk e merr dot.

Sepse në qoftë se ndodhemi në këtë situatë prej korrupsionit, ndodhemi prej mungesës së vullnetit politik, për ta luftuar korrupsionin, që ka ardhur nga ana e qeverisë.

Ndërkohë qe kemi disa institucione që e dënojnë atë, mirë apo keq, duke punuar, nga ana tjetër i gjithë sistemi ka frymëzuar, nxitur kulturën korruptive, që sot ekziston në Shqipëri. Unë besoj që ky vullnet politik, ka munguar dhe nuk mund të bëhet dot me një komision për 5 apo 6 muaj.

Ne duhet ta kishim shpallur luftën ndaj korrupsionit prioritet kombëtar, këtu e disa vite më parë. Dhe nuk dua që kjo gjë të përdoret si një mjet elektoral.

Por thënë kjo unë gjithmonë besoj qe ne është më mirë të jemi pjesë, sesa të mos jemi. Unë kam kundërshtuar ngritjen e këtij komisioni për mënyrën sesi janë zhvilluar gjërat, por gjykoj që luftën ndaj korrupsionit nuk mund t’ua lëmë atyre që e kanë nxitur dhe e kanë sjellë korrupsionin deri në këtë nivel.

Zëri i Amerikës: Kur ju thoni që ne duhet të jemi pjesë e tij, do t’ia thoni këtë e kolegëve tuaj anëtarëve të tjerë të grupit parlamentar opozitar. Dhe a do të bëheni pjesë, sepse deri tani nuk ka ndodhur?

Jorida Tabaku: Komisioni nuk është ngritur akoma. Ndërkohë që flasim është duke u ngritur. Unë e kam diskutuar me kolegët e grupit parlamentar mendimin që unë kam për këtë çështje. Nuk kam pse t’i bëj ato deklarata publike. Kam insistuar për pjesmarrje në institucione gjithmonë.

Kam nxitur gjithmonë që ne të kemi hapësira institucionale për të diskutuar. Shiko, unë qeverinë nuk e korrigjoj dot. Qeveria është kjo që është. Por ne duhet të bëjmë çdo gjë që është në dorën tonë për të nxitur, e që të na besojnë shqiptarët, që ne vërtet mund ta bëjmë ndryshe.

Zëri i Amerikës: Zonja Tabaku, opozita ka kundërshtuar dhe nuk është bërë pjesë, as e një komisioni tjetër të ngritur për çështjet e dezinformimit. Një çështje e ndjeshme e cila është bërë shqetësim, veçanërisht për ndërhyrjet e Rusisë apo dhë të Kinës. Ka patur së fundmi dhe një marrëveshje mes SHBA-ve dhe BE-së pikërisht për këtë. Po këtë komision, pse e refuzoni?

Jorida Tabaku: Nuk është se po e refuzojmë këtë komision. Në një demokraci funksionale si Amerika si Shqipëria, në fund të ditës respekti për institucionet na mban, hapësira që ka opozita, respektimi i institucionit të opozitës nga njëra anë, por nga ana tjetër njëkohësisht fakti që nuk ka pse të jetë një tirani e shumicës.

Nuk ka pse shumica të vendosë për çdo gjë. Nuk ka sot në parlamentin shqiptar një diskutim normal për hapësirat dhe një bashkëpunim në këtë drejtim. Unë gjykoj që çështja e dezinformimit po përdoret përsëri për qëllime elektorale.

Ka një vizë shumë të hollë që e ndan atë edhe nga liria e medias, nga hapësirat që ka sot për mediat në Shqipëri, që kanë ardhur në përkeqsim.

Që është nga treguesit e një demokracie që nuk funksionon. Shqipëria është gjithmonë në rënie sa i përket raporteve të reporterëve pa kufij.

Mënyra se si komisioni u ngrit, se si u hartua dhe si u miratua, pa asnjë diskutim dhe nga ana tjetër, duke lënë edhe një hapësirë shumë të ngushtë për interpretim, nga pikëpamja e lirisë së medias, kishte nevojë për më shumë diskutime.

Kjo është një çështje shumë e rëndësishme, sikurse e thatë ju. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nënshkruan një marrëveshje, Parlamenti Evropian ka pasur një mekanizëm, për të nxitur një debat për këtë çështje dhe nuk mund të përdoret për qëllime elektorale.

Këtë çështje ne duhet ta marrim seriozisht dhe është një çështje që unë me të vërtet mendoj që ka nevojë të gjitha strukturat me një përfshirje sa më të gjerë.

Qeveria shqiptare ka nënshkruar dhe një marrëveshje me sekretarin e Shtetit Blinken, për këtë, për sa i përket, mekanizmit global të dezinformimit, që drejtohet këtu në Departament të Shtetit. Duke patur parasysh elementin kryesor që është liria e medias.

Zëri i Amerikës: Zonja Tabaku, bojkotet e kanë penalizuar jo pak opozitën në të shkuarën. A nuk mendoni se një qëndrim i tillë refuzues, mund të jetë kundër-produktiv për ju?

Sepse ju e shihni komisionin për reformën si një lëvizje elektorale, ndërkohë që me mospjesmarrjen tuaj, mund t’i krijoni mundësinë shumicës të thotë që jeni ju që pengonin të luftohet më tej korrupsioni…

Jorida Tabaku: Dëgjo se kush e ka ngritur korrupsionin në sistem, se kush e ka ngritur në piesdestal, lidhur me ekonominë dhe mënyrën sesi funksionon, çdo gjë është shumë e qartë. Unë besoj që edhe problemet që kemi sot me ekonominë, lidhen pikërisht me korrupsionin.

Mënyra sesi ekonomia është zhvilluar, mungesa e meritokracisë, sistemi i përqendrimit të ekonomisë në pak duar, është një aferë korruptive në vetvete.

Thënë kjo, unë nuk kam qenë ndonjëherë për mospjesmarrje. Nga kjo studio këtu, kam bërë thirrje për pjesmarrje sepse bojkoti nuk na ka ndihmuar. Është më mirë të jemi sesa të mos jemi, për të mos i lënë atyre flamurin për këtë çështje kaq të rëndësishme.

Por nga ana tjetër e përsëris edhe një herë, minimumi dhe respekti për institucionin që ka opozita, por njëkohësisht hapësirën parlamentare, unë besoj që janë gjëra të rëndësishme, që ne duhet të diskutojmë.

Opozita nuk mund të merret si e mirëqenë nga njëra anë, por nga ana tjetër, edhe ne kemi nevojë për shumë punë, për të vazhduar dhe për t’i treguar njerëzve, sesi opozita do ta luftojë korrupsionin.

Janë disa mekanizma që ekzistojnë. Ekziston sigurisht një hapësirë e gjerë ligjore për të ndryshuar, por në fund të ditës duhet ky vullnet i çeliktë, për ta bërë këtë.

Zëri i Amerikës: Po a mendoni zonja Tabaku se opozita po frymëzon votuesit e ardhshëm me kauzat e saj. Zgjedhjet do të jenë shumë shpejt. Opozita po bën protesta, para bashkisë, para parlametit.

Jorida Tabaku: Janë disa elementë të cilët ne i kemi provuar në vite. Kemi provuar protestën, kemi provuar angazhimin në parlament, kemi provuar edhe të flasim me njerëzit.

Dhe ne kemi qenë më efektivë kur i kemi kombinuar këto të gjitha. Është shumë mirë që i gjithë inati, gjithë mllefi që kanë njerëzit të materializohet në protestë, për të treguar që me të vërtetë ka një shpirt proteste. Por, kjo duhet të ecë paralelisht me atë që thoni ju.

Me krijimin e frymëzimit, me një alternativë, edhe ekonomike, por edhe politike. Një alternativë për të ndryshuar sistemin, që vjen edhe nga njerëzit, sigurisht që vjen me njerëzit. Edhe me një program, një diskutim me qytetarët duhet t’i bashkangjitet kësaj forme proteste. Unë mendoj që ne e kemi vendosur pozitën në pozitë më të vështirë, atëherë kur kemi patur forcën e fjalës dhe forcën e argumentit.

Thënë kjo, besoj që është momenti që t’i alternojmë të gjitha elementët bashkë për të treguar së pari këtë inatin qytetar dhe këtë mllefin qytetar dhe së dyti për të treguar që opozita është ajo që do ta ndryshojë Shqipërinë.

Dhe kjo ka nevojë sigurisht për një përpjekje më të gjerë nga njëra anë, por nga ana tjetër edhe një gjithëpërfshirje.

Sot ne duhet patjetër që të tejkalojmë debatet dhe diskutimet që lidhen me çështje që nuk lidhen me qytetarët dhe të fokusohemi tek çështje që lidhen me njerëzit.

Dhe e theksoj edhe njëherë, ekonomia është problemi dhe shqetësimi kryesor që ata kanë.

Dhe në për këtë duhet të flasim sot. T’i ofrojmë zgjidhje për ekonominë dhe se si do ta ndryshojmë sistemin që sot fatkeqësisht e ka çuar Shqipërinë në atë vendin ku largohen dhe ikin këmbës. Nuk është aq vendi i parajsës që duam të gjithë të besojmë që është.

Zëri i Amerikës: Zonja Tabaku, javën e ardhshme pritet vendimi për të ashtuquajturën çështje të vulës së Partisë Demokratike. Cilat janë pritshmëritë tuaja? Sa oritet të ndikojë vendimi për këtë çështje në të ardhmen e opozitës e cila vijon të vuajë përcarjen?

Jorida Tabaku: Është e vërtetë që nuk është në momentin më të mirë nga pikëpamja e diskutimeve të brendshme, diskutime që kanë kohë që zgjasin në fakt. E kam thënë në këtë studio dhe vazhdoj ta përsëris. Në fund të ditës ne fjala na mban dhe qëndrueshmëria na mban.

Çështja e Partisë Demokratike është një çështje që zgjidhet me vullnet politik. Çështje e cila kërkon që të gjithë aktorët, faktorët e opozitës, por dhe jo vetëm, më gjerë, të bashkohen në një diskurs, i cili ndihmon se si ne mund ta tejkalojmë këtë fazë që ne ndodhemi, që fatkeqësisht po zgjat pak më shumë se ç’duhet, dhe këtë ngërç në të cilin ne ndodhemi, për t’u fokusuar tek ajo ofertë që njerëzit presin nga ne.

Unë besoj që opozita duhet patjetër të jetë e bashkuar në zgjedhjet e ardhshme. Duhet besoj që ka nevojë që të tejkalojmë secili prej nesh interesin personal, por edhe egon personale për të shkuar tek qytetarët me një ofertë të plotë, jo me një ofertë të copëzuar.

Përndryshe ky sistem do të penalizojë opozitën, do të penalizojë njëkohësisht edhe votuesit, jo vetëm demokratët, por edhe qytetarët që refuzojnë me votë qeverinë, por që e kanë të pamundur të maksimizojnë rezultatin në qoftë se opozita do të jetë e ndarë.

Zëri i Amerikës: A shihni ju një të ardhme për PD-në me Berishën në krye, një politikan që është shpallur non-grata në SHBA dhe Britaninë e Madhe?

Jorida Tabaku: Edhe për këtë çështje, unë kam të njëjtin qëndrim që kam mbajtur në këto vite. Unë kam respekt dhe vlerësim për zotin Berisha që e kam shprehur edhe në raste të tjera dhe nuk do të kisha dashur që t’i kishte ndodhur kjo gjë. Nuk është një lajm i mirë, as për PD-në, as për zotin Berisha, as për Shqipërinë.

Është një figurë që ka ndikuar shumë jo vetëm në Partinë Demokratike, por edhe në Shqipëri.

Por do kisha shpresuar që beteja e tij personale të ndahej nga Partia Demokratike, për ta tejkaluar këtë moment. Dhe besoj që kemi shumë mundësi dhe kemi shumë hapësirë, kemi edhe kohë për zgjedhjet e ardhshme, për t’u fokusuar pikërisht tek ajo që ka rëndësi për njerëzit, tek zgjerimi i Partisë Demokratike, tek fryma që mund të krijojmë, por njëkohësisht edhe tek alternativa jonë.

Zëri i Amerikës: Lidhur me Argita Malltezin, a e sheh shihni ju atë si kryetare të munshme të partisë, nisur nga fakti që kohët e fundit ajo ka marrë një rol më të spikatur në politikë?

Jorida Tabaku: Ne gjithë ditën flasim për zgjedhje të lira e të ndershme. Flasim për demokracinë. Flasim për meritokraci dhe unë besoj që këto janë vlerat që duhet të ketë dhe duhet të mbajë edhe Partia Demokratike, për të tejkaluar përtej individëve.

Nuk ka rëndësi çfarë bën sot Jorida, Argita, Gazi, zoti Basha, apo kushdo. Për ne ka rëndësi që Partia Demokratike që është një aset kombëtar ta transmetojë këtë frymë dhe të lërë si legacy, të lërë si një ligjshmëri mbasi secili prej nesh të ketë ikur, pikërisht këtë frymë.

Është krijuar me disa vlera besoj të rëndësishme, bazuar mbi vlerat europiane, vlerat amerikane dhe mbi këto duhet të vazhdojë. Ashtu siç besoj edhe për Shqipërinë, ashtu siç besoj për ekonominë, ne duhet patjetër që të lëmë frymë perëndimore. Shqipëria është Evropë. Partia Demokratike është evropiane.

Çdo gjë tek ajo që bëjmë është evropiane, por ne duhet të jemi perëndimorë. Dhe kjo frymë vjen duke u bazuar tek vlerat që ka Perëndimi./VOA

The post Tabaku për VOA-n: Qeveria ka dështuar me korrupsionin, por beteja e opozitës duhet bërë në institucione appeared first on Albeu.com.