deshmite Archives - Albeu.com

Dëshmitë tronditëse të tre fëmijëve që vranë babanë, ҫfarë ndodhi sot në gjykatën e Durrësit
Vrasja e 49-vjeçarit Pëllumb Meta, në Shënavlash të Durrësit, ka për autor vajzën e tij 19-vjeçarja Hygerta Meta. Këtë gjë e ka bërë të ditur djali i madh i familjes Hysen Meta, i cili është arrestuar si ekzekutori që qëlloi me 4 plumba babain.

Në dëshminë e tij para policisë ditën që u arrestua, Hyseni pranoi se e kishte vrarë ai të atin dhe më pas me motrën kryen groposjen në stallën e bagëtive.

Por sot, ai ka rrëzuar dëshminë e parë, duke thënë se ekzekutorja ishte e motra. Ai shton se ka qenë i hutuar ndaj dhe ka pranuar fillimisht krimin.

“Nuk e kam bërë unë vrasjen. Motra e vogël ka qëlluar babanë. Ka pasur konflikte motra me babanë. Unë nuk kam pasur marrëdhënie shumë të mira me babanë. Kam qenë i hutuar, ndaj pranova krimin”, tha ai në sallën e gjyqit.

Ndërsa vajza e viktimës, 19-vjeçarja Hygerta Meta, i ka qëndruar versionit të saj fillestar, duke deklaruar se e ka kryer vrasjen, pasi ndihej e kërcënuar nga babai i saj.

Ajo shtoi se mospranimi i fejesës, kishte sjellë shantazhe të një pas njëshme nga ana e Pëllumb Metës, drejt familjarëve të tij.

“Ishte e vështire dhe pata frikë. Vëllai ka ardhur nga Italia para dy javësh. Babai më tha për fejesë e i thashë jo. Nga refuzimi që i kam bërë për fejesë babai, kisha hall se me vriste me bombol gazi. Ne fund te janarit me tha për fejesë dhe me kërcënoi mua dhe mamin se do të na vriste. Me mamanë ka patur konflikte me dhune dhe e ka goditur, e ka goditur edhe pa mendje e ka lënë pa frymë. Kisha frike ta denoncoja. Mund të na vriste ai ose njerëz te fisit të tij. Babai na ka thënë do ju vras. Nësë rrini do ju vras. Edhe nëse ikni do ju vras. Nuk kemi pasur ku te shkojmë”, ka thënë 19-vjeçarja.

Djali i vogël i familjes Amarildo Meta, i cili është arrestuar për moskallëzim të krimit, ka treguar se ka qenë nëna e tyre ajo që e ka vënë në dijeni të ngjarjes, sapo ai ishte kthyer nga puna.

“Erdha në shtëpi në 18:30 minuta gjeta mamanë të shqetësuar dhe më tha; se kishin vrarë babai. Sapo kisha ardhur nga puna. Më pas nisëm që të fshihnim gjurmët. U kërkova shokëve një makinë që të bënim lëvizjet tona”, tha Amarildo.

Vajza: “Jam penduar”.

19-vjeçarja Hygerta Meta, në sallën e gjyqit ka shfaqur shenja pendese për vrasjen e babait të saj, teksa tregon mënyrën se si e ka kryer krimin.

“Të enjten na tha do ju vras pasi e refuzova për herë te dytë fejesën. Të shtunën e mendova. Erdhi babi hëngri drekë, u shtri dhe mora armën dhe ia tregova, por ai nuk u befasua. E qëllova! I thashë çohu në këmbë, më tha ik andej. E kisha vendosur, isha dy metra larg, në dhomë të ndenjes. Arma ishte në sirtar në dhomën e gjumit. Jam penduar, por s’ka kthim”, tha ajo.

Pëllumb Meta, u vra pasditen e datës 10 shkurt dhe më pas u deklarua i humbur nga djali i tij Hyseni në polici. Pas verifikimeve të valëve të telefonit, policia zbuloi se celulari i tij gjendej në shtëpi, duke dyshuar se edhe Pëllumbi ishte aty.

Më pas, është zbuluar se ai ishte vrarë dhe groposur me qëllim zhdukjen e gjurmëve. Në gjendje të lirë është duke u hetuar bashkëshortja e viktimës, Blerina Meta, e cila është marrë në mbrojtje nga policia për të shmangur gjakmarrjen. Blerina, është dërguar nga uniformat blu në banesën e prindërve të saj në Laç.

The post Dëshmitë tronditëse të tre fëmijëve që vranë babanë, ҫfarë ndodhi sot në gjykatën e Durrësit appeared first on Albeu.com.

“Më shau nga robt, e godita me thikë…”, zbardhen dëshmitë e adoleshentëve që vranë bashkëmoshatarin e tyre në Gramsh
Dëshmitë e plota të fëmijëve dhe adoleshentëve në Gramsh, që 4 muaj më parë nisën sherrin që përfundoi me një viktimë dhe 4 të burgosur janë publikuar. Të arrestuar për vrasjen e kryer në bashkëpunim janë Ergi Karaj, Stiven Murati, Orgito Carçiu, Xhonatan Çekrezi, shokë të një klase nga shkolla “4 dëshmorët”.

Në emisionin “Fact Check”, Stiven Murati tregon se dorezat dhe thikat i morën në Gramsh dhe në sqarim e sipër dikush i gjuajti me grusht dhe ai reagoi. Ndërsa Orgito Carçiu tregon se sa herë shkëmbeheshin me grupin tjetër shaheshin, ndërsa shkuan për sqarim te fusha e lodrave. Xhonatan Çekrezi thotë se në Gramsh shkuan me makinën e mësuesit, ku i priste Ergi Karaj me një thikë me vete.

Kujtojmë që Fatjon Bici u qëllua me thikë në zemër të martën e 16 majit duke ndërruar për pasojë jetë, në një ngjarje që tronditi opinionin publik.

Stiven Klodian Murati, “Jam nxënës i shkollës “4 Dëshmorët” në fshatin Drizë, Bashkia Gramsh. Më dt.16.06.2023 pasi mbarova mësimin rreth orës 13:00 bashkë me shokët Xhonatan Çekrezi dhe Orgito Çarçiu jemi nisur për në qytetin e Gramshit me makinën e profesor Erjol Bici dhe pasi kemi zbritur tek vendi i quajtur stacioni i autobusave, u nisëm në drejtim të shkollës “Asllan Shahini”, ku na priste shoku ynë Ergi Karaj. Sepse para dy ditësh kishim vendosur që të shkonim për të sqaruar një konflikt me një grup djemsh nga lagja “Sporti” me të cilët ishte zënë Xhonatani me Orgiton. Para se të niseshim për në Gramsh, morëm me vete thika dhe doreza, ku unë kisha një dorezë ngjyrë gold, Xhonatani kishte një thikë të vogël, Orgito kishte një dorezë ngjyrë gold dhe një thikë flutur. Kur arritëm afër shkollës pamë një grup djemsh nga të cilët nuk njihja asnjë, por di vetëm që njëri prej tyre quhej Qetsor sepse këtë fakt ma ka thën Orgito. Pashë Ergin, i cili ishte ulur tek stolat. Sapo Ergi i ka parë ata, ka veshi dorashkat, është çuar nga stoli, ka nxjerrë nga xhepi një thikë me ngjyrë të bardhë dhe blu e cila hapej me anë të një butoni dhe i është drejtuar grupit të djemve duke ju thënë “kush kishte sherr me Orgiton”. Ndërkohë Orgito po përpiqej të sqaronte muhabetin me Qetsorin. Pasi folën pak erdhi një djalë me flokët kaçurrela dhe ju drejtua Ergit duke i thëne “pse e nxore thikën apo për presion” dhe e shau Ergin, ndërsa Ergi ju kthye duke e goditur me thikë diku në pjesën e barkut, ndërsa mua më erdhi një djalë tjetër, i cili më gjuajti me grusht në bark dhe ju kundërpërgjigja me grusht sepse dorezën e kisha në xhep. Në atë moment pashë Ergin, i cili po përpiqej të gjuante një djalë tjetër me thikë por ky i fundit është larguar duke vrapuar. Më pas, mora Ergin dhe i thashë “Hajde çfarë bën ashtu” dhe u larguam me vrap në drejtim të Urës së Trashovicës. Gjatë rrugës Ergi më tregoi thikën e gjakosur, të cilën deklaron se nuk ja kishte vënë re, duke më thënë “më duket se i gjuajta atij çunit”. Ishim duke ikur anës lumit që të dilnim te rruga erdhi policia dhe na kapi pa dalë në rrugë.

Orgito Edmond Çarçiu:

“Më datë 16.05.2023, shkova në shkollën “4 Dëshmoret”, në fshatin Drizë, si zakonisht. Kam tre shoke të cilët quhen Stiven Murati, Xhonatan Çekrezi dhe Ergi Karaj, ku jemi në të njëjtën klasë me Xhonatan Çekrezin. Të katërt, rreth tre muaj më parë, jemi zënë tek fusha e lodrave tek makinat elektrike në qytetin e Gramshit, ku nga grupi tjetër njoh shtetasin Qetësor Hysa. Kur ishim tek fusha e lodrave jemi sharë me njëri-tjetrin me djemtë e grupit tjetër. Edhe herët e tjera kur jemi shkëmbyer me ta, jemi sharë gjithashtu. Ndërsa dy ditë më parë së bashku me tre shokët e tij, Xhoantani, Ergi dhe Stiven vendosëm që ditën e sotme te shkonin ta takonim Qetësorin dhe shokët e tij që ta sqaronin një herë e mirë këtë muhabet. Me vete kisha një dorezë hekuri ngjyrë gold, e kisha marrë që në mëngjes në shkollë, edhe Xhonatani kishte marrë me vete një dorezë hekuri ngjyrë gold, ndërsa Ergi kishte marrë me vete thikë që hapej me buton dhe një palë dorashka boksi ngjyrë të zezë të cilat i kishte të vetat, ndërsa, Stivën kishte marrë me vete thikë që hapet me dorë dhe një dorezë hekuri. Pas shkolle, së bashku me Stivën dhe Xhonatanin morëm një makinë dhe shkuam në qytetin e Gramshit, ndërsa Ergi erdhi më pas. Të katërt u takuam tek Kosturi në Gramsh, dhe u nisëm për tek shkolla “Allan Shahini” dhe kur arritëm atje pamë Qetësorin bashkë me shokët e tij. Sapo u afruam fillova të komunikojë me Qetesorin për të sqaruar debatin, ndërsa njëri nga Çunat e Qetësorit shau Ergin nga robt e shpisë. Atë person se njoh, por ishte me flokë kaçurrela. Ai goditi Ergin me grusht në fytyrë, pikërisht në këtë moment që ky person goditi Ergin me grusht në fytyrë pashë që Ergi kishte në dorën e djathtë të tij thikën me buton me hapje ngjyrë gri, ku pasi ky person e goditi Ergin me grusht në fytyrë dhe tentoi të largohej atëherë Ergi menjëherë e goditi me thikën në kurriz. Pas këtij veprimi, një nga personat e grupit tjetër ka goditur Stivenin me grusht ne bark. Nuk mbaj mend nëse Stiveni ka goditur njeri apo jo, por pashë vetëm që Stiveni u godit me grusht në bark. Pas kësaj grupi tjetër iku për nga shkolla kurse ne të katërt ikëm për nga gjykata.

Xhonatan Bardhi Çekrezi:

“Jam në klasën e tetë  në shkollën “4 Dëshmorët” në fshatin Drizë të Gramshit, ku isha në mësim deri në orën e fundit. Jam në të njëjtën  klasë me Orgito Carçiu, nga fshati Drizë i Gramshit, ku pas mbarimit të mësimit bashkë me Orgiton e lamë që do shkonim në Gramsh, pasi do blinim atlete. Po aty në fshat kemi takuar Stiv Muratin dhe që të tre bashkë jemi nisur me një makinë, të cilës i kemi ngritur dorën dhe i thamë që donim të shkonin në Gramsh. Të tre bashkë I kemi paguar nga 100 lekë të reja shoferit, i cili është mësues në shkollën tonë dhe quhet Erjol Bici. Pasi arritëm në Gramsh, u takuam me Ergi Karaj, i cili ishte duke na pritur. Aty pashë që Ergi mbante në dorë një thikë e cila hapej me buton, gjithashtu edhe Orgito me vete kishte një thikë, ku Ergi kishte folur ne telefon me Stivenin për t’u takuar, ku pasi janë takuar të katër, jemi nisur për të bërë xhiro në qytetin Gramshit. Duke bërë shëtitje pamë qe tek një fushë basketbolli ishin mbledhur disa persona, nga të cilët njihja një person, i cili quhet Qetësor, për të cilin mendoj se e kisha moshatar ose më i madh apo i vogël dhe me të cilin para 5 muaj isha konfliktuar.

Qetësori ishte bashkë me shokët e tij, që ishin shumë persona bashkë. Ata u mblodhën para nesh duke na thëne që “Pse keni ardhur përsëri apo doni të ziheni me ne?”. Pikërisht në këtë momente ata filluan që të na godisnin me grushte, ku është bërë një rrëmujë.  Godita vetëm një me grusht por nuk arrita ta shoh cilin prej tyre pasi ishin shumë veta. Pas kësaj u largova me vrap dhe pas meje erdhën edhe shokët e mi. Dorezën e hekurit e kisha marrë me vete pasi më thanë shokët që do t’i merrnin e mora edhe unë. Familjes nuk i tregova për të sharat dhe konfliktin me Qetësorin dhe shokët e tij pasi mendova se nuk do më shqetësonin më pasi unë s’u kthehesha.

The post “Më shau nga robt, e godita me thikë…”, zbardhen dëshmitë e adoleshentëve që vranë bashkëmoshatarin e tyre në Gramsh appeared first on Albeu.com.

Nga vrasja e Brilantit te zhdukja e Ervis Martinajt, “zbardhen” dëshmitë në dosjen hetimore: Lëvizjet e fundit të dy kushërinjve
Zhdukja e Ervis Martinajt dhe vrasja e kushëririt të tij, Brilant Martinajt kanë qenë kryetemat e kronikës së zezë gjatë sezonit të verës këtë vit. Emisioni “Në Shënjestër” ka publikuar një dokumentar mbi lëvizjet e fundit të dy kushërinjve si dhe një seri ngjarjesh kriminale në të cilat dyshohet se janë përfshirë.

Si Ervis Martinaj, ashtu edhe Brilanti, gëzonin respekt dhe kishin njohje edhe me oficerë të policisë. Brilant Martinaj madje nuk ngurronte që këto miqësi t’i shprehte edhe në rrjete sociale. Pikërisht këto njohje i kanë bërë ata “të paprekshëm” deri këtë verë ku 23-vjeçari u ekzekutua në afërsi të mbikalimit të Fushë-Krujës, ndërsa Ervis Martinaj është zhdukur pa lënë gjurmë.

Duke iu referuar dosjes hetimore të dy ngjarjeve, në dokumentar janë publikuar edhe lëvizjet e fundit të dy kushërinjve si dhe dëshmitë e personave të fundit me të cilët ata kanë pasur kontakte.

Dokumentari i plotë:

Një verë e mbushur me krime të shumta, të lidhura në një seri të pambarimtë gjaku. Rrugë të sakatuara nga hakmarrja dhe qetësia e humbur përgjithmonë e një rendi që duket i cënuar rëndë. Dhe e sirenave të policisë, zjarrfikësve dhe ambulancave që duket se nuk u ka mbetur gjë tjetër vetëm të shuajnë flakët dhe tymin që lenë pas bandat dhe të transportojnë viktimat e radhës të shpërthimit të një lufte që mbjell terror dhe pasiguri, në kulmin e një sezoni, që ekskluzivisht duhet të mirëpriste turistët, dhe jo kufomat e shpërndara nga bandat, kudo nëpër rrugë.

2-Një skenë e tillë do të ishte edhe e diela përvëluese, e 17 korrikut 2022, për Brilant Martinaj dhe dy miqtë e tij, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha. Një mesditë ku rrugët dukeshin të lira dhe të pashqetësuara nga trafiku i zakonshëm i verës. Por që dukej se ishin të tilla vetëm për vrasësit e radhës, por jo për tre të rinjtë, të cilët nuk e kishin menduar se udhëtimi i tyre i fundit në këtë jetë, do të ndërpritej nga breshëria e gjatë e plumbave, të derdhur mbi ta. Plumba, që nuk u dhanë asnjë mundësi të mbijetonin, por jo vetëm kaq, por u derdhën furishëm mbi ta, si një hakmarrje e egër, burimin e së cilës ende edhe sot policia e ka të vështirë ta identifikojë se nga vinte. Por kush i vrau Brilant Martinajn dhe miqtë e tij?

3-Cila ishte përditshmëria e tyre e fundit në këtë jetë? Brilant Martinaj, ishte një emër problematik për rendin. Edhe pse në një moshë të re, ai ishte kthyer shpejt në një vrasës gjakftohtë të rrugëve të Shqipërisë. Rrugë, që dukeshin se kishin nisur dalëngadalë ti bindeshin autoritetit të këtij të riu, jo më shumë se 22 vjeçar. Ku tashmë, ai kishte vendosur rregullat e tij. Rregulla, të cilave duhet t’u përgjigjeshin edhe uniformat e policisë, të cilët kishin nisur t’i bindeshin si të ishte bosi i tyre. Prestigj, që i kishte dhënë të riut Martinaj, shpejt statusin e të paprekshmit në rrugë. Por edhe të ngrinte armën ndaj uniformave blu.

4-Reputacion që Brilant Martinaj e kishte fituar edhe si kushëriri i parë i Ervis Martinaj.

Kushëriri nga babai, i njohur edhe si bosi i lojërave të fatit në Shqipëri. Që edhe vetë, sot rezulton i zhdukur pa gjurmë. Autoritet që i kishte dhënë të riut Martinaj, mundësinë të lëvizte i lirshëm. Ashtu si ditën e ngjarjes, ku në vend të ishte në kërkim policor, ai u gjet më parë nga kundërshtarët e tij. Të cilët nuk kursyen ndaj tij dhe miqve që e shoqëronin batare të shumta me plumba. Aq sa ekspertët mjeko-ligjorë e patën shumë të vështirë të identifikonin fillimisht kufomat e përzhitura nga flakët.Të cilat thuhet se ishin karbonizuar plotësisht.

5-Ku identifikimi i kufomave, u bë vetë pas analizimit të trupit të karbonizuar të Brilant Martinaj. I cili u dallua nga atletet e markës ‘Valentino’ që mbante veshur si edhe nga një orë e markës ‘Rolex’ që mbante në dorë. Sipas ekspertizës balistike të kryer, në trupin e viktimave, u gjetën 18 deri në 20 plumba.

Çka tregonte edhe për egërsinë me të cilën ata ishin qëlluar. Ndërkohë që për të konfirmuar identitetin e secilës prej viktimave, ekspertë të mjekësisë ligjore, morën edhe kampionë nga ADN-ja e të afërmve të tyre. Në këtë rast, nga Rakip Martinaj, babai i Brilant Martinaj dhe Bajram Hoxha, babai i Besmir Hoxhës.

6-Duke u kthyer te dita para ngjarjes, grupi hetues, ndërtoi edhe një dinamikë të lëvizjeve të Brilant Martinaj.

Shënjestra e dyshuar e atentatit të trefishtë. Sipas dinamikës së ndërtuar nga grupi hetues, makina me të cilën tre të rinjtë po lëviznin, ishte e regjistruar në emër të Arbër Hoxhës.Vëllait të Besmir Hoxhës, që ndodhej në drejtimin e automjetit. Fillimisht, Brilant Martinaj, mendohet se ka kontaktuar Besmir Hoxhën. Ku i ka kërkuar këtij të fundit ta shoqërojë me makinë deri në Kamëz. Pranë një servisi, ku kishte lënë për të riparuar makinën e tij. Bashkë me ta, në sediljen e pasme, ishte edhe Dikler Vata, i cili shërbente kurdoherë si shoqërues i Brilant Martinaj.

7-Gjatë rrugës, Martinaj, thuhet se ka kontaktuar me Jeton Lamin. Efektivi i policisë, që më pas doli edhe si shoqëruesi i Ervis Martinaj, natën kur bosi i lojrave të fatit, u pa për herë të fundit në të gjallë, në hyrje të një hoteli në vijën bregdetare të Durrësit. Sipas dosjes hetimore, Brilant Martinaj dhe miqtë e tij pasi janë bërë bashkë, janë ndalur fillimisht në Fushë Kuqe, në lokalin e njohur si ‘Brazil’.

Aty, ku i ka pritur Jeton Lami, agjenti i Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, i cili më pas i ka marrë dhe i ka shoqëruar me makinën e tij Audi A8, drejt Kamzës. Makinë, që rezultoi të ishte e njëjta, me të cilën Jeton Lami, shoqëroi Ervis Martinajn, natën e 5 gushtit 2022, në Durrës.

8-Para se ky i fundit të raportohej më pas i zhdukur. Pasi janë bërë bashkë, operativi Jeton Lami dhe Brilant Martinaj me miqtë e tij, kanë lëvizur drejt Kamzës. Në servisin ku Martinaj kishte lënë makinën e tij. Informacion që konfirmohet edhe nga punonjësi i servisit.

“Brilant Martinaj kishte lënë një makinë për ta rreguilluar. Ata erdhën dhe më pyetën nëse e kisha përfunduar, por ju thashë që më duhej edhe pak kohë. Martinaj dhe miqtë e tij qëndruan vetëm pak minuta në servis dhe më pas u larguan”, tha punonjësi i Servisit.

9-Është ky momenti, kur pasi janë ndarë nga punonjësi i servisit të makinave në Kamëz, Jeton Lami mësohet se i ka kthyer sërish me makinën e tij Martinajn dhe dy shoqëruesit e tij, në lokalin ‘Brazil’, aty ku edhe i mori.

Lokal ku grupi i djemve kishin lënë makinën e Besmir Hoxhës. Është akoma e paqartë përse Martinaj, zgjodhi ta linte makinën e mikut të tij në sheshpushimin e lokalit të njohur në zonën e Fushë-Krujës dhe të vazhdonte udhëtimin e mbetur në Kamëz me automjetin e efektivit Lami. Dhe nëse ishte ky momenti, kur toga e pushkatarëve, u ishte vënë në ndjekje. Një zgjedhje që duket se nuk ka qenë shumë e gjetur nga Martinaj dhe miqtë e tij.

10-Pasi ekzekutimi dhe mënyra se si u krye lë të dyshosh se makina e shokut të tij, Besmir Hoxha, duhet të ketë qenë për një kohë të gjatë në vëzhgimin e agresorëve. Siç mund të ketë qenë po kështu edhe makina e efektivit të policisë, Jeton Lami. I cili duhet të ketë qenë mjaftueshëm i ekspozuar në lëvizjet e tij, në syrin e kundërshtarëve të Martinajt të ri. Por edhe kushëririt të tij të famshëm. Kjo, pasi dinamika në vazhdim e ekzekutimit të trefishtë, nuk le mëdyshje, se kishim të bënim me një atentat të mirëorganizuar deri në imtësi. Sipas dinamikës në vazhdim, të ndërtuar nga grupi hetues, atentatorët mendohet se i pritën viktimat e tyre në hyrje të Urës së Fushë-Krujës.

11-Menjëherë, pasi ata ishin nisur nga lokali ‘Brazil’, ku ishin ndarë me Jeton Lamin. Gjithçka duket se është fiksuar nga kamerat e një biznesi pranë mbikalimit. Aty ku thuhet se makina e autorëve, ka qëndruar në pritje për afro 55 minuta. Një tjetër detaj, që përforcon bindjen e grupit hetues, se një grup i gjerë keqbërësish, ishin të angazhuar atë të diel, për të ditur lëvizjet e Martinaj dhe shokëve të tij. Por ndërsa grupi hetues, priste që me posedimin e këtyre pamjeve filmike të zbulonte edhe djallin që fshihet në detaje, duket se autorët kanë qenë shumë të kujdesshëm në lëvizjet e tyre.

12-Gjatë gjithë pritjes së tyre, ata kanë hapur vetëm një moment derën e automjetit ku qëndronin në pritje. Por, pa dalë asnjëherë nga aty. Çka nuk i ka dhënë asnjë mundësi grupit hetues të kryejë identifikimin e autorëve. Gjithçka tjetër, duket një film horror i xhiruar në rrugë. I denjë për ekzekutimet që mund të kryejnë vetëm kartelet e drogës në Meksikë. Sapo shquajnë për së largu, makinën me të cilën Brilant Martinaj dhe miqtë e tij udhëtonin, makina në pritje lëviz nga vendi ku qëndronte prej kohësh dhe i vihet në ndjekje, objektivit. Pas tyre, po në këtë moment, vihet në ndjekje edhe një tjetër makinë, e cila duket sikur transporton vrasësit. Ekzekutimi duket të jetë barbar dhe i egër.

13-Makina me Martinaj dhe shokët e tij në brendësi shpërthen në flakë. I vetmi që mundi t’i shpëtojë fillimisht furisë së pandalur të plumbave, duket se është Dikler Vata, që qëndronte në pjesën e pasme të mjetit. Por edhe ky, duket se i shpëton përkohësisht plumbave të atentatorëve. Pasi në efektin e flakëve dhe tymit që kishte përfshirë ndërkohë automjetin, ai del nga aty, pa e ditur se atentatorët edhe pse në largim e sipër vazhdonin të shikonin nga automjeti i viktimave të tyre. Është ky momenti, kur sipas grupit hetues, ata rikthehen edhe njëherë në vendngjarje dhe ekzekutojnë Dikler Vatën, i cili po përpiqej të mbushej me frymë në anë të rrugës ku digjej automjeti me dy miqtë e tij.

14-Sipas grupit hetues, menjëherë pasi u konstatua nga pamjet filmike, makina e dytë në krim, ata kryen verifikimin e tyre, se kujt i përkiste ky automjet. Në bazë të të dhënave të siguruara, rezultoi se ky automjet, i përkiste një emigranti që jetonte në Britaninë e Madhe. I cili u ndalua në avion në momentin kur po udhëtonte drejt Anglisë. Por alibia e tij e fortë bëri që grupi hetues ta lironte shpejt nga përgjegjësitë. Si një person që nuk kishte lidhje me ngjarjen. Paralelisht me këto veprime, policia gjeti pas ngjarjes, edhe një makinë të djegur. Makinë Ëolksvagen Passat me portobagazh, me targa të pasme AA150OR, ku në brendësi të mjetit u gjetën edhe dy armë.

15-Një automatik model 56, prodhim jugosllav dhe një armë tip automatik PMSH.

Në lidhje me ngjajrjen e rëndë, policia mori në pyetje edhe vëllain e njërit prej të fortëve të Niklës. Valter Bamin, vëllain e Durim Bamit. Po pa specifikuar përse hetimet e saj, ishin ndalur pikërisht te ‘Të fortët’ e Niklës.

“Ditën e ngjarjes kam qenë duke drekuar në Sarandë. Viktimat nuk i njoh dhe emrat ua kam dëgjuar vetën në media. Më herët kam qenë me pushime jashtë vendit”, pohoi Valter Bami.

Njëkohësisht me familjen Bami, grupi hetues mori në pyetje edhe pjesëtarë të një tjetër familje problematike në Nikël. Personi i radhës që u pyet ishte Lutfi Haka.

16-Babai i Marklen Hakës. Ky i fundit pre e një atetanti të radhës të rëndë, në muajin qershor 2022, vetëm disa javë para se Martinaj të ekzekutohej. Lutfi Haka, që nuk dha ndonjë detaj me interes për grupin hetues. Ndërsa djali i tij Marklen Haka, u deklarua se nuk u gjend në banesë. Ndërkohë që policia shpalli njoftim për ndalimin në kufi për shtetasit Fatjon Murati, Alesio Dobrozi dhe Roan Brahimi (Prendi). Po kështu edhe për Ramazan Rrajën, nipin e deputetit socialist, Rrahman Rraja. I cili del i pranishëm edhe natën kur Enver Stafuka u rrëmbye dhe u zhduk nga një togë banditësh të maskuar si policë, për të mos u gjetur më kurrë që nga 8 shkurti i vitit 2015.

17-Video e cila është transmetuar ekskluzivisht edhe nga emisioni ‘Në shënjestër’. Rraja, emri i të cilit del po kështu, në çështjen e Endrit Dokles dhe Gentian Reçit. Ky i fundit, kunati i Dokles, njëherazi edhe djali i vëllait të Xhelal Reçit. Xhelal Reçi, ish polici i ekzekutuar, më 1 nëntor 2021, në qendër të qytetit të Laçit. Ku thuhet se një nga personat e dyshuar si vrasës së tij, të jetë Brilant Martinaj. Ramazan Rraja i cili në një komunikim për Neës 24, u shpreh lidhur mbi ngjarjen e ekzekutimit të Brilant Martinaj dhe miqve të tij, se ai jetonte prej kohësh jashtë Shqipërisë. Dhe se nuk ka përplasje me familjen Martinaj. Sipas tij, ai po sulmohet thjesht për shkakun se është nip i deputetit socialist, Rrahman Rraja.

18-Por për t’u kthyer edhe njëherë te dita e krimit, grupi hetues mori në intervistë jo vetëm armiqtë e dyshuar të Martinaj, por edhe familjarë të tij. Dhe të miqve që atë ditë e shoqëronin në makinë. I pari që u pyet mbi jetën e djalit të tij, ishte edhe Rakip Martinaj. Babai që në këtë ngjarje, humbi djalin e tij të vetëm. Por ku ashtu siç pritej, i ati i 22 vjeçarit, nuk dha ndonjë detaj që mund të bënte dallimin në informacionin që kërkonte të dispononte grupi hetues. Madje, u tregua shumë hermetik në thëniet e tij, duke mos i ndihmuar shumë prokurorët, në hetimet që ata sapo kishin nisur për këtë ngjarje.

19-Ose të paktën, ai duhet të kishte kohë, që dinte shumë pak ose aspak, për lëvizjet e të birit.

“Ditën e ngjarjes nuk kam patur dijeni me kë ishte Brilanti dhe as me kë ishte”, tha Rakip Martinaj. Por me shumë gjasa Rakip Martinaj, mund të jetë i treguar i vërtetë në deklarimet e tij para hetuesve. Kjo pasi Brilant Martinaj, bënte një jetë shumë të shpërndarë. Duke lëvizur shpesh midis Shqipërisë dhe Kosovës. Gjë që vihet re edhe në postimet e tij në rrjetet sociale, kryesisht në tik-tok.

20-Ku postonte momente të veçanta midis luksit dhe jetës vanitoze që duket se e kishte shumë përzemër. Një jetë e shpenzuar mes miqve të shumtë të botës së shoëbizzit por dhe të kërkimit policor. Ku prej tri vitesh ndaj tij kishte një urdhër për kërkim ndërkombëtar, pas akuzave si autor i dyshuar në vrasjen e efektivit të policisë Xhuliano Prela. Vrasje ende e pazbardhur edhe sot, por ku personi i parë i dyshuar për këtë krim u cilësua, Brilant Martinaj. Martinaj, i cili mbrëmjen e ekzekutimit të efektivit Prela në fshatin Gajush të Lezhës, u pa të lëvizte me makinën e tij Opel me targa AA 470 BO në aksin Milot-Lezhë. Teksa furnizohej në një nga pikat e karburantit në Fushë-Milot.

21-Pamje, të makinës së Martinaj, të cilat u publikuan për herë të parë nga emisioni ‘Në shënjestër’, teksa në kamerat e sigurisë së karburantit shfaqet vetë Martinaj, i veshur me rroba kamuflazhi. Makinë, që sipas grupit hetues ishte e vetmja që lëvizi përgjatë itinerarit Lezhë-Milot, në harkun kohor të vrasjes së punonjësit të policisë. Një vrasje që siç e thamë, e pazbardhur. Por ku duket se në vazhdim një dorë e padukshme ndërhyri për ti dhënë një rrjedhë tjetër. Ndërsa Martinaj, të nesërmen e ngjarjes, u largua për në Turqi, nga pika kufitare e Morinës. Të paktën kështu u deklarua nga familjarët e tij.

22-Të cilët e justifikuan largimin e tij, me motive shëndetësore të një të afërmi. Por për t’u kthyer te ngjarja e humbjes së jetës së tij, ai që do të ishte më i pafajshmi në gjithë këtë histori do të ishte Besmir Hoxha. Hoxha në këtë udhëtim të fundit të Martinaj, do të kishte rolin e shoferit. Një rezervim i trishtë i fatit, për njeriun e vetëm në këtë ngjarje që nuk kishte lidhje të drejtëpërdrejtë apo të tërthortë me krimin. Por që atë ditë, fati i tij i keq, e dërgoi në pritën e organizuar për Martinaj dhe mikun tjetër të tij, Dikler Vata. Sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni ‘Në shënjestër’, Besmir Hoxha, nuk kishte asnjë precedentë të mëparshëm penalë. Apo llogari të hapura me ligjin.

23-Ai priste së shpejti të bëhej baba për herë të dytë. Atësi të cilën nuk mundi ta shijojë, pasi plumbat ia prenë jetën në mes. Më keq akoma, familja nuk mundi ta shikojë për herë të fundit. Pasi trupi i tij u shkrumbua brenda në makinë, bashkë me atë të Brilant Martinaj. Nga flakët të cilët shpërthyen, pasi ekzekutorët thuhet se goditën me breshëri arme sebratorin e makinës së viktimave. Vëllai i tij Arbër Hoxha, tregoi për grupin hetues edhe momentin se si e mësoi lajmin për ekzekutimin e njeriut të tij të afërt. Ai tha po kështu, se vëllai i tij nuk kishte konflikte.

24-Çka krijoi edhe më shumë bindjen te grupi hetues se objektivi i atentatit ishte Brilant Martinaj dhe miku i tij Dikler Vata.

“Vëllai im Besmiri më datë 17 korrik ora 11.30 paradite ka qenë duke udhëtuar me Brilant Martinaj me një makinë Ëolsëagen gri me targë AB 456 DO. Makinën e drejtonte Besmiri. Ngjarjen që Besmiri dhe shokët e tij ishin qëlluar në Fushë-Krujë e mësova nga mediat”, tha Arbër Hoxha./BW

The post Nga vrasja e Brilantit te zhdukja e Ervis Martinajt, “zbardhen” dëshmitë në dosjen hetimore: Lëvizjet e fundit të dy kushërinjve appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Kastriot Reçit, “Killeri” hyri si burrë e doli i veshur si grua! “Zbardhen” dëshmitë
Janë ditët e para të janarit. Njerëzit në qytetin e vogël të Rrëshenit, kanë lënë pas ditët e festave dhe i janë kthyer rutinës së tyre të përditshme të punëve pa harruar edhe përshëndetjet e rastit që në këtë qytezë janë të pranishme kurdoherë. E tillë duhet të ishte dita edhe për Kastriot Reçin, një pronar televizioni lokal, i cili nuk do ta mendonte se do të humbiste jetën pikërisht aty ku ai do të ndihej më i sigurt, vetëm pak metra larg biznesit të tij, në sheshin kryesor të qytetit, i qëlluar me një plumb pas shpine nga një snajper që po e priste prej kohësh në tarracën e një pallati që shikonte nga bizneset e tij.

Një atentat tipik mafioz ku vrasësi nuk mori parasysh as faktin që në prani të viktimës, ishte edhe një fëmijë me nënën e tij, por që ishte e vetmja mundësi për të eliminuar shënjestrën e atentatit që ruhej me masa të forta sigurie.

Dosja Hetimore

Më datë 07.01.2020 jemi njoftuar se në qytetin e Rrëshenit është vrarë me armë zjarri Kastriot Reçi. Pas marrjes së këtij njoftimi kemi shkuar në vendin e ngjarjes. Atje kemi fokusuar një njollë me ngjyrë të kuqe si ajo e gjakut, ku me anë të një tamponi u mor kampion për ekzaminime laboratorike.

Pas këqyrjes së pamjeve filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë në subjektin lokal “Filopati” u konstatua se viktima nuk është qëlluar nga një distancë e afërt dhe nuk shfaqet në afërsi të vendit asnjë person i dyshimtë.

Një nga personat e parë që shkoi në ndihmë të viktimës, ishte edhe vëllai i tij.

Ai që në fillim nuk kishte kuptuar se çfarë kishte ndodhur, ashtu sikur nuk e kishin kuptuar as personat që ndodheshin përreth, të cilët në fillim menduan se kishin të bënin me një sulm kardiak, por që në fakt do të rezultonte se ishte një sulm me armë.

Martin Reçi, vëllai i Kastriot Reçit

Në kohën kur ka ndodhur ngjarja isha në lokalin tim në qytetin e Rrëshenit duke pirë kafe.

Rreth orës 11:00 kam parë njerëz jashtë lokalit duke vrapuar. Pasi kam dalë kam parë vëllain tim Kastriotin të shtrirë në tokë. Menjëherë e kam dërguar në spitalin e Rrëshenit.

Vrasja e Kastriot Reçit vendosi në alarm Policinë e Shtetit, por tronditi edhe njëherë qytetin e vogël të Rrëshenit, tashmë të mësuar me ngjarje të tilla të rënda.

Ku ajo që do të ishte e qartë, ishte se në ndryshim me ekzekutimet e mëparshme, tanimë kishin të bënin me një atentat jo të zakonshëm në llojin e tij, ku vrasësit, në pamundësi për ta ndjekur nga pas viktimën e tyre, kjo, për shkak të masave të forta të sigurisë me të cilat ai ruhej, kishin zgjedhur ta eliminonin me anë të një skeme të mirëfilltë mafioze, e denjë për filma. Gjë që do të zbulohej shpejt nga kamerat e sigurisë në perimetrin ku ndodhi krimi.

Dosja Hetimore

Nisur nga pamjet filmike u krijua dyshimi se viktima mund të jetë qëlluar nga një armë snajper.

Pas kësaj u orientuan shërbimet në terren duke përcaktuar të gjitha objektet e larta në afërsi të vendit të ngjarjes. Më i mundshmi u përzgjodh pallati 9 katësh që ndodhet në një distancë 150 metra larg vendit të ngjarjes. Shkuam në pallatin që përmendëm dhe përkatësisht në katin e nëntë, apartamenti nr.28 u gjet me derë të jashtme të hapur, me dorezë të thyer dhe me çelës të vendosur nga jashtë.

Në apartament u gjet një çantë, si ato që përdoren për mbajtjen e armëve dhe brenda saj u gjetën dy tapa plastike, si ato që përdoren për mbulimin e shënjestrës optike dhe një copë kanotiere e grisur.’

Shpejt grupi hetimor gjeti edhe armën e krimit, një snajper i modifikuar, snajper që do të rezultonte i vjedhur në Kosovë.

Të paktën kështu rezultoi sipas dëshmisë së personit që e kishte pasur në posedim, në dëshminë që atij i ishte marrë nga prokuroria përmes letër porosisë.

Por ajo që do të befasonte grupin hetimor, do të ishte veshja e snajperistit, i cili për tu kamufluar kishte veshur një fustan dhe në kokë mbante një paruke, në dukje me një bisht pas koke.

Dosja hetimore

Gjatë këqyrjes së territorit, 10 metra larg pallatit u gjet një armë zjarri pushkë me ngjyrë të zezë, me silenciator të vendosur në tytë dhe shënjestër optike të vendosur në trupin e armës.

Nga verifikimi i kamerave të sigurisë rezultoi se rreth orës 06:35 nga ana lindore e lokal “Europa”, afrohet një automjet fuoristradë “Mercedez-

Benz”, në dukje ngjyrë gri, targat e së cilës nuk fiksohen. Makina ndalon tek hyrja e pallatit, ku nga dera e pasme e djathtë e saj zbret një person, në dukje mashkull i veshur me xhup ngjyrë të hapur, me kapele me strehë dhe me tuta ngjyrë të errët. Pasi zbret nga mjeti, nxjerr nga bagazhi një çantë në formë gjatësore, si ato që përdoren për të mbajtur armë të gjata. Më pas merr një çantë tjetër nga sedilja e pasme e makinës dhe me dy çantat në dorë niset drejt hyrjes së pallatit. Më pas automjeti largohet në drejtim të rrugës së tregut.

Në orën 12:07 vërehet një person duke dalë me shpejtësi nga hyrja e pallatit, me flokë të gjata të lidhura bisht, në dukje paruke, me një fustan me ngjyrë të zezë dhe tuta poshtë fustanit. Ky person lëviz me shpejtësi në drejtim të rrugës që të çon tek tregu i fruta-perimeve.

Grupi hetimor verifikoi se apartamenti nga ku u krye qitja i përkiste Gjergj Tomës, i cili deklaroi se ia kishte dhënë objektin me qira për periudhën e verës Pashk Frrokut, nga fshati Klos i Mirditës. Ky i fundit i kishte thënë se do ta përdorte banesën për një periudhë tre mujore, bashkë me një shokun e tij, për të mbjellë hashash.

Dosja hetimore

Gjergj Toma thotë se u ka dhënë këtyre personave, dy çelësa dhe në fund ata i kishin kthyer vetëm një çelës të banesës. Ndërsa Pashk Frroku i kishte thënë se njërin çelës e ka vëllai i tij që ishte larguar në Gjermani.

Lidhur mbi këtë dëshmi, prokuroria mori në pyetje edhe shokun e Pashk Frrokut, i cili kishte shërbyer si ndërmjetës midis këtij të fundit dhe pronarit të apartamentit, nga ku më pas rezultoi se ishte qëlluar me snajper Kastriot Reçi.

Alfred Ahengu, shoku i Pashk Frrokut

Në muajin maj të vitit 2019 një shok i quajtur Pashk Frroku me banim në Klos-Mirditë, më ka kërkuar ti gjeja një shtëpi me qira në qytetin e Rrëshenit. Pasi kam pyetur kushëririn tim Gjergj Toma, ky i fundit më ka thënë se kishte një shtëpi në zonën e Rrëshenit. Më pas të dyja palët ramë dakord për kushtet e kontratës. Pashk Frroku qëndroi dy apo tre muaj në shtëpinë e Gjergjit. Ndërsa unë nuk kam qenë asnjëherë në atë apartament dhe nuk e di ku ndodhet.

E njëjta dëshmi u përforcua edhe nga vëllai i Pashk Frrokut.

Pashk Frroku

Banesën e kam marrë me qira për të mbjellë hashash, por në momentin që nuk kam siguruar farat e hashashit, kam fjetur në këtë shtëpi për 15 ditë dhe më pas jam larguar për në Gjermani.

Një tjetër person që u pyet nga grupi hetues në lidhje me apartamentin ishte edhe Florian Preçi.

Personi që rezulton se kishte ndarë me Pashk Frrokun, apartamentin.

Florian Preçi, shoku i Pashk Frrokut

Shtëpinë e kishim marrë për të mbjellë hashash. Jam larguar më përpara Pashkut sepse ai nuk arriti të gjente farat e hashashit. Nuk kemi kontaktuar me asnjë banor të pallatit dhe kishim vetëm çelësat e bravës poshtë.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni ‘Në shënjestër’ rezulton se përgatitjet për atentatin kanë nisur mesditën para se të finalizohej eliminimi i Kastriot Reçit në qendër të Rrëshenit.

Nga këqyrja e pamjeve filmike, të lokalit ‘Europa’ rezulton se më datë 7 janar rreth orës 12:00, përpara pallatit nga ku do të qëllohej më pas Kastriot Reçi, shfaqet fillimisht Marjan Marku që mban edhe mbiemrin Bardhi.

Në këtë kohë, përpara pallatit nga ku do të qëllohej Reçi, qëndron i parkuar një automjet, me targa AA822 M.

Nga ku dallohet se shoferi i këtij automjeti pret në makinë për afro 6 minuta, derisa në objekt shfaqet një person i maskuar me një sqepar në dorë i cili, i bën shenjë që të largohet.

Pas largimit të automjetit të parë, në vendngjarje afrohet një automjet tjetër.

Tip C-class me ngjyrë blu me targa AA635 MY, nga ku dalin dy persona të maskuar të cilët futen në pallat. Po sipas kamerave të sigurisë, vetëm pak minuta më pas, të tre personat që u ngjitën në pallat në kohë të ndryshme nga njëri-tjetri, vihen re se dalin së bashku dhe ngjiten në automjetin tip C-Class dhe largohen nga e njëjta rrugë nga ku erdhi edhe autori i krimit.

Në bazë të verifikimeve të kryera nga policia, targa AA635 MY rezultoi të jetë e vjedhur në qytetin e Elbasanit, në muajin shtator të vitit 2019, vetëm disa muaj përpara se Kastriot Reçi të qëllohej për vdekje.

Ndërkohë që vrasësit siç do të rezultojë edhe nga ekspertiza kriminalistike ishin kujdesur që të mos linin asnjë gjurmë në vendin e krimit.

Eksperti kriminalist

Nga ekspertimi daktiloskopik, në dorezën e grilës objekt ekspertimi të fiksuar në cilësinë e provës materiale, në vendin e ngjarjes nuk u përftuan gjurmë papilare të vlefshme për identifikim.

Por cilat ishin problemet ku Kastriot Reçi dhe familja e tij ishin përfshirë dhe pse grupi hetimor mori në sitë të gjithë dëshmitë e familjes Gjini po nga Rrësheni.

Edhe pse Martin Reçi, vëllai i viktimës Kastriot Reçi, mohoi që vëllai i tij të kishte konflikte apo hasmëri me familjen Gjini, madje duke i cilësuar korrekte marrëdhëniet me këtë familje, grupi hetimor nuk u bind nga dëshmitë e tyre.

I pari që u pyet ishte Gjergj Gjini.

Babai i Preng Gjinit, familja që vetëm disa muaj para se të ekzekutohej Kastriot Reçi, kishte humbur në atentat në Rrëshen, një nga djemtë, Armando Gjinin, i njohur edhe me emrin Tonin.

Ky i fundit i arrestuar dhe më pas liruar nga gjykata për Krime të Rënda, si një prej anëtarëve të grupit kriminal të drejtuar nga Met Kanani.

Gjergj Gjini, babai i Armando Gjinit

(Vrarë në qytetin e Rrëshenit më 12.08.2019)

Kam një djalë që quhet Preng Gjini i cili është larguar jashtë shtetit dhe hera fundit që kam kontaktuar me të ka qenë muaji dhjetor.

Me familjen Reçi nuk kemi konflikte dhe nuk kemi shkuar për ngushëllime pasi as ato nuk kanë ardhur tek ne për ngushëllime për vrasjen e djalit tim Armando Gjini.

Lidhur mbi ngjarjen grupi hetues mori në pyetje edhe Marjan Markun, personin që dallohet nga kamerat e sigurisë në lokalin ‘Europa’, i cili, siç do të tregojë në dëshminë e tij nuk i fshehu konfliktet me familjen Reçi, por mohoi të kishte lidhje me vrasjen.

Por, po kështu nuk pranoi të kishte bashkëpunuar me familjen Gjini, hasmin e deklaruar të familjes Reçi.

Marjan Marku

Ditën e ngjarjes kam qenë në qytetin e Rrëshenit ku kam pirë kafe në 3 lokale në zonë. Më pas kam shkuar në shtëpi. Lajmin për vrasjen e Kastriot Reçit e kam marrë nga mediat. Nuk kam pasur asnjë marrëdhënie me viktimën prej vitesh, pasi vëllai im ka vrarë në vitin 1995 në qytetin e Rrëshenit shtetasin Ilir Reçi, kushëri i Kastriot Reçit.

Me Preng Gjinin kam marrëdhënie të mira, por nuk e kam takuar që prej vrasjes së vëllait të tij Tonin Gjini.

Gati tri javë pas vrasjes, prokuroria i kërkoi Gjykatës së Rrethit Lezhë, lejen për të ushtruar kontroll në banesën Marjan Markut dhe të personave që ndodheshin me të në kafe ‘Europa’, në momentin kur po kryhej krimi.

Prokuroria Lezhë

Nga këqyrja e kamerave të brendshme të lokal ‘Europa’ nga ora 08:30 deri në orën 12:00, Marjan Marku ka qenë i ulur në ambientet e brendshme të këtij lokalit ku në intervale të ndryshme kohore është pare në praninë e disa personave.

Më datë 31.01.2020 i është kërkuar Gjykatës së Rrethit Lezhë kontroll për banesat e shtetasve; Viktor Marku, Marjan Marku, Nikolin Gjoka dhe Viktor Vuka. Nga ku në banesën e Viktor Markut janë gjetur:

-një krehër pistolete me ngjyrë të zezë me 3 copë fishekë

-një mbajtëse fishekësh plastikë me ngjyrë vishnje

-një pako kartoni me 72 fishekë me ngjyrë bronxi

Në mungesë të provave të mjaftueshme që do ti çonin drejt autorëve të mundshëm të krimit, grupi hetues u ndal edhe njëherë në kërkimet e veta në familjen Gjini, e cila, siç do të rezultojë në vazhdim të kësaj dosje hetimore, është në konflikt të hapur me familjen Reçi, ku në mes janë pazaret e prishura të drogës.

Për këtë qëllim, grupi hetues mori në pyetje edhe një nga djemtë e familjes Gjini.

Preng Gjinin, i cili vetëm disa muaj më parë kishte humbur vëllain e tij në një atentat edhe ky, një krim pa autor, por ku të gjithë dyshimet e policisë binin mbi familjen Reçi.

Preng Gjini që vetëm disa muaj pas eliminimit ndaj Kastriot Reçit, do të binte edhe vetë pre e një atentati, ku do të mbetej i plagosur rëndë.

Preng Gjini

Gjatë vënies së eksplozivit në makinë dhe vrasjes së vëllait tim Armando Tonin Gjini, unë kam qenë në Belgjikë. Unë e kam pyetur Toninin se çfarë kishte ndodhur ditën e vënies së eksplozivit.

Ai më tha se kishte parkuar makinën si përherë poshtë pallatit ku banonte. Në mëngjes kishte marrë makinën dhe kishte çuar fëmijët në shkollë si dhe bashkëshorten në punë. Ai më shpjegoi se duke i dhënë makinës e kishte bezdisur diçka pas kurrizit, dhe se kur kishte zbritur kishte konstatuar se i kishin vënë eksploziv. Më pas kishte njoftuar policinë e cila kishte shpërthyer lëndën plasëse bashkë me makinën. E pyeta Toninin nëse kishte probleme me ndokënd.

Ai më ka tha se nuk kishte asnjë konflikt dhe se nuk e kishte idenë se kush mund ta kishte bërë këtë.

Preng Gjini dëshmoi përballë hetuesve edhe për atentatin e dytë që i mori jetën vëllait të tij, por edhe në këtë dëshmi përjashtoi konfliktet me familjen Reçi.

Ndërkohë që konfirmoi marrëdhëniet e ngushta që familja e tij kishte me Marjan Markun që mban edhe mbiemrin Bardhi, personi që momentin e vrasjes së Kastriot Reçit, ndodhej në kafenenë përballë pallatit nga ku ndodhi krimi.

Preng Gjini

Në rastin e dytë kur është vrarë Tonini kam qenë sërish në Belgjikë. Njoftimin ma ka dhënë nëna dhe e kam parë në televizor. Në Shqipëri kam mbërritur rreth orës 02:00-02;30 të ditës që ka ndodhur ngjarja.

Pasi është bërë ceremonia mortore kemi biseduar me familjen për problemet që mund të ketë psur Tonini, por nuk kemi arritur në një konkluzion. Tri ditë më vonë jam larguar nga qyteti i Rrëshenit si dhe nuk kam shkuar që nga ajo kohë. Për sa i përket familjes Reçi konkretisht shtetasve Gasper dhe Kastriot Reçi nuk kam asnjë konflikt me atë familje. Në lidhje me vrasjen e Kastriot Reçit jam vënë në dijeni nëpërmjet lajmeve në televizor. Nuk di asgjë lidhur me këtë ngjarje. Në lidhje me familjen Bardhi kam pasur dhe kam marrëdhënie shumë të mira si familje, madje Tonini dhe Martin Bardhi kanë qëndruar shumë bashkë. Me familjarë të familjes Bardhi nuk jam takuar që nga dita e ceremonisë mortore të Toninit.

Por edhe pse përjashtoi mundësinë e një konflikti me familjen Reçi, të paktën në dukje, një lajmës i parashikoi fatin që do ta përndiqte edhe atë vetë dhe që do të konkretizohej disa muaj më vonë, ku tashmë radha i kishte ardhur vetë Preng Gjinit.

Preng Gjini

Një miku im më ka thënë që të ruhesha pasi edhe mua mund të më vrisnin, por se për çfarë arsyeje dhe nga kush duhet të ruhesha nuk ma ka thënë. Kam tentuar të largohem, por nuk kam mundur sepse kam “Ekspuls” deri në vitin 2021. Këtë ekspuls e kam marrë pasi kam mbaruar dënimin në Itali.

The post Vrasja e Kastriot Reçit, “Killeri” hyri si burrë e doli i veshur si grua! “Zbardhen” dëshmitë appeared first on Albeu.com.

Nga festë në tragjedi me 44 viktima, dëshmitë rrëqethëse të pelegrinëve izraelitë
Ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e të enjtes në Lag Ba’ omer në malin Meron, ku mbetën të vrarë 44 persona dhe u lënduan qindra të tjerë, është rrëfyer nga pelegrinët hebrenj, të pranishëm në ceremoninë fetare.

CEO i United Hatzalah, Eli Pollack, u shpreh për “The Jerusalem Post”, se tragjedia ndodhi kur turma të mëdha njerëzish vërshuan në një kompleks të mbyllur, e aty, pas rrëshqitjes, u përplasën njëri me tjetri. Hatzalah teksoi se gëzimi i madh nga festa, u prish nga katastrofa.

“Për fat të keq ne gjetëm fëmijë të vegjël duke shkuar atje. Ne arritëm të shpëtonim, por disa fëmijë jo. Jam i tronditur nga e gjithë ngjarja”, u shpreh Hatzalah.

At least 44 people have been killed in a crush at a mass religious gathering on Mount Meron in northern Israel, emergency responders say #Meron #Israel #mksw85official #ImperialNews92 #INNA pic.twitter.com/L2biskS1mL

— Mian Khurram Shahzad ?? (@mksw85official) April 30, 2021

Pelegrinët hebrenj, të cilët morën pjesë në festimet e Lag Ba’omer në malin Meron të enjten mbrëma, pohuan se janë tronditur dhe tmerruar pasi dhjetëra njerëz u vranë dhe mbi njëqind u plagosën në një rrëmujë të shkaktuar para varrit të rabinit, Shimon Bar Yochai.

Një nga personat e plagosur në incident i tha KAN neës se njerëzit filluan të rrëshqasin në shkallë dhe të bien mbi njëri-tjetrin.

“Kishte gjithnjë e më shumë njerëz, derisa policia vendosi të hiqte gardhet anash dhe të provonte shpëtimin e njerëzve. U desh kohë. Mbaj mend që u shtriva mbi dikë. Ai nuk merrte frymë”, tha ai.

“Kishte britma; një rrëmujë. Secili duke u përpjekur të dilte nga tjetri, por ata nuk arritën të nxirrnin askënd jashtë sepse ishte një enigmë. Unë pashë njerëz, fëmijë, nën mua”, shtoi dëshmitari okular në KAN.

The post Nga festë në tragjedi me 44 viktima, dëshmitë rrëqethëse të pelegrinëve izraelitë appeared first on Albeu.com.