Deshmia e babait te Martinajt Archives - Albeu.com

“Zhdukjen e djalit e kam marrë vesh nga i afërmi im që jeton jashtë”, zbardhet dëshmia e babait të Ervis Martinaj, dyshimet e familjarëve
Por ndërsa xhaxhai Faik Martinaj, nuk dha ndonjë të dhënë tjetër me rëndësi për grupin hetues, për zhdukjen e nipit të tij, prokurorët morën ndërkohë në pyetje familjarë të tij.

I pari që u mor në pyetje ishte, Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinaj.

Ku ky i fundit dëshmoi, se i kishte humbur kontaktet me të birin, natën kur në telefonin e vëllait të tij Faikut, kishte mbërritur mesazhi nga Dubai, nga miku që u donte të mirën.

Por babai i Ervis Martinaj, nuk thotë në dëshminë e tij, se në ç’mënyrë i mbante kontaktet me të birin, e shpallur në kërkim.

Ndërkohë që ai akuzon në dëshminë e tij në polici, Endrit Doklen dhe Nuredin Dumanin, për zhdukjen e të birit.

Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinaj

“Herën e fundit me Ervisin ka kontaktuar një njeri i afërt. Kontaktet me djalin i kam humbur më datë 9 gusht ora 19:30. Pas kësaj ore, ai nuk ka qenë në linjë. Zhdukja e tij sipas mendimit tim i takon orës 19:30 deri në orën 22:00 të datës 9 gusht 2022. Nuk kam asnjë dijeni për vendin dhe njerëzit që kanë marrë pjesë në rrëmbimin e tij. I afërmi që ka kontaktuar djalin nuk ndodhet në Shqipëri dhe mesa kam dijeni Ervisi nuk ka numër shqiptar.

Zanafilla e kësaj ngjarje lidhet me shpalljen e Ervisit në kërkim për krime të trilluara nga Dumani. Sqaroj se ndërprerjen e komunikimit dhe të zhdukjes së djalit i kam marrë vesh nga i afërmi imi i cili jeton jashtë shtetit. Dyshoj se Ervisit mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe nga grupe kriminale”.

Por ndërsa familjarët e Ervis Martinaj, nuk japin më shumë shpjegime për jetën që bënte kohët e fundit, i afërmi i tyre, gjuetia e grupit hetues në kërkim të Ervis Martinaj, solli zbulime interesante mbi jetën e tij në arrati./bw

The post “Zhdukjen e djalit e kam marrë vesh nga i afërmi im që jeton jashtë”, zbardhet dëshmia e babait të Ervis Martinaj, dyshimet e familjarëve appeared first on Albeu.com.

Cili është klani Duka që i ka “prerë krahët” Martinajt? Mundësitë për një trazim të politikës dhe biznesit dhe pasuria e “frikshme” e tij
Ervis Martinaj vazhdon të jetë në qendër të vëmëndjes se mediave edhe pse ai është shpallur i zhdukur që në fillim të muajit gusht.

Gjithçka nisi me denoncimin e bërë në polici nga xhaxhai dhe nëna, pasi këta të fundit kishin humbur kontaktet prej 3 ditësh me Ervisin.

Ata ishin të shqetësuar se diçka e keqe mund t’i kishte ndodhur nga kundërshtarët e tij.

Çfarë ka ndodhur me Ervis Martinajn?

Në fillim të gushtit ishte xhaxhai i tij dhe nëna që shkuan në komisariatin e Policisë së Kurbinit duke kërkuar nga policia t’i gjenin të afërmin pasi sipas tyre nuk kishin patur kontakt prej disa ditësh. Ata theksuan në polici, sipas dëshmisë së zbardhur, se mungesa e kontaktit nga Martinaj ishte konstatuar nga një kushëriri i tyre me banim në Dubai. Ai u kishte thënë se nuk fliste prej disa ditësh me Ervis Martinajn.

Pas këtij denoncimi u shtua edhe më tepër dyshimi mbi fatin e tij si edhe zhvillimet e bujshme në fushën e kriminalitetit. Ky denoncim përkon me periudhën kur në Laç iu bë atentat dy personazheve të tjerë, të njohur si persona të grupit të Martinajt. Madje, makina e përdorur prej tyre, një Toyota Land Cruiser e blinduar ishte përdorur shumë shpesh nga Ervis Martinaj duke shtuar dyshimet se objekt i atentatit të Laçit ishte pikërisht ai.

Lexo edhe: U tradhtua dhe dorëzua te kundërshtarët apo u zhduk vetë? Çfarë dihet mbi Ervis Martinajn, roli i mistershëm i policit dhe spekulimet në media

Klani DUKA

Gazetarja Klodiana Lala u shpreh se një nga kundërshtarët më të fortë të Ervis Martinajt është klani Duka.

Komentet Lala i bëri për Euroneës Albania, ku tha se këta të fundit kanë paguar një oficer policie që t’u jepte informacion rreth lëvizjeve të Martinajt.

Sipas gazetares, kundërshtarët nuk mundën të vrisinin Martinajn, por mundën të eliminonin mikun e tij, Santiago Malkon.

“Ka pasur më parë një plan, që klani kriminal Duka që ai u përplas shumë ashpër para disa vitesh, kishte paguar shumë para një agjenci turistike, një oficer tjetër të policisë për të dhënë informacion për lëvizjet e Erivs Martinajt. Ata nuk e vrisnin dot Martinajn dhe i ekzekutuan mikun, Santiago Malkon. Kundërshtarët i prenë të gjithë krahët”, tha Lala.

Lexo edhe: “I prenë krahët”, Klodiana Lala tregon planin e klanit Duka për të vrarë Ervis Martinajn

Nëse shoqëruesi i Martinajt “zbërthehet” do të “trazojë” politikën e biznesin

Po ashtu Lala është shprehur se nëse oficeri i operacionales, Jeton Lami, do të flasë në polici, ai rrezikon “të trazojë” gjithë policinë, politikën dhe biznesin.

Komentet Lala i bëri në një intervistë për Euronews Albania, ku është shprehur se agjenti i Forcës së Posaçme Operacione, Jeton Lami, i cili ka shoqëruar të shumëkërkuarin Ervis Martinajn dhe ndodhet në burg, nuk do të flasë para autoriteteve.

“Çështja është se Jeton Lami, ka heshtur deri më tani dhe mendoj se nuk do të flasë, sepse po foli nuk do të mbetet te skuadra e Posaçme Operacionale kjo histori do shkojë në nivele të larta të policisë, deri në nivele të larta politike dhe deri tek njerëzit njohur të biznesit”, tha ajo.

Më tej gazetarja theksoi se Lami ishte potencialisht i rrezikuar për t’u vrarë sepse ai kishte të gjithë informacionet për Ervis Martinajn.

Lexo edhe: Klodiana Lala “hap kartat”: Nëse shoqëruesi i Martinajt “zbërthehet” do të “trazojë” politikën e biznesin

Shoqërimi me vajzën VIP

Ervis Martinaj është parë për herë të fundit mbrëmjen e 25 gushtit në një hotel me 5 yje në Durrës, ndërkohë që makina që shoqëronte atë është fiksuar nga kamerat e sigurisë edhe dy ditë të tjerë nëpër qytet dhe më pas është zhdukur.

Gazetarja Klodiana Lala tha sot në Euroneës, se Martinaj ishte i shoqëruar në atë hotel edhe nga një vajzë, një personazh shumë i njohur publik në Shqipëri. Sipas gazetares, Martinaj dhe vajza që e shoqëronte kishin një lidhje intime bashkë.

“Në datën 5 gusht në orën 21 e 15 minuta me një mjet “Audi” Ervis Martinaj, Jeton Lami së bashku me një vajzë shumë të njohur, pra figurë publike, janë shfaqur në zonën e një hoteli shumë të njohur në Durrës. Lami ka zbritur nga automjeti, ka shkuar te recepsioni, ka pronotuar dhomën për të qëndruar Martinaj dhe vajza që kishte një marrëdhënie intime me të. Ata janë larguar në orën 10 e ca nga aty”, tregoi gazetarja.

Lexo edhe: U filmuan në hotel, vajza e njohur lidhje intime me Ervis Martinajn. Mister zhdukja e tij, gazetarja nxjerr detajet

Pasuria e Ervis Martinajt

Pasuria e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj llogaritet në 600 milion euro.

Lajmin e bën të ditur gazetarja e njohur Anila Hoxha, sipas të cilës Martinaj vendosi nga bota e errët një pasuri prej 600 milion eurosh.

“Ervis Martinaj llogaritet se nga bota e errët vendosi një pasuri gati 600 milionë euro”, shkruan gazetarja.

Shifra është e “çmendur”, por jo për ata që e njohin botën e errët të basteve dhe faktin se 40-vjeçari dominonte tregun në Tiranë dhe rrethe. /albeu.com

The post Cili është klani Duka që i ka “prerë krahët” Martinajt? Mundësitë për një trazim të politikës dhe biznesit dhe pasuria e “frikshme” e tij appeared first on Albeu.com.