Derivatet e naftës në maqedoni Archives - Albeu.com

Mickoski pret ulje të çmimit të dizelit me 7 denarë dhe të benzinës me 4 denarë
Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi sot se nga e hëna pritet një rënie e ndjeshme e çmimeve të derivateve të naftës, kur Komisioni Rregullator për Energjetikë do të publikojë çmimoren e re.

Sipas tij, pas qetësimit të situatës në Lindjen e Mesme, benzina pritet të shitet më lirë për rreth 4 denarë për litër, ndërsa dizeli për rreth 7 denarë.

“Në thelb, masat kanë përfunduar. Pas njoftimeve për marrëveshjen e arritur, kushtimisht e thënë, ndërmjet palëve të përfshira në konfliktin në Gjirin Persik, konkretisht SHBA-së dhe Iranit, ndërsa sot po zhvillohen bisedimet përfundimtare për mbylljen e asaj marrëveshjeje, vlerësoj se tregu do të stabilizohet. Duhet pasur parasysh se edhe nëse ngushtica e Hormuzit hapet sot, cisternave që do të nisen u duhen afërsisht një muaj për të mbërritur në destinacion, që do të thotë se edhe ky është një proces që kërkon kohë. Duke i marrë parasysh të gjitha këto rrethana, si edhe faktin se në tryezën e paqes janë përfshirë edhe Izraeli dhe Hezbollahu, pres që kjo krizë të mbyllet dhe të hyjmë në ujëra më të qeta sa i përket çmimit të naftës. Dollari ka shënuar një rritje të lehtë, por unë pres që të hënën benzina të ulet për rreth 4 denarë, ndërsa te dizeli pres një ulje edhe më të madhe, përkatësisht rreth 7 denarë”, tha Mickoski.

The post Mickoski pret ulje të çmimit të dizelit me 7 denarë dhe të benzinës me 4 denarë appeared first on Albeu.com.