Dera Archives - Albeu.com

Nëse i mbani vezët te dera e frigoriferit, po bëni gabim! Eksperti tregon vendi e duhur për to
Të gjithë e dinë se për t’i mbajtur vezët të freskëta, nuk duhen lënë jashtë frigoriferit. Eksperti i ushqimit Chris Bwaslwy thotë se ndërsa shumica e frigoriferëve kanë një vend për vezë dhe kuti të dizajnuara posaçërisht në derë, ku nuk është domosdoshmërit vendi më i mirë për ta.

Edhe pse mund të tingëllojë e çuditshme, arsyeja e tij ka kuptim. Dera është vendi më i ngrohtë dhe ku temperatura ndryshon vazhdimisht për shkak të hapjes dhe mbylljes. Kjo është arsyeja pse, si të gjitha ushqimet që prishen, është më e sigurt t’i vendosni në raftin e sipërm, që është më i ftohti.

Gjithashtu ai këshillon që vezët të mos i nxirrni nga kutia e kartonit në të cilën janë blerë. Lëvozhga e vezës është e mbuluar më mijëra pore të vogla që thithin aromat dhe bakteret e padëshiruara. “Mbajtja e vezëve nëkuti është mënyra më e mirë për të parandaluar që bakteret të përfundojnë në to”, tha eksperti.

Përndryshe, vezët që ruhen siç duhet në frigorifer ruajnë cilësinë dhe freskinë e tyre për të paktën dy herë më shumë se ato të lëna në temperaturën e dhomës. Më pas ato duhet të hahen brenda një deri në tre javë, ndërsa mund të qëndrojnë deri në gjashtë javë në frigorifer.

The post Nëse i mbani vezët te dera e frigoriferit, po bëni gabim! Eksperti tregon vendi e duhur për to appeared first on Albeu.com.

Dëmtohet dera e një KZAZ-je në Kavajë
Është dëmtuar dera hyrëse e një KZAZ-je në Kavajë. Sipas informacioneve të para mësohet se bëhet fjalë për KZAZ nr.42 në shkollën “26 Marsi”, që aktualisht është jashtë funksionit.

Nga hetimet paraprake dyshohet se dera është hapur me forcë nga disa të mitur, që frekuentojnë ambientet e shkollës mbasditeve.

Njoftimi:

Më datë 23.04.2023, është marrë njoftim nga anëtarët e KZAZ Nr. 42, në Kavajë, se është dëmtuar dera hyrëse e kësaj KZAZ-je, në shkollën “26 Marsi”, shkollë aktualisht jashtë funksionit.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe kanë kaluar në vendngjarje dhe nga hetimet e para paraprake dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, nuk është konstatuar mungesë apo dëmtim i ndonjë sendi dhe dokumentacioni i KZAZ.

Nga hetimet paraprake dyshohet se dera është hapur me forcë nga disa të mitur, që frekuentojnë ambientet e shkollës mbasditeve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

The post Dëmtohet dera e një KZAZ-je në Kavajë appeared first on Albeu.com.

“Kërkova të ndihmoj shokun në komisariat, më mbyllën derën…” , miku i Learit rrëfen tmerrin: Shpejt, shpejt se na iku nga duart
Detaje të reja janë zbuluar nga dëshmitari i ngjarjes së rëndë, ku Lear Kurti, humbi jetën në duart e policisë së shtetit. Miku i Learit tregon në emisionin “Piranjat” të gjithë kronologjinë e ngjarjes, ndërsa rrëfen se i ka parë policët teksa dhunojnë shokun e tij. Mes të tjerash miku i Learit njëherazi edhe dëshmitar i ngjarjes tregon se 32-vjeçari ka dhënë frymën e fundit në komisariat. Ai rrëfen se ka kërkuar që të ndihmojë mikun e tij por policët nuk e kanë lënë.

“Pash që ishin 3-4 patrulla. Dhe pash që po rrihej Leari barbarisht brenda makinës.” Kjo është dëshmia tronditëse e mikut të 32-vjeçarit të ndjerë Lear Kurti, për emisionin “Piranjat” në ABC.

Ngjarja e rëndë e së enjtes ka shokuar opinionin publik, ku 32-vjeçari Lear Kurti gjeti vdekjen në rrethana ende të paqarta në duart e policisë së shtetit. Menjëherë pas ngjarjes kishte një pafundësi alibish, që çuan në përplasje deklaratash mes institucioneve, konkretisht mes AMP dhe spitalit të Traumës.

AMP pretendonte se 32-vjeçari ka ndërruar jetë në spital, por “Trauma” theksonte se tek ata i riu ka mbërritur pas asnjë shenjë jete.

Edhe vetë policia ishte konfuze në deklaratat e publikuar lidhur me këtë ngjarje të rëndë. Fillimisht, u tha se viktima kishte gëlltitur një dozë me kokainë, ndërsa më pas tha se ishin dy doza.

Por çfarë ka ndodhur në të vërtetët atë natë? Emisioni “Piranjat” ka marrë versionin e dëshmitarit okular në këtë ngjarje të rëndë.

“Dëgjova, fjalët shpejt, shpejt se iku. E kanë shoqëruar vetë në spital. Leari ka mbaruar brenda në Komisariat. Në spital ka shkuar i vdekur.” thotë miku i Lear Kurtit.

Ky person është dëshmitari kyç i kësaj ngjarje të rëndë, pasi ai ishte me viktimën deri në çastet e fundit të jetës së 32-vjeçarit. Ai tregon atë që përjetoi minutë pas minute.

“Unë isha me Learin atë natë. E kam takuar dy orë para ngjarjes dhe e lash tek ish-Filanto. Unë do të ikja për punët e mia dhe ai do ikte në punët e tij. Pastaj do të shkoja ta merrja prapë, se Leari ka ndenjur gjithmonë me mua. Dhe në momentin që po kaloja aty përball me spitalin në Laprakë, pashë që ishin 3-4 patrulla po rrihej Leari barbarisht brenda makinës.” shtoi shoku i viktimës.

Duke rrëfyer momentet e fundit që ishte gjallë Lear Kurti, miku i tij që pa gjithçka tregon fjalë e fundit:

“Filmimet janë aty 100% e sigurt. Çfarë po bëni se është me sëmundje toke u thash. Edhe më thanë “kush je ti”. Shoku i vetë u thash unë. Një nga policët tha “pse e lini të flasë ky ?”. Ça ju dhimbset ?” “Shoqërojeni dhe këtë”” tregon dëshmitari.

Ndërkohë miku i Learit thotë për “Piranjat” se një efektive policie e kishte ofenduar për shkak të origjinës.

“Jemi shoqëruar të dy njëkohësisht. Leari ishte në makinën e policisë unë isha me timen se makinën e kishte efektivi i policisë. Ajo policja më tha “edhe kuksian edhe gangster”. Ti je femër i thashë unë. As nuk po të ofendoj dhe as nuk po them gjë. Thjeshtë po them që djali ka këtë lloj problemi, mos e prekni. Sepse do t’ju ngeli në dorë dhe ashtu ndodhi.” tha i riu.

I riu tregon se në vendin e ngjarjes ka mbërritur në momentin kur policia e kishte kapur Lear Kurtin.

“I kam marrë vesh në komisariat detajet. Ai ju paska ikur 30 metra me vrap. Por 30 metra me vrap kushdo që të ishte po të kishte edhe një Kg do ta hidhte. Ata duan të mbulojnë policinë.” tha miku i të ndjerit.

Ndërkohë ai tregon se nëna e Lear Kurtit po kalon një periudhë shumë të vështirë ku përpos vdekjes së djalit duhet të dëgjojë edhe alibi të shumta rreth ngjarjes.

“E ëma vetëm atë djalë ka pasur dhe duke dëgjuar të gjitha këto, që po jepen jo ju gjet drogë jo përdorues droge. Asaj po i del shpirti.” tha i riu.

Mes të tjerash ai tregon se i ka parë policët teksa dhunojnë me shkelma dhe me grushte Learin.

“Me shkelma me grushta e kanë goditur. Me numër tamam nuk e di por dy, tre patjetër. Një nga policsët që ishte djalë i ri, 20-22 vjeç ishte gangster jo polic”

“E them sepse ai tha, ju nuk më njihni mua. Unë i thash që je polic me uniformë. Mund të jesh kushdo, je polici i shtetit je për ta na mbrojtur jo për të na sulmuar.”

“Learti ishte në pranga dhe nuk ka bërë rezistencë fare. Për pjesën e epilepsisë e kam marrë vesh para dy javësh. Kur i ndodhi, e kemi dërguar në spital”

Duke treguar për marrjen në pyetje i riu theksoi se ka pasur edhe një rrëfim për drejtorin e AMP Ardi Veliu.

“Këtë pyetjet ma bëri edhe drejtori i AMP, Ardi Veliu, dhe më tha nëse kam parë që makina mund të ketë patur lëkundje.? Unë i thash që rrugët tona janë të gjithë gropa”

I riu ka parë edhe momentet e fundit të Lear Kurtit, duke thënë se atij nuk iu dha ndihma e duhur për ta shpëtuar.

“3-4 minuta mbrapa kur kam mbërritur në komisariat. Nuk kam fol dot se Leari ka qenë i shtrirë dhe pa ndenja. Po përpëlitej. Më mbyllën derën. Nuk i kanë dhënë asnjë lloj ndihme. Dëgjova “shpejt, shpejt se iku. U alarmua i gjithë komisariati… iku Leari.”

“Po, aty ka dhënë shpirt në komisariat.” Shpirti i ka dalë brenda rajonit të policisë së komisariati numër 3. E njoh shumë mirë shokun tim. Sigurisht mund t’i ketë fol me tone të ashpra dhe këta mund të jenë acaruar dhe mund të kenë gjuajtur. Ama duhet ta pranojnë”

“Këta nuk prekin në fytyrë as në kokë por nga brinjët.”

I riu ka parë edhe momentet e fundit të Lear Kurtit, duke thënë se atij nuk iu dha ndihma e duhur për ta shpëtuar.

“3-4 minuta mbrapa kur kam mbërritur në komisariat. Nuk kam fol dot se Leari ka qenë i shtrirë dhe pa ndenja. Po përpëlitej. Më mbyllën derën. Nuk i kanë dhënë asnjë lloj ndihme. Dëgjova “shpejt, shpejt se iku. U alarmua i gjithë komisariati… iku Leari.”/abcnews.al

The post “Kërkova të ndihmoj shokun në komisariat, më mbyllën derën…” , miku i Learit rrëfen tmerrin: Shpejt, shpejt se na iku nga duart appeared first on Albeu.com.

Nuk po hapej dera e makinës, incidenti që nuk u vu re në pritjen e kancelares Merkel (VIDEO)
Ditën e sotme ka mbërritur në Tiranë kancelarja Angela Merkel e cila po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama dhe më pas do të takohet edhe me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Pak më parë ajo mbërriti në Pallatin e Brigadave ku u prit me një ceremoni shtetërore nga Rama, por akoma pa hyrë në ambientet e pallatit, u regjistrua incidenti i parë.

Sapo makina me të cilën udhëtonte Merel u ndal, truproja dolit të hapte derën, po ajo nuk po hapej.

Pas disa përpjekjeve, dera u hap dhe Merkel doli nga “Benzi”.

Më pas, u regjistua incidenti i dytë, ku Rama i zgjat dorën kancelares, por ajo refuzon ta takojë duke i drejtuar grushtin, dhe duke qeshur i kujton kryeministrit rregullat anti-Covid./albeu.com

The post Nuk po hapej dera e makinës, incidenti që nuk u vu re në pritjen e kancelares Merkel (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Pse nuk duhet ta hapni kurrë derën e makinës me dorën e majtë
Shoferët në të gjithë botën janë duke marrë disa leksione të rëndësishme dhe nuk është çudi që ky rregull në kursin e patentës të jetë si një mësim kyç. Kurrë mos e hapni derën e makinës me dorën e majtë kur gjendeni në krahu e shoferit, kjo vlen edhe për vetë shoferin. A është ky një paralajmërim apo një mësim?

Ky rregull ka nisur të zbatohet rreptësisht në Holandë si vendi që përdor më shumë biçikletat. Si rezultat, ky vend i vogël evropian ka disa korsi, ligje dhe rregullore ndër më të përparuarat në botë. Instinkti është që të hapim derën me dorën e majtë sepse jemi në atë krah dhe e kemi më të lehtë.

Por, shoferëve holandezë deri tani u është ndaluar rreptësisht ta bëjnë këtë gjë sepse çdo vit janë shënuar rreth 150.000 plagosje duke hapur derën e makinës nga ana e shoferit me dorën e majtë. Aksidentet përfshijnë edhe dëmtimet e makinave përbri, por rreziku vdekjeprurës i këtij veprimi është shkaktuar tek çiklistët.

Kjo lloj përplasjeje është më e zakonshme nga ç’mund ta mendojmë. Shumë çiklistë përplasen si shkak i hapjes së pakujdesshme që u bëhet dyerve të makinës. Zakonisht ajo që ndodh është që çiklisti lëviz shpejt në korsinë e biçikletave dhe papritmas para tij hapet një derë çka sjell edhe përplasjen fatale. Të paktën 24 çiklistë kanë vdekur në këtë mënyrë edhe pse numri mund të jetë më i madh, por ka raste që nuk janë raportuar.

Në qoftë se ju përdorni dorën tuaj të majtë për të hapur derën kur ju jeni në anën e majtë të makinës, ju e hapni atë pa i kushtuar vëmendje trafikut apo asaj çfarë mund të kesh pas.

Në anën tjetër, në qoftë se ju përdorni dorën e djathtë për të hapur derën, jeni i detyruar që ta ktheni trupin e sipërm dhe të kuptoni nëse dikush po vjen.

Sigurisht, çiklistët nuk janë i vetmi rrezik potencial. Hapja e derës me të djathtën gjithashtu mund të mbrojë shoferët e tjerë dhe këmbësorët nga përplasja. Ky ndryshim i thjeshtë në shprehitë tuaja mund të bëjë një ndryshim të madh në përmirësimin e sigurisë në rrugë.

The post Pse nuk duhet ta hapni kurrë derën e makinës me dorën e majtë appeared first on Albeu.com.