deputeti i vetevendosjes Archives - Albeu.com

Deputeti i VV jep propozimin për daljen nga greva të arsimtarëve në Kosovë, SBASHK-u pritet ta shqyrtojë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Ardian Gola, cili është pjesë e Komisionit për Arsim në të cilin po raportojnë ministrja Nagavci e ministri Murati, ka dalë me një propozim për Këshillin Grevist për të zëvendësuar metodën aktuale të grevës me atë të mos vendosjes së notave për nxënësit.

Pra sipas Golës, duhet të ndërrohet mënyra e presionit për plotësimin e kërkesave, në mënyrë që të mbahet edhe mësimi dhe qeveria në të njëjtën kohë të bëjë përpjekje për të gjetur një zgjidhje. Gola pastaj ka sqaruar edhe një herë propozimin e tij, dhe ka thënë që s’po kërkojnë përgjigje menjëherë.

Ndaj kësaj kërkese ka reaguar Ymer Ymeri nga Këshilli Grevist, duke e pyetur deputetin Gola se a mendon që do të reflektojë Qeveria në rast se zbutet metoda e grevës në këtë formë.

“Mund të jetë një mjet i efektshëm si presion sindikal ndaj qeverisë”, ka thënë tutje Gola, duke i sqaruar Ymer Ymerit se kjo s’nënkupton që të heqin dorë nga kërkesat e tyre.

“Të jeni të bindur që do të jemi prapa jush”, ka thënë Gola.

“Do ta bisedojmë me anëtarësinë”, ka thënë një prej anëtareve të Këshillit Grevist.

Ndërkohë Ymer Ymeri i ka bërë thirrje Golës që të jetë prezent në takim për të dëgjuar se cfarë thonë anëtarët e sindikatës për propozimin.

Greva ka nisur më 25 gusht dhe ka ardhur si pasojë e mos realizimit të kërkesave të SBASHK-ut nga Qeveria e Kosovës, në mesin e të cilave është edhe kërkesa për shtesën prej 100 euro për përballimin e inflacionit deri në Ligjin për Paga. Ndërsa ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci të mërkurën u ka kërkuar mësimdhënësve që të ndërpresin grevën ndërkohë që kryeministri Albin Kurti nuk ka patur asnjë reagim zyrtar./Express/

The post Deputeti i VV jep propozimin për daljen nga greva të arsimtarëve në Kosovë, SBASHK-u pritet ta shqyrtojë appeared first on Albeu.com.

U përlesh me deputetin e Vetëvendosjes, lëshohet urdhërarrest për Dardan Molliqajn
Për shkak se Dardan Molliqaj kryetar i Partisë Socialdemokrate (PSD) dhe i akuzuari tjetër Fatos Sahiti kanë munguar në seancën e së mërkurës, ka dështuar sërish të nis gjykimi në rastin ku të njëjtit ngarkohen për përleshjen fizike mes tyre dhe deputetit të Vetëvendosjes, Haki Abazi, pas një debati televiziv më 2019. Ndaj Molliqajt dhe Sahitit, gjykata ka lëshuar urdhërarrest.

Në seancë mungoi edhe i dëmtuari Haki Abazi, për të cilin gjykatësja e rastit Vlora Pacolli-Rexhepi tha se gjykata ka pranuar një parashtresë, përmes së cilës i njëjti ka njoftuar se është i angazhuar jashtë vendit.

Në seancë e pranishme ishte avokatja e Abazit, Sadije Mjekiqi, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Lidhur me mungesën e të akuzuarit Molliqaj, gjykatësja Pacolli-Rexhepi tha se gjykata pas pranimit të raportit nga Policia e Kosovës se i njëjti nuk është i qasshëm në adresën e dhënë nga gjykata, më 1 qershor ka lëshuar urdhërarrest ndaj tij, i cili do të mbetet aktiv për një vit.

Në këto rrethana, seanca u shty në kohë të pacaktuar.

Gjykatësja Pacolli-Rexhepi bëri të ditur se për të akuzuarin Dardan Molliqaj, urdhërarresti mbetet aktiv, që i njëjti të sillet në gjykatë pas arrestimit.

Kurse për të akuzuarin Sahiti, gjykatësja tha se kanë lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim për këtë seancë, por nga Policia e Kosovës kanë pranuar një raport zyrtar se për të njëjtin është bërë verifikimi i adresës, mirëpo nuk kanë mundur që ta sigurojnë adresën e saktë.

Ky konstatim, sipas gjykatëses Pacolli-Rexhepi është kontradiktor me konstatimin sipas fletëdërgesës së dorëzuar përmes postës më 28 prill 2022 për seancën paraprake të 1 qershorit, ku është konstatuar se i njëjti refuzon pranimin e ftesës.

Ndërsa tani, sipas gjykatëses, konstatimi i Policisë është se adresa e të njëjtit është e panjohur.

Andaj, për të akuzuarin Sahiti, lëshohet urdhërarrest që të arrestohet dhe të sillet në çdo kohë në gjykatë.

Seanca e radhës do të vazhdojë çdo kohë pas zbatimit të urdhërarresteve të lëshuara nga gjykata.

Ndryshe, edhe seanca e paraparë për 1 qershor kishte dështuar për shkak se policia nuk e kishte zbatuar urdhrin e gjykatës për ta sjellë Dardan Molliqajn në seancë.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 18 shkurt 2020 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, të pandehurit Dardan Molliqaj dhe Fatos Sahiti akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Sulmi”.

Në aktakuzë thuhet se më 11 shtator 2019, rreth orës 22:00 në Fushë Kosovë, në Kolegjin “AAB”, të pandehurit e lartcekur pas përfundimit të debatit në emisionin “Presing” të studion së televizionit T7, ku ishin të ftuar Endrit Shala, Rexhep Hoti, Haki Abazi dhe Dardan Molliqaj, me të dalë në korridor të kolegjit AAB, i pandehuri Molliqaj fillimisht e ka thirrë të dëmtuarin Haki “ndalu këtu të flasim çka deshte me thënë në debat”, i cili ishte para tyre në korridor duke dalë në shoqëri me Rexhep Hotin.

Tutje, në aktakuzë thuhet se posa i afrohet i pandehuri Molliqaj me dashje, duke e përdorë forcën e sulmon të dëmtuarin Haki Abazi në atë mënyrë që fillimisht e ka kapur për duar e më pas e godet me grusht në fytyrë dhe shqelma ne këmbë.

Gjithnjë sipas aktakuzës, këtij sulmit i bashkëngjitet edhe i pandehuri Sahiti, i cili e godet të demtuarin me grusht deri sa i dëmtuari arrin të ju largohet dhe të ikë me shpejtësi në drejtim të studios së televizionit T7, dhe kështu i shqetësuar për rastin e thërret policinë.

Me këtë, Molliqaj dhe Sahiti akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Sulmi”, nga neni 184, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me gjobë ose me burgim deri në një vit./Ekspress

The post U përlesh me deputetin e Vetëvendosjes, lëshohet urdhërarrest për Dardan Molliqajn appeared first on Albeu.com.