Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Archives - Albeu.com

Gruda: Shpresojmë që nesër katër ish-drejtuesit e UÇK-së të lirohen, të vërtetën e luftës do ta mbrojmë
<html><head></head><body>

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, deklaroi se PDK-ja pret që nesër Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi të shpallen të pafajshëm dhe të lirohen nga të gjitha aktakuzat.

Sipas Grudës, lufta çlirimtare dhe mbrojtëse e Kosovës nuk mund të barazohet me politikën shtetërore të agresionit, represionit dhe spastrimit etnik të regjimit serb.

Gjatë një konference për media, 18 orë para shpalljes së verdiktit përfundimtar nga Gjykata Speciale në Hagë, ai tha se Kosova pret një vendim të drejtë.

“Me shpresë dhe besim, sot themi se nesër duam të festojmë. Shpresojmë t’i shohim Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin të lirë, në rrugën e kthimit drejt Kosovës. Deri në atë moment, detyra jonë është e qartë: do të mbrojmë të vërtetën e luftës së UÇK-së, sakrificën e popullit të Kosovës dhe legjitimitetin e shtetit tonë”, u shpreh Gruda.

Ai paralajmëroi se çdo vendim tjetër do të kundërshtohet fuqishëm, përmes argumenteve dhe të gjitha mjeteve juridike e demokratike që janë në dispozicion.

“Edhe partnerëve tanë ndërkombëtarë u kërkojmë atë që e kemi kërkuar vazhdimisht: drejtësi të mbështetur në prova, standarde të njëjta për të gjithë dhe respekt për të vërtetën historike të Kosovës”, deklaroi deputeti i PDK-së.

Gruda rikujtoi represionin, dhunën, dëbimet, vrasjet dhe krimet e kryera për dekada ndaj popullit të Kosovës, duke theksuar se historia nuk mund të ndryshohet.

“Në vitin 1999, UÇK-ja dhe demokracitë perëndimore qëndruan në të njëjtën anë të historisë. Ky bashkëpunim dhe përkrahja ndërkombëtare i dhanë fund një katastrofe humanitare dhe krijuan rrugën drejt lirisë dhe shtetit të Kosovës. Për këtë arsye, historia e Kosovës nuk duhet të rishkruhet. Është e qartë kush ishte agresori dhe kush viktima, kush përdori dhunën e represionin, kush dëboi qindra mijëra qytetarë nga shtëpitë e tyre dhe përse ndërhyri bota demokratike”, theksoi ai.

Deputeti i PDK-së u bëri thirrje të gjithë akterëve publikë të ruajnë qetësinë dhe të shmangin krijimin e panikut të panevojshëm te qytetarët.

“Në PDK i kemi ndjekur me shqetësim disa reagime publike të ditëve të fundit, të cilat kanë shkaktuar ankth të panevojshëm te qytetarët. Në rrethana të tilla, çdo akter publik duhet të tregojë maturi dhe kujdes. Kosova e ka dëshmuar se momentet e mëdha di t’i përballojë me dinjitet”, tha Gruda.

</body></html>

The post Gruda: Shpresojmë që nesër katër ish-drejtuesit e UÇK-së të lirohen, të vërtetën e luftës do ta mbrojmë appeared first on Albeu.com.

Arian Tahiri: Tragjeditë në KEK tregojnë dështimin e institucioneve për të mbrojtur punëtorët
<html><head></head><body>

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, kritikoi Qeverinë për mungesën e reagimit dhe kontrollit mbi sigurinë në institucionet dhe ndërmarrjet publike. Në një konferencë për media, ai tha se humbja e jetës së dy punëtorëve të KEK-ut brenda tri ditësh, pas lëndimeve të pësuara në vendin e punës, tregon nevojën për ndërhyrje të menjëhershme të institucioneve përgjegjëse.

Sipas Tahirit, pas këtyre ngjarjeve qëndrojnë familje të mbetura pa më të dashurin e tyre. Ai përmendi rastin e Arbenit Ahmetit, i cili më 20 gusht humbi jetën gjatë transportimit të kabllove 6 kV. Katër ditë më herët, më 16 gusht, Haxhi Gojnovci, teknik i xehtarisë, vdiq pranë ekskavatorit. Më 15 korrik ndërroi jetë në QKUK edhe Milazim Binaku, si pasojë e plagëve të marra më 8 korrik në Fabrikën e Pajimeve Xehtare në Palaj. Ndërsa më 27 shkurt, Migjen Sadiku vdiq në ambientet e Termocentralit “Kosova B”.

Tahiri tha se viktimat kishin dalë në punë për të siguruar të ardhurat e familjeve të tyre, por nuk u kthyen më në shtëpi. Ai nënvizoi se pas secilit prej këtyre emrave ka nëna që presin, bashkëshorte që mbeten të vetme dhe fëmijë që kërkojnë të kuptojnë pse baballarët e tyre nuk u kthyen.

Deputeti i PDK-së rikujtoi se Qeveria ka përqendruar sistemin e inspektimeve përmes krijimit të Zyrës së Inspektorit të Përgjithshëm në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Megjithatë, sipas tij, kur ndodhin raste tragjike, institucionet shmangin përgjegjësinë.

“Qeveria nuk mund të drejtojë dhe njëkohësisht të mbikëqyrë ndërmarrjet publike, e më pas të pretendojë se nuk mban përgjegjësi. Kur flitet për rritje të prodhimit dhe progres, zyrtarët dalin për të shprehur krenari, ndërsa përballë vdekjeve fshihen pas mjeteve dhe ambienteve të pushtetit. Meqë këto raste kanë ndodhur në një ndërmarrje publike nën kontrollin e drejtpërdrejtë të shtetit, ato përbëjnë dëshmi të dështimit institucional. Nëse shteti nuk është në gjendje të mbrojë punëtorët e vet, atëherë si mund të pretendojë se mbron jetën dhe të drejtat e punëtorëve në sektorin privat?”, deklaroi Tahiri.

Ai theksoi se siguria në punë nuk mund të mbështetet vetëm te deklaratat e ngushëllimit. Sipas tij, ajo kërkon standarde të përcaktuara, inspektime të rregullta dhe të pavarura, masa parandaluese, zbatim të ligjit dhe përgjegjësi institucionale, përpara se të humbet një tjetër jetë.

Meqë, sipas tij, këto raste nuk mund të diskutohen në Kuvendin e Kosovës dhe në komisionet parlamentare, Tahiri u bëri thirrje Qeverisë së Kosovës, ministrisë përkatëse, Inspektoratit të Punës dhe Korporatës Energjetike të Kosovës që t’u ofrojnë mbështetje financiare familjeve të viktimave. Ai kërkoi gjithashtu inspektime të menjëhershme, të plota dhe të pavarura, evidentimin dhe eliminimin e rreziqeve në vendet e punës, forcimin e masave për sigurinë dhe mbrojtjen e punëtorëve, si dhe garantimin që ngjarje të tilla të mos përsëriten.

</body></html>

The post Arian Tahiri: Tragjeditë në KEK tregojnë dështimin e institucioneve për të mbrojtur punëtorët appeared first on Albeu.com.

Mimoza Kusari mban fjalim në Kuvend, deputeti i PDK-së “i bie violinës” (VIDEO)
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati gjatë Foltores së Kuvendit ka bërë një gjest i cili ka marrë vëmendjen e të gjitëve.

Në momentin kur shefja e Grupit Parlamentar të Vetëveendosjes, Mimoza Kusari Lila ishte duke folur, deputetit mesa duket nuk i kanë pëlqyer fjalët e saj dhe shfaqet sikur nuk e kishte aspak duket bërë me gjeste sikur po i bie violinës.

Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, madje ka edhe nga ata që dyshojnë se deputeti mund të jetë i dehur në momentin që ka bërë xhestin, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që të ketë qenë ironike ndaj Lilës./albeu.com

The post Mimoza Kusari mban fjalim në Kuvend, deputeti i PDK-së “i bie violinës” (VIDEO) appeared first on Albeu.com.