departamenti i shtetit Archives - Albeu.com

Gazetari amerikan: Departamenti i Shtetit lejon Sali Berishën të udhëtojë në SHBA
Përmes një njoftimi në llogarinë e tij në platformën “X”,  gazetari amerikan i “Politico”, Marc Caputo, ka njoftuar se Departamenti Amerikan i Shtetit, ka lejuar Sali Berishën të udhëtojë për në SHBA.

“E pyeta Departamentin e Shtetit për statusin e vizës së Berishës dhe më thanë se ai mund të vijë në SHBA”, – shkruan gazetari që publikon edhe përgjigjen e DASH.

“Ne japim rregullisht përjashtime për të lehtësuar udhëtimin e individëve të caktuar në SHBA, në përputhje me detyrimet ndërkombëtare dhe interesat tona kombëtare. Si e tillë, ne nuk do të lejojmë që interesat tona të politikës së jashtme apo marrëdhëniet me Shqipërinë të mbahen peng nga vendime të politizuara të epokës së Biden-it”, – thuhet në reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit dërguar për gazetarin.

Caputo ka shpërndarë edhe një shkrim të gazetës “Wall Street Journal”, ku ka dhënë një intervistë drejtuesi i fushatës së PD-së, Chris LaCivita.

Sali Berisha dhe statusi “non grata”

Në maj 2021, Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli Sali Berishën dhe familjen e tij “persona non grata”, duke e akuzuar për përfshirje në korrupsion të rëndësishëm dhe pengim të drejtësisë .

Ky vendim u bazua në nenin 7031(c) të Aktit të Përvetësimeve të Departamentit të Shtetit, i cili ndalon hyrjen në SHBA të individëve të përfshirë në korrupsion të rëndësishëm ose shkelje të rënda të të drejtave të njeriut .

Berisha ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar se ato janë të motivuara politikisht, duke akuzuar filantropin George Soros për përhapjen e këtyre pretendimeve.

Ai ka ndërmarrë hapa ligjorë kundër Sekretarit të Shtetit Antony Blinken, për shpifje dhe ka shprehur synimin për të lobuar pranë administratës Trump për të rishikuar këtë vendim.

Ndihma nga Chris LaCivita dhe fushata “Make Albania Great Again”

Në një zhvillim të rëndësishëm, Chris LaCivita, menaxheri i fushatës së Donald Trump, është angazhuar për të ndihmuar Partinë Demokratike të Shqipërisë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 11 majit.

Ai ka përdorur sloganin “Make Albania Great Again”, duke e krahasuar Berishën me Trump dhe duke e portretizuar atë si një figurë të persekutuar politikisht nga qeveria aktuale .

LaCivita ka deklaruar se nuk do të lobojë për heqjen e statusit “non grata” të Berishës, por ka theksuar se fushata e tij është një zgjerim i ndihmës që i ka ofruar Trump-it, duke synuar të ndihmojë opozitën shqiptare në përballjen me qeverinë aktuale .

Përjashtimet e mundshme për vizën amerikane

Pavarësisht shpalljes “non grata”, Departamenti Amerikan i Shtetit, ka mundësinë të japë përjashtime për individë të caktuar për të udhëtuar në SHBA, në përputhje me interesat kombëtare dhe detyrimet ndërkombëtare.

Avokati shqiptaro-amerikan, Peter Lumaj, ka theksuar se është e mundur që Berisha të marrë një përjashtim të tillë, veçanërisht nëse konsiderohet se nuk paraqet rrezik për SHBA.

Situata politike në Shqipëri, është komplekse dhe e ndikuar nga faktorë të brendshëm dhe të jashtëm.

Ndërhyrjet ndërkombëtare, veçanërisht nga SHBA, dhe zhvillimet e fundit rreth Sali Berishës dhe Partisë Demokratike, pritet të kenë një ndikim të rëndësishëm në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe në drejtimin e ardhshëm të vendit. /Boldnews.al

The post Gazetari amerikan: Departamenti i Shtetit lejon Sali Berishën të udhëtojë në SHBA appeared first on Albeu.com.

“Ambasadorët e huaj ndihen në gjykatat tona si në shtëpitë e tyre,” Escobar: Kim ndjek gjithnjë linjën e DASH
Në Departamentin e Shtetit është duke u zhvilluar në këto momente dialogu strategjik midis qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe qeverisë Shqiptare. Në takimin mes dy qeverive marrin pjesë përfaqësues nga një sërë institucionesh qeveritare.

Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, që mbulon politikën amerikane për Ballkanin Perëndimor, bisedoi pak para fillimit të takimit me Shefin e Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës Arben Xhixho, mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe gjendjen e demokracisë në Shqipëri.

Zëri i Amerikës: Zoti Escobar, cilat janë çështjet kryesore që do të diskutohen në dialogun e sotëm strategjik mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Do të thoja gjithçka që ka të bëjë me marrëdhëniet dypalëshe. Ky është takimi më i rëndësishëm mes përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara dhe përfaqësuesve të Shqipërisë në historinë moderne. Ne do të kemi përfaqësues nga Departamenti i Shtetit, Departamenti i Mbrojtes, ai i Tregëtisë, Korporata Financiare për Zhvillimin Ndërkombëtar, si dhe agjenci të tjera qeveritare për të gjetur rrugë për të thelluar bashkëpunimin strategjik. Në vitet e fundit Shqipëria është bërë një partner shumë i besueshëm për Shtetet e Bashkuara. Shqipëria luan një rol të rëndësishëm për stabilitetin rajonal dhe atë në Evropë. Tani që Shqipëria është anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, vendi është bërë një faktor stabiliteti global. Pra është e rëndësishme që të vazhdojmë të bashkërendojmë qëndrimet tona.

Zëri i Amerikës: Një nga sektorët në të cilët Shtetet e Bashkuara kanë qenë shumë të angazhuara në Shqipëri, është ai i energjitikës. Cilat janë pritshmëritë për këtë sektor?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Shqipëria po kthehet në një qendër të rëndësishme energjitike. Tani që Evropa po ndeshet me sfida në sektorin energjitik, ne duam të gjejmë rrugë bashkëpunimi me Shqipërinë për të ndihmuar në zbutjen e këtyre problemeve. Kemi bindjen se mund të gjejmë forma dhe rrugë ku Amerika mund të ndihmojë për të investuar në infrastrukturën energjitike në Shqipëri për të realizuar këtë synim.

Zëri i Amerikës: Shtetet e Bashkuara e mbështetën Shqipërinë pas sulmeve kibernetike të Iranit ndaj infrastrukturës së saj dhe ofruan ta ndihmojë atë. Për çfarë ndihme konkrete bëhet fjalë?

Gab Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Kjo do të jetë pjesë e diskutimeve të sotme dhe shpresoj, që deri në fund të ditës, të kemi një marrëveshje për llojin e ndihmës që do japim; unë pres që ndihma të jetë si teknike edhe financiare, për të mbështetur sektorin e sigurisë kibernetike në Shqipëri.

Zëri i Amerikës: Ju thatë që takimi i sotëm do të përfshijë një gamë të gjerë çështjesh. Siç e dimë Shqipëria është një vend i pllakosur nga korrupsioni dhe kohët e fundit qeveria ka bërë të ditur një nismë për një amnisti të gjerë fiskale, deri në 2 milionë dollarë. Ka patur shqetësime nga FMN-ja, Banka Botërore, apo Bashkimi Evropian, se kjo mund të përdoret për pastrim parash. A ndajnë edhe Shtetet e Bashkuara të njejtat shqetësime?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Po edhe ne kemi disa shqetësime. I kemi diskutuar ato me qeverinë e Shqipërisë. Do t’i bëja thirrje qeverisë së Shqipërisë t’i dëgjojë këto zëra dhe ta përshtasë qasjen ndaj amnistisë fiskale që të jetë në përputhje me standartet globale dhe me kërkesat e BE-së.

Zëri i Amerikës: A keni ndonjë qëndrim më të qartë, nëse kjo nismë duhet zbatuar, apo braktisur?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Nuk dua të hyj në thelbin e diskutimeve që do të kemi me zyrtarët shqiptarë sot, por do të kemi një dialog të hapur se cilat do të ishin pasojat.

Zëri i Amerikës: Në Shqipëri ka patur kundërshtime dhe kritika ndaj Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, si arkitektë të reformës në drejtësi, veçanërisht nga opozita, duke i kritikuar Shtetet e Bashkuara për ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë. Por kohët e fundit kemi parë edhe një element të ri, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një fjalim të ditëve të fundit tha, ndonëse nuk e përmendi me emër, por kuptohej, që e kishte fjalën për ambasadoren amerikane, ku u shpreh se “disa ambasadorë të huaj ndihen në gjykatat tona si në shtëpitë e tyre dhe kanë luksin të ndajnë publikisht pëlqimin, ose mospëlqimin e tyre me vendimet e gjykatave”. Cili është reagimi juaj?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Ajo që bën ambasadorja jonë atje është shumë përfituese për Shqipërinë. Ajo është personi kryesor për marrëdhëniet dypalëshe. Gjithshka që ajo bën, është në bashkëpunim shumë të ngushtë me Departamentin e Shtetit. Këto nuk janë qëndrime individuale, janë qëndrime institucionale. Dhe duhet të theksoj se çështjet e korrupsionit, çështjet e krimit të organizuar, kanë prekur gjithë rajonin, jo vetëm Shqiërinë, pra është e rëndësishme që të bashkëpunojmë për t’iu kundërvënë këtyre kërcënimeve.

Zëri i Amerikës: Dua t’ju pyes edhe për statusin e demokracisë në Shqipëri. Opozita, është në një gjendje të çorganizuar që pas shpalljes non-grata të ish Presidentit Sali Berisha. Vendimi e rigjallëroi atë, ai drejton sot partinë, ose të paktën shumicën e partisë. Mund të argumentohet se vendimi ndaj tij, në një farë mënyre pati efektin e kundërt, veçanërisht po të kihet parasysh se nuk u shoqërua me ngritje akuzash nga organet e drejtësisë. Si e ndihmojnë vendime të tilla betejën kundër korrupsionit në Shqipëri?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Vendimi për ta përcaktuar atë ishte një vendim institucional. Nuk ishte një vendim individual dhe nuk ishte një vendim politik. Ishte një vendim që ne e morrëm për shkak të korrupsionit që gjetëm. Unë do t’u bëja thirrje institucioneve në Shqipëri ta shqyrtojnë këtë. Por dua të them, se ne ende kemi partnerë të mirë në Partinë Demokratike, ne duam që Partia Demokratike të jetë një kontribues i fortë dhe i rëndësishëm i stabilitetit politik në Shqipëri. Unë do t’u bëja thirrje mbështetësve të Partisë Demokratike të mendojnë për imazhin që përcjellin, nëse do të kishin në krye njerëz, që janë përcaktuar nga Sekretari i Shtetit për korrupsion.

Zëri i Amerikës: Dëshironi të shtoni diçka tjetër për Shqipërinë.

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Doja të falenderoja qeverinë e Shqipërisë për partneritetin dhe popullin e Shqipërisë për miqësinë e tyre. Takimi i sotëm një ditor është një simbol jo vetëm i bashkëpunimit mes qeverive, por edhe i miqësisë së thellë mes popullit amerikan dhe popullit shqiptar.

The post “Ambasadorët e huaj ndihen në gjykatat tona si në shtëpitë e tyre,” Escobar: Kim ndjek gjithnjë linjën e DASH appeared first on Albeu.com.

Keni aplikuar? Sot dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane, ja si përzgjidheni
Ditën e sotme pritet të dalin përgjigjet për Lotarinë Amerikanë, për të gjithë ata që kanë aplikuar.

Duke nisur nga ora 18.00, shqiptarët mund të mësojnë nëse janë përzgjedhur si fitues apo jo.

KËTU mund të klikoni për t’u interesuar rreth aplikimit tuaj, siç njofton edhe Departamenti i Shtetit i SHBA.

Pasi të ndodheni në ëebfaqen e Departamentit të Shtetit, duhet të klikoni mbi butonin “check status” e më pas të vendosni kodin unik që u është dhënë në tetor kur keni bërë edhe aplikimin.

Përzgjedhja bëhet në mënyrë rastësore përmes një shorti kompjuterik nga autoritetet amerikane./albeu.com/

The post Keni aplikuar? Sot dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane, ja si përzgjidheni appeared first on Albeu.com.

DASH reagon pas “luftës” në selinë e PD-së, mesazhi për amerikanët (FOTO LAJM)
Protesta e dhunshme e Sali Berishës në selinë e PD duket se ka marrë vëmendje të gjerë, ku pas disa mediave prestigjoze ka reaguar edhe Departamenti Amerikan i Shtetit.

Ka qenë Byroja e Çështjeve Konsullore në Departamentin amerikan të Shtetit, e cila pas ambasadës se SHBA dhe BE, i ka dënuar aktet e dhunshme.

Teksa ka shpërndarë postimin e ambasadës së SHBA në Tiranë, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin zonën rreth selisë së Partisë Demokratike, e cila tashmë është kthyer në një skenë krimi. Byroja shkruan se incidente të tjera mund të shfaqen në pjesë të tjera të qytetit.

“Protesta në selinë e Partisë Demokratike është përshkallëzuar në dhunë, me incidente të forcës fizike dhe gazit lotsjellës. Shmangni zonën dhe qëndroni të vetëdijshëm për rrethinën pasi mund të shfaqen incidente në pjesë të tjera të qytetit”, shkruhet në postim./albeu.com

The post DASH reagon pas “luftës” në selinë e PD-së, mesazhi për amerikanët (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Hakerohen telefonat inteligjentë të 9-të punonjësve të Departamentit të Shtetit
Telefonat Iphone të të paktën nëntë punonjësve të Departamentit amerikan të Shtetit janë bërë objekt sulmesh kibernetike, përmes një programi përgjimi të sofistikuar të prodhuar nga kompania NSO me qendër në Izrael, sipas katër personave që kanë dijeni për këtë çështje.

Ndërhyrjet që ndodhën në muajt e fundit, nga hakerë të panjohur, kishin vënë në shënjestër zyrtarët amerikanë që shërbejnë në Ugandë, si dhe ata që merren me çështje të lidhura me këtë vend të Afrikës Lindore, thanë dy nga burimet e cituara nga agjencia e lajmeve Reuters, e cila njoftoi e para për këtë lajm.

Sulmi përbën ndërhyrjet më të gjera të njohur, tek mjetet e komunikimit që dispononojnë zyrtarët amerikanë përmes teknologjisë së kompanisë NSO.

Reuters nuk mundi të identifikonte autorët e sulmeve më të fundit kibernetike.

Grupi NSO tha në një deklaratë të enjten se nuk kishte asnjë tregues se ishin përdorur teknologjia e prodhuar nga kjo kompani, dhe tha se do të hetojë bazuar në njoftimin e agjencisë Reuters.

“Nëse hetimi tregon se këto veprime janë kryer vërtet me paisjet e NSO-së, klientëve do t’u hiqet përgjithmonë e drejta që t’i përdorin ato dhe do të ndërmerren veprime ligjore”, tha një zëdhënës i NSO-së, i cili shtoi se grupi do të “bashkëpunojë gjithashtu me çdo autoritet përkatës qeveritar dhe do të publikojë informacionin e plotë që do të marrë”.

NSO ka thënë prej kohësh se ua shet produktet e saj vetëm klientëve në fushën e zbatimit të ligjit dhe zbulimit, duke i ndihmuar ata të monitorojnë kërcënimet mbi sigurinë dhe se nuk është i përfshirë drejtpërdrejt në operacionet e përgjimit.

Zyrtarët në ambasadën e Ugandës në Uashington nuk bënë komente. Një zëdhënës i kompanisë Apple nuk pranoi të komentonte.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit nuk pranoi të komentojë mbi ndërhyrjet, por përmendi vendimin e fundit të Departamentit të Tregtisë për ta përfshirë kompaninë izraelite në një listë entitetesh, me të cilat kompanitë amerikane e kanë të vështirë të bashkëpunojnë për të bërë biznes.

Grupi NSO dhe një firmë tjetër që prodhon paisje përgjimi “u përfshinë në listën e entiteteve bazuar në arsyetimin se kanë prodhuar dhe vënë në dispozicion paisje përgjimi për qeveritë e huaja që i kanë përdorur ato për të vënë në shënjestër zyrtarë qeveritarë, gazetarë, biznesmenë, aktivistë, akademikë dhe punonjës të ambasadave ”, tha në një njoftim muajin e kaluar Departamenti i Tregtisë.

Lehtësi në identifikim

Programi i NSO-së është i aftë jo vetëm të regjistrojë mesazhe të koduara, foto dhe informacione të tjera të ndjeshme nga telefonat tek të cilat është ndërhyrë, por edhe t’i kthejë ato në pajisje regjistrimi për të monitoruar mjedisin, bazuar në manualet e produktit të analizuara nga agjencia Reuters.

Njoftimi i kompanisë Apple për përdoruesit e prekur nuk e përmendte kompaninë që ka krijuar programine përdorur.

Personat e vënë në shënjestër të njoftuar nga Apple përfshinin qytetarë amerikanë dhe ishin lehtësisht të identifikueshëm si punonjës të qeverisë amerikane, sepse ata kishin përdorur adresat emailit të Departamentit të Shtetit me ID-në e tyre të telefonave Apple, thanë dy nga personat.

Telefonat e tyre dhe personave të tjerë të prekur të njoftuar nga Apple dhe që ishin në vendet të ndryshme, ishin infektuar nga një defekt që Apple nuk e kishte rregulluar deri në shtator, thanë burimet.

Të paktën që nga shkurti, ky defekt në programim kishte lejuar disa klientë të NSO-së të merrnin e kontrollin e telefonave iPhone thjesht duke dërguar kërkesa të padukshme por të infektuara përmes tekst- mesazheve në pajisje, thanë studiues që kanë analizuar fushatën e spiunazhit.

Viktimat nuk kishin nevojë ta shihnin kërkesën ose të bënin ndonjë veprim, në mëmyrë që depërtimi të ishte i suksesshëm. Pasi ishte realizuar depërtimi, mund të instalohej versioni i softuerit të përgjimit të NSO-së, i njohur si Pegasus.

Njoftimi i kompanisë Apple se do të informonte të prekurit erdhi javën e kaluar në të njëjtën ditë që ajo paditi grupin NSO, duke e akuzuar atë se ka ndihmuar shumë klientë të depërtojnë në softuerin e paisjeve të kompanisë, iOS.

Në një përgjigje publike, NSO ka thënë se teknologjia e saj ndihmon në frenimin e terrorizmit dhe se ka instaluar mjete kontrolli për të frenuar përgjimin e objektivave të pafajshëm.

Për shembull, NSO thotë se sistemi i saj i ndërhyrjes nuk mund të funksionojë në telefonat me numra amerikanë që fillojnë me prefiksin +1.

Por në rastin e Ugandës, punonjësit e Departamentit të Shtetit të vënë në shënjestër përdornin iPhone të regjistruar me numra telefoni të huaj, thanë dy nga burimet.

Një zyrtar i lartë i administratës së Presidentit Biden, i cili nuk u identifikua, tha se kërcënimi ndaj personelit amerikan jashtë vendit ishte një nga arsyet që administrata po merrte masa ndaj kompanive si NSO dhe po ndërmerrte diskutime në shkallë a globale për kufizimin e përgjimeve.

Zyrtari shtoi se administrate ka vënë re “abuzime sistematike” në shumë vende që përfshijnë softuerin Pegasus të NSO-së.

Historikisht, në të shkuarën, disa nga klientët më të njohur të kompanisë përfshinin Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Meksikën.

Ministria izraelite e Mbrojtjes është ajo që miraton licencat e eksportit për kompaninë NSO, e cila ka lidhje të ngushta me komunitetin e mbrojtjes dhe atë të zbulimit të Izraelit, për të shitur teknologjinë e saj ndërkombëtarisht.

Në një deklaratë, ambasada izraelite në Uashington tha se shënjestrimi i zyrtarëve amerikanë, ishte një shkelje serioze e rregullave të saj.

“Produktet kibernetike si ky që po përmendet janë të mbikëqyrura dhe të licencuara për t’u eksportuar tek vendet e tjera vetëm për qëllime që lidhen me kundër-terrorizmin dhe krimet e rënda”, tha një zëdhënës i ambasadës.

“Dispozitat e licencimit janë shumë të qarta dhe nëse këto pretendime janë të vërteta, është shkelje e rëndë e këtyre dispozitave”, tha ai./VOA

The post Hakerohen telefonat inteligjentë të 9-të punonjësve të Departamentit të Shtetit appeared first on Albeu.com.

“96 shqiptarë non grata”, çfarë liste ka në dorë Kujtim Gjuzi dhe kë paralajmëron? (VIDEO)
Kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, është shprehur se ekziston një dosje me 96 emra që do të shpallen “non grata” nga Shtetet e Bashkuara.

Komentet ai i bëri në Abcnews.al, ku ishte i ftuar.

Gjatë intervistës Gjuzi tregon për një dosje që zotëron ku sipas tij mban 96 emra që do konsiderohen jo vetëm “non grata” por edhe përtej kësaj.

“Në dosje ka edhe se kush janë njerëzit që janë fshehur, vjedhur apo grabitur shqiptarët për këto 30 vite demokraci. Këto emra i ka Departamenti i Shtetit. Gjithsej janë 96 emra që më kanë ardhur mua në “e-mailin” tim, kur isha në zyrat e Kryesisë së Kuvendit. Këto emra jo vetëm do konsiderohen “non grata por edhe përtej kësaj”.

-Mund të na thoni disa prej këtyre emrave?

“-E para këto emra unë nuk mund t’i bëj të ditur për arsye të pjesës të drejtimit të partisë konservatore që do të thotë më duhet që të kem jo vetëm emrat që kanë sjell ato por dhe akuzën e drejtpërdrejtë.”

-Po mirë, këto faktet që ju keni në këtë dosje pse nuk i dërgoni … edhe njëherë nuk janë fakte janë emra.

-Vetëm emra?

Janë vetëm emra.

-Mos po na i fshihni faktet?

-“Tani kur të më vijnë faktet unë do t’i dorëzoj atje ku duhet.” /abcnews.al/

The post “96 shqiptarë non grata”, çfarë liste ka në dorë Kujtim Gjuzi dhe kë paralajmëron? (VIDEO) appeared first on Albeu.com.